Forcimi i kapaciteteve të rregullatorëve të tregut financiar (Banka Popullore, Ministria e

Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencia е

Мbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional) në fushën e edukimit financiar dhe

përfshirjes financiare, përmes bashkëpunimit me institucionet eminente financiare

ndërkombëtare.

Këtë vit fillon faza e dytë e Projektit të Edukimit Financiar me INFE-OECD, së bashku me

Ministrinë e Financave të Holandës dhe platformën Money Wise, e cila do të zgjasë për

periudhën e ardhshme pesëvjeçare, pra nga periudha 2023-2027. Prioriteti kryesor i fazës së

ardhshme të këtij projekti është mbështetja e vendeve që janë pjesë e tij, rritja e nivelit të

edukimit financiar tek popullata duke ndihmuar në hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe

politikave për edukimin financiar, duke ofruar analiza, raporte dhe rekomandime për ngritjen e

kapaciteteve sipas nevojave institucionale dhe prioriteteve strategjike të vendeve.

Me projektin, i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Financave të Holandës,

përveç vendit tonë do të mbulohen edhe vende si Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia,

Armenia, Moldavia, Rumania, Ukraina, Kroacia dhe Mali i Zi. Nëpërmjet aktiviteteve të

planifikuara, do të sigurohet mundësia për të aksesuar ekspertizën e duhur nga rajoni dhe më

gjerë për çështje relevante dhe aktuale në fushën e edukimit financiar dhe do të inkurajohet

zhvillimi i nismave më efektive për edukimin financiar dhe gjithëpërfshirjen duke përdorur

përvojën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përndryshe, kjo është vazhdimësi e fazës së parë të projektit, e cila u realizua me sukses gjatë

periudhës 2018-2022. Në kuadër të fazës së parë, Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiar

për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, është përgatitur Strategjia e parë Kombëtare

për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare për periudhën 2021-2025.

Në të njëjtën kohë, u zhvillua Kodi i Praktikave të Mira për Edukimin Financiar dhe Kompetencat

Bazë për Edukimin Financiar. Gjithashtu, u krijua Regjistri i subjekteve nga sektori privat dhe

civil, të përfshirë në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Në kuadër të fazës

së parë, ndër të tjera, INFE-OECD kreu një matje të edukimit financiar të popullsisë, si dhe një

anketë për edukimin financiar dhe digjitalizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Këto matje dhanë tregues të kushteve aktuale dhe gjithashtu paraqesin një udhërrëfyes për

aktivitetet e ardhshme në këtë sferë, të cilat do të vazhdojnë të realizohen në fazën e ardhshme

të projektit.