Me nismë të Bankës Popullore, me qëllim të krijimit të kushteve për mbështetje të zhvillimit të fintek-sektorit, rregullatorët financiarë – Banka Popullore (BP), Ministria e Financave (MF), Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjensia për Mbikëqyrjen e Finansimit Kapital të Sigurimit Pensional(MAPAS), Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), nënshkruajtën Memorandum për Bashkëpunim. Me Memorandumin do të vendoset një sistem nëpërmjet të cilit rregullatorët do të veprojnë në mënyrë të koordinuar, secili brenda juridiksionit të vet, në lidhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare Fintek, versioni i parë i së cilës tashmë është përgaditur nga Banka Popullore.

Memorandumi u nënshkrua sot nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave Fatmir Besimi, kryetarja e KLV Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve MAPAS, Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS, Kërste Shajnoski.

Me Memorandumin parashihet të formohet Komitet për Mbështetjen e Zhvillimit të Inovacioneve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Komitet për Fintek), anëtarë të së cilit do të jenë, guvernatorja, ministri i financave dhe kryetarët e KLV, MAPAS dhe AMS. Me Komitetin do të udhëheq guvernatorja ose ministri i financave, presidenca do të jetë me rotacion vjetor. Përkrah Komitetit për Fintek, do të formohen edhe trupa tjerë operativ, cilët do të punojnë në hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve strategjike për krijimin e një fintek-mjedisi pranues. Parashikohet edhe formimi i Nënkomitetit me nga dy anëtarë prej secilit rregullator financiar, grupe punuese dhe Sekretariat.

Duke vendosur një sistem institucional shumë të koordinuar për finalizimin dhe zbatimin e strategjisë së parë kombëtare fintek, pritet të arrihet synergji në rezultatet totale të kësaj fushe. Strategjia e parë kombëtare fintek pritet të jetë gati këtë vit dhe të definohen zgjidhjet dhe politikat me të cilat do të mbështetet zhvillimi i zgjidhjeve inovative teknologjike në sistemin financiar. Zhvillimi i fintek sektorit është shumë i rëndësishëm për përforcimin e ekonomisë së një vendi, para gjithash për shkak të potencialit të tij të rritjes së përfshirjes financiare. Për qytetarët, zhvillimi i sektorit fintek nënkupton më shumë mundësi dhe shërbime financiare më të lira.