Nga data 24 deri më datën 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private.

Për shkak të pandemisë, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen  përmes përmbajtjeve edukative  në faqet e interentit, si dhe leksione edukative përmes prezantimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse në Ditët e Edukimit Financiar, dërgon

THIRRJE PUBLIKE

për të gjithë qytetarët e interesuar

për të marrë pjesë në prezantimin edukativ përmes lidhjes në internet me temë:

– Roli dhe funksioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve

Prezantimi do të mbahet on-line.  Ky prezantim është menduar për dëgjues me njohuri themelore dhe më të përparuara, do të mbulojë aspektet themelore dhe më të hollësishme të aktivitetit  të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Në mënyrë që të organizohet prezantimi në varësi të interesit të shprehur nga qytetarët, të gjithë personat e interesuar duhet të njoftojnë praninë e tyre përmes një mesazhi në:

–       e-adresën: contact@aso.mk