AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.




Seancë e mbajtur më 30 qershor
- Procesverbali i seancës së 16-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të mbajtur më 27 qershor të vitit 2025,
- Vendim për pagesën e kompensimit të pushimit vjetore për vitin 2025, për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Seanca e mbajtur më 19 qershor
- Procesverbali i seancës së 14-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të mbajtur më 16 qershor të vitit 2025,
- Raporti vjetor mbi punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024,
- Raporti vjetor mbi kushtet dhe zhvillimet e tregut të sigurimeve në vitin 2024,
- Vendimi për dhënien e dakordësimit për pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë e përfaqësimit në sigrime TREND MR SHA Shkup për personin Ivan Merxhanovski,
- Vendimi për dhënien e dakordësimit për shoqërinë e auditimit FORVIZ MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Triglav osiguranje Jetë SHA Shkup për vitin 2025,
- Vendimi për dhënien e dakordësimit për shoqërinë e auditimit KPMG REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të ADOR MAKEDONIA Shkup – Vienna Inshurens Grup për vitin 2025,
- Raporti për lëndën PROFESIONALIZMI DHE ETIKA nga Komisioni i Aktuarëve
Seancë e mbajtur më 16 qershor
- Procesverbali i seancës së 13-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 4 qershor të vitit 2025,
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë të Sigurimeve UNIQA SHA Shkup dhe miratimin e një rezolute,
- Aktvendim me të cilin Aktvendimi për dhënien e dakordësimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIQA LAJF SHA Shkup PA Nr. 14-2-83 me datë 10.4.2025 shpallet i pavlefshëm,
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIQA LAJF SHA Shkup dhe miratimin e aktvendimit.
Njoftim për hapjen e procedurës së falimentimit për SN Osiguritelen Broker SHA Manastir
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon se Gjykata Themelore e Manastirit, në një seancë dëgjimore të mbajtur më 15 maj 2025, miratoi një Vendim për të miratuar propozimin për hapjen e procedurës së falimentimit për SN Osiguritelen Broker SHA Manastir me seli në rrugën “Dimitar Ilevski – Murato” nr. 5 Manastir.
Vendimi është i aksesueshëm në linkun e mëposhtëm https://www.seinet.com.mk/document/73058
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve po e monitoron procedurën dhe po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat e të siguruarve dhe tregun e sigurimeve.
Për informacione të mëtejshme, publiku do të njoftohet në kohën e duhur.
Seancë e mbajtur më 4 qershor
- Procesverbali i seancës së 12-të të Këshillit të Ekspertëve të AМS-së të mbajtur më 22 maj të vitit 2025,
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për një shoqëri auditimi për vitin 2025 të KROACIA JETË dhe miratimi i një Aktvendimi,
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për një shoqëri auditimi për vitin 2025 të TRIGLAV JETË dhe miratimi i një Aktvendimi,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Euroins Osiguruvanje SHA Shkup dhe Vendim për shqiptimin e masave shtesë,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup dhe Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Skopje – Viena Inshures Grup.
Forcimi i njohurive financiare tek nxënësit
Më 28 maj, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AМS) u mbajt një takim midis drejtorit të shkollës së mesme Vasil Antevski-Dren, Aleksandar Kanurkov dhe përfaqësuesve të AМS-së të udhëhequr nga Këshilli i Ekspertëve, me temën “Forcimi i njohurive financiare tek nxënësit”.
Në takim, diskutuam rëndësinë e edukimit të hershëm financiar si bazë për ndërtimin e qytetarëve të përgjegjshëm, të vetëdijshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre si konsumatorë dhe financiarë. Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm përmes:
-organizimit të punëtorive dhe leksioneve interaktive për nxënësit,
-përfshirjes së temave në fushën e edukimit financiar në mësimdhënie,
-zhvillimit dhe ndarjes së materialeve edukative të përshtatura për nxënësit,
-mundësive për festimin e përbashkët të ditëve të njohurive financiare, etj.
Kjo nismë përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të vetëdijes financiare tek të rinjtë dhe inkurajimit të përfshirjes së tyre në tema që janë thelbësore për të ardhmen e tyre.