Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMA), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e tjera rregullatore në sistemin financiar (BPRM, KLV, MF dhe MAPAS), njofton opinionin se, për shkak të tragjedisë në Koçan, i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për “Javën Globale të Parasë” (JPP).
Edhe një herë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Opinioni do të njoftohet për datat e reja për mbajtjen e aktiviteteve me rastin e “Javës Globale të Parasë”
Informacion për opinionin nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS)
Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të policëmbajtësve dhe ruajtjes së parimit të barazisë së të gjithë subjekteve në tregun e sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), në përputhje me autorizimet e saj ligjore, i ka revokuar licencën për ushtrimin e aktivitetit, shoqërisë së brokerimit në sigurime “SN Osiguritelen Broker” SHA Manastir.
Respektivisht, pas kontrolleve mbikëqyrëse në terren, të zbatuara nga shërbimet profesionale të AMS-së, është konstatuar se subjekti ka vazhduar të mos procedurojë ndaj masave të shqiptuara të mbikëqyrjes.
Nisur nga të gjitha mospërputhjet e konstatuara në kontrollet mbikëqyrëse dhe pas përdorimit së të gjitha masave dhe afateve ligjore, Këshilli i Ekspertëve të AMS-së i pranoi rekomandimet e shërbimeve profesionale dhe me konsensus, mori vendim për revokimin e licencës për ushtrimin e aktivitetit të subjektit të lartpërmendur.
Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri mbi temat aktuale në fushën e sigurimeve me theks të veçantë në: sfidat e zbatimit të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit IFRS 17, procesi ORSA dhe parimet për vlefshmërinë e investimeve në kriptovalutat.
Eli Drakullovska, kryetare, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, anëtarë të Këshillit të Ekspertëve dhe Maja Parnarxhieva – Zmejkova, koordinatore e Shërbimit Profesional të Mbikëqyrjes, përveç pjesëmarrjes në konferencë, realizuan edhe takime bilaterale për promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit me përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve të rajonit.
Konferenca e organizuar nga Banka Qendrore e Hungarisë (Magyar Nemzeti Bank), u mbajt më 26 dhe 27 shkurt të këtij viti në Budapest.
Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimeve, pati për vizitë studentë të vitit të tretë nga Kolegji Amerikan në Shkup të shoqëruar nga mentori i tyre Igor Sërbinski.
Ratka Celakovski dhe Goran Zdravkovski, anëtar i Këshillit të Ekspertëve, i njohën studentët e pranishëm me përgjegjësitë dhe aktivitetet e organit rregullator-AMS. Prezantimet hyrëse për aktivitetin dhe kompetencat e AMS-së, zgjuan interes në mesin e studentëve për pyetje dhe ndërveprim për tema nga fusha e sigurimeve. Studentët u aktivizuan me pyetje dhe shembuj dhe treguan interes për investigime dhe njohuri të mëtejshme nga kjo fushë.
AMS-ja gjithmonë, në kuadër të këtyre takimeve i inkurajon studentët që të vazhdojnë zhvillimin e karrierës së tyre në Maqedoni.
Ky takimi forcoi marrëdhëniet me komunitetin akademik. Ne do të vazhdojmë me takime të ngjashme në të ardhmen për të thelluar njohuritë rreth sigurimeve, për të forcuar njohuritë financiare tek të rinjtë në mënyrë që të krijojmë një bazë solide për marrjen e vendimeve financiare të informuara dhe të përgjegjshme, të cilat mund të kenë efekte pozitive afatgjata në jetën e të rinjve si dhe mundësinë e tyre për pavarësi financiare dhe për sukses.
Procesverbali i seancës së 3-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 31 janar 2025,
Vendim për miratimin e Raportit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e datës 31 dhjetor të vitit 2024.
Karta e Auditimit të Brendshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve,