Konkurs për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetor dhe Ditës Botërore të Sigurimit – 1 nëntor
Në bazë të Vendimit për shpallje të konkursit për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetor dhe Ditës Botërore të Sigurimit – 1 nëntor dhe miratimit të mjeteve V. nr. 02-30505/1 nga data 3.10.2019, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia е Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpallin
më tepër..
Stabiliteti financiar edhe më tej do të përforcohet
Mirëmbajtja e stabilitetit financiar për vendin është prioritet. Rregullatorët financiar vazhdimisht punojnë në avancimin e analizave dhe në ndjekjen e rreziqeve sistemore, në përputhje me standardet më të fuqishme ndërkombëtare. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska- Bezhovska, ministresha për financa, Nina Angelkovska, kryterja e Komisionit për letra me vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit, Klime Popovski dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit kapital të financuar pensional, Maksud Ali, në takimin e sotshëm të rregullatorëve financiar, theksuan se zbatohen praktikat më të mira të këtij domeni, në përputhje me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në kuadrin e Programit për vlerësimin e sektorit financiar (misioni FSAP).
Në diskutimin e takimit të punës, theks të veçantë është vënë mbi aktivitetet të cilat merren nga institucionet rregullatore, veçmas dhe bashkarisht, për harmonizimin e suksesshëm me direktivat dhe rekomandimet evropiane nga misioni FSAP. Madje që në fillim të takimit u theksua gatishmëria e plotë e të gjithë institucioneve për zbatimin ose realizimin e këtyre aktiviteteve, pas çka më konkretisht u diskutua edhe për dinamikën e zbatimit ose realizimit të tyre. U përmend se është mirë që edhe aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të sinkronizuar, me qëllim që në periudhën pararendëse në mënyrë të bashkërenditur të zhvillohen mekanizma me të cilët në mënyrë plotësuese do të përforcohet stabiliteti i sistemit financiar.
Në takim u bisedua edhe për nevojnë për thellimin dhe formalizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes rregullatorëve financiar, që të krijohen korniza e përshtatshme makroprudente, në përputhje me direktivat e BE dhe me rekomandimet e misionit FSAP. Në raport me këtë, Banka Popullore prezanton ose shpalos një propozim-tekst të Memorandumit për bashkëpunim, i cili për shumë shpejt do të duhet të nënshkruhet. Me ato verifikohet synimi e institucioneve rregullatore dhe vendoshmëria e tyre e fuqishme për vendosjen e një bashkëpunimi edhe më të suksesshëm për përforcimin e stabiliteti dhe të arsyeshmërisë së sistemit tonë financiar.
Poashtu, në takim u përmend se me sukses ka filluar edhe procesi i përforcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, gjegjësisht të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, në përputhje me praktikën më të mirë evropiane.
Rrumbullaksimi i aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përforcimin e mëtejmë të rregulloreve vendore dhe praktikave të mbikëqyrjes së institucioneve rregullatore do të sigurojë garancë plotësuese për qëndrueshmërinë e sistemit tonë dhe për gatishmërinë e tij edhe më të madh për absorbimin e tronditjeve potenciale.
Digjitalizimi në sigurim
Digjitalizimi paraqitet si “ revolucion i katër industrial” i cili shumë shpejt i transformon shoqëritë dhe ekonomitë. Shpejtësia dhe sasia e ndryshimeve para dyshim janë pa presedan. Digjitalizimi ka potencial që dukshëm të ndikoj te pothuaj çdo industri, në çdo vend, përfshirë këtu edhe industrinë e sigurimit.
Ndryshime të shpejta ndodhin nëpër të gjithë proceset e zinxhirit të vlerave të modelit biznesor të sigurimit: nga dizajni i produktit, marrja e rreziqeve dhe përcaktimi i çmimeve të produkteve, marketingu dhe distribuimi i tyre e deri te përpunimi i dëmeve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët. Shembuj të digjitalizimit janë: pajisjet mobile, interneti i gjërave, telematik, “ të dhëna të mëdha (big data)”, të mësuarit makinerik dhe inteligjenca artificiale (AI), “chat-bots”, teknologjitë e distribuara (DLT) siç janë block chain dhe marrëveshjet e mençura, komparatorë, këshilltar të punës, modelet-biznesore të bazuara mbi platformat peer-to-peer.
Industria jonë e sigurimit nuk është imune ndaj këtyre proceseve dhe në punën e përditëshme të subjekteve të sigurimit vazhdimisht e më shumë zbatohen teknologji të avancuara. Me qëllim që të shihen dobitë nga proceset e digjitaizimit, si dhe potenciali me të cilin posedon vendi ynë sa i përket kapitalit njerzor dhe burimeve financiare, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit dhe Shoqëria e Ogranizatave Financiare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë organizuan dy ngjarje nën emrin InsurHach dhe InsurTech.
Në 28/29 shtator 2019 në hapësirat e Dhomës Ekonomike të Maqedonisë u mbajt hakatoni i parë nga fusha e sigurimit-InsurHack Shkup 2019. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 16 pjsëmarrës në 5 grupe. Ekipeve ose grupeve ju prezantuan 5 tema nga fusha e sigurimit nga të cilat mund të zgjedhnin një temë të cilën do ta punonin. Qëllimi i të njëjtit ishte njohja e studentëve me industrinë e sigurimit dhe me zhvillimin e zgjidhjeve kreative digjitale për avancimin e proceseve të punë së shoqërive të sigurimit dhe agjentëve të sigurimit. Ekipi fitues do të ketë mundësi ta prezantoj zgjidhjen e vetë në ngjarjen InsurTech Shkup.
InsurTech Shkup do të mbahet në 2 dhe 3 tetor dhe i njëjti do të përbëhet prej dy pjesë. Në pjesën parë të ngjarjes (2 tetor) është paraparë sesioni Start-up Pitch ku start-up kompanitë nga vendi dhe jasht tij do të shpalosin zgjidhje digjitale në funksion të përmirësimit të proceseve të industrisë së sigurimit. Pjesa e dytë e ngjarjes do të organizohet si konferencë Insurtech ku do të marrin pjesë folës të njohur ndërkombëtar,lider global të ekosistemeve Insurtech, menaxherë të inovacioneve dhe digjitaizimeve të siguriesve të mëdhej evropian, si dhe kompani të sukesshme star—up në fushën e Insuretech.
Teknologjia digjitale e ndryshon punën e siguruesve sa u përket rreziqeve që do t’i merr në sigurim dhe në cilën mënyrë do të rivendos proceset e marrjes së rreziqeve, distribuimit, administrimit dhe menaxhimit të dëmeve. Sigurimi më shumë orientohet ka klienti. Roli i siguruesve zgjerohet nga përqendrimi primar i kompenzimit të dëmeve ka shërbim më i gjërë këshilldhënës ku përfshihen këshilla se si të parandalohen, të reduktohen dhe të menaxhohen rreziqet ndaj të cilëve janë të ekspozuar. Mundësitë e reja të zbatuara në kohë reale dhe vizualizimi në mënyrë fundamentale i ndryshojnë raportet e siguruesve me kompaninë.
Përdorimi i të dhënave nga burimet si telematika dhe instrumentet mobile siguruesve ju mundëson që të dizajnojnë ose projektojnë dhe të përcaktojnë çmimet e produktit mbi bazë të të dhënave të sakta dhe të vërteta për rreziqet që i marrin. Zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe mësimi makinerik mundësojnë sigurimin e këshillave automatike dhe zbulimin më të lehtë të mashtrimeve. Ueb-faqet për krahësime mund t’i ndihmojnë konsumatorët me më shumë të dhëna, nëse janë të pavarur, si do të zgjedhin produktin, dhe mund ta bëjnë njohjen e produktit më të lehtë për klientin. Teknologjitë e reja mund t’i përshpejtojnë proceset, siç janë menaxhimi me dëmet, dhe mund të na shpien te efikasiteti më i madh i cili do t‘i reduktoj shpenzimet e përgjithshme.
Edhepse digjitalizimi ka potencial t’ju shërbej konsumatorëve, kjo paraqet rreziqe të cilat mund të ndikojnë trajtimin e drejtë (“fair treatment”)të konsumatorëve dhe të jenë në kundërshtim me kërkesat rregullatore për sjelljen tregtare të subjekteve të sigurimit dhe mbrojtjen e interesave të konumatorëve. Për shembull, ekzistojnë rreziqe nga kontakti i reduktuar i drejtpërdrejtë (ballë-për-ballë), njohuri të pamjaftueshme nga ana e konsumatorit për produktin ose shërbimin dhe për vetë ofruesin e shërbimit, rreziqe në siguri dhe keqpërdorimi potencial i sasisë së rritur të të dhënave për konsumatorët dhe shkyçjen e mundshme për disa konsumator. Mbledhja e të dhënave për siguruesit mund të mundësojë kategorizmin granular të rreziqeve e cila mund të ndikojë mbi parimin themelor mbi të cilin mbështet sigurimi dhe ky është bashkimi i rreziqeve dhe mund të vë në pikëpyetje qasjen e disa produkteve të caktuara të sigurimit, madje mund të rezultoj edhe në shkyçje.
Sipas pjesës paraprake, rol të ri dhe të rëndësishëm do të kenë regullatorët të cilët do të duhet me kujdes t’i ndjekin sjellet e konsumatorëve që të sigurohen se regjimet e mbikëqyrjes vazhdojnë t’i lehtësojnë dobitë për konsumatorët si pasojë e teknologjisë dhe inovacioneve. Me rëndësi vitale do të jenë harmonizimi me parimet e reja të modernizuara ndërkombëtare të sigurimit të përshkruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Mbikëqyrësve të Sigurimit (IAIS)
NJOFTIM
Më 28 dhe 29 shtator në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë në Shkup do të mbahet InsurHack Skopje hakatoni i cili i dedikohet industrisë së sigurimit.
InsurHack Skopje është iniciativë e Agjensionit për mbikëqyrje të sigurimit dhe Shoqatës së organizatave finansiare pranë Odës Ekonomike. Qëllimi i saj është njohja e studentëve me industrinë e sigurimit dhe zhvillimin e zgjidhjeve kreative për avansimin e proceseve të punës të shoqërive për sigurim dhe agjentëve të sigurimit.
Insurtech Skopje do të mbahet më 2 dhe 3 tetor të vitit 2019 (e mërkurë dhe e enjte), në Odën Ekonomike të Maqedonisë, salla 4 në katin e 5-të, dhe prëbëhet prej dy pjesëve:
Pjesa e parë (2 tetor): Start up Pitch Session – sipërmarrësit dhe start up kompanitë do të prezantojnë zgjidhje digjitale në funksion të përmirësimit të proceseve të industrisë së sigurimeve,
Pjesa e dytë (3 tetor): Insurtech konferencë – pjesëmarrje e insurtech kompanive me renome dhe shembuj të suksesshëm.
Gjuhë zyrtare në INSURTECH Skopje do të jetë gjuha angleze.
Më tepër informata reth ngjarjes, folësve, programit dhe paraqitjes për pjesëmarrje mund të merrni në linkun: https://insurtechskopje.eu/
InsurHack Shkup 2019
Në 28 dhe 29 shtator 2019 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, por në organizimin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit u mbajt haketoni i parë nga fusha e s igurimit- InsurHack Shkup 2019. Në ngjarje morën pjesë gjithsej 16 pjesëmarrës në 5 ekipe ose grupe.
Ekipet përpunuan zgjidhje ideore për temat në vijim:
- Platforma për digjializim e Raportit Evropian për paraqitjen e dëmit
- Platforma për komparacion online të çmimeve të sigurimit nga autopërgjegjësia dhe KASKO
- Platforma për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për vozitje
Komisioni e përbërë nga përfaqësues të shoqërive të sigurimit, bashkësisë së start-up dhe FINKI bëri vlerësimi e të njëjtës, bazuar mbi kriteret paraprakisht të definuara dhe publikisht të shpalluar (në uebfaqen e ngjarjes www.insurhack.co) për pjesëmarrje dhe vlerësim. Bazuar mbi vlerësimin, ekipet u ranguan sipas kësaj radhitje:
- Teletabisi
- Insurfeit
- UIST
- Damazan
- San Junipero
Fituesi i InsuHack Shkup 2019, ekipi Teletabis ( i përbërë nga Viktor Avramovskit, Grigor Atanmasovskit, Antonia Avramoviq- student në FINKI), do të marrin pjesë në sesionin Pitch në ngjarjen InsurTech Shkup 2019.
Forumi mbikëqyrës, Frankfurt, Gjermani
Javën e kaluar në selinë e Organit Rregullator Evropian për Sigurim dhe Pension (EIOPA), në Frankfurt, Gjermani u mbajt për së pari herë Forumi i Mbikëqyrjes së Sigurimit i përfaqësuesve të lartë mes Komisionit Evropian, Organit rregullator evropian për sigurim dhe pension (EIOPA) dhe organeve rregullatore të sigurimit nga vendet e Ballkanit perendimor.
Delegacioni nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit ishte i pranishëm në Forum dhe bëri prezantimin e tendencave aktuale zhvillimore në tregun maqedonas të sigurimit, si dhe të sfidave aktuale nga fusha e rregulloreve dhe mbikëqyrjes. Kryetari i Këshillit të ekspertëve në AMS (Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit), Klime Popovbsi theksoi ” 10 vitet e fundit ka rritje evidente të sigurimit dhe atë në dy segmente; sigurimi i jetës dhe sigurmi jo i jetës. Për krahësim , gjatë periudhës 2009-2018 normat kumulative dhe mesatare vjetore e rritjes në të dy segmentet e sektorit të sigurimit janë më të mëdha krahësuar me mesataren në tregjet e sigurimit në BE.
Qëllimi i Forumit të Mbikëqyrjes paraqiste sfida në zbatimin e direktivave evropiane të sigurimit në legislaturën kombëtare të vendeve nga Ballkani perendimor, përforcimin e dialogut mes organeve rregullatore nga rajoni dhe organit rregullator nga Evropa për sigurim dhe pension, si dhe përforcimin e kapaciteteve dhe praktikave mbikëqyrëse për stabilitet më të madhe të sektorit të sigurimit.
Në kuadër të Forumit, përveç paraqitjes ose prezantimit të sfidave aktuale në fushën e rregullores dhe mbikëqyrjes nga ana e përfqësuesve nga vendet e Ballkanit perendimor, Kryetari i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit, Zr. Klime Poposki do të mbaj fjalim në emër të vendet të Ballkanit perendimor në temën “Zhvillimi ekonomik dhe shqyrtimi i industrisë së sigurimit në rajonin e Ballkanit perendimor”.