NJOFTIM PËR PERSONAT QË DO TË NDJEKIN TRAJNIMIN DHE DO TË JAPIN PROVIMIN PROFESIONAL NË SESIONIN E PROVIMIT EDUKATIV TË MARSIT
Agjencioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve njofton të gjithë personat të cilët kanë aplikuar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues sigurimi gjegjësisht pjesëmarrjenë trajnim dhe dhënie të provimit profesional për broker sigurimi në sesionin e provimit edukativ të marsit, se në bazë të parimit “arrin i pari-shërbehesh i pari”, personat në vijim që i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit profesional për përfaqësues gjegjësisht broker sigurimi do të mund të ndjekin trajnimin dhe japin provimin profesional në sesionin e provimit edukativ të marsit:
Lista e personave për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional për përfaqësues sigurimi;
Lista e personave për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional për broker sigurimi;
Trajnimi për avokues në një periudhë prej 3 ditëve (gjithsejt 18 orë mësimore) do të realizohet në periudhën 22-24.3.2018, ndërsa trajnimi për broker në një periudhë prej 4 ditëve (gjithsejt 27 orë mësimore) do të realizohet në periudhën 22-24.3.2018 dhe 31.03.2018.
Orarin e detajuar të ligjëratave dhe listën e personave që do të marrin pjesë në trajnim dhe provim profesional për avokues sigurimi gjegjësisht broker sigurimi mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme:
Orari i leksioneve për përfaqësues sigurimi;
Orari i leksioneve për broker sigurimi.
Trajnimi për përfaqësues gjegjësisht broker sigurimi do të realizohet në ambientet e Universitetit Europian (Bul. Shën Klimenti i Ohrit Nr. 68 – Shkup).

Në kuadër të panelit, pjesëmarrësit paraqitën pikëpamjet e tyre mbi zbatimin e Direktivës së Solvencës II në vendet e tyre. Konkluzionet kryesore zhvilloheshin në drejtim që ky proces është kompleks dhe kërkon shumë angazhim dhe burime edhe për kompanitë e sigurimeve por edhe për autoritetet mbikëqyrëse.
Советот на експерти на Агенцијата за супервизија на осигурување, наседницата одржана на 27.10.2017 година, го усвои Извештајот на Комисијата заизбор на најдобар истражувачки труд одобласта на управување