Siguruesit kanë arkëtuar 66 milionë euro, janë paguar 80 mijë dëme
Në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pasurisë, dëmet e paguara janë rritur me 13% dhe kanë arritur në 11.5 milionë euro. Në rastin e sigurimeve shëndetësore private, shuma e dëmeve të paguara vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020. Ka rritje mbresëlënëse në dëmet e paguara në klasat më pak të përfaqësuara: sigurimi i mallrave, kreditë e siguruara dhe humbjet financiare të siguruara. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar mbi 4 miliardë denarë për dëmet e mbuluara nga sigurimet, që është 14% më shumë se në vitin 2020.

Qytetarët, kompanitë, shoqatat dhe institucionet shtetërore kanë inkasuar mbi 4 miliardë denarë (66,2 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë në vitin 2021. Shuma totale e dëmeve të paguara (dëmet bruto të paguara) vitin e kaluar është më e lartë për 14 për qind (8.2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar janë paguar gati 80 mijë dëme të raportuara, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Për dëmet e raportuara për pronën e siguruar, personat e siguruar vitin e kaluar kanë tarifuar 13 për qind më shumë se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar 710 milionë denarë (11,5 milionë euro) për dëme në pronën e siguruar. Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 9,000 dëme për të siguruarit e tyre vitin e kaluar. Gjithsej 316 milionë denarë (mbi 5 milionë euro) janë paguar për pasurinë e siguruar për personat fizikë, ndërsa 394 milionë denarë (6,4 milionë euro) personave juridikë.
Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, pagesa e dëmeve pason me rritjen e shitjeve të policave të sigurimeve. Për vitin e kaluar nëntë shoqëri të sigurimeve kanë paguar 211 milionë denarë (3,4 milionë euro). Kjo është dyfishi i shumës së dëmeve që kanë paguar në vitin e kaluar 2020, në të cilin popullariteti i kësaj klase sigurimesh vullnetare filloi të rritet për shkak të pandemisë shëndetësore.
Në klasën e sigurimit nga aksidentet (klasa më masive e sigurimit vullnetar që mbulon pothuajse 700.000 persona të siguruar) vitin e kaluar janë paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 434 milionë denarësh (7 milionë euro). Dhe kjo është 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Nga dëmet për automjetet e siguruara kasko, personat e siguruar kanë arkëtuar 507 milionë denarë (8,2 milionë euro) ose 4 për qind më shumë se në vitin 2020.
Nga klasat më pak të përfaqësuara të sigurimit vullnetar të jo-jetës, tre klasa sigurimesh shënojnë rritje mbresëlënëse të dëmeve të paguara. Pagesat për sigurimin e mallrave janë rritur me 7 herë krahasuar me vitin 2020 dhe shuma e pagesave për dëmet e siguruara nga humbjet financiare pothuajse është dyfishuar. Në rastin e sigurimit të kredive janë paguar 3,75 milionë denarë (61.000 euro), ndërsa në vitin 2020 nuk ka pasur asnjë pagesë.
Sigurimi i udhëtimit është klasa e vetme në të cilën vitin e kaluar shuma e totalit të dëmeve të paguara është më e ulët se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 40 milionë denarë (0,65 milionë euro), që është 15 për qind më pak se në vitin 2020.
Në klasën më të madhe – sigurimet nga autopërgjegjësia, 11 shoqëri vitin e kaluar kanë paguar 2,1 miliardë denarë (34,2 milionë euro) për gati 30.000 dëme të raportuara. Shuma e dëmshpërblimit të paguar vitin e kaluar është 12 për qind më e lartë se një vit më parë.
Në totalin e dëmeve të paguara vitin e kaluar marrin pjesë ADOR “Maqedonia” dhe “Eurolink” me 362 milionë denarë (6 milionë euro), “Triglav” me 570 milionë denarë (9.2 milionë euro), “Sava” me 463 milionë denarë (7.5. milionë euro), “Euroins” me 396 milionë denarë (6,4 milionë euro), dhe “Viener” me 341 milionë denarë (5,5 milionë euro). “Grave Jo-Jetë” vitin e kaluar ka paguar 142 milionë denarë (2,3 milionë euro), “Unika” ka paguar 408 milionë denarë (6,6 milionë euro), “Origuritelna Polica” 261 milionë denarë (4,2 milionë euro), “Halk Osiguruvanje” ka paguar 512 milionë denarë. (8,3 milionë euro), dhe “Kroacia Osiguruvanje – jo-jetë” 250 milionë denarë (4,1 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Një policëmbajtës ka arkëtuar 308 mijë euro dëmshpërblim për pasurinë e siguruar
Ky është dëmshpërblimi më i lartë i paguar në të 18 klasat e sigurimit jo-jetë për nëntë muajt e parë të këtij viti. I siguruari është person juridik dhe dëmi është paguar në tremujorin e tretë të këtij viti. Në top pesë dëmet e paguara janë këto: 232,000 euro janë paguar për sigurimin e përgjegjësisë së mjeteve ajrore, 173,00 euro për sigurimin e përgjegjësisë për automjete, 141,000 euro për sigurimin e humbjeve financiare dhe 100,000 euro për dëmin e siguruar me karton jeshil.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), dëmi më i paguar i mbuluar nga sigurimet, në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka qenë 18,9 milionë denarë (308.000 euro). Bëhet fjalë për pasurinë e siguruar të një personi juridik. Në këtë periudhë, klasa më e madhe e sigurimit vullnetar – sigurimi i pasurisë ka paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 469,6 milionë denarësh (7,6 milionë euro)
Kompensimi i dytë më i vlefshëm i paguar është për detyrimin nga një avion i siguruar. Për dëmin e shkaktuar nga ai sigurim janë paguar 14,3 milionë denarë (232.000 euro).
Nga pesë dëmet më të mëdha të paguara, një është për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë apo përgjegjësisë motorike ndaj palëve të treta, sigurimin e kartonit jeshil dhe sigurimin e humbjeve financiare.
Në bazë të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë, kompania në këtë periudhë ka paguar 10,7 milionë denarë (173.000 euro). Për mbulimin e humbjeve financiare, një i siguruar nga kompania e sigurimeve ka inkasuar 8,65 milionë denarë (141.000 euro). Për dëmin e mbuluar me karton jeshil, kompania e sigurimeve i ka paguar të siguruarve 6,2 milionë denarë (100.000 euro).
Në nëntë muajt e parë dëmi më i madh i paguar për mallrat e siguruara në transport (kargo) ka qenë 4,9 milionë denarë (80.000 euro). Për një dëm nga sigurimi kaskoi automjeteve janë paguar 2,75 milionë denarë (45.000 euro). Në rastin e pasurisë së siguruar të personit fizik, dëmi më i madh i paguar nga një kompani e sigurimit është 2,9 milionë denarë (48.000 euro).
Në klasën vullnetare me kontrata më aktive – sigurimi nga aksidentet në nëntë muajt e parë, dëmi më i paguar është 3,6 milionë denarë (58.000 euro). Në rastin e sigurimit shëndetësor privat dëmi më i madh i paguar për këtë periudhë është 615.000 denarë (10.000 euro), ndërsa në rastin e sigurimit të shëndetiti gjatë udhëtimit është 1.4 milionë denarë (23.000 euro).
Të siguruarit kanë arkëtuar gjithsej 2,89 miliardë denarë (47 milionë euro) dëme nga kompanitë e sigurimeve për sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Vlera totale e dëmeve të paguara për këtë periudhë është për 422 milionë denarë (6,9 milionë euro) ose 17 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithsej 11 kompani të sigurimeve jo-jetë në këtë periudhë kanë paguar 55,008 dëme, që është 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Jetën e kanë siguruar mbi 242 mijë qytetarë, kanë investuar 21.5 milionë euro për 9 muaj
Pjesëmarrjen më të madhe në totalin e sigurimit të jetës e ka sigurimi i jetës me komponent kursimi që ofron mbulimin e rrezikut të vdekjes dhe në fund të kontratës i siguruari i kthen paratë e investuara sikur t’i kishte kursyer. Të siguruarit kanë investuar 13.6 milionë euro në këtë produkt për nëntë muajt e parë të këtij viti. Pesë kompanitë e sigurimit të jetës, në nëntë muajt e parë të këtij viti, kanë paguar 590 mijë euro dëmshpërblim për të afërmit për rastet e vdekjeve që kishin sigurim të jetës me “rrezik”.
Investimet në sigurimin e jetës arritën në 1,32 miliardë denarë (21,5 milionë euro) dhe në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur për 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mbi 242 mijë qytetarë kanë një policë të sigurimit të jetës përfshirë shtatorin e këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Në periudhën janar-shtator pesë shoqëritë e sigurimeve të jetës kanë lidhur mbi 39 mijë kontrata sigurimesh.

Në vlerën e totalit të investimeve në sigurimet e jetës, pjesëmarrjen më të madhe e ka sigurimi i jetës, ku përfshihet komponenti i kursimeve. Ky produkt sigurimi me policën e sigurimit të jetës ofron mundësinë për të kursyer fondet e investuara të sigurimit dhe për t’iu paguar të siguruarit pas skadimit të policës. 838 milionë denarë (13,6 milionë euro) janë investuar në sigurimin e jetës me komponentë të kursimit në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Në sigurimin klasik të jetës që mbulon rrezikun nga vdekja, në këtë periudhë janë investuar 237 milionë denarë (3,9 milionë euro). Ky produkt, i njohur gjerësisht si “sigurimi i rrezikut”, ofron kompensim financiar për anëtarët e familjes apo të dashurit e tyre në rast vdekjeje të të siguruarit, por nuk ka asnjë komponent kursimi. Kjo do të thotë se fondet e investuara nuk i kthehen të siguruarit pas skadimit të kontratës së sigurimit.
Sigurimi “Junid Linkd ” është klasa më e fundit në tregun tonë të sigurimit të jetës. Në këtë sigurim fondet e investuara nuk kursehen por investohen në aksione të fondeve të investimit që blejnë aksione dhe letra të tjera me vlerë të tregtuara në bursat botërore. Në këtë klasë sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë shumë të garantuar sigurimi që paguhet kur mbaron periudha e sigurimit. Kjo do të thotë se kur skadon afati i kontratës, i siguruari merr vlerën e aksioneve të fondit të investimit në të cilin janë investuar paratë. Në nëntë muajt e parë në këtë produkt të sigurimit janë investuar 250 milionë denarë (4,1 milionë euro). Ka një trend në rritje të këtij sigurimi në sigurimin total të jetës.
Për nëntë muajt e parë, pesë kompanitë e sigurimeve në të gjitha bazat kanë paguar dëme prej 400 milionë denarësh (6,5 milionë euro). Prej tyre, në rast të vdekjes së personave të siguruar të personave të tyre të afërt dhe familjarëve të mbuluar nga “sigurimi i rrezikut”, janë paguar 36,3 milionë denarë (590.000 euro). Në sigurimin me komponentë kursimi, 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) u janë paguar të siguruarve të cilëve u ka skaduar kontrata, u është ndërprerë sigurimi ose janë kompensuar të afërmit e të siguruarve që kanë vdekur. Në “Unit Link” sigurimi për këtë periudhë është paguar 17,2 milionë denarë (280.000 euro) dëmshpërblim. Për këtë vlerë shlyerja (kontratat e shkëputura para kohe me kërkesë të të siguruarit) merr pjesë me 12,6 milionë denarë (205.000 euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Shitjet e policave arritën në 122 milionë euro, sigurimet u rritën për 18%
Shitjet e policave të sigurimit të pronës arritën në 30 milionë euro. Në sigurimet shëndetësore private janë investuar 4.9 milionë euro. Sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme u rrit me 27%, ndërsa investimet në sigurimin e humbjeve financiare e tejkaluan vlerën prej një milionë eurosh, që është 10% më shumë se vitin e kaluar. Siguruesit për nëntë muaj kanë lidhur 1.13 milionë kontrata sigurimi jo-jetë ose 277,000 më shumë se vitin e kaluar
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar 7,5 miliardë denarë (122 milionë euro) në sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Shitjet (primi i shkruar bruto – PSHB) e shërbimeve të sigurimit në këtë periudhë janë rritur me 18 për qind (19 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), numri i kontratave të sigurimit të lidhura në këtë periudhë është rritur me 32 për qind dhe ka kaluar shifrën 1.13 milionë,

Rritje të ndjeshme ka interesi për sigurimin e pronës, sigurimin e udhëtimit, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e humbjeve financiare, sigurimin e përgjegjësisë së përgjithshme dhe sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Të dhënat tregojnë se shitja e produkteve të sigurimit nga spektri i 18 klasave të sigurimeve jo-jetë e kapërceu plotësisht goditjen e shkaktuar nga pandemia shëndetësore e virusit KOVID-19 vitin e kaluar. Rezultati për nëntë muajt e parë të këtij viti është më i mirë me 12 për qind krahasuar me shitjen e policave në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ka rritje solide të shitjeve në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pronës. Numri i kontratave të lidhura për sigurimin e pronës ka kaluar 107.000, ndërsa vlera e tyre ka kaluar 1,85 miliardë denarë (30 milionë euro). Kjo është 22 për qind (5.4 milionë euro) më shumë shitje se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë këtë vit mbetet sigurimi shëndetësor privat. Dhjetë shoqëri sigurimesh arkëtuan 35% më shumë nga shitja e policave të tilla krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja arriti në 300 milionë denarë (4,9 milionë euro). Numri i kontratave private të sigurimit shëndetësor është rritur me 42%, dhe janë lidhur mbi 12800 kontrata.
Investimet në polica që sigurojnë përgjegjësi të përgjithshme janë rritur për 27 për qind dhe për nëntë muajt e parë të tyre kompanitë kanë arkëtuar 200,5 milionë denarë (3,26 milionë euro). Janë lidhur 39 mijë kontrata sigurimesh, që është 15% më shumë se vitin e kaluar.
Sigurimi i humbjeve financiare, edhe pse një klasë e vogël në strukturën e sigurimeve vullnetare, këtë vit shënoi një rritje prej 10 për qind në vlerën e policave të shitura, e cila e kaloi vlerën e 1 milion eurove.
Siç pritej, për shkak të lehtësimit të masave kufizuese shëndetësore, këtë vit ka një rritje të madhe të shitjeve të sigurimeve të shëndetit gjatë udhëtimit. Kompanitë e sigurimit të jetës shitën 216,000 polica të sigurimit të shëndetit në udhëtim, më shumë se dyfishi i së njëjtës periudhë në vitin 2020. Ata inkasuan 118 milionë denarë (1,9 milionë euro) ose 92 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Përgjegjësia e automjeteve, detyrimi ligjor, mbetet klasa me peshën më të madhe në shitjet totale. Për nëntë muajt e parë janë lidhur 490.000 kontrata sigurimi dhe vlera e tyre është 3,68 miliardë denarë (59,9 milionë euro). Shitjet e këtyre policave janë rritur me 20 për qind krahasuar me vitin 2020.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Njoftim i rëndësishëm: Është plotësuar kapaciteti për të marrë pjesë në trajnimin për përfaqësues të sigurimeve
NJ O F T I M
Lidhur me Njoftimin për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime, i publikuar më 10.12.2021, ju njoftojmë se nga sot – 15.12.2021 (ora 12:00) janë plotësuar kapacitetet për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional për përfaqësues/agjentë sigurimesh.
Prandaj, Aplikimet/Kërkesat për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues sigurimesh që do të dorëzohen pas publikimit të këtij Njoftimi, nuk do të merren parasysh.
Shkup, 15.12.2021
Policëmbajtësit arkëtuan 47 milionë euro, janë paguar mbi 55.000 mijë dëme
Kompanitë e sigurimit të jetës kanë paguar më shumë se 55,000 dëme në nëntë muajt e parë, që është 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rritja më e madhe e pagesave prej 90 për qind është te sigurimet shëndetësore private, ndërsa te sigurimet e pronës vlera e dëmeve të paguara është 7.6 milionë euro ose 22.6 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Siguruesit kanë arkëtuar 2,89 miliardë denarë (47 milionë euro) dëme nga kompanitë e sigurimeve për sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Vlera totale e dëmeve të paguara për këtë periudhë është për 422 milionë denarë (6,9 milionë euro) ose 17 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithsej 11 shoqëri të sigurimit të jo-jetës në këtë periudhë kanë paguar 55,008 dëme, që është 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Nga dëmet e pasurisë së siguruar (klasa më e madhe e sigurimit vullnetar) për këtë periudhë, të siguruarit kanë arkëtuar gjithsej 469,6 milionë denarë (7,6 milionë euro). Kjo është 22.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo klasë sigurimesh në këtë periudhë ka një rritje relative (përqindje) më të lartë të pagesave krahasuar me sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta.
Treguesit e mësipërm janë një tjetër konfirmim i shëndetit financiar të shoqërive të sigurimeve dhe mirëmbajtja e tij është detyra themelore dhe më e rëndësishme e AMS-së.
Personat fizikë apo individët nga dëmet e pasurisë së siguruar në këtë periudhë kanë arkëtuar 198,4 milionë denarë (3,23 milionë euro), që është 11 për qind më shumë se vitin e kaluar. Personat juridikë, kryesisht kompanitë, për dëme pasurore nga siguruesit kanë arkëtuar 271,2 milionë denarë (4,4 milionë euro) ose 33 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, kompanitë e sigurimeve paguan 90 për qind më shumë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar. Të siguruarit nga policat e tyre të sigurimit shëndetësor privat arkëtuan 143,6 milionë denarë (2,33 milionë euro).
Për sigurimin nga aksidentet (klasa më e madhe e sigurimit me mbi gjysmë milioni kontrata të lidhura) deri në fund të shtatorit, të siguruarit nga dëmet e raportuara kanë arkëtuar 333,2 milionë denarë (5,4 milionë euro), përkatësisht 18 për qind më shumë para se vitin e kaluar.
Nga dëmet e automjeteve të siguruara me kasko në këtë periudhë të siguruarit kanë arkëtuar 366,2 milionë denarë (5,95 milionë euro) që është në nivel të njëjtë me vitin paraprak.
Në rastin e sigurimit të detyrueshëm ligjor nga autopërgjegjësia, shoqëritë e sigurimit deri në fund të shtatorit të këtij viti kanë paguar 1,26 miliardë denarë (20,54 milionë euro). Kjo është 19 për qind më shumë, përkatësisht 203 milionë denarë (3,3 milionë euro) më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në bazë të dëmeve të mbuluara me karton jeshil, kompanitë e sigurimeve për nëntë muajt e parë kanë paguar 215 milionë denarë (3,5 milionë euro), që është për 2 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
NJOFTIM për mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin e mëtejmë: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).
Trajnimi për përfaqësues në kohëzgjatje prej 6 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore) do të zhvillohet online dhe do të realizohet në datat 10-1.2022 – 14.1.2021 dhe 17.1.2022-18.1.2022 me orarin kohor prej orës 17-20.
Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe informacione më të hollësishme për mënyrën e mbajtjes së trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve përpara fillimit të trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit Agjencia do të realizojë dhënien e provimit profesional për broker. Datat për dhënien e provimit profesional për broker janë si më poshtë:
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 7.2. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 24.2.2022
Kandidatët që nuk do të kalojnë në provimin profesional për broker me provimin e parë kanë të drejtë për të dhënë dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në afatet e mëposhtme:
Provimi i dytë
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 1.3. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 24.3.2022
Provimi i tretë
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 7.4. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 3.5.2022
Të gjithë të interesuarit, brenda datës 20.12.2021, mund të paraqiten për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për përfaqësues) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia nr.25 – Pallati “Llazar Pop Trajkov”, kati i V, Shkup):
- Formular të plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për përfaqësues/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues (i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivin e Agjencisë)
- Kopje e letrënjoftimit;
- Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të noterizuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
- Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues.
Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit respktivisht mbiemrit personal.
Kompensimi për të marrë pjesë në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues përcaktohet në Listën e Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesave ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” 23/2020) dhe ka vlerën prej 7.000 denarësh.
Argumenti për kompensimin e paguar duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
| QËLLIMI I PAGESËS: | për trajnimin dhe dhënien e provimit për përfaqësues (emër dhe mbiemër) |
| EMRI I PRANUESIT: | Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup |
| BANKA E PRANUESIT: | Stopanksa Banka SHA – Shkup
|
| LLOGARIA: | 200002007041251 ose |
| BANKA E PRANUESIT: | NLB Banka SHA-Shkup |
| LLOGARIA: | 210065288480132 |
Trajnimi i brokerëve përfshin 6 (gjashtë) fusha- module:
- Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
- Legjislacioni i sigurimeve;
- E drejta tregtare dhe obligative
- Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
- Sigurimi i jetës
- Sigurimi jo-jetë.
Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për përfaqësues është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Broker të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për broker përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive për përfaqësues në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues.
Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për përfaqësues do të humbasin të drejtën për dhënien e provimit për të cilin është parashikuar trajnimi.
SHËNIM:
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit kërkesa e parë –miratohet e para.
Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.
NJOFTIM për realizimin e trajnimit dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për broker).
Trajnimi për broker në kohëzgjatje prej 9 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore) do të zhvillohet oline dhe do të realizohet në datat 10-1.2022 – 14.1.2021, 17.1.2022-18.1.2022 dhe 20.1.2022-21.1.2022 me orarin kohor prej orës 17-20.
Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe informacione më të hollësishme për mënyrën e mbajtjes së trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve përpara fillimit të trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit Agjencia do të realizojë dhënien e provimit profesional për broker. Datat për dhënien e provimit profesional për broker janë si më poshtë:
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 8.2. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 25.2.2022
Kandidatët që nuk do të kalojnë në provimin profesional për broker me provimin e parë kanë të drejtë për të dhënë dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në afatet e mëposhtme:
Provimi i dytë
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 2.3. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 25.3.2022
Provimi i tretë
- Pjesa e parë (pjesa teorike) më 8.4. 2022
- Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 4.5.2022
Të gjithë të interesuarit, brenda datës 20.12.2021, mund të paraqiten për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për broker) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia nr.25 – Pallati “Llazar Pop Trajkov”, kati i V, Shkup):
- Formular të plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për broker/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për broker (i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivin e Agjencisë)
- Kopje e letrënjoftimit;
- Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm (shkalla IV) ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të noterizuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
- Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker.
Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit respktivisht mbiemrit personal.
Kompensimi për të marrë pjesë në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker përcaktohet në Listën e Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.23/2020) dhe ka vlerën prej 14.000 denarësh.
Argumenti për kompensimin e paguar duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
| QËLLIMI I PAGESËS: | Pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit për broker (emër dhe mbiemër) |
| EMRI I PRANUESIT: | Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup |
| BANKA E PRANUESIT: | Stopanksa Banka SHA – Shkup
|
| LLOGARIA: | 200002007041251 ose |
| BANKA E PRANUESIT: | NLB Banka SHA-Shkup |
| LLOGARIA: | 210065288480132 |
Trajnimi i brokerëve përfshin 9 (nëntë) fusha- module:
- Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
- Legjislacioni i sigurimeve;
- E drejta tregtare dhe obligative
- Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
- Sigurimi i jetës
- Sigurimi jo-jetë.
- Aspektet financiare të aktivitetit
- Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
- Risigurimi
Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për broker është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Broker të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për broker përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive për broker në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për broker.
Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për broker do të humbasin të drejtën për dhënien e provimit për të cilin është parashikuar trajnimi.
SHËNIM:
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit kërkesa e parë –miratohet e para.
Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.
Numri i ankimimeve të zgjidhura në favor të policëmbajtësve u rrit për 83 %
Numri i ankimimeve të parashtruar nga persona e siguruar në nëntë muajt e parë është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, AMS, në bazë të ankimimeve të marra nga policëmbajts të pakënaqur, ka shqiptuar katër masa ndaj tre shoqërive të sigurimeve, dy prej të cilave janë gjoba.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka rritur me 83 për qind numrin e ankimimeve të zgjidhura në favor të të siguruarve të pakënaqur në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në fund të muajit shtator janë zgjidhur pozitivisht 22 ankimime të të siguruarve që janë ankuar pranë shoqërive të sigurimeve dhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë zgjidhur 12 ankimime në favor të të siguruarve.

Deri në fund të shtatorit të këtij viti, AMS-ja ka marrë 127 ankimime nga të siguruar të pakënaqur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë paraqitur 62 ankesa, këtë vit numri i tyre është dyfishuar.
Në proces të zgjidhjes janë 14 ankimime dhe 76 ankimime janë zgjidhur negativisht. Për 12 nga ankimimet e parashtruara është konstatuar se janë paraqitur pa bazë, ndërsa tre janë tërhequr nga ankimuesit.
Sa i përket llojit të sigurimit, shumica e ankimimeve – 55 janë parashtruar për dëme të auto-përgjegjësisë (klasa më e përfaqësuar e sigurimit i detyrueshëm me ligj). Pesëmbëdhjetë prej tyre janë zgjidhur në favor të të siguruarve të pakënaqur. Për të kompnesime nga dëmet të mbuluara nga sigurimi nga aksidentet janë parashtruar 24 ankimime dhe dy janë zgjidhur pozitivisht. Nga 10 ankimime për sigurimin e pronës, në dy raste është vendosur pozitivisht. Janë parashtruar pesë ankimime për sigurim shëndetësor dhe nga një për sigurimin e të mbjellave dhe të korrave, sigurimin e shëndeti në udhëtim, sigurimin kasko dhe sigurimin e humbjeve financiare. Katër ankimime janë parashtruar për lloje të tjera të sigurimit të jo-jetës. Janë dorëzuar 13 ankimime për sigurimin e jetës, dy prej të cilave janë zgjidhur pozitivisht.
Shkak i pakënaqësisë së të siguruarve në 50 raste ka qenë kriteri për pagesën e dëmit. Në 34 raste arsye për paraqitjen e ankimimit ka qenë shuma e kompensimit (AMS-ja nuk vendos për shumën, por merr parasysh rrethanat dhe argumentet në bazë të të cilave është përcaktuar kompensimi).
Shtatë ankimues janë ankuar për afatin e pagesës së dëmit dhe po aq janë ankuar për procedimin e dëmeve. Tre u ankuan për kërkesën për rekurs, dy kundër përgjigjes që morën nga shoqëria për ankimimin e tyre dhe edhe 12 ankimime të tjera janë dorëzuar për kritere të tjera të parashtrimit.
Nga numri i përgjithshëm i ankimimeve të parashtruara, 106 janë parshtruar nga qytetarët, ndërsa 22 nga persona juridikë.
Në AMS parashtrohet ankimim nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.