Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimeve, pati për vizitë studentë të vitit të tretë nga Kolegji Amerikan në Shkup të shoqëruar nga mentori i tyre Igor Sërbinski.
Ratka Celakovski dhe Goran Zdravkovski, anëtar i Këshillit të Ekspertëve, i njohën studentët e pranishëm me përgjegjësitë dhe aktivitetet e organit rregullator-AMS. Prezantimet hyrëse për aktivitetin dhe kompetencat e AMS-së, zgjuan interes në mesin e studentëve për pyetje dhe ndërveprim për tema nga fusha e sigurimeve. Studentët u aktivizuan me pyetje dhe shembuj dhe treguan interes për investigime dhe njohuri të mëtejshme nga kjo fushë.
AMS-ja gjithmonë, në kuadër të këtyre takimeve i inkurajon studentët që të vazhdojnë zhvillimin e karrierës së tyre në Maqedoni.
Ky takimi forcoi marrëdhëniet me komunitetin akademik. Ne do të vazhdojmë me takime të ngjashme në të ardhmen për të thelluar njohuritë rreth sigurimeve, për të forcuar njohuritë financiare tek të rinjtë në mënyrë që të krijojmë një bazë solide për marrjen e vendimeve financiare të informuara dhe të përgjegjshme, të cilat mund të kenë efekte pozitive afatgjata në jetën e të rinjve si dhe mundësinë e tyre për pavarësi financiare dhe për sukses.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet rregullatorëve financiarë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar, veçanërisht duke marrë parasysh pasiguritë dhe rreziqet globale. Me mbikëqyrjen e vazhdueshme të koordinuar dhe shkëmbimin në kohë të informacionit, rregullatorët mund të parashikojnë dhe të veprojnë më mirë me sfidat e mundshme të sistemit financiar. Një bashkëpunim i tillë siguron zbatimin efektiv të masave makroprudenciale, forcon elasticitetin dhe kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Kjo u theksua në takimin e Guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, me kryetaren e sapoemëruar të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Eli Drakulovska, e cila është gjithashtu edhe anëtare e re e Komisionit të Stabilitetit Financiar.
Në takim u shqyrtuan parametrat aktualë në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve, duke u konkluduar se të dhënat tregojnë stabilitet në të dy sektorët, gjë që, nga ana tjetër, kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm financiar. Guvernatorja e Bankës Popullore, Angelovska-Bezhoska, vuri në dukje se në vitet e fundit, përkundër sfidave që dalin nga shumica e krizave, sektori bankar ka ofruar mbështetje solide kreditore për ekonomitë familjare dhe kompanitë, e mbështetur nga rritja solide e depozitave, kryesisht në monedhën vendase dhe në një periudhë me afat të gjatë. Këto ndryshime pozitive në bilancet e bankave u shoqëruan me një forcimi të vazhdueshëm të aftësisë paguese dhe likuiditetit të bankave, duke ruajtur cilësinë e portofolit kreditor.
Eli Drakullovska, Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet rregullatorëve në sektorin financiar është veçanërisht i rëndësishëm për një ndërveprim të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës, i cili është parakusht për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Gjithashtu, AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, në kuadër të kompetencave të saj, është vazhdimisht dhe plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e mjedisit të punës dhe kuadrit ligjor me qëllim futjen e risive në industrinë e sigurimeve për rritjen e primit të shkruar bruto dhe investimeve në sektorin e sigurimeve.
Që nga viti 2020, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, u krijua Komiteti i Stabilitetit Financiar, në të cilin të gjitha organet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe supervizionin e segmenteve individuale të sistemit financiar (Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia e Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Që nga viti 2022, me miratimin e Ligjit për Stabilitetin Financiar, Komisioni i Stabilitetit Financiar është formuar ligjërisht si organ ndërinstitucional përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikës makroprudenciale në vend dhe për koordinimin e aktiviteteve në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve sistematike në segmente të caktuara të sistemit financiar si dhe të sistemit financiar në tërësi, gjatë marrjes së masave makroprudenciale dhe gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të një krize financiare.
Të nderuar, bazuar në parimet kyçe të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për raportim transparent dhe të përgjegjshëm, e informojmë publikun se më 12 dhjetor të këtij viti u përfundoi mandati dy anëtarëve të organit drejtues të AMS-së. Po atë ditë Kuvendi i Republikës shpalli pezullimin e mandatit të tre anëtarëve të tjerë të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve. Në kohën e duhur do të informojmë publikun për konstituimin e përbërjes së re të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.
Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime. Në konkurrencë të pesë punimeve nga lëmi i menaxhimit të risqeve në fushën e sigurimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ Kristijan Kozheskit, asistent të katedrës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.
Pllaketën për punimin më të mirë investigative, Kozheskit ia ndau Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në AMS. AMS-ja i ndau një çmim prej 80.000 denarësh autorit të punimit të renditur në vendin e parë. Ky çmim për stimulimin e punës së shkencëtarëve dhe studiuesve të rinj në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime ndahet për herë të 14-të këtë vit.
Në studimin e tij, Kozheski konstaton se faktorët makroekonomikë dhe financiarë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e primeve të sigurimit të pronës në Maqedoni. Punimi me titull “Ndërveprimi kompleks i përcaktuesve makroekonomikë dhe financiarë me primet e sigurimit të pronës në Maqedoni: Analizë dinamike afatshkurtër dhe afatgjatë” shtjellon se si rritja ekonomike, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe lejet e ndërtimit kanë një efekt pozitiv dhe domethënës, ndërsa kreditë afatgjatë kanë një ndikim negativ të papritur. Autori thekson gjithashtu se këto konstatime kanë implikime të rëndësishme për kompanitë e sigurimeve dhe politikëbërësit ekonomikë.
Qëllimi i konkursit që shpallet tradicionalisht është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Nën moton “Solidariteti shpëton jetën”, dhuruesit e gjakut nga AMS-ja dhe dhjetë shoqëri të sigurimeve organizuan aksion të cilin stafi mjekësor dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq e vlerësuan si shumë të suksesshëm dhe një nga më masivët në territorin e qytetit të Shkupit
Mbi 60 njësi gjaku janë dhuruar nga punonjës të AMS-së dhe të shoqërive të sigurimeve në aksionin e dhurimit të gjakut të organizuar për herë të parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Stafi mjekësor i Institutit të Transfuziologjisë dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që e realizuan këtë aksion e vlerësuan si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe po ashtu theksuan se është ndër më masivët në territorin e qytetit të Shkupit.
Nisma e punonjësve të AMS-së për dhurimin e gjakut u mbështet edhe nga dhuruesit e gjakut nga shoqëritë e sigurimeve dhe në të morën pjesë të punësuar në “Makedonija Osiguruvanje VIG”, “Eurolink”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje -Jetë “, “Viner Lajf”, “Prva Zhivot “, “Grave” dhe “Triglav Osiguruvanje -Jetë”.
Në aksionin që u mbajt dje në ambientet e AMS-së, në mesin e dhuruesve të gjakut ishin edhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve Kërste Shajnoski dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve në AMS, Zllate Simonovski. Shajnoski falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut për reagimin masiv dhe theksoi se motivi i këtij aksioni të AMS-së ishte parimi i solidaritetit, i cili është postulat dhe udhërrëfyes i veprimtarisë së sigurimit. Dhe pikërisht rëndësinë e kësaj e dëshmuan përmes dhurimit masiv të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditës së Sigurimeve, krahas fushatës së dhurimit të gjakut, këtë vit AMS-ja organizoi takime edukative me nxënës dhe qytetarë, si dhe tradicionalisht ndau çmimin për punimin më të mirë kërkimor shkencor në fushën e rreziqeve dhe të sigurimeve.
Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Edhe këtë vit në adresën tonë arritën një numër i madh veprash artistike. Me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime.
Në temën,“Sigurimi më mbron nga rreziqet“, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM dhe VIZATIM DIGJITAL nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Llana Llazarevska, klasa III, Shkolla Fillore “11 Tetori” – Kumanovë.
• Ajana Kamberi, klasa III, Shkolla Fillore “Naim Frashëri” – Tetovë
Në temën, “Sigurimi është investimi im për një të ardhme të sigurt”, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
Në temën, “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare”, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Vasilka Kartalova, viti IV-1 vit, Shkolla e Mesme “Koço Racin” – Veles.
• Bojan Dimovski, viti IV, Shkolla e Mesme – Gjimnazi “Georgi Dimitrov” – Karposh, Shkup
• Sara Jovanova, viti III, Shkolla e Mesme “Vasil Antevski Dren” – Shkup
Investimet e qytetarëve në sigurimin e shëndetit në udhëtim jashtë vendit në qershor, korrik dhe gusht arritën në 2 milionë euro, që është 6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, shuma e pagesave për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit në udhëtim, për këtë periudhë, është rritur me 89% dhe ka arritur në 560,000 euro.
Mbi 220 mijë qytetarë kanë blerë sigurime të shëndetit në udhëtim në muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht) dhe shumica e tyre e kanë përdorur për pushimet vjetore jashtë vendit. Numri i përgjithshëm i siguracioneve të lëshuara për shëndetin në udhëtim jashtë vendit në këta tre muaj është 220.860 dhe në këto muaj të siguruarit kanë investuar 125,65 milionë denarë (2 milionë euro).
Investimet totale në sigurimet e shëndetit në udhëtim në periudhën verore të këtij viti janë 6 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga të gjitha kompanitë e sigurimeve pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe qytetarët që kanë sigurim të shëndetit në udhëtim kanë arkëtuar 34,46 milionë denarë (560.000 euro). Me këto para, kompanitë e sigurimeve u rimbursonin shpenzimet mjekësore të kryera gjatë qëndrimit jashtë vendit, bagazhet e humbura apo çdo rrezik tjetër që mbulonte sigurimi i shëndetit në udhëtim.
Sivjet, në tre muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht), policëmbajtësit kanë grumbulluar 89 për qind më shumë mjete për mbulimin e dëmeve të shkaktuara gjatë udhëtimeve jashtë vendit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kompanitë e sigurimeve kanë paguar 18,23 milionë denarë (296.000 euro).
Për tre muajt e verës, të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar dëme që mbulohen nga sigurimet e shëndetit në udhëtim për më shumë se 35,300 qytetarë që kanë udhëtuar jashtë vendit. Numri i dëmeve të paguara në muajt qershor, korrik dhe gusht të këtij viti është 14,5 për qind më i lartë se numri i dëmeve në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sa i përket shitjeve në baza mujore, nga të dhënat duket se kërkesa për sigurime të shëndetit në udhëtim ka qenë më e larta në muajin korrik. Qytetarët në atë muaj investuan 44,79 milionë denarë (mbi 728.000 euro) për të blerë sigurime të shëndetit në udhëtim.
Përkatësisht, numri dhe shuma e dëmeve të paguara është më e larta në muajin korrik. Kështu, në korrik 14.460 të siguruar kanë arkëtuar 14,9 milionë denarë (mbi 242.000 euro).
Nga sigurimet vullnetare, më i shituri mbetet sigurimi i pronës me investime prej 3 milionë eurosh në një muaj, para sigurimit kasko me 2 milionë euro dhe sigurimit shëndetësor me 1.7 milionë euro. Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të sigurimeve jo-jetë, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, dhe kjo është rezultat i regjistrimit të më shumë se 85,000 automjeteve në vetëm një muaj.
Investimet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive në sigurimet jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21 milionë euro). Ky përfaqëson një rekord, pra nivelin më të lartë mujor të investimeve në produktet e sigurimit në shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare mujore të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimit që shesin sigurime jo-jetë.
Deri më tani, muajt me më së shumti investime në sigurime, sipas të dhënave zyrtare, ishin janari dhe qershori me nga 1,22 miliardë denarë (19,8 milionë euro). Kërkesa për sigurime në korrik është 13 për qind më e lartë se shitjet e sigurimeve jo-jetë në janar dhe në qershor.
Nga të gjitha klasat e sigurimit vullnetar, parashikohet se më shumë para investohen në sigurimin e pronës. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë lidhur mbi 14.000 kontrata në të cilat kanë investuar 184 milionë denarë (3 milionë euro).
Në vendin e dytë dhe të tretë sipas shitjes së sigurimeve vullnetare në korrik ishin sigurimi kasko për automjete dhe sigurimi shëndetësor privat (shtesë). Në korrik, të siguruarit kanë investuar 126,3 milionë denarë (2,05 milionë euro) në sigurim nga dëmtimi i automjeteve të tyre (kasko). Kjo është një rritje prej 9 për qind krahasuar me qershorin e këtij viti.
Nga shitja e sigurimit shëndetësor privat, kompanitë kanë grumbulluar 105,5 milionë denarë (1,7 milionë euro). Shitja e këtij produkti në muajin korrik është pak më e ulët se shitja në qershor të këtij viti.
Vlen të theksohet se në kulmin e sezonit të pushimeve verore, shitja e sigurimit të udhëtimit arriti në 44,8 milionë denarë (728.000 euro). Kjo është 16 për qind më shumë në krahasim me muajin e kaluar, pra qershorin. Një rritje prej 6 për qind ka edhe në shitjet e sigurimeve të shëndetit në udhëtim krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Në klasën më të madhe të sigurimeve, rritjen më të madhe të shitjeve e ka sigurimi i përgjegjësisë automobilistike, i cili është edhe i detyrueshëm me ligj me çmime të rregulluara nga shteti. Kompanitë në korrik arkëtuan 693,4 milionë denarë (11,3 milionë euro) nga shitja e policave (sigurim i detyrueshëm që blihet me regjistrim, karton jeshil gjatë udhëtimit me makinë jashtë vendit dhe sigurim kufitar për të huajt që lëvizin nëpër Maqedoni). Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, në korrik të këtij viti, shitjet janë rritur për mbi 60 milionë denarë (1 milionë euro).
Shitja e kartonit jeshil (sigurimi për ushëtimin me makinë jashtë vendit) në korrik ka kaluar 3 milionë euro dhe është 8 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Një gjenerues kryesor i rritjes së shitjeve është sigurimi i drejtimit të automjetit në vend (TPL – sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë për makinën që shitet gjatë regjistrimit të automjetit).
Shitja e këtij sigurimi (çmimi i të cilit është rregulluar nga Qeveria) në korrik ishte 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 11,3 për qind më shumë se korriku i vitit të kaluar. Duke qenë se çmimet e TPL-së nuk kanë ndryshuar, rritja e të hyrave nga shitjet është gjeneruar nga rritja e numrit të automjeteve të regjistruara në Maqedoni.
Në korrik të këtij viti, sipas të dhënave të Byrosë Nacionale të Sigurimeve (BNS), janë regjistruar mbi 85 mijë automjete. Kjo është 12 për qind më shumë automjete të regjistruara në korrik të këtij viti krahasuar me korrikun e vitit 2023.