Procesverbal i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 4 dhjetor të vitit 2024;
Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA dhe miratimin e aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë;
Vendim për ndryshimin e Vendimit për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup me nr. 08-791/1 me datë 20.11.2024.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.
Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
Procesverbali i seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2024;
Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025.
Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025;
Vendim për financimin e përkohshëm të veprimtarisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2025;
Vendim për themelimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024;
Manuali i Punës të Komisionit për Inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024.
Vendim për mosrakordimin e Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir;
Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në SHS ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir për personin Nikolla Gacoski dhe sjellja e Aktvendimit.
Procesverbali i seancës së 28-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 11 nëntor të vitit 2024;
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime MEGA BROKER SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Sigurimeve Sava SHA Shkup,
Informacionit për gjendjen financiare, statistikat dhe realizimin financiar të shoqërive të sigurimeve në periudhën 1.1-30.9.2024.
Raport lidhur me provimin e zhvilluar për lëndën e dhjetë të Kurrikulës për ushtrimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (2023-2025) – SIGURIMI JO-JETË,
Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Procesverbali i seancës së 27-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 30 tetor të vitit 2024.
Plani i shenjave arkivore për shprëndarjen e akteve për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Lista e materialit dokumentar me periudha të ruajtjes për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Lista e materialeve strukturore arkivore me vlerë të përhershme për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Raporti për ankesat e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimit dhe nga personat e tretë të dëmtuar;
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që Shoqëria e Auditimit MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup të kryejë auditimin e pasqyrave financiare të Triglav Osiguruvanje Jetë SHA, Shkup për vitin 2024 dhe miratimi i Aktvendimit.
Kërkesë për dakordësim për anëtar të organit drejtues në KROACIA OSIGURUVANJE – JETË SHA Shkup për personin Boban Tomeski dhe miratimi i Aktvendimit.
Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime/agjent sigurimi për personin Katerina Andovska;
Shqyrtimi dhe miratimi i Lisëts së Tarivafe për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tarifave që i arkëtohen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës;
Vendim për shqiptmin e masave të mbikëqyrjes për MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë për MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup;
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për Triglav Osiguruvanje Jetë SHA, Shkup.
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për ZOIL MAQEDONIJA dhe Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë për SHA të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIJA, Manastir;
Raporti për vitin 2024 për vlerësimin e rrezikut të subjekteve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit,
Informacion për nevojën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në pjesën e kushteve që i referohen ushtrimit të funksionit të anëtarit të organit drejtues në shoqërinë e sigurimeve dhe audituesit të brendshëm;
Informacion për kërkesat e reja për kontabilitetin dhe raportimin financiar të shoqërive të sigurimeve në Maqedoni.
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që Shoqëria e Auditimit MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup të kryejë auditimin e pasqyrave financiare të Triglav Osiguruvanje SHA, Shkup për vitin 2024 dhe miratimi i Aktvendimit.
Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime. Në konkurrencë të pesë punimeve nga lëmi i menaxhimit të risqeve në fushën e sigurimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ Kristijan Kozheskit, asistent të katedrës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.
Pllaketën për punimin më të mirë investigative, Kozheskit ia ndau Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në AMS. AMS-ja i ndau një çmim prej 80.000 denarësh autorit të punimit të renditur në vendin e parë. Ky çmim për stimulimin e punës së shkencëtarëve dhe studiuesve të rinj në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime ndahet për herë të 14-të këtë vit.
Në studimin e tij, Kozheski konstaton se faktorët makroekonomikë dhe financiarë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e primeve të sigurimit të pronës në Maqedoni. Punimi me titull “Ndërveprimi kompleks i përcaktuesve makroekonomikë dhe financiarë me primet e sigurimit të pronës në Maqedoni: Analizë dinamike afatshkurtër dhe afatgjatë” shtjellon se si rritja ekonomike, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe lejet e ndërtimit kanë një efekt pozitiv dhe domethënës, ndërsa kreditë afatgjatë kanë një ndikim negativ të papritur. Autori thekson gjithashtu se këto konstatime kanë implikime të rëndësishme për kompanitë e sigurimeve dhe politikëbërësit ekonomikë.
Qëllimi i konkursit që shpallet tradicionalisht është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Nën moton “Solidariteti shpëton jetën”, dhuruesit e gjakut nga AMS-ja dhe dhjetë shoqëri të sigurimeve organizuan aksion të cilin stafi mjekësor dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq e vlerësuan si shumë të suksesshëm dhe një nga më masivët në territorin e qytetit të Shkupit
Mbi 60 njësi gjaku janë dhuruar nga punonjës të AMS-së dhe të shoqërive të sigurimeve në aksionin e dhurimit të gjakut të organizuar për herë të parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Stafi mjekësor i Institutit të Transfuziologjisë dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që e realizuan këtë aksion e vlerësuan si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe po ashtu theksuan se është ndër më masivët në territorin e qytetit të Shkupit.
Nisma e punonjësve të AMS-së për dhurimin e gjakut u mbështet edhe nga dhuruesit e gjakut nga shoqëritë e sigurimeve dhe në të morën pjesë të punësuar në “Makedonija Osiguruvanje VIG”, “Eurolink”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje -Jetë “, “Viner Lajf”, “Prva Zhivot “, “Grave” dhe “Triglav Osiguruvanje -Jetë”.
Në aksionin që u mbajt dje në ambientet e AMS-së, në mesin e dhuruesve të gjakut ishin edhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve Kërste Shajnoski dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve në AMS, Zllate Simonovski. Shajnoski falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut për reagimin masiv dhe theksoi se motivi i këtij aksioni të AMS-së ishte parimi i solidaritetit, i cili është postulat dhe udhërrëfyes i veprimtarisë së sigurimit. Dhe pikërisht rëndësinë e kësaj e dëshmuan përmes dhurimit masiv të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditës së Sigurimeve, krahas fushatës së dhurimit të gjakut, këtë vit AMS-ja organizoi takime edukative me nxënës dhe qytetarë, si dhe tradicionalisht ndau çmimin për punimin më të mirë kërkimor shkencor në fushën e rreziqeve dhe të sigurimeve.
Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Edhe këtë vit në adresën tonë arritën një numër i madh veprash artistike. Me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime.
Në temën,“Sigurimi më mbron nga rreziqet“, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM dhe VIZATIM DIGJITAL nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Llana Llazarevska, klasa III, Shkolla Fillore “11 Tetori” – Kumanovë.
• Ajana Kamberi, klasa III, Shkolla Fillore “Naim Frashëri” – Tetovë
Në temën, “Sigurimi është investimi im për një të ardhme të sigurt”, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
Në temën, “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare”, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Vasilka Kartalova, viti IV-1 vit, Shkolla e Mesme “Koço Racin” – Veles.
• Bojan Dimovski, viti IV, Shkolla e Mesme – Gjimnazi “Georgi Dimitrov” – Karposh, Shkup
• Sara Jovanova, viti III, Shkolla e Mesme “Vasil Antevski Dren” – Shkup
Procesverbali i seancës së 26-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 21 tetor të vitit 2024;
Ndryshimi i të planit të mbikëqyrjes në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024.
Kërkesë për marrjen e dakordësisë për fitimin e pjesëmarrjes së kualifikuar në TREND MR për personin Boris Aleksovski dhe miratimi i aktvendimit,
Kërkesë për marrjen e dakordësisë për ndryshimin e selisë së Shoqërisë së Sigurimeve ZOIL SHA Manastir dhe miratimi i aktvendimit.
Kërkesë për marrjen e dakordësisë për ndryshimin e statutit të Shoqërisë së Sigurimeve ZOIL SHA Manastir dhe miratimi i aktvendimit;
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që personi Klime Poposki të kryejë funksionin e anëtarit të organit drejtues në MAQEDONIJA OSIGURUVANJE dhe miratimi i aktvendimit,
Raporti i Komisionit për vlerësimin e veprave letrare dhe artistike të dorëzuara për Konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit 2024,
Raporti i Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë investigativ në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024,
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent të sigurimeve për personin Vanja Kërstevska;
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent të sigurimeve për personin Dragica Stamenkoviq;
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent të sigurimeve për personin Emilija Vërboska;
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent të sigurimeve për personin Anastasija Angjelkoviq
Procesverbali i seancës së 25-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 15 tetor të vitit 2024;
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që personi Goran Arsov të fitojë pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë e brokerimit të sigurimeve ENSA BROKER SHA Shkup;
Kërkesë për marrjen e dakordësisë për personin juridik EM VI FAJNENS OOD nga Bullgaria për marrjen e pjesëmarrjes të kualifikuar në shoqërinë e brokerimit të sigurimeve ENSA BROKER SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit;
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.