Seanca e mbajtur më 13 tetor 2025
1. Procesverbali i seancës së 26-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 10 tetor të vitit 2025,
2. Vendim për revokimin e licencës broker sigurimesh të personit Tatjana Peshiq Nikolovski,
3. Vendim për krijimin e Komisionit për realizimin e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime në vitin 2025 dhe 2026,
4. Vendim për krijimin e Komisionit për realizimin e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime në vitin 2025 dhe 2026,
5. Vendim për caktimin e përfaqësuesve të autorizuar që do të jenë të pranishëm në sallë gjatë dhënies së provimeve profesionale për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime në vitin 2025 dhe 2026,
6. Vendim për caktimin e përfaqësuesve të autorizuar që do të jenë të pranishëm në sallë gjatë dhënies së provimeve profesionale për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime në vitin 2025 dhe 2026,
7. Vendim për krijimin e Komisionit për auditimin e provimeve profesionale të mbajtura për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime në vitin 2025 dhe 2026,
8. Vendim për krijimin e Komisionit për auditimin e provimeve profesionale të mbajtura për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime në vitet 2025 dhe 2026,
9. Vendim për emërimin e një personi përgjegjës për përcaktimin e përmbushjes së kërkesave për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime në vitet 2025 dhe 2026,
10. Vendim për emërimin e një personi përgjegjës për përcaktimin e përmbushjes së kërkesave për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime në vitet 2025 dhe 2026,
11. Raport mbi ankesat e paraqitura në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga personat e siguruar, përfituesit e sigurimit dhe palët e treta, për tremujorin e dytë të vitit 2025, dhe
12. Informacion mbi zbatimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025, që nga data 30.09.2025.
Seanca e mbajtur më 10 tetor 2025
1. Procesverbali i seancës së 25-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 30 shtator të vitit 2025,
2. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Grupit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
3. Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Grupit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
4. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë të Sigurimeve GRAVE Osiguranje Jo-Jetë SHA Shkup,
5. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Osiguranje SHA Shkup,
6. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Zoil Makedonija SHA Manastir,
7. Vendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj SHA Osiguranje ZOIL MAKEDONIJA, Manastir,
8. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Zoil Makedonija SHA Manastir.
KONKURS PËR NXËNËS TË ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORI – „MËSO PËR SIGURIMET DHE TREGO KREATIVITETIN TËND!
Edukimi financiar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me nxitjen e kreativitetit të tyre në vizatim dhe në të shkruar në temën e SIGURIMEVE
Seancë e mbajtur më 30 shtator
- Procesverbali i seancës së 24-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 15 shtator të vitit 2025,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Cvetanço Dimovski,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Tamara Vuçkovska,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Stefan Puzhovski,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Sanja Stojanoska,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Merita Tairi,
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Biljana Bogeska, dhe
- Aktvendim për dhënien e lejes së punës si aktuar i certifikuar personit Angela Popovska.
Seancë e mbajtur më 27 gusht
- Procesverbali i seancës së 22-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Sigurimeve të mbajtur më 5 gusht të vitit 2025,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj SHA të sigurimeve ZOIL MACEDONIA, Manastir,
- Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj SHA të sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
- Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
- Ndryshimi i Listës së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e kompensimeve dhe tarifave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës,
- Ndryshimi i Rregullores për standardet minimale të sistemeve të informacionit të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime dhe shoqërive të përfaqësimit në sigurime,
- Informacion mbi gjendjen financiare, performancën statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimeve në periudhën nga 1.1.-30.6.2025 (2Q2025).
THIRRJE PËR PARASHTRIMIN E OFERTAV
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka nevojë për shërbime edukative nga edukatorë për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit së përfaqësimit në sigurime, si dhe për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit të ndërmjetësimit në sigurime për vitet 2025/2026/2027.
Përforochet bashkëpunimi midis rregullatorit dhe komunitetit aktuarial
Më 30 korrik, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, u zhvillua një takim pune midis Kryetares së Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakulovskës dhe Kryetares së Shoqatës së Aktuarëve të Maqedonisë, Cvetlana Vincenzi Markulevska. Në takim u diskutua për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në çështjet e praktikës aktuariale dhe rëndësinë e rolit të aktuarëve në sektorin e sigurimeve.

Të dyja palët theksuan dëshirën dhe nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe veprim të përbashkët për të promovuar pozicionin e “Aktuarit” me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve.
Seancë e mbajtur më 15 korrik:
- Procesverbali i seancës së 18-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 11 korrik të vitit 2025,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë e auditimit FORVIS MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të KROACIJA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë Shkup për vitin 2025.
AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.



