KONKURS TË BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.3/2026
KONKURS TË BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.3/2026 për plotësimin e vendeve të punës me ngritje në detyrë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpall Konkurs të brendshëm punësimi për ngritje në detyrë të 1(një) nëpunësi administrativ për këtë vend pune:
- АСО 01 01 B02 006 Bashkëpunëtor të lartë për çështje aktuaristike dhe statistike në Drejtorinë e çështjeve të aktuaristikës dhe statistikës, Shërbimi profesional i mbikëqyrjes – 1 ekzekutes.
Kushtet e veçanta
– niveli i kualifikimeve VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 240 kredite sipas EKTS ose shkallës së përfunduar arsimore VII/1, Shkenca shqërore – Ekonomi dhe Biznes.
– Për nivelin B2 të paktën dy vjet përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivelin mesatar
- zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve për çështje të fushëveprimit
- mësim dhe zhvillim
- komunikim
- arritjen e rezultateve
- punë me të tjerët/punë në ekip,
- vetëdijësim strategjik
- orientim ndaj palëve/palëve të përfshira
dhe
- menaxhim financiar.
Kompetencat e veçanta të punës:
– njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),
- njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
Kërkesa të tjera të veçanta:
– certifikatë për dhënien e provimit profesional të kërkuar për të marrë licencë për të punuar si aktuar i çertifikuar
Orari i kohëzgjatjes së punës
Java e punës zgjat 5 ditë pune (nga e hëna në të premte), kohëzgjatja e plotë e punës është 40 orë në javë, respektivisht 8 orë në ditë me fillimin e orarit ditor të punës në periudhën nga 7:30 deri në 08:30 dhe përfundimin e orarit të punës në periudhën nga 15:30 deri në 16:30. Punët dhe detyrat e punës do të kryhen nga i punësuari në ambientet afariste të punëdhënësit.
Vlera e pagës bazë neto për vendin e punës nga pika 1 i këtij Konkursi është 61.781,00 denarë.
Në konkursin e brendshëm të punësimit mund të aplikojë nëpunësi administrativ, i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përcaktuar për nivelin përkatës nga Marrëveshja Kolektive e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe:
- të jetë vlerësuar me vlerësimin “spikat veçanërisht” ose “spikat” gjatë vlerësimit të fundit;
- të jetë në vendin e punës në një nivel më të ulët ose të jetë në vendin e punës brenda të njëjtës kategori me vendin e punës për të cilin është shpallur konkursi i brendshëm i punësimit;
- të ketë kaluar të paktën dy vjet në vendin aktual të punës; dhe,
- të mos ketë marrë asnjë masë disiplinore në vitin e fundit para shpalljes së konkursit të brendshëm të punësimit.
Kandidatët për vendin e punës me numrat rendorë 1 të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme si dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme:
– Vërtetim të shtetësisë (kopje);
– Diplomë ose vërtetim për shkallën e arsimit të përfunduar;
– Vërtetim se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
– Certifikatë për dhënien e provimit profesional të kërkuar për të marrë licencë për të punuar si aktuar i çertifikuar
– Vërtetim se kandidati nuk është dënuar për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kandidatët, përveç dëshmive për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta, mund t’i bashkëngjisin aplikimit edhe dëshmitë e mëposhtme në formë të shkruar:
– certifikata për trajnime të kryera me sukses dhe/ose,
– certifikata për mentorim të suksesshëm (si mentor ose punonjës i mentoruar i Agjencisë).
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur një ditë pas shpalljes së konkursit (duke mos llogaritur ditën e publikimit).
Nëpunësit administrativë të interesuar dorëzojnë në arkivin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Kërkesën e plotësuar dhe dëshmi për të dhënat që përmban kërkesa, me shënimin “për konkursin e brendshëm të punësimit”.
Aplikimi jo në kohën e duhur, i paplotë dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh.
Në kërkesë/aplikacion, kandidatët janë të detyruar nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në aplikacion janë të sakta dhe provat e paraqitura janë njësh me origjinalin.
Procedura do të zbatohet nga Komisioni Përzgjedhës për Ngritje në Detyrë të formuar nga ana e Kryetarit të Këshillit të Ekspertëve.
SHËNIM: Kandidati i cili plotëson të dhëna të rreme në kërkesë ose nëse konstatohet se ka shënuar të dhëna të rreme, do të skualifikohet nga procedurat e mëtejshme për këtë konkurs.
Seancë e mbajtur më 26 qershor 2026
- Procesverbali i seancës së 13-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 15.06.2026;
- Kërkesës për marrjen e dakordësimit për shoqëri të auditimit për vitin 2026 të KROACIA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëri e Sigurimeve Jo-jetë Shkup;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për shoqëri të auditimit për vitin 2026 të Shoqërisë të Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve EUROLINK Shkup;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA Manastir;
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për Shoqërinë Aksionere të Sigurimeve Grave Jo-Jetë Shkup;
- Aktvendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për Shoqërinë Aksionere të Sigurimeve Grave Jo-Jetë Shkup.
Seancë e mbajtur më 15 qershor të vitit 2026
- Procesverbali i seancës së 12-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 05.06.2026;
- Raporti vjetor për gjendjen e lëvizjes së tregut të sigurimit në vitin 2025;
- Raport për realizimin e takimit të 26-të të lojërave sportive për vitin 2026.
- Kërkesë për dakordësi për shoqërinë e auditimit për vitin 2026-të të ADOR MAKEDONIA Shkup-Vjenë-Inshurens Grup.
Studentë dhe nxënës vizitojnë AMS-në
Si pjesë e aktivitetit “Ditët e Hapura”, AMS-ja organizoi dy sesione të veçanta edukative – një për studentët e Fakultetit Juridik në Shkup dhe një për nxënësit e Shkollës së Mesme SABA në Shkup. Përmes diskutimit interaktiv dhe shkëmbimit të mendimeve, të rinjtë patën mundësinë të merrnin informacion në lidhje me funksionimin e tregut të sigurimeve, mbrojtjen e konsumatorit dhe rëndësinë e njohurive financiare.
Studentët, si grupi i të rinjve më të rritur, treguan interes të veçantë në proceset rregullatore, mbrojtjen e personave të siguruar dhe funksionimin e sistemit të sigurimeve, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme u njohën me konceptet themelore të sigurimeve dhe rëndësinë e njohurive financiare.
Vizitat përfaqësonin një mundësi të mirë për të rinjtë për të fituar njohuri praktike rreth sigurimeve si mekanizëm mbrojtës dhe për të kuptuar rolin e AMS-së në sigurimin e një tregu të qëndrueshëm dhe transparent të sigurimeve.

Lista e kandidatëve të regjistruar për dhënien e provimit profesional për broker sigurimesh nga data 24.06.2026 nga ora 13:00 deri në orën 15:00
Lista e kandidatëve të regjistruar për dhënien e provimit profesional për broker sigurimesh nga data 24.06.2026 nga ora 13:00 deri në orën 15:00
Seancë e mbajtur më 5 qershor 2026
- Procesverbali i seancës së 11-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 26.05.2026;
- Raporti Vjetor i Punës së AM-së për vitin 2025;
- Strategjia për menaxhimin me rreziqet në AMS-së për periudhën nga viti 2026-2030;
- Raporti Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2025.
- Raporti Financiar për vitin 2025 me raport të auditimit;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për anëtar të organit drejtus në SHS ZOIL SHA Manastir për personin Aleksandar Anevski;
- Vendim për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes të punës si aktuar i autorizuar në periudhën 2026-2028;
- Vendim për përcaktimin e kompensimit monetar për edukatorët e anazhuar për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes të punës si aktuar i autorizuar;
Me vizitën edukative në shkollën fillore në Ohër, AMS-ja përfundoi me sukses fushatën – Maji, muaji i edukimit financiar
Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar muajin e edukimit financiar, u realizua një vizitë edukative në shkollën fillore “Naum Ohridski” Peshtani, Ohër. Përmes një prezantimi dhe diskutimi interaktiv, nxënësit u njohën me konceptet themelore të sigurimit, rëndësinë e tij si mekanizëm për mbrojtje nga rreziqet dhe përfitimet që ofron për qytetarët dhe shoqërinë. Theks i veçantë u vu në rolin e AMS-së në sigurimin e një tregu të qëndrueshëm, të sigurt dhe transparent të sigurimeve, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të siguruarve.
Ky aktivitet është një ngjarje përfundimtare në kuadër të fushatës mujore për edukim financiar, qëllimi i së cilës ishte të kontribuonte në rritjen e nivelit të edukimit financiar me fokus në rritjen e kulturës së sigurimeve tek të rinjtë.
Të rinjtë mësojnë rreth sigurimeve dhe përgjegjësisë financiare
ASO mbajti një punëtori edukative për nxënësit e klasës së 7-të dhe 9-të në Shkollën Fillore “Goce Delçev” në Demir Hisar, kushtuar bazave të sigurimeve dhe rolit të AMS-së si rregullator.
Përmes një qasje interaktive dhe të përshtatshme për moshën e tyre, nxënësit patën mundësinë të mësonin se si sigurimet ndihmojnë në jetën e përditshme dhe pse është e rëndësishme të jesh financiarisht i përgjegjshëm që në moshë të re.





