Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe institucionet jofitimprurëse aktive në fushën e edukimit financiar, për të nëntin vit radhazi shënon Javën Globale të Parsë, e cila këtë vit mbahet në periudhën nga 22 deri më 28 mars. Tema e sivjetme e Javës Globale të Parasë është: “Kujdesu për veten tënde, kujdesu për paratë e tua” (Take care of yourself, take care of your money).

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet gjatë Javës Globale të Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes leksioneve elektronike dhe postimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve si dhe në rrjetet sociale. Leksionet edukative virtuale do të jenë të destinuara për nxënësit e shkollave ​​fillore dhe të mesme në vendin tonë në tema nga fushat që mbulojnë institucionet në veçanti, të cilat lidhen me funksionimin e sistemit financiar.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) edhe këtë vit do të marrë pjesë në Javën Globale të Parasë, përmes aktiviteteve të mëposhtme: promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënien e këshillave për siguruesit ose policëmbajtësit përmes portalit edukativ me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në kohë përmes faqes së internetit dhe rrjeteve sociale, pyetësorë edukativë, anketa, organizimin e kuizeve, leksione edukative online, paraqitje në TV, promovimin e praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, promovimin e rolit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve në sigurime në edukimin financiar në mënyrë që kjo të bëhet pjesë e praktikës së tyre në lidhje me klientët e tyre financiarë, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve për të rritur aktivitetet që synojnë edukimin dhe informimin e klientëve në mënyrë më të detajuar në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me produktet dhe shërbimet e sigurimeve. Më shumë: Buletini i aktiviteteve

Globalisht, Java Globale e Parave shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe që nga viti 2021 ajo organizohet nga  OECD. Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 175 vende të botës, rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimet, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të kryera nga institucionet qeveritare, financiare dhe arsimore. Qëllimi i Javës Globale të Parave është të inkurajojë të rinjtë të investojnë në të ardhmen e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, i cili do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, duke e lehtësuar në këtë mënyrë aksesin në shërbimet financiare dhe zhvillimin e aftësive të tyre financiare.

Fillimin zyrtar të Fushatës ju mund të ndiqni këtu: regjistrohuni këtu ose shikoni drejtpërdrejtë në kanalin GNP YouTube.

 

Ngjarja fillon në orën 12:00!