Informatë
Ju informojmë se Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve më datë 23.01.2017 është vendosur në ambientet e reja, të cilat ndodhen në adresën në vijim:
Rr. Maqedonija p.n. – “Pallata Llazar Pop-Trajkov” – kati 5-të, 1000 Shkup
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Ministria e Financave dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ndan çmime për krijime më të suksesshme figurative dhe letrare të paraqitura në Konkursin me rastin e Ditës së kursimit – 31 Tetori. Çmimet i ndau Ministri i Financave Kiril Minoski, Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve pranë Agjencisë së Supervizionit të Sigurimeve, Klime Poposki.
Konkursi u ishte dedikuar fëmijëve dhe të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, në temë: “Unë di të kursej” dhe “Çka do të thotë për mua sigurimi i shtëpisë dhe familjes”. Në konkurs aplikuan 402 krijime, ndërsa 15 krijimet më të mira fituan diploma dhe shpërblime në para. 44 pjesëmarrësve dhe shtatë shkollave iu ndan Lëvdata.
Konkursi u shpall për herë të tretë dhe është pjesë e aktiviteteve që i ndërmerr Ministria e Financave, Banka Popullore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve për ngritjen e vetëdijes financiare dhe edukimin e popullatës dhe veçanërisht edukimin e rinisë.
Ministri Minoski, theksoi se gjeneratat e reja mësojnë dhe edukohen për vlerat e mirëfillta në jetë, dhe se në jetë mund të arrihet sukses vetëm me punë, me përkushtim dhe kursim.
“Në Ministrinë e Financave, falë këtyre vlerave, kujdesemi për mjetet financiare të të gjithë qytetarëve të RM. Këto mjete i shpërndajmë në mënyrë adekuate, me qëllim që të mund të investojmë në arsim, shërbimet shëndetësore, kulturë, sport dhe në të gjitha fushat e nevojshme për funksionimin e një shteti.” – tha Minoski.
Guvernatori Bogov, theksoi se punohet në mënyrë intensive në këtë fushë në mënyrë që të ngritet dija, jo vetëm e më të rinjve, por e të gjithë popullatës meqë, nga dija që e posedojnë shfrytëzuesit e shërbimeve financiare, varet shumë se si do të jetë puna e shfrytëzuesve dhe ofruesve të shërbimeve financiare.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Klime Poposki, mes tjerash, tha se hulumtimi i OECD tregon se prej 2.2 miliardë të rinj në botë, vetëm 10 për qind e tyre kanë qasje në edukimin financiar, e që dëshmon se ka nevojë që të punohet në këtë temë.
Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mbledhjen e mbajtur më datë 31.10.2016 e miratoi Raportin e Komisionit për zgjedhjen e punimit më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, me ç’rast punimin e Ivica Medarski – “Menaxhimi me rreziqet juridike në shoqëritë e sigurimeve” e shpalli për fitues të Konkursit për zgjedhjen e punimit më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurime në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016.
Punimi i Ivica Medarski trajton çështje aktuale dhe pamjaftueshëm të analizuara në lidhje me punën e shoqërive të sigurimeve, ndërkaq ka të bëjë me menaxhimin me rreziqet juridike. Autori i analizon aktet juridike nacionale, aktet juridike të deleguara nga institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe Rekomandimet e autoritetit mbikëqyrës evropian të fondeve pensionale dhe shoqërive të sigurimeve (EIOPA). Situatën në tregun e sigurimeve në Maqedoni, autori e përcakton përmes përgjigjeve të fituara të pyetësorit të përpiluar me dedikim, në të cilin ka marrë përgjigje nga tetë shoqëritë për sigurim jo-jetësor, prej të cilave 7 u përkasin shoqërive të sigurimeve me seli në Bashkimin Evropian.
Autori, në punimin e tij, konkludon se shoqëritë të cilat morën pjesë në hulumtimin nuk kanë vendosur sistem zyrtar për menaxhimin me rreziqe, me ç’rast rreziqet me të cilat ballafaqohen i menaxhojnë nga aspekti i përvojës së tyre, konform detyrimeve nga aktet juridike të veprimtarisë. Autori e vë në dukje inkorporimin e sistemit të integruar të rreziqeve juridike me propozim për hapat dhe radhitjen e cila duhet të respektohet gjatë inkorporimit të këtij sistemi.

Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Autoritetin Evropian të Sigurimeve dhe Fondeve Pensionale (EIOPA), më datë 6 dhe 7 Tetor të vitit 2016 organizuan punëtori me temë: “Mbikëqyrja e bazuar në rrezik” (Risk Based Supervision Workshop) në Ohër. Një ngjarje e këtillë u organizua për herë të parë me Autoritetin rregullator të vendit i cili nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit të njihen me mënyrën e zbatimit të mbikëqyrjes të bazuar në rrezik, e që është kërkesë e detyrueshme konform Direktivës Solvencë 2, e cila nga data 01.01.2016 filloi të aplikohet nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në punëtori morën pjesë 65 përfaqësues të trupave rregullatorë të mbikëqyrjes nga 22 vende evropiane (Austri, Portugali, Irlandë, Estoni, Gjermani, Poloni, Turqi, Danimarkë, Lituani, Maltë etj.). Prezantues dhe panelistë ishin ekspertë të spikatur të Bankës Botërore, EIOPA dhe rregullatorë të ndryshëm të mbikëqyrjes nga Evropa.

Në punëtori u organizuan panel diskutime në tema të ndryshme nga fusha e mbikëqyrjes së sigurimeve, si për shembull: procesi i mbikëqyrjes në përputhje me Direktivën Solvencë 2, menaxhimi korporativ, kolegjet e mbikëqyrjes.
Mes tjerash, në këtë punëtori u prezantuan edhe përvojat e rregullatorëve të Bashkimit Evropian dhe rregullatorëve nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes në bazë të rreziqeve, si dhe sfidat e ardhshme për sektorin e sigurimeve në rajon.
AGJENCIA PËR MBIKËQYRJEN E SIGURIMEVE, BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, MINISTRIA E FINANCAVE
SHPALLIN
KONKURS PËR FËMIJË DHE TË RINJ TË ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM
EJANI TA FESTOJMË DITËN BOTËRORE TË KURSIMIT – 31 TETORIN PËRMES VIZATIMEVE DHE TË SHKRUARIT TË POEZIVE:
KATEGORIA E PARË ME TEMË:
KURSIMI – “EDHE UNË DI TË KURSEJ”
KATEGORIA E DYTË ME TEMË:
SIGURIMI – “ÇKA DO TË THOTË PËR MUA SIGURIMI I SHTËPISË DHE FAMILJES”
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve e informon publikun se do të organizojë trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarive të ndërmjetësimit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për ndërmjetësues) dhe trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për broker).
Trajnimi për ndërmjetësues, në kohëzgjatje prej 3 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016, ndërsa trajnimi për broker, në kohëzgjatje prej 4 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016 dhe 1.10.2016. Terminet e sakta dhe orari i detajuar i ligjëratave, në kuadër të trajnimeve, do të publikohen në internet faqen e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para se të fillojnë trajnimet.
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve shpreh keqardhje me banorët e prekur nga përmbytjet që përfshiu Shkupin me rrethinë. Si organ rregullator përgjegjës për tregun e sigurimeve në Maqedoni, Agjencia në këtë periudhë ka ndërmarrë sërë aktivitetesh në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

Gjithashtu, të punësuarit e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për shkak të fatkeqësisë natyrore si ndihmë ndërmorën aksion humanitar ku u dhuruan produkte të ndryshme në një nga pikat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale e vendosur në SH.F. Kiril dhe Metodi në lagjen Stajkovci. Prej këtu, produktet do të shpërndahen për personat në nevojë.
XPRIMM është internet portal dhe revistë e huaj e specializuar për sigurime dhe për sigurimin pensional. XPRIMM ekziston më shumë se 15 vjet dhe posedon pozitë unike në tregjet e specializuara, përmban të dhëna statistikore, risi dhe informacione për industritë e sigurimeve në më shumë se 32 vende dhe njëherësh është platformë për komunikim dhe shkëmbim të të dhënave për vendet e Evropës dhe më gjerë. XPRIMM në bazë të rregullt publikon të dhëna dhe informacione për industrinë e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë dhe gjithashtu, publikoi edhe informacione për fatkeqësinë natyrore e cila e përfshiu vendin tonë. Në këtë link: http://www.xprimm.com/Macedonia-in-need-of-aid-after-the-severe-flooding-of-August-6th-articol-2,10,22-8261.htm mund ta shkarkoni informacionin i cili njëkohësisht e përmban edhe apelin për t’u ofruar ndihmë atyre që pësuan nga vërshimet.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve, z. Klime Poposki dhe kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve znj. Marijana Lonçar Velkova u takuan sot në selinë e Agjencisë. Falë bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm midis këtyre institucioneve, të njëjtat vendosën ta thellojnë bashkëpunimin përmes nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim.
Në kuadër të Memorandumit, institucionet parashikojnë një bashkëpunim më të afërt në domenin e mbrojtjes të siguruarve dhe konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimeve. Përmes realizimit të projekteve dhe aktiviteteve institucionet planifikojnë, në masë të konsiderueshme, të kontribuojnë në përforcimin e vetëdijes publike për nevojën e informimit të drejtë të konsumatorëve në domenin e sigurimeve dhe njëkohësisht, ngritjen e përgjegjësisë shoqërore të shoqërive të sigurimeve dhe subjekteve të tjera në tregun e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë,
Trupi koordinativ i institucioneve rregullatore, sa i përket edukimit financiar në Republikën e Maqedonisë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional edhe këtë vit, tanimë tre vjet rresht, e shënon Javën Globale të Parave brenda periudhës kohore nga data 14 deri më 20 mars të vitit 2016.
Java Globale e Parave organizohet në nivel botëror nga viti 2012, në kuadër të së cilës organizohen mbi 3000 aktivitete, në të cilat përfshihen mbi 5,6 milionë fëmijë dhe të rinj në më shumë se 124 vende dhe njëkohësisht në to punojnë 962 organizata dhe institucione. Kjo iniciativë globale e ngritë vetëdijen tek të rinjtë përmes mësimit për atë se si funksionojnë paratë, duke e përfshirë kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit të rinjtë bisedojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme që i implementojnë institucionet shtetërore. Qëllimi i Organizatës Ndërkombëtare për Edukimin Financiar të Fëmijëve dhe Rinisë është t’i stimulojë të rinjtë të investojnë në ardhmërinë e tyre, duke e theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm financiar, me ç’rast do t’u ndihmojë të vetëdijesohen për të drejtat e tyre financiare, do t’ua lehtësojë qasjen deri te shërbimet financiare dhe do t’i zhvillojë aftësitë e tyre financiare. Tema e sivjetshme e Javës Globale të Parave është: “Merr pjesë, kurse me zgjuarsi!”, me synim që të rinjtë të mësojnë të kursejnë për ardhmërinë e tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe institucionet e tjera, përfaqësuesit e të cilave e përbëjnë trupin koordinativ, do të mbajnë ligjërata për pjesëmarrësit nga shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë, përmes së cilave më për së afërmi do të njoftohen me paratë, rëndësinë e tyre, shkëmbimin, historikun, përpunimin, pastaj me kursimin, inflacionin, politikat monetare dhe ngjashëm.