Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet rregullatorëve financiarë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar, veçanërisht duke marrë parasysh pasiguritë dhe rreziqet globale. Me mbikëqyrjen e vazhdueshme të koordinuar dhe shkëmbimin në kohë të informacionit, rregullatorët mund të parashikojnë dhe të veprojnë më mirë me sfidat e mundshme të sistemit financiar. Një bashkëpunim i tillë siguron zbatimin efektiv të masave makroprudenciale, forcon elasticitetin dhe kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Kjo u theksua në takimin e Guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, me kryetaren e sapoemëruar të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Eli Drakulovska, e cila është gjithashtu edhe anëtare e re e Komisionit të Stabilitetit Financiar.
Në takim u shqyrtuan parametrat aktualë në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve, duke u konkluduar se të dhënat tregojnë stabilitet në të dy sektorët, gjë që, nga ana tjetër, kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm financiar. Guvernatorja e Bankës Popullore, Angelovska-Bezhoska, vuri në dukje se në vitet e fundit, përkundër sfidave që dalin nga shumica e krizave, sektori bankar ka ofruar mbështetje solide kreditore për ekonomitë familjare dhe kompanitë, e mbështetur nga rritja solide e depozitave, kryesisht në monedhën vendase dhe në një periudhë me afat të gjatë. Këto ndryshime pozitive në bilancet e bankave u shoqëruan me një forcimi të vazhdueshëm të aftësisë paguese dhe likuiditetit të bankave, duke ruajtur cilësinë e portofolit kreditor.
Eli Drakullovska, Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet rregullatorëve në sektorin financiar është veçanërisht i rëndësishëm për një ndërveprim të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës, i cili është parakusht për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Gjithashtu, AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, në kuadër të kompetencave të saj, është vazhdimisht dhe plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e mjedisit të punës dhe kuadrit ligjor me qëllim futjen e risive në industrinë e sigurimeve për rritjen e primit të shkruar bruto dhe investimeve në sektorin e sigurimeve.
Që nga viti 2020, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, u krijua Komiteti i Stabilitetit Financiar, në të cilin të gjitha organet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe supervizionin e segmenteve individuale të sistemit financiar (Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia e Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Që nga viti 2022, me miratimin e Ligjit për Stabilitetin Financiar, Komisioni i Stabilitetit Financiar është formuar ligjërisht si organ ndërinstitucional përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikës makroprudenciale në vend dhe për koordinimin e aktiviteteve në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve sistematike në segmente të caktuara të sistemit financiar si dhe të sistemit financiar në tërësi, gjatë marrjes së masave makroprudenciale dhe gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të një krize financiare.
Procesverbali i seancës së 31-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 6 dhjetor të vitit 2024;
Kërkesë për dakordësi për personin Adnan Emrovski për të kryer funksionin e anëtarit të organit drejtues në UNIKA LAJF SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit.
Raport për mbajtjen e provimit për lëndën e njëmbëdhjetë të Kurrikulës për zbatimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes për ushtrimin e aktivitetit si aktuar i certifikuar (2023-2025) – SIGURIMI PENSIONAL.
Këshilli i Ekspertëve (KE) si organ drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) përfaqësohet nga:
Eli Drakullovska – Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
Aleksandra Drangovska, Anëtare Profesionalisht e Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
Goran Zdravkovski, Anëtar Profesionalisht i Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028, dhe
Boban Panovski, anëtar i angazhuar jo profesionalisht, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028.
Të nderuar, bazuar në parimet kyçe të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për raportim transparent dhe të përgjegjshëm, e informojmë publikun se më 12 dhjetor të këtij viti u përfundoi mandati dy anëtarëve të organit drejtues të AMS-së. Po atë ditë Kuvendi i Republikës shpalli pezullimin e mandatit të tre anëtarëve të tjerë të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve. Në kohën e duhur do të informojmë publikun për konstituimin e përbërjes së re të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve.
Procesverbal i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 4 dhjetor të vitit 2024;
Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA dhe miratimin e aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë;
Vendim për ndryshimin e Vendimit për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup me nr. 08-791/1 me datë 20.11.2024.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.
Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
Procesverbali i seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2024;
Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025.
Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025;
Vendim për financimin e përkohshëm të veprimtarisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2025;
Vendim për themelimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024;
Manuali i Punës të Komisionit për Inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024.
Vendim për mosrakordimin e Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir;
Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në SHS ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir për personin Nikolla Gacoski dhe sjellja e Aktvendimit.
Procesverbali i seancës së 28-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 11 nëntor të vitit 2024;
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime MEGA BROKER SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Sigurimeve Sava SHA Shkup,
Informacionit për gjendjen financiare, statistikat dhe realizimin financiar të shoqërive të sigurimeve në periudhën 1.1-30.9.2024.
Raport lidhur me provimin e zhvilluar për lëndën e dhjetë të Kurrikulës për ushtrimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (2023-2025) – SIGURIMI JO-JETË,
Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Procesverbali i seancës së 27-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 30 tetor të vitit 2024.
Plani i shenjave arkivore për shprëndarjen e akteve për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Lista e materialit dokumentar me periudha të ruajtjes për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Lista e materialeve strukturore arkivore me vlerë të përhershme për vitin 2025, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Raporti për ankesat e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimit dhe nga personat e tretë të dëmtuar;
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që Shoqëria e Auditimit MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup të kryejë auditimin e pasqyrave financiare të Triglav Osiguruvanje Jetë SHA, Shkup për vitin 2024 dhe miratimi i Aktvendimit.
Kërkesë për dakordësim për anëtar të organit drejtues në KROACIA OSIGURUVANJE – JETË SHA Shkup për personin Boban Tomeski dhe miratimi i Aktvendimit.
Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime/agjent sigurimi për personin Katerina Andovska;
Shqyrtimi dhe miratimi i Lisëts së Tarivafe për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tarifave që i arkëtohen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës;
Vendim për shqiptmin e masave të mbikëqyrjes për MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë për MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup;
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për Triglav Osiguruvanje Jetë SHA, Shkup.
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes për ZOIL MAQEDONIJA dhe Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë për SHA të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIJA, Manastir;
Raporti për vitin 2024 për vlerësimin e rrezikut të subjekteve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit,
Informacion për nevojën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në pjesën e kushteve që i referohen ushtrimit të funksionit të anëtarit të organit drejtues në shoqërinë e sigurimeve dhe audituesit të brendshëm;
Informacion për kërkesat e reja për kontabilitetin dhe raportimin financiar të shoqërive të sigurimeve në Maqedoni.
Kërkesë për marrjen e dakordësisë që Shoqëria e Auditimit MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup të kryejë auditimin e pasqyrave financiare të Triglav Osiguruvanje SHA, Shkup për vitin 2024 dhe miratimi i Aktvendimit.