Seancë e mbajtur më 14.07.2020
- Vendim për dhënien e miratimit për kompaninë e auditimit për vitin 2020 të UNIKA SHA Shkup,
- Vendim për dhënien e miratimit për kompaninë e auditimit për vitin 2020 UNIKA LAJF SHA Shkup,
- Vendim për dhënien e miratimit për kompaninë e auditimit për vitin 2020 të EUROINS SHA Shkup,
- Vendim për dhënien e miratimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHPS LIFE VISION SHA Shkup për personin Damjan Damjanovski,
- Vendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të Branisllav Najdov,
- Shqyrtimi i informacionit në lidhje me mbikëqyrjen off-site të Shoqërisë së Sigurimeve Unika SHA Shkup për 1K2020,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit sipas të cilit Vendimi Nr. PA1 08-2-463 nga 29.6.2020, për shqiptimin e masës shtesë – ndalim për Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime S.T.M Plus SHA, për të ndërmjetësuar në lidhjen e kontratave të reja të sigurimit, nuk është më në fuqi,
- Rregullore për ndryshimin e Rregullores për kontabilitetin dhe aktivitetet financiare,
- Shqyrtimi i Informacionit për realizimin e Planit financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, përfshirë datën 30.06. 2020, për informimin e Këshillit.
Seancë e mbajtur më 03.07.2020
- Vendim për dhënien e miratimit për ndryshimin e Statutit të EUROLINK.
- Vendim për dhënien e miratimit për shoqëri auditimi- i jepet miratimi Shoqërisë së Shërbimeve të Auditimit, Konsulencës dhe Shërbimeve Tatimore DILOIT SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë së Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup për vitin 2020,
- Vendim për dhënien e miratimit për shoqëri auditimi – i jepet miratimi Shoqërisë së Shërbimeve të Auditimit KPMG MAQEDONI SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve EUROLINK Shkup për vitin 2020
Seancë e mbajtur më 29.06.2020
- Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për refuzimin e kërkesës PA nr. 18-2-477 me datë 17.06.2020 i Grupit Kombëtar të Sigurimeve OSIGURITELINA POLISA SHA Shkup për shpalljen e pavlefshme të Vendimit PA Nr. 18-2-477, datë 10.6.2020 për revokimin e pëlqimit për kryerjen e funksionit të anëtarit të organit drejtues në shoqërinë e sigurimeve për personin Vladimir Toshevski, të miratuar nga Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë më 10.6.2020,
- Shqyrtimi i Padisë dhe miratimi i Përgjigjes së Padisë URP nr. 27/2020 dorëzuar në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga paditësi Vladimir Toshevski dhe GKS OSIGURITELNA POLISA SHA Shkup kundër Vendimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve PA Nr. 18-2-477, datë 10.6.2020 për revokimin e pëlqimit për të kryer funksionin e anëtarit të organit drejtues në shoqërinë e sigurimeve për personin Vladimir Toshevski, të miratuar nga Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë më 10.6.2020 dhe
- Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj shoqërisë së brokerimit të sigurimeve S.T.M Broker Plus AD Shkup.
Seancë e mbajtur më 29.05.2020
- Vendim për dhënien e pëlqimit Shoqërisë të Shërbimeve të Auditimit PRAJVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Skopje për vitin 2020.
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2020 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarë.
Në kërkimin studimor i patjetërsueshëm është shqyrtimi i ekonomisë së Republikes së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte, bibliografia dhe anekset) si dhe rekomanduese është që të ketë strukturë standarte të kërkimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë së kërkimit shkencor të përdorur në punim;
- Analiza;
- Perceptimet përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshë tridhjetë e pesë vjeç, gjegjësishtë deri në ditën e dhënies së çmimit me datë 1.11.2020 pjesëmarrësit nuk duhet t’i kеnë mbushur tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit të cilët kanë titull doktor shkence deri në datën e dorëzimit të kërkimit studimor nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Më shumë (linku)
Pakoja e re e masave për kompanitë e sigurimeve për të lehtësuar punën në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme
Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka lëshuar 30 milionë euro në asete të likudueshme në mënyrë që kompanitë e sigurimeve të mund t’i përdorin ato për operimet aktuale në raste urgjente kur përballen me ulje të shitjeve të policave të sigurimeve. Me lëshimin e 10% të rezervave, kompanitë marrin 1,8 miliardë denarë në likuiditet me qëllim të forcimit të mbështetjes së kompanive në segmentin e menaxhimit me pasojat negative të koronavirusit (COVID 19).
Në të njëjtën kohë, AMS lejoi që kërkesat të shlyhen për 60 ditë shtesë. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së pritshme të arkëtimeve mbi bazën e primit të sigurimit.
Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të siguruarve dhe trajimit cilësor të dëmeve në kushte të punës në gjendje të jashtëzakonoshm dhe menaxhim fleksibël të punës së kompanive të sigurimeve, AMS vendosi një afat shtesë për evidentimin e dëmeve jo më vonë se 5 ditë pune nga data e pranimit të kërkesës për dëme. Pas zgjidhjes së dëmit, kompania është e detyruar të njoftojë me shkrim parashtruesin e kërkesës së dëmshpërblimit për dëmin e zgjidhur, duke parashtruar: shumën e kompensimit, mundësinë dhe afatin e paraqitjes së ankesës dhe afatin e fundit për pagimin e dëmeve që nuk duhet të kalojë 14 ditë nga data e likuidimit të dëmit.
Për të siguruar stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe për të mbrojtur të siguruarit, AMS-ja mori vendim, megjithë likuidimin e ngadaltë dhe raportimin e dëmeve në gjednje të jashtëzakonshme, për të mos ndikuar në vlerësimet e rezervave apo provigjoneve teknike.
Pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend, si dhe në të gjithë botën, kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve, por edhe në operacionet ditore të sektorit të shërbimeve financiare dhe ekonomisë reale. Megjithëse, për momentin, intensiteti i pasojave që do të ketë epidemia ndaj ekonomisë së vendit nuk mund të parashikohet dhe të vlerësohet me siguri, është e sigurt që të gjithë segmentet e sektorit të shërbimeve financiare do të përballen me vështirësi dhe presione në aktivitetin e tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve synon të sigurojë lehtësim dhe vazhdimësi në funksionimin e sektorit të sigurimeve, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të siguruarive, interesin publik, si dhe sigurimin e stabilitetit të sektorit të sigurimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në komunikim të vazhdueshëm intensiv me të gjithë entitetet në sektorin e sigurimeve dhe monitoron dhe vlerëson vazhdimisht aftësinë paguese dhe likuiditetin e secilit entitet individualisht.
Në këtë kontekst, dëshirojmë të informojmë opinionin se Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë në seancën e tij të fundit miratoi një paketë të re masash për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të sektorit të sigurimeve.
Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend, si dhe nevojën e rregullatorëve financiarë në këto momente për të treguar fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj rregullave dhe standardeve mbikëqyrëse, Agjencia mori një vendim dhe ndryshoi tre rregullore.
Ndryshimet e miratuara japin hapësirë rregullatore shtesë në funksionimin e kompanive të sigurimeve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të kenë një efekt pozitiv në përdoruesin e fundit të sigurimit në segmentin e dinamikës së pagesës së detyrimeve të primit, por edhe në segmentin e pagesës në kohë dhe pagesë reale të dëmeve.
Më konkretisht, ndryshimet i referohen fleksibilitetit më të madh të kompanive të sigurimeve në operacionet e tyre, duke mundësuar kështu uljen e barrës aktuale të qytetarëve dhe kompanive në trajtimin e presioneve negative të pandemisë.
Ndryshimet rregullatore synojnë lehtësimin e përkohshëm në:
- Rregulloren për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë rezervat apo provigjonet teknike dhe fondet që mbulojnë provigjonin matematikor, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre, ku lejohen deri më 31.12.2020, 10% e mjeteve për mbulimin e provigjoneve teknike të jenë kërkesat e paprapambetura dhe kërkesat e prapambetura deri në 30 ditë. Përkatësisht, me lëshimin e 10% të rezervave, AMS siguron një rritje të likuiditetit të kompanive të sigurimeve për 30 milionë
- Rregullorja për metodën e vlerësimit të zërave nga bilanci dhe përgatitja e bilancit të biznesit, ku korrigjimi i kërkesës lejohet të zhvendoset për 60 ditë shtesë deri në 31.12.2020. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së arkëtimit të kërkesave në bazë të primit të sigurimit.
Përkatësisht, me 60 ditët shtesë, AMS siguroi amortizimin e goditjes në bilancet e kompanive tësigurimeve, në mënyrë që kompanitë të vazhdojnë të funksionojnë normalisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
- Rregullorja për përmbajtjen minimale të regjistrave dhe mënyrën e raportimit, rezervimit dhe likuidimit të dëmeve nga shoqëritë e sigurimeve, ku lejohet deri sa të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme evidentimi i dëmeve të raportuara të zhvendoset 5 ditë.
Përkatësisht, me këtë masë, AMSja u mundëson kompanive të sigurimeve, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme dhe skemat e reja organizative, të kenë një periudhë shtesë për trajtimin e dëmeve, nga e cila sigurisht do të kenë interes.
- Vendimi për mënyrën e vlerësimit të rezervave për dëmet e kompanive të sigurimeve dhe / ose risigurimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton se në vlerësimet e rezervave teknike për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020, përkundër likuidimit / aplikimit të ngadalësuar të dëmeve në gjendjen e jashtëzakonshme, të mos ndikojë në vlerësimet e rezervave teknike.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të sigurojë stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe mbrojtjen e të siguruarit, duke përcaktuar realisht rezervat e kompanive.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të vazhdojë të monitorojë ndikimin e pandemisë të koronavirusit në stabilitetin dhe ligjshmërinë e subjekteve që mbikëqyr dhe është e gatshme të rregullojë siç duhet politikat dhe të përgjigjet në kohën e duhur, në përputhje me kompetencat e saj për mbrojtjen e interesit publik dhe kontributit në stabilitetin e sektorit.