Seancë e mbajtur më 30 janar 2024
- Procesverbal i seancës së parë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 11 janar të vitit 2024;
- Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj shoqërisë aksionare Sava Osiguruvanje Shkup;
- Vendim për miratimin e Planit Vjetor për Prokurim Publik të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve për vitin 2024;
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për anëtar të organit drejtues të UNIKA SHA Shkup për personin Borçe Bogeski.
Manual për përdorimin e portalit ASO SIS 3.0.
Manual për përdorimin e portalit ASO SIS 3.0.
Numri i automjeteve të siguruara arriti në 700,000, çdo i treti automjet ka një karton jeshil
Në vitin 2023, pronarët e automjeteve investuan 87 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike (TPL). Në totalin e investimeve, kartoni jeshil merr pjesë me 21 milionë euro. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti. AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE.
Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë policat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave paraprake të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS).
Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS, çdo automjet i tretë i siguruar ka pasur edhe karton jeshil për udhëtim jashtë vendit. Gjatë vitit 2023, të 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260 815 kartona jeshilë – sigurim i nevojshme dhe i detyrueshme për drejtimin e automjeteve jashtë vendit. Numri i kartonëve jeshilë të lëshuara vitin e kaluar u rrit me gati 20,000, pra 8 për qind më shumë se në vitin 2022. ) Në karton jeshil, në vitin 2023, të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë (21,16 milionë euro).
Kartoni jeshil është një sigurim që shërben për të dëmshpërbyler apo kompensuar palët e treta në rast aksidenti automobilistik apo aksidenti jashtë vendit. Një veçori specifike që e dallon kartonin jeshil nga të gjitha sigurimet e tjera është se në disa vedne nuk ka një shumë maksimale të përcaktuar nëse në aksident ka viktima në njerëz. Në të tilla raste shoqëria e sigurimeve që ka lëshuar kartonin jeshil do të paguajë vlerën pa kufizime.
Të dhënat e marra nga BKS-ja tregojnë se qytetarët, kompanitë dhe institucionet vitin e kaluar kanë blerë gjithsej 958.528 polica sigurimi automjetesh brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, 5,33 miliardë denarë (86,75 milionë euro) janë investuar në sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë (për drejtimin e automjetit brenda dhe jashtë vendit).
Numri i policave të lëshuara për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për në vend dhe jashtë vendit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022 është rritur për 6 për qind, ndërsa vlera totale e tyre është më e lartë për 6.5 për qind, sipas të dhënave të BKS-së.
BKS-ja ka kompetenca ligjore për të kryer detyrat e parashikuara nga marrëveshjet ndërkombëtare për sigurimin e pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve motorike nga përgjegjësia në trafik. BKS-ja përfaqëson të gjitha kompanitë maqedonase të sigurimeve jo-jetë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të sigurimeve.
Në Maqedoni, sigurimi i detyrueshëm ligjor i auto-përgjegjësisë dhe kartoni jeshil kanë çmime të normativizuara të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria përmes komisionit kompetent profesional.
Në vitin 2023, “Makedonija Osiguruvanje” ka marrë pjesë me 4,8 për qind, “Kroacija Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 9,9 për qind, “Unika” me 14,6 për qind, “Triglav Osiguruvanje” me 8,8 për qind dhe “Sava Osiguruvanje” me 9 për qind. Nga shitja totale e këtij sigurimi të detyrueshëm, “Viener VIG” zë 13,4 për qind, “Eurolink” 8,4 për qind, “Grave” 8,8 për qind, “Halk Osiguruvanje” merr pjesë me 6,4 për qind dhe “Osiguritelna Polica” me 9,5 për qind.
Seancë e mbajtur më 11 janar të vitit 2024
1. Procesverbali i seancës së tridhjetë e pestë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2023;
2. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Biljana Stoshiq;
3. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Elena Taseva;
4. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Marija Kallçeva;
5. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Aneta Kitanovska;
6. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Silvana Petrovska;
7. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Anica Arizanova;
8. Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Blerta Hani dhe
9. Raporti mbi ankesat e parashtruara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimeve dhe nga palët e treta të dëmtuara për periudhën 1.1.2023-31-12.2023.
10. Ndryshimi Planit Vjetor të Mbikëqyrjes në Terren të Agjecisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve