Procesverbali i seancës së gjashtë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024, të mbajtur në datën 15.03.2024;
Ndryshim i planit për mbikëqyrjen në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për vitin 2024,
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës Triglav SHA Shkup.
Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj SHA të Sigurimeve VINER Lajf – Viena Inshurens Grup Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup;
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup;
Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup;
Konkurs për çmimin vjetor për studiues të ri për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë investigativ në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me nr. PA 19-3-141 me datë 09.06.2017 të personit Aleksandar Zdravkoski.
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me nr.PA 14-3-758 me datë 07.12.2022 të personit Ilço Dimitrov,
Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me Nr. PA 14-10-1176 me datë 19.12.2022 të personit Petre Dimovski.
Raportit të provimit të zhvilluar në lëndën MATEMATIKA AKTUARIALE 1.
Vendim për ndryshimin e selisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Si rregullator i sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) kujdeset në mënyrë të veçantë për edukimin e të gjithë qytetarëve
–të siguruar aktualë ose të ardhshëm. Prandaj, qëllimi i kësaj broshure është të ofrojë udhëzimet dhe shpjegimet më themelore në lidhje me sigurimin e pronës.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) këtë vit i bashkohet aktivisht aksionit global për ndërgjegjësimin e popullatës për nevojën për sigurime, në kuadër të Javës Globale të Parasë:
Për ju, lexues të respektuar, bashkëqytetarë të nderuar, të siguruar aktual dhe potencial, ne kemi përgatitur përmbajtje të shumta dhe të pasura edukative që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni njohuritë tuaja për sigurimet.
Sigurimi nuk është luks apo shpenzim, sigurimi është një domosdoshmëri që ofron siguri financiare dhe mirëqenie materiale për ju dhe të dashurit tuaj. Prandaj, përmes përmbajtjeve edukative dhe të kuptueshme, mësoni pse keni nevojë për sigurim për ju dhe të dashurit tuaj.
Në javën në vijim, si pjesë e Javës Globale të Parasë, e cila mbahet nën moton “Mbroni paratë tuaja, sigurojeni të ardhmen tuaj”, do të ndajmë më shumë përmbajtje edukative dhe informative që do të kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit për nevojën për sigurim, rreth të drejtat tuaja si të siguruar dhe si të zgjidhni sigurimin sipas nevojave tuaja. Me iniciativën e AMS-së, në këtë ngjarje globale janë përfshirë në mënyrë aktive dhe masive subjektet nga industria e sigurimeve, gjegjësisht shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e brokerimit të sigurimeve.
Mbrojtja e të drejtave të të siguruarve ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti kryesor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Maksima jonë është që i siguruari të marrë gjithmonë shërbimin më të mirë të sigurimit për fondet që investon, qofshin ato për jetën, pronën, shëndetin, sigurimin e aksidentit, autopërgjegjësi, sigurimin e shëndetit në udhëtim apo nevoja të tjera.
Dhe kjo është arsyeja pse ne ju kujtojmë gjithmonë, të respektuar policëmbajtës, të edukoheni! Ne jemi këtu për ju dhe në platformën tonë të internetit www.edukacija.aso.mk ka gjithmonë përmbajtje të dobishme dhe të disponueshme për publikun që do të thellojnë njohuritë tuaja për atë lloj sigurimi që ju nevojitet dhe çfarë duhet të dini para se të blini një shërbim sigurimi.
Në të njëjtën kohë, ne si rregullatorë të tregut të sigurimeve, të cilët kujdesemi për mbrojtjen e të drejtave tuaja përmes edukimit, jemi gjithmonë këtu për pyetjet tuaja në lidhje me sigurimet, që mund t’i parashtroni në adresën e emailit contact@aso.mk
Me këtë rast theksojmë edhe një herë se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) kujdeset për të drejtat tuaja të sigurimit përmes porcedurimit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme për ankesat tuaja. Ankesa në AMS bëhet nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen e shoqërisë së sigurimit për pretendimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditëve. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime apo raste për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Procesverbali i seancës së pestë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 2024;
Aktvendim për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionere të Sigurimeve dhe Risigurimeve Makedonia Shkup-Viena Inshurens Grup për personin Orzen Marjanoviq.
Aktvendim për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionere të Sigurimeve VINER LAJF – Viena Inshuerns Grup Shkup, për personin Millan Antovski.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.