Të siguruarit investuan mbi 40 milionë euro, tregu i sigurimeve u rrit me 10%
Sigurimi i pasurisë mbetet klasa më e madhe e sigurimit vullnetar nga të gjithë sigurimet jo-jetë. Sigurimi shëndetësor privat për herë të parë deri më tani është klasa e dytë më e madhe e sigurimit vullnetar. Rritja më të madhe të investimeve, prej rreth 180% është në sigurimin e kredive. Shitjet e sigurimit të shëndetit në udhëtim u rritën me 80% pas heqjes së kufizimeve anti-kovid

Investimet në sigurimet jo-jetë në tre muajt e parë të këtij viti, arritën në 2,5 miliardë denarë (40,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), tregu i sigurimeve jo-jetë u rrit me 10 për qind (3.5 milionë euro) në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tre muajt e parë të këtij viti janë lidhur gati 307 mijë kontrata sigurimesh jo-jetë, që është 11 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Personat e siguruar kanë investuar 555,6 milionë denarë (9 milionë euro) në sigurimin e pasurisë për këtë periudhë, që është 5 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Pavarësisht rënies së vogël, sigurimi i pasurisë mbetet më i madhi, domethënë klasa më e shitur e sigurimit vullnetar.
Sigurimet shëndetësore private në periudhën e pas kovidit vazhdon të jetë sigurimi më popullor sipas rritjes së investimeve. Për tre muajt e parë të këtij viti, dhjetë shoqëri të sigurimit jo-jetë kanë lidhur pothuajse 8 mijë kontrata sigurimesh shëndetësore private. Të siguruarit në këtë periudhë kanë investuar 225 milionë denarë (3,7 milionë euro) në këtë klasë sigurimi, që është 81 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Rritje më ekspanzive të investimeve ka në klasën e sigurimeve të kredive. Të dhënat zyrtare tregojnë se të siguruarit kanë investuar 121 mijë euro për tre muaj, që është 180 për qind më shumë se investimet në këtë produkt në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky sigurim shitet në treg nga pesë shoqëri sigurimesh dhe në tre muaj janë lidhur rreth 1000 kontrata sigurimi.
Rritje të ndjeshme, me heqjen e masave anti-kovid, ka edhe në sigurimin e shëndetit në udhëtim. Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e sigurimeve të shëndetit në udhëtime në tre muajt e parë të këtij viti janë rritur për 80 për qind. Në këtë sigurim janë investuar 30,3 milionë denarë (500.000 euro).
Sigurimi i auto-përgjegjësisë (TPL) mbetet klasa më e lartë. Për tre muajt e parë janë lidhur gati 176 mijë kontrata sigurimi, nga të cilat mbi 32 mijë janë kartona jeshil për udhëtime jashtë vendit. Vlera e policave për auto-përgjegjësi, të shitura në tre muajt e parë, ka kaluar një miliard denarë (17 milionë euro) dhe është rritur për 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 14 qershor 2022
1. Procesverbali i seancës së dymbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 26.5.2022 në orën 12:00;
2. Kërkesa për marrjen e licencës për ushtrimin e veprimtarive të ndërmjetësimit në sigurime VINERS GRUP SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për dhënie të licencës.
3. Kërkesa për marrjen e dakordimt që Shoqëria e Auditimit GRANT TORNTON SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare EUROINS INSURANCE Shkup për vitin 2022 dhe miratimi i Aktvendimit për dhënie të dakordimit.
4. Kërkesa për marrjen e dakordimit që Shoqëria e Shërbimeve të Auditimit PRAJSVOTERHAUSKUPER REVIZIJA SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimit dhe Risigurimit MAQEDONIA Shkup- Viena Inshurens Grup për vitin 2022 dhe miratimin e Aktvendimit për dhënien e dakordimit.
5. Kërkesa për marrjen e dakordimit që Shoqëria e Auditim, Konsulencës dhe Shërbimeve Tatimore DILOIT SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të Triglav Osiguruvanje SHA Shkup për vitin 2022 dhe të miratojë Aktvendim për dhënien e dakordimit.
6. Kërkesa për marrjen e dakordimit për ndryshimin e statutit të TRIGLAV JETË dhe miratimin e Aktvendimit për dhënien e dakordimit.
7. Vendim me propozim–procedurën e barazimit/shlyerjes me dhënien e urdhërpagesë për kundërvajtje për shkelje të bërë nga ana e GRAVE Osiguranje Jo-Jetë SHA Shkup.
8. Vendim me propozim-procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje për shkelje të bërë nga shoqëria e sigurimit HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup.
9. Vendim me propozim– procedurën e barazimit me urdhërpagesë për kundërvajtje për shkak të moseleminimit të paligjshmërisë nga Shoqëria e Sigurimeve Unika SHA Shkup, në pajtim me Aktendimin për caktimin e masave shtesë.
10. Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes së pjesshme në terren për aktivitetin e plotë të Shoqërisë së Sigurimeve Triglav Osiguruvanje Jetë SHA Shkup lidhur me zbatimin e masave dhe veprimeve të përcaktuara me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
11. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim me personin Goran Maxharoski të marrë nga HALK BANKA SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për agjent të sigurimit të personit Goran Maxharoski.
12. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim me personin Darko Jovanovski të marrë nga HALK BANKA SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për agjent në sigurime të personit Darko Jovanovski.
13. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim me personin Hristijan Despotovski të marrë nga HALK BANKA SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për agjent në sigurime të personit Hristijan Despotovski.
14. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim me personin Fitore Kasami të marrë nga SAVA Osiguruvanje SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për agjent në sigurime të personit Fitore Kasami.
Të siguruarit arkëtuan 16 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 30%
Për tre muaj, kompanitë e sigurimeve paguhen apo shlyhen pothuajse 23,000 dëme. Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore e ka sigurimi shëndetësor privat, ndërsa përqindja më e madhe është te pagesat për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit. Pagesat në klasën më të madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë janë rritur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Njëmbëdhjetë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar 978 milionë denarë (15,9 milionë euro) për dëmet e të siguruarve të tyre në tre muajt e parë të këtij viti. Në 90 ditët e para të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 23 mijë dëme ndaj policëmbajtësve, që sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), është 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Ashtu siç pritej, kategoria më e madhe e sigurimeve ka peshën më të madhe në strukturën e dëmeve të paguara – Auto-Përgjegjsia e Detyrueshme (TPL), e cila është ligjërisht e detyrueshme. Vlera e dëmeve të paguara për TPL është 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 48 për qind e vlerës së të gjitha dëmeve të paguara në këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur për 4 për qind.
Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara e ka sërish sigurimi shëndetësor privat. Të siguruarit kanë inkasuar 84,5 milionë denarë (1,4 milionë euro) për ekzaminime dhe trajtim mjekësor në periudhën prej tre muajsh. Kjo është 94 për qind (690,000 euro) më shumë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Ky është produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës së koronës dy vjet më parë.
E rëndësishme për t’u theksuar është edhe rritja e dëmeve të paguara për klasën më të madhe të sigurimit vullnetar – sigurimin e pasurisë. Deri në fund të marsit të këtij viti janë paguar gati 1800 dëme për pasurinë e sigurura në vlerë prej 116 milionë denarësh (1,9 milionë euro). Pra 17 për qind më shumë fonde të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit ka rritjen më të madhe relative në vlerën e dëmeve të paguara. Është e qartë se heqja e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia shëndetësore nxiti më shumë persona të siguruar të udhëtojnë jashtë vendit. Në tre muajt e parë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 2.5 herë më shumë para për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit. Vlera e tyre ka arritur në 13,7 milionë denarë (223.000 euro).
Vlera e të gjitha dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë në periudhën janar – mars të këtij viti është 6 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
AMS: Çfarë duhet të dini përpara se të blini sigurimin e jetës “Junit Linkd”
Sigurimi i jetës në të cilin paratë investohen në aksione të fondeve investuese (sigurimi junit linkd) është një produkt me cilësi të lartë me potencial të madh për frytëdhënien e investimit. Por mbart edhe rrezikun e humbjes së fondeve të investuara sepse vlera e investuar varet nga çmimet e aksioneve që formohen në bursa. Për këtë, AMS-ja ka obliguar shoqëritë e sigurimeve që të informojnë personat e siguruar për rrezikun e humbjes së mjeteve të investuara. Me rregulloren e re të AMS-së, shitësit e sigurimeve junit linkd detyrohen t’i japin çdo të siguruari potencial një pasqyrë të rrezikut të humbjes së investimit në shkallën nga 1 deri në 7. Gjithashtu kanë detyrim q; përpara shitjes së sigurimit junit linkd të siguruarit tï japing një pasqyrë të detajuar të strukturës së të gjitha kostove të investimit që do të duhet të paguajë. I siguruari ka të drejtë të marrë të dhëna për rritjen mesatare mujore të pritshme të vlerës së investimit për një periudhë pesëvjeçare në të ardhmen. Këto janë disa nga risitë që dalin nga rregullorja e re me të cilën AMS-ja rrit ndjeshëm transparencën kur investohet në sigurimin e jetës “junit linkd”.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka udhëzuar të gjitha shoqëritë e sigurimeve që shesin sigurimin e jetës junit linkd që çdo policëmbajtësi potencial t’i sigurojnë një dokument informacioni kyç mbi bazën e të cilit do të vendosin nëse do të investojnë në këtë produkt sigurimi.
Është një dokument i unifikuar që përmban informacion mbi nivelin e rrezikut të humbjes së mundshme të fondeve të investuara dhe kthimin e pritur të investimit. I siguruari do të informohet edhe për kushtet dhe pasojat e zgjidhjes së parakohshme të kontratës së investimit. Shitësi i sigurimit do të tregojë gjithashtu të gjitha shpenzimet e njëhershme, periodike, të përsëritura, të përkohshme dhe të paparashikuara që i siguruari duhet të paguajë.
Njëkohësisht ai do të jetë i detyruar të informojë të siguruarin për të drejtën e paraqitjes së parashtresësë apo ankesës pranë AMS-së. Këto janë risitë kryesore që përmban rregullorja e re e miratuar nga AMS-ja për të rritur transparencën e investimeve në sigurimin e jetës “junit linkd”.
Junit Linkd është një klasë relativisht e re e sigurimit të jetës në të cilën një pjesë e parave të investuara, investohen në aksione të fondeve të investimit. Këto janë investime me cilësi të lartë, por fakti është se çmimet e aksioneve janë të paqëndrueshme dhe varen nga lëvizjet e bursave botërore. Për shkak të kësaj, rreziku i investimit të fondeve bie mbi të siguruarin.
Është luhatshmëria e tregjeve të kapitalit ajo që i lë hapësirë të siguruarve të humbasin një pjesë të fondeve të paguara kur investojnë në sigurimin “junit linkd”, ashtu siç ka një mundësi reale për një frytëdhënie solide të fondeve të investuara.
Të dhënat zyrtare të AMS-së tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë ndërprerë 941 kontrata për sigurimin e jetës junit linkd, në një periudhë kur janë lidhur gjithsej 2726 kontrata. Gjithashtu, numri i kontratave të zgjidhura të vitit të kaluar ka arritur në 9 për qind të totalit të kontratave aktive në këtë klasë sigurimesh që është 10,628.
Duke e monituroar situatën me vigjilencë, Këshilli i Ekspertëve të AMS-së vendosi nxjerrjen e një akti nënligjor që do të rrisë ndjeshëm transparencën e këtij produkti të sigurimeve.
Ky akt do t’i ndihmojë shumë të gjithë investitorët e mundshëm në marrjen e vendimeve për investimin në Junit Linkd për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të këtij investimi.
Përveç risive kryesore të lartpërmendura si masa për informim më të mirë të të siguruarve, rregullorja e re i mundëson shitësit të sigurimit të tregojë nëse investimet janë në denarë apo në valutë. Sepse ky informacion mund të ndikojë në vlerën e investimit përmes ndryshimeve të mundshme të kursit të denarit.
Junit Linkd është një term i pranuar ndërkombëtarisht që përdoret për këtë lloj sigurimi të jetës. “Junit Linkd” nënkupton se vlera e fondeve të investuara varet drejtpërdrejt nga investimet në aksione të fondeve të hapura ose të mbyllura të investimeve.
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (i njohur si sigrimi junit linkd) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020.
Rregullorja do të hyjë në fuqi në fillim të tetorit të këtij viti. Informacion më të detajuar mbi rregulloren që normatizon këtë çështje mund të gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/wp-content/uploads/2022/05/pravilnik-udeli-vo-investicziski-fondovi-sl-vesnik-109-2022-2.pdf
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Qëllimi i sigurimit të pasurisë
Kontrata e sigurimit të pronës lidhet për të mbrojtur pronën tuaj.Me sigurimin e pasurisë, i siguruari kompensohet në rast të dëmtimit të pasurisë së tij. Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se dëmi që ka pësuar i siguruari.Në rastin e sigurimit të të mbjellave dhe të korrave, kompensimi përcaktohet sipas vlerës që do të kishin të mbjellat dhe të korrat në momentin e vjeljes.Shënim: Me rastin e përcaktimit të kompensimit merret parasysh edhe fitimi që nuk është marrë, por vetëm nëse është dakorduar paraprakisht.Nëse gjatë të njëjtës periudhë të sigurimit ndodhin disa dëme njëri pas tjetrit, kompensimi për secilin prej tyre përcaktohet dhe paguhet plotësisht duke marrë parasysh shumën e sigurimit, pa reduktimin e tij për shumën e dëmeve të paguara më parë në atë periudhë.Terma të sigurimeve:– Siguruesi – është shoqëria e sigurimeve– Kontraktuesi i sigurimit është personi që lidh kontratë sigurimi me shoqërinë e sigurimit (policën)– Primi i sigurimit është vlera që kontraktuesi i sigurimit paguan në bazë të kontratës së lidhur– Shuma e sigurimit është shuma në të cilën është siguruar pasuria– Formulari i mbulimit është një vërtetim i cili përkohësisht e zëvendëson policën e sigurimit– Polica është një dokument që konfirmon ekzistencën e një kontrate sigurimiE rëndësishme: Kur blini një policë sigurimi të pronës, sigurohuni që t’i kërkoni kompanisë së sigurimit t’ju japë Kushtet e Sigurimit që vlejnë për sigurimin e pronës. Lexojini me kujdes!
Seancë e mbajtur më 26.05.2022
- Procesverbal i seancës së njëmbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 17.5.2022 në orën 12:00;
- Kërkesë nga Shoqëria Aksionare e Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup për dhënien e dakordimit për kompani të auditimit dhe dhënien e Aktvendimit për Shoqërinë e Shërbimeve të Auditimit PRAVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup që të ushtrojë auditimin e raporteve financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup për vitin 2022.
Broshurë e re e AMS-së: Disa hapa si dhe ku të raportoni dëmin
Broshurë e re e AMS-së: Disa hapa si dhe ku të raportoni dëmin. Shihni broshurën nën linku e mëposhtëm.
Seancë e mbajtur më 17.05.2022
1. Miratimi i Procesverbalit të seancës së dhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 4.5.2022 në orën 11:00;
2. Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup,
3. Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup,
4. Plani i ndryshuar vjetor i mbikëqyrjes në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
5. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje;
6. Raporti Financiar për vitin 2021 me raportin e auditimit;
7. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në Shoqërinë e Sigurimeve VINER LAJF SHA Shkup për personin Elena Jakimovska Petrevska dhe sjellja e Aktvendimit për dhënie të pëlqimit.
8. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimeve HALK OSIGURUJEVE SHA Shkup dhe sjellja e Aktvendimit.
9. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir për personin Zoran Pejçinovski dhe sjellja e Aktvendimit.
10. Kërkesë për marrjen e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në VIA BROKER AD Shkup për personin Xhemal Nuishi dhe sjellja e Aktvendimit.
11. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Irihan Ebibi dhe sjellja e Aktvendimit.
12. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Natasha Qolevska dhe sjellja e Aktvendimit,
13. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Nikolla Stefkovski dhe sjellja e Aktvendimit.
14. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësuese të sigurimeve të personit Iva Petrovska dhe sjellja e Aktvendimit.
15. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësuese të sigurimeve të personit Natasha Petkovska dhe sjellja e Aktvendimit.
16. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime dhe revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Zharko Llazarevski dhe sjellja e Aktvendimit.
17. Informacion për skadimin e kontratave në lidhje me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në AMS.
