Seanca e mbajtur më 3.08. 2022
- Procesverbali i seancës së shtatëmbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së në vitin 2022, mbajtur më 25.07.2022 në ora 13:30;
- Kërkesë për marrjen e dakordimit që Shoqëria për shërbime auditimi, konsulence dhe tatimore DILOIT SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të SAVA osiguruvanje sh.a. Shkup për vitin 2022 dhe marrja e aktvendimit,
- Raport nga një provim i zhvilluar në lëndën Sigurimi i Jetës nga Kurrikula për Aktuar.
- Prezantim mbi aktivitetet e AMS-së lidhur me procesin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, gjatë përgatitjes së misionit Moneyval,
- Informata për mbikëqyrjen e pjesshme në terren të veprimtarisë së Shoqërisë Aksionare për Brokerim të Sigurimeve VFP SHA Shkup;
- Informata lidhur me procedurën e barazimit me Shoqërinë e Përfaqësimit në Sigurime Fortis Pro SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me detyrimin e të gjitha Shoqërive të Brokerimit të Sigurimeve dhe Shoqërive Përfaqësuese të Sigurimeve për dorëzimin elektronik të raporteve vjetore të audituara për vitin 2021
Seancë e mbajtur më 25 korrik, 2022
- Procesverbali i seancës së gjashtëmbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 13.7.2022 në orën 12:00;
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Off- site për vitin 2021,
- Raporti për ankimimet e paraqitura në AMS nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe nga palët e treta të dëmtuara.
- Informacion për Zbatimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, më 30.06. 2022.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri të auditimit për vitin 2022 të Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA Shkup,
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri të auditimit për vitin 2022 të Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA SHA Shkup.
Seancë e mbajtur më 13 korrik 2022
1. Procesverbali i seancës së pesëmbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 30.6.2022 në orën 12:00;
2. Kërkesë për dakordimin që Shoqëria e Shërbimeve të Auditimit PRAJSVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER LAJF-Viena Inshurens Grup Shkup për vitin 2022 dhe sjellja e Aktvendimit.
3. Kërkesë për dakordimin për pjesëmarrje të kualifikuar në SHBS LION INS për personin Igor Georgievski dhe sjellja e Aktvendimit.
4. Aktvendim për revokimin e licencës si përfaqësues (agjent) të personit Tatjana Jovanovska.
5. Aktvendimit për revokimin e licencës si përfaqësues (agjent) të personit Elena Cvetkovska;
6. Vendimi për kundërvajtje nga Shoqëria Aksionare e Brokerimit në Sigurime VEBER GMA SHA Manastir, e konstatuar me Procesverbal nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site të aktivitetit të Shoqërisë.
7. Vendim për kundërvajtje nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime VEBER SN Osiguriteln Broker Manastir, e konstatuar me Procesverbalin nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site të aktivitetit të Shoqërisë.
8. Vendim për kundërvajtje nga Shoqëria e Përfaqësimit në Sigurime REA INSHURENS GRUP SHA Shkup, e konstatuar me Procesverbalin nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site të aktivitetit të Shoqërisë
9. Informacion lidhur me korrigjimin e Procesverbalit nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site në Shoqërinë e Sigurimeve Unika SHA Shkup
10. Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Unika SHA Shkup.
11. Ndryshim i planit vjetor të mbikëqyrjes në terren për vitin 2022,
12. Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes në terren nga Shoqëritë e Brokerimit në Sigurime Petrol Oil SHA Shkup, Veber GMA SHA Manastir dhe Protektor SHA Prilep;
13. Vendim për sjelljen e Aktvendimit për revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime të Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime S.T.M. Broker Plus SHA Shkup.
Mbi 281.000 qytetarë kanë sigurim jete, kanë investuar tetë milionë euro për tre muaj
Pesë kompanitë e sigurimit të jetës, në tremujorin e parë kanë lidhur 14 mijë kontrata të reja me të cilat kanë siguruar jetën e tyre mbi 20 mijë qytetarë. Nga 8 milionë euro të investuara në produkte klasike të sigurimit: risk dhe sigurime me komponentë kursimi, janë investuar 6.3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është investuar në sigurimet “junit linkd”.

20 mijë qytetarë të rinj kanë siguruar jetën në tre muajt e parë të vitit, pra numri i përgjithshëm i qytetarëve me sigurime jete ka kaluar shifrën 281 mijë. Kjo është 8 për qind më shumë persona të siguruar në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Në tre muajt e parë qytetarët kanë investuar 494 milionë denarë (8 milionë euro) në sigurimin e jetës, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Më të shumtat janë investimet në të ashtuquajturin sigurim risku. Sigurim risku kanë mbi 220,000 qytetarë dhe kjo është gati 20,000 më shumë të siguruar në krahasim me fundin e vitit 2021.
Ky produkt përfshin sigurimin e jetës së të siguruarit edhe në rast të vdekjes së tij, shuma e siguruar i paguhet familjarit, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Me këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha mjetet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimeve.
Në fund të marsit të këtij viti, 50 mijë qytetarë kanë sigurim jete me komponent kursimi. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë investimin e tij si kursim me një interes të caktuar pas skadimit të kontratës së sigurimit.
Deri në fund të muajit mars të këtij viti, rreth 11 mijë qytetarë kanë sigurimin e jetës, të quajtur gjerësisht “sigurimi junit linkd”. Në këtë klasë, një pjesë e parave të paguara për sigurimin e jetës investohet në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të kapitalit.
Pikërisht për shkak se vlera e këtyre investimeve varet nga bursa, rreziku i investimit në këtë produkt merret përsipër nga i siguruari. Kjo do të thotë se në fund të periudhës në të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, shuma e parave që duhet të marrë i siguruari do të varet nga çmimet e tregut (d.m.th. në bursë) të aksioneve të fondeve të investimit në të cilat paratë e sigurimit të jetës u investuan.
Më shumë rreth këtij produkti të sigurimeve mund të lexoni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/aso-shto-mora-da-znaete-pred-da-kupite-junit-linkd-osiguruvanje-zhivot/
Nga gjithsej investimet në sigurimin e jetës në tre muajt e parë, 387 milionë denarë (6,3 milionë euro) janë investime në produkte klasike të sigurimit: rrezik dhe sigurim me komponentë të kursimit. Investimet në sigurimin “junit linkd” për këtë periudhë arritën në 107 milionë denarë (1,7 milionë euro).
Në tre muajt e parë të këtij viti, pesë kompanitë e sigurimit të jetës u kanë paguar gjithsej 180 milionë denarë (2,9 milionë euro) të siguruarve të tyre në bazë të mbijetesës, ndërprerjes së kontratave ose vdekjes.
Viti i kaluar ishte vit rekord sa i përket gjithsej investimeve në sigurimin e jetës, të cilat i kaluan 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 30 qershor të vitit 2022
- Procesverbali i seancës së katërmbëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së në vitin 2022, të mbajtur më 23.06. 2022 në ora 11:00;
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në Shoqërinë e Sigurimeve GRAVE JO-JETË SHA Shkup për personin Nenad Stamenkov dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e dakordimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në ADOR MAKEDONIJA – Shkup Viena Inshurens Grup për personin Tatjana Dimov dhe mairatimin e Aktvendimit për dhënien e dakordimit.
- Kërkesën për marrjen e dakordimit për ndryshimin e statutit të Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV Osiguruvanje SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e dakordimit,
- Kërkesë për marrjen e licencës për ushtrimin e aktivitetit të brokerimit në sigurime në SHBS BD Broker SHA Dibër dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e licencës.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ndryshimin e selisë së shoqërisë së sigurimit VINER – Viena Inshurens Grup SHA Shkup dhe miratimin e Aktvendimit për dhënien e dakordimit.
- Kërkesë për dakordimin për ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e miratimit,
- Kërkesë për dakordim që kompania e auditimit MUR STEVENS SHPK Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të Grupit Kombëtar të Sigurimeve SHA OSIGURITELNA POLISA Shkup për vitin 2022 dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e dakordimit .
- Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Kiril Ilievski nga NLB Banka SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Kiril Ilievski.
- Miratimi i Aktvendimit për ndryshimin e Aktvendimit për përcaktimin e përfaqësuesve të autorizuar të cilët do të jenë të pranishëm në sallë gjatë dhënies së provimeve profesionale për ushtrimin e aktivitetit përfaqësuese në sigurime në vitin 2022,
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në AMS,
- Raporti për lëndën e tetë nga Kurikula mësimore për mbajtjen e provimit profesional për aktuarë – INVESTIMET DHE MENAXHIMI I FONDEVE – edukator Sasho Arsov.
- Vendim me propozim për procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit të Sigurimeve Auron Broker SHA Struga, për vonesë në dorëzim të raportit.
- Vendimit me propozim për procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime KORAB INS SHA Shkup, për vonesë në dorëzim të raporteve.
- Vendim me propozim për procedurën e barazimit me urdhërpagesë për kundërvajtje për kundërvatje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit të Sigurimeve Xhoker Ins Broker Gjevgjeli, për vonesë në dorëzim të raporteve.
- Vendim me propozim për procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime IN-Broker SHA Shkup, për vonesë në dorëzim të raporteve.
- Vendim me propozim për procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvatje për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria Aksionare e Përfaqësimit në Sigurime FORTIS PRO Shkup, për vonesë në dorëzim të raporteve.
- Vendim me propozim për procedurën e barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje për kundërvajtje të kryer nga Shparkase Banka Makedonija SHA Shkup, për vonesë në dorëzim të raporteve.
- Informacion lidhur me mbikëqyrjen e kryer në terren të Shoqërisë të Sigurimeve Sava Osigruvanje SHA Shkup,
- Vendim me propozim për procedure të barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime MEGA BROKER SHA Shkup, për dorëzim të vonuar të policës;
- Vendim me propozim për procedure të barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvatje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në sigurime ASUC BROKER SHA Shkup, për dorëzim të vonuar të policës;
- Vendim me propozim për procedurë të barazimit me lëshimin e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvatje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit të sigurimeve ALFA BROKER SHA Kumanovë, për dorëzim të vonuar të policës.
- Vendimit me propozim për procedurë të barazimit me lëshimin e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvatje të kryer nga Shoqëria Brokerimit të sigurimeve KORAB INS SHA Shkup, për dorëzim të vonuar të policës,
- Vendim me propozim për procedure të barazimit me dhënien e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvajtje të kryer nga Shoqria Aksionare e Brokerimit në Sigurimer EURO EXPERTS Shkup, për dorëzim të vonuar të policës, dhe
- Vendim me propozim për procedurë të barazimit me lëshimin e urdhërpagesës për kundërvajtje, për kundërvatje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime MAK TREND BROKER SHA Shkup, për dorëzim të vonuar të policës.
Bujqit dhe fermerët investuan për tre muaj 2 milionë euro në sigurime
Gjithsej 600 fermerë individualë dhe pesëdhjetë kompani të tjera agrare për tre muajt e parë të këtij viti siguruan të korrat, të mbjellat dhe kafshët e tyre. Së shpejti sigurimet bujqësore do të bëhen të detyrueshme me ligj dhe për rrjedhojë pjesëmarrja e tyre në tregun e sigurimeve do të rritet ndjeshëm. Qëllimi i kësaj reforme është të ulë ndjeshëm koston e sigurimeve duke rritur masën dhe në të njëjtën kohë me grumbullimin e fondeve të fermerëve të siguruar të krijohen fonde të mëdha nga të cilat do të paguahen dëmet që mund të shkaktojnë fatkeqësi natyrore dhe veçanërisht ndryshimet aktuale klimatike.

Më shumë se 650 fermerë individualë dhe kompani agrare kanë investuar 118,6 milionë denarë (1,93 milionë euro) në sigurimin e të korrave, të mbjellave dhe të kafshëve për tre muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Gjithsej 600 fermerë në tremujorin e parë të këtij viti kanë investuar në sigurimin e prodhimit të tyre bujqësor. Për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave në këtë periudhë janë lidhur 444 kontrata sigurimi në të cilat fermerët kanë investuar 81 milionë denarë (mbi 1,3 milionë euro). Fermerët kanë investuar mbi 23 milionë denarë (380.000 euro) në sigurimin e kafshëve të tyre dhe kanë lidhur 156 kontrata me kompanitë e sigurimit.
Kompanitë bujqësore gjatë kësaj periudhe kanë investuar 14,4 milionë denarë (234.000 euro) në sigurimin e prodhimit të tyre bujqësor, kafshëve dhe shpezëve. Prej tyre, 5.5 milionë denarë (89.000 euro) janë për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave, ndërsa 8.9 milionë denarë (145.000 euro) janë për sigurimin e bagëtive.
Kompanitë e sigurimeve në tre muajt e parë kanë paguar 24,1 milionë denarë (391.000 euro) për dëmet e mbuluara nga sigurimet bujqësore. Janë paguar 331 dëme për fermerët për sigurimin e kafshëve dhe 6 dëme për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave.
Vitin e kaluar, gjithsej investimet në sigurime bujqësore ishin 547 milionë denarë (8,9 milionë euro). Janë lidhur gjithsej 3858 kontrata për sigurimin e të mbjellave, të korrave dhe bagëtive. Gati 3,000 nga ato kontrata janë lidhur nga fermerë individualë që siguruan të mbjellat dhe të korrat e tyre, ndërsa më shumë se 500 fermerë investuan në sigurimin e bagëtive dhe shpendëve të tyre. Vitin e kaluar 376 kompani bujqësore kanë pasur sigurimin e të mbjellave, të korrave dhe bagëtive.
Kompanitë e sigurimeve për vitin 2021 kanë paguar gjithsej 355,6 milionë denarë (5,8 milionë euro) dëmshpërblim për sigurimin e bagëtive, të mbjellave dhe të korrave.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 23 qershor të vitit 2022
- Procesverbali i seancës së trembëdhjetë të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së në vitin 2022, të mbajtur më 14.06. 2022 në ora 13:00;
- Raporti vjetor për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimeve në vitin 2021.