Seancë e mbajtur më 6.12.2021
- Procesverbali i seancës së njëzet e tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 24.11.2021 në orën 11:30,
- Vendim për caktimin e masave mbikëqyrëse ndaj SHA të Sigurimeve dhe Risigurimve MAKEDONIA Shkup – Viena Inshurens Grup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj SHA të Sigurimeve VINER Lajf – Viena Inshurens Grup Shkup;
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj SHA të sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup;
- Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë për Sigurime të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup të personit Agron Tairi.
- Vendim për përcaktimin e personit përgjegjës për konfirmimin e plotësimit të kushteve për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime për vitin 2021.
- Vendim për përcaktimin e personit përgjegjës për konfirmimin e plotësimit të kushteve për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime për vitin 2021.
- Vendim për realizimin e trajnimeve dhe dhënies së provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime për vitin 2022 dhe
- Vendim për realizimin e trajnimeve dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime për vitin 2022.
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores të sistematizimit të vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve.
Numri i ankimimeve të zgjidhura në favor të policëmbajtësve u rrit për 83 %
Numri i ankimimeve të parashtruar nga persona e siguruar në nëntë muajt e parë është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, AMS, në bazë të ankimimeve të marra nga policëmbajts të pakënaqur, ka shqiptuar katër masa ndaj tre shoqërive të sigurimeve, dy prej të cilave janë gjoba.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka rritur me 83 për qind numrin e ankimimeve të zgjidhura në favor të të siguruarve të pakënaqur në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në fund të muajit shtator janë zgjidhur pozitivisht 22 ankimime të të siguruarve që janë ankuar pranë shoqërive të sigurimeve dhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë zgjidhur 12 ankimime në favor të të siguruarve.

Deri në fund të shtatorit të këtij viti, AMS-ja ka marrë 127 ankimime nga të siguruar të pakënaqur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë paraqitur 62 ankesa, këtë vit numri i tyre është dyfishuar.
Në proces të zgjidhjes janë 14 ankimime dhe 76 ankimime janë zgjidhur negativisht. Për 12 nga ankimimet e parashtruara është konstatuar se janë paraqitur pa bazë, ndërsa tre janë tërhequr nga ankimuesit.
Sa i përket llojit të sigurimit, shumica e ankimimeve – 55 janë parashtruar për dëme të auto-përgjegjësisë (klasa më e përfaqësuar e sigurimit i detyrueshëm me ligj). Pesëmbëdhjetë prej tyre janë zgjidhur në favor të të siguruarve të pakënaqur. Për të kompnesime nga dëmet të mbuluara nga sigurimi nga aksidentet janë parashtruar 24 ankimime dhe dy janë zgjidhur pozitivisht. Nga 10 ankimime për sigurimin e pronës, në dy raste është vendosur pozitivisht. Janë parashtruar pesë ankimime për sigurim shëndetësor dhe nga një për sigurimin e të mbjellave dhe të korrave, sigurimin e shëndeti në udhëtim, sigurimin kasko dhe sigurimin e humbjeve financiare. Katër ankimime janë parashtruar për lloje të tjera të sigurimit të jo-jetës. Janë dorëzuar 13 ankimime për sigurimin e jetës, dy prej të cilave janë zgjidhur pozitivisht.
Shkak i pakënaqësisë së të siguruarve në 50 raste ka qenë kriteri për pagesën e dëmit. Në 34 raste arsye për paraqitjen e ankimimit ka qenë shuma e kompensimit (AMS-ja nuk vendos për shumën, por merr parasysh rrethanat dhe argumentet në bazë të të cilave është përcaktuar kompensimi).
Shtatë ankimues janë ankuar për afatin e pagesës së dëmit dhe po aq janë ankuar për procedimin e dëmeve. Tre u ankuan për kërkesën për rekurs, dy kundër përgjigjes që morën nga shoqëria për ankimimin e tyre dhe edhe 12 ankimime të tjera janë dorëzuar për kritere të tjera të parashtrimit.
Nga numri i përgjithshëm i ankimimeve të parashtruara, 106 janë parshtruar nga qytetarët, ndërsa 22 nga persona juridikë.
Në AMS parashtrohet ankimim nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Javën e ardhshme do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të Edukimit Financiar
Javën e ardhshme, nga data 1 deri më datën 3 dhjetor do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private. Konkretisht, organizatorë dhe pjesëmarrës janë Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS dhe pritet që me aktivitetet e tij të kyçet edhe sektori financiar privat.

Për shkak të kushteve të imponuara nga pandemia e Kovid-19, edhe këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen si leksione edukative përmes video konferencës, gjë që do të mundësojë përfshirjen e një numri të madh të qytetarëve të interesuar. Të gjithë institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve në rrjetet sociale do t’i informojnë qytetarët për aktivitetet dhe ngjarjet elektronike që janë planifikuar dhe do të informojnë se si çdo qytetar i interesuar do të mund të paraqesë pjesëmarrjen e tij.
Institucionet rregullatore financiare i ftojnë qytetarët të ndjekin informacionet mbi aktivitetet e planifikuara dhe të përfshihen aktivisht në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Edukimit Financiar. Qëllimi i këtij aksioni është forcimi i edukimi financiar, inkurajimi i përfshirjes financiare dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Gjatë vitit, përshtatur me kushtet e „normalitetit të ri“, institucionet rregullatore financiare zhvilluan një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme, pritet përforcimi i aktiviteteve të tilla, duke pasur parasysh fillimin e zbatimit të Strategjisë së parë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, e cila u miratua në korrik të këtij viti nga ana e rregullatorëve financiarë.
Seancë e mbajtur më 24. 11.2021
- Procesverbal i seancës së njëzet e shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 18.11.2021 në orën 12:00,
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve Makedonia Osiguruvanje SHA Shkup
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve VINER Lajf Viena Inshurens Grup SHA Shkup
Seancë e mbajtur më 18.11.2021
- Procesverbali i seancës së njëzet e gjashtë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 29.10.2021 në orën 11:00,
- Vendimi për shqiptimin e masës të mbikëqyrjes për GNS SHA Osiguritelna polisa Shkup,
- Plani për shenjat arkivore për shpërndarjen e akteve për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Lista të materialit dokumentar me afate për ruajtjen e tij për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe
- Lista të lëndës arkivore me vlerë të përhershme për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Raporti për ankimimet e parashtruara në AMS, 3K, 2021,
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Ana Mijakovska;
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Ilija Mançev.
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Julijana Vellkovska Georgijevska;
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Stefanija Taneva.
Numri i dëmeve të paguara rritet për 15%, policëmbajtësit arkëtuan 31.5 milionë euro
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 35.163 dëme për sigurimet jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, nga të cilat të siguruarit apo policëmbajtësit kanë arkëtuar 31.5 milionë euro ose 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rritja më e madhe e numrit të dëmeve të paguara është në sigurimet shëndetësore private me 68 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Policëmbajtësit kanë arkëtuar 35,163 dëme nga kompanitë e sigurimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kko paraqet një rritje prej 15 për qind të dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 kompani të sigurimit për sigurime jo-jetë, policëmbajtësve ose personave të siguruar u kanë paguar një vlerë totoale të dëmeve prej 1,94 miliardë denarë (31,5 milionë euro). Kjo është 20 për qind më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Rritjen më të madhe të numrit të dëmeve të paguara në këtë periudhë e ka regjistruar sigurimi shëndetësor privat – klasa me rritjen më të madhe në periudhën e pandemisë shëndetësore të shkaktuar nga COVID 19. Në periudhën janar – qershor të këtij viti janë paguar 9144 dëme, të mbuluara nga kontratat e sigurimit dhe kjo është për 68 për qind më shumë dëme të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Personat e siguruar për gjashtë muajt e parë nga mbulimi shëndetësor privat kanë arkëtuar 92,6 milionë denarë (1,5 milionë euro).
Në sigurimin e pasurisë, klasa më e madhe e sigurimeve vullnetare sipas vlerës së investimeve në polica, janë paguar 4022 dëme në gjashtë muaj. Kjo është 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga këto dëme të siguruarit kanë inkasuar apo arkëtuar 292,1 milionë denarë (4,75 milionë euro).
Në klasën më masive të sigurimit vullnetar – sigurimet nga aksidentet për gjashtë muajt e parë janë paguar 3573 dëme, në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Vlera që kompanitë e sigurimit ua kanë paguar të siguruarve është 249,4 milionë denarë (4,05 milionë euro).
Në bazë të sigurimit kasko të automjeteve janë realizuar 3661 dëme ose 3 për qind më pak se vitin e kaluar. Për këto dëme kompanitë u kanë paguar të siguruarve 224,1 milionë denarë (3,6 milionë euro).
Siç pritej, numri më i madh i dëmeve të paguara është në sigurimin e detyrueshëm ligjor të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta. Janë paguar 13603 dëme, që është 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vlera e dëmeve të paguara në këtë klasë të sigurimit për këtë periudhë është 875,9 milionë denarë (14,24 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.