Siguruesit kanë arkëtuar 66 milionë euro, janë paguar 80 mijë dëme
Në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pasurisë, dëmet e paguara janë rritur me 13% dhe kanë arritur në 11.5 milionë euro. Në rastin e sigurimeve shëndetësore private, shuma e dëmeve të paguara vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020. Ka rritje mbresëlënëse në dëmet e paguara në klasat më pak të përfaqësuara: sigurimi i mallrave, kreditë e siguruara dhe humbjet financiare të siguruara. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar mbi 4 miliardë denarë për dëmet e mbuluara nga sigurimet, që është 14% më shumë se në vitin 2020.

Qytetarët, kompanitë, shoqatat dhe institucionet shtetërore kanë inkasuar mbi 4 miliardë denarë (66,2 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë në vitin 2021. Shuma totale e dëmeve të paguara (dëmet bruto të paguara) vitin e kaluar është më e lartë për 14 për qind (8.2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar janë paguar gati 80 mijë dëme të raportuara, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Për dëmet e raportuara për pronën e siguruar, personat e siguruar vitin e kaluar kanë tarifuar 13 për qind më shumë se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar 710 milionë denarë (11,5 milionë euro) për dëme në pronën e siguruar. Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 9,000 dëme për të siguruarit e tyre vitin e kaluar. Gjithsej 316 milionë denarë (mbi 5 milionë euro) janë paguar për pasurinë e siguruar për personat fizikë, ndërsa 394 milionë denarë (6,4 milionë euro) personave juridikë.
Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, pagesa e dëmeve pason me rritjen e shitjeve të policave të sigurimeve. Për vitin e kaluar nëntë shoqëri të sigurimeve kanë paguar 211 milionë denarë (3,4 milionë euro). Kjo është dyfishi i shumës së dëmeve që kanë paguar në vitin e kaluar 2020, në të cilin popullariteti i kësaj klase sigurimesh vullnetare filloi të rritet për shkak të pandemisë shëndetësore.
Në klasën e sigurimit nga aksidentet (klasa më masive e sigurimit vullnetar që mbulon pothuajse 700.000 persona të siguruar) vitin e kaluar janë paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 434 milionë denarësh (7 milionë euro). Dhe kjo është 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Nga dëmet për automjetet e siguruara kasko, personat e siguruar kanë arkëtuar 507 milionë denarë (8,2 milionë euro) ose 4 për qind më shumë se në vitin 2020.
Nga klasat më pak të përfaqësuara të sigurimit vullnetar të jo-jetës, tre klasa sigurimesh shënojnë rritje mbresëlënëse të dëmeve të paguara. Pagesat për sigurimin e mallrave janë rritur me 7 herë krahasuar me vitin 2020 dhe shuma e pagesave për dëmet e siguruara nga humbjet financiare pothuajse është dyfishuar. Në rastin e sigurimit të kredive janë paguar 3,75 milionë denarë (61.000 euro), ndërsa në vitin 2020 nuk ka pasur asnjë pagesë.
Sigurimi i udhëtimit është klasa e vetme në të cilën vitin e kaluar shuma e totalit të dëmeve të paguara është më e ulët se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 40 milionë denarë (0,65 milionë euro), që është 15 për qind më pak se në vitin 2020.
Në klasën më të madhe – sigurimet nga autopërgjegjësia, 11 shoqëri vitin e kaluar kanë paguar 2,1 miliardë denarë (34,2 milionë euro) për gati 30.000 dëme të raportuara. Shuma e dëmshpërblimit të paguar vitin e kaluar është 12 për qind më e lartë se një vit më parë.
Në totalin e dëmeve të paguara vitin e kaluar marrin pjesë ADOR “Maqedonia” dhe “Eurolink” me 362 milionë denarë (6 milionë euro), “Triglav” me 570 milionë denarë (9.2 milionë euro), “Sava” me 463 milionë denarë (7.5. milionë euro), “Euroins” me 396 milionë denarë (6,4 milionë euro), dhe “Viener” me 341 milionë denarë (5,5 milionë euro). “Grave Jo-Jetë” vitin e kaluar ka paguar 142 milionë denarë (2,3 milionë euro), “Unika” ka paguar 408 milionë denarë (6,6 milionë euro), “Origuritelna Polica” 261 milionë denarë (4,2 milionë euro), “Halk Osiguruvanje” ka paguar 512 milionë denarë. (8,3 milionë euro), dhe “Kroacia Osiguruvanje – jo-jetë” 250 milionë denarë (4,1 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Seancë e mbajtur më 08.02.2022
- Procesverbal i seancës së tretë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 2.2.2022 në orën 13:00;
- Vendim për miratimin e Raportit për inventarizimin e kryer të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve më 31 dhjetor 2021 dhe Raportin për inventarizimin e kryer të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2021,
Seancë e mbajtur më 18.01.2022
1. Procesverbali nga seanca e parë e Këshllit të Ekspertëve të AMS-së në vitin 2022, të mbajtur më datë 12.1.2022 në orën 13:00;
2. Plani strategjik për auditimin e brendshëm për periudhën 2022 – 2024;
3. Plani Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2022,
4. Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIKA LIFE SHA Shkup, personit Adnan Emrovski,
5. Aktvendim për formimin e Komisionit për mbajtjen eprovimit profesional për agjentë/përfaqësues të sigurimeve
6. Aktvendim për formimin e Komisionit për mbajtjen e provimit profesional për brokerë sigurimesh.
7. Aktvendim për formimin e Komisionit për auditimin e provimit profesional për përfaqësues të sigurimeve.
8. Aktvendim për formimin e Komisionit për auditimit të provimit profesional për brokerë në sigurime.
9. Aktvendim për caktimin e përfaqësuesve të autorizuar të cilët do të marrin pjesë në mbajtjen e provimeve profesionale për agjentë/përfaqësues të sigurimeve.
10. Aktvendim për caktimin e përfaqësuesve të autorizuar të cilët do të marrin pjesë në mbajtjen e provimeve profesionale për brokerë sigurimesh.
11. Vendim për miratimin e Planit Vjetor për Prokurime Publike të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve, për vitin 2022.
Seancë e mbajtur më 12.01.2022
- Procesverbali nga seanca e 31-të e Këshllit të Ekspertëve të AMS-së në vitin 2021, të mbajtur më datë 29.12.2021 në orën 10:002.
- Miratimi i Aktvendimit për dhënien e pëlqimit të Shoqërisë të Auditimit GRANT TORNTON SHPK Shkup për auditimin e raporteve financiare të Shoqërisë të Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup për vitin 2021.
Një policëmbajtës ka arkëtuar 308 mijë euro dëmshpërblim për pasurinë e siguruar
Ky është dëmshpërblimi më i lartë i paguar në të 18 klasat e sigurimit jo-jetë për nëntë muajt e parë të këtij viti. I siguruari është person juridik dhe dëmi është paguar në tremujorin e tretë të këtij viti. Në top pesë dëmet e paguara janë këto: 232,000 euro janë paguar për sigurimin e përgjegjësisë së mjeteve ajrore, 173,00 euro për sigurimin e përgjegjësisë për automjete, 141,000 euro për sigurimin e humbjeve financiare dhe 100,000 euro për dëmin e siguruar me karton jeshil.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), dëmi më i paguar i mbuluar nga sigurimet, në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka qenë 18,9 milionë denarë (308.000 euro). Bëhet fjalë për pasurinë e siguruar të një personi juridik. Në këtë periudhë, klasa më e madhe e sigurimit vullnetar – sigurimi i pasurisë ka paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 469,6 milionë denarësh (7,6 milionë euro)
Kompensimi i dytë më i vlefshëm i paguar është për detyrimin nga një avion i siguruar. Për dëmin e shkaktuar nga ai sigurim janë paguar 14,3 milionë denarë (232.000 euro).
Nga pesë dëmet më të mëdha të paguara, një është për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë apo përgjegjësisë motorike ndaj palëve të treta, sigurimin e kartonit jeshil dhe sigurimin e humbjeve financiare.
Në bazë të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë, kompania në këtë periudhë ka paguar 10,7 milionë denarë (173.000 euro). Për mbulimin e humbjeve financiare, një i siguruar nga kompania e sigurimeve ka inkasuar 8,65 milionë denarë (141.000 euro). Për dëmin e mbuluar me karton jeshil, kompania e sigurimeve i ka paguar të siguruarve 6,2 milionë denarë (100.000 euro).
Në nëntë muajt e parë dëmi më i madh i paguar për mallrat e siguruara në transport (kargo) ka qenë 4,9 milionë denarë (80.000 euro). Për një dëm nga sigurimi kaskoi automjeteve janë paguar 2,75 milionë denarë (45.000 euro). Në rastin e pasurisë së siguruar të personit fizik, dëmi më i madh i paguar nga një kompani e sigurimit është 2,9 milionë denarë (48.000 euro).
Në klasën vullnetare me kontrata më aktive – sigurimi nga aksidentet në nëntë muajt e parë, dëmi më i paguar është 3,6 milionë denarë (58.000 euro). Në rastin e sigurimit shëndetësor privat dëmi më i madh i paguar për këtë periudhë është 615.000 denarë (10.000 euro), ndërsa në rastin e sigurimit të shëndetiti gjatë udhëtimit është 1.4 milionë denarë (23.000 euro).
Të siguruarit kanë arkëtuar gjithsej 2,89 miliardë denarë (47 milionë euro) dëme nga kompanitë e sigurimeve për sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Vlera totale e dëmeve të paguara për këtë periudhë është për 422 milionë denarë (6,9 milionë euro) ose 17 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithsej 11 kompani të sigurimeve jo-jetë në këtë periudhë kanë paguar 55,008 dëme, që është 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 29.12.2021
- Procesverbali i seancës së tridhjetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 17.12.2021 në orën 11:00,
- Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
- Plani Vjetor i Mbikëqyrjes për vitin 2022,
- Vendimi për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022 dhe Plani Financiar i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
- Vendimi për financimin e përkohshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2022.
- Aktvendimi për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në Shoqërinë e Sigurimeve UNIKA SHA Shkup personit Emil Kratovaliev.
- Vendimi për formimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve më 31 dhjetor 2021 dhe Udhëzuesi për punën e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve më 31 dhjetor 2021.
- Raporti lidhur me provimin e mbajtur për lëndën e katërt të Kurrikulës për mbajtjen e provimit profesional për aktuar – EKONOMIA,
- Ndryshim në Rregulloren për Planin e Kontabilitetit të Shoqërive të Sigurimeve dhe Risigurimeve
- Aktvendim për përcaktimin e kompensimit vjetor të anëtarëve të Komisionit për mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar (2021-2023) për vitin 2022.
- Ndryshimi i Planit vjetor të punësimit për vitin 2021.
Jetën e kanë siguruar mbi 242 mijë qytetarë, kanë investuar 21.5 milionë euro për 9 muaj
Pjesëmarrjen më të madhe në totalin e sigurimit të jetës e ka sigurimi i jetës me komponent kursimi që ofron mbulimin e rrezikut të vdekjes dhe në fund të kontratës i siguruari i kthen paratë e investuara sikur t’i kishte kursyer. Të siguruarit kanë investuar 13.6 milionë euro në këtë produkt për nëntë muajt e parë të këtij viti. Pesë kompanitë e sigurimit të jetës, në nëntë muajt e parë të këtij viti, kanë paguar 590 mijë euro dëmshpërblim për të afërmit për rastet e vdekjeve që kishin sigurim të jetës me “rrezik”.
Investimet në sigurimin e jetës arritën në 1,32 miliardë denarë (21,5 milionë euro) dhe në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur për 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mbi 242 mijë qytetarë kanë një policë të sigurimit të jetës përfshirë shtatorin e këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Në periudhën janar-shtator pesë shoqëritë e sigurimeve të jetës kanë lidhur mbi 39 mijë kontrata sigurimesh.

Në vlerën e totalit të investimeve në sigurimet e jetës, pjesëmarrjen më të madhe e ka sigurimi i jetës, ku përfshihet komponenti i kursimeve. Ky produkt sigurimi me policën e sigurimit të jetës ofron mundësinë për të kursyer fondet e investuara të sigurimit dhe për t’iu paguar të siguruarit pas skadimit të policës. 838 milionë denarë (13,6 milionë euro) janë investuar në sigurimin e jetës me komponentë të kursimit në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Në sigurimin klasik të jetës që mbulon rrezikun nga vdekja, në këtë periudhë janë investuar 237 milionë denarë (3,9 milionë euro). Ky produkt, i njohur gjerësisht si “sigurimi i rrezikut”, ofron kompensim financiar për anëtarët e familjes apo të dashurit e tyre në rast vdekjeje të të siguruarit, por nuk ka asnjë komponent kursimi. Kjo do të thotë se fondet e investuara nuk i kthehen të siguruarit pas skadimit të kontratës së sigurimit.
Sigurimi “Junid Linkd ” është klasa më e fundit në tregun tonë të sigurimit të jetës. Në këtë sigurim fondet e investuara nuk kursehen por investohen në aksione të fondeve të investimit që blejnë aksione dhe letra të tjera me vlerë të tregtuara në bursat botërore. Në këtë klasë sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë shumë të garantuar sigurimi që paguhet kur mbaron periudha e sigurimit. Kjo do të thotë se kur skadon afati i kontratës, i siguruari merr vlerën e aksioneve të fondit të investimit në të cilin janë investuar paratë. Në nëntë muajt e parë në këtë produkt të sigurimit janë investuar 250 milionë denarë (4,1 milionë euro). Ka një trend në rritje të këtij sigurimi në sigurimin total të jetës.
Për nëntë muajt e parë, pesë kompanitë e sigurimeve në të gjitha bazat kanë paguar dëme prej 400 milionë denarësh (6,5 milionë euro). Prej tyre, në rast të vdekjes së personave të siguruar të personave të tyre të afërt dhe familjarëve të mbuluar nga “sigurimi i rrezikut”, janë paguar 36,3 milionë denarë (590.000 euro). Në sigurimin me komponentë kursimi, 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) u janë paguar të siguruarve të cilëve u ka skaduar kontrata, u është ndërprerë sigurimi ose janë kompensuar të afërmit e të siguruarve që kanë vdekur. Në “Unit Link” sigurimi për këtë periudhë është paguar 17,2 milionë denarë (280.000 euro) dëmshpërblim. Për këtë vlerë shlyerja (kontratat e shkëputura para kohe me kërkesë të të siguruarit) merr pjesë me 12,6 milionë denarë (205.000 euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 17.12.2021
- Procesverbali i seancës së njëzet e nëntë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 6.12.2021 në orën 10:00,
- Ndryshimi i Planit Vjetor të Punësimeve për vitin 2021 në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve.
- Aktvendim për ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës së aktuarit.
Shitjet e policave arritën në 122 milionë euro, sigurimet u rritën për 18%
Shitjet e policave të sigurimit të pronës arritën në 30 milionë euro. Në sigurimet shëndetësore private janë investuar 4.9 milionë euro. Sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme u rrit me 27%, ndërsa investimet në sigurimin e humbjeve financiare e tejkaluan vlerën prej një milionë eurosh, që është 10% më shumë se vitin e kaluar. Siguruesit për nëntë muaj kanë lidhur 1.13 milionë kontrata sigurimi jo-jetë ose 277,000 më shumë se vitin e kaluar
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar 7,5 miliardë denarë (122 milionë euro) në sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Shitjet (primi i shkruar bruto – PSHB) e shërbimeve të sigurimit në këtë periudhë janë rritur me 18 për qind (19 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), numri i kontratave të sigurimit të lidhura në këtë periudhë është rritur me 32 për qind dhe ka kaluar shifrën 1.13 milionë,

Rritje të ndjeshme ka interesi për sigurimin e pronës, sigurimin e udhëtimit, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e humbjeve financiare, sigurimin e përgjegjësisë së përgjithshme dhe sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Të dhënat tregojnë se shitja e produkteve të sigurimit nga spektri i 18 klasave të sigurimeve jo-jetë e kapërceu plotësisht goditjen e shkaktuar nga pandemia shëndetësore e virusit KOVID-19 vitin e kaluar. Rezultati për nëntë muajt e parë të këtij viti është më i mirë me 12 për qind krahasuar me shitjen e policave në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ka rritje solide të shitjeve në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pronës. Numri i kontratave të lidhura për sigurimin e pronës ka kaluar 107.000, ndërsa vlera e tyre ka kaluar 1,85 miliardë denarë (30 milionë euro). Kjo është 22 për qind (5.4 milionë euro) më shumë shitje se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë këtë vit mbetet sigurimi shëndetësor privat. Dhjetë shoqëri sigurimesh arkëtuan 35% më shumë nga shitja e policave të tilla krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja arriti në 300 milionë denarë (4,9 milionë euro). Numri i kontratave private të sigurimit shëndetësor është rritur me 42%, dhe janë lidhur mbi 12800 kontrata.
Investimet në polica që sigurojnë përgjegjësi të përgjithshme janë rritur për 27 për qind dhe për nëntë muajt e parë të tyre kompanitë kanë arkëtuar 200,5 milionë denarë (3,26 milionë euro). Janë lidhur 39 mijë kontrata sigurimesh, që është 15% më shumë se vitin e kaluar.
Sigurimi i humbjeve financiare, edhe pse një klasë e vogël në strukturën e sigurimeve vullnetare, këtë vit shënoi një rritje prej 10 për qind në vlerën e policave të shitura, e cila e kaloi vlerën e 1 milion eurove.
Siç pritej, për shkak të lehtësimit të masave kufizuese shëndetësore, këtë vit ka një rritje të madhe të shitjeve të sigurimeve të shëndetit gjatë udhëtimit. Kompanitë e sigurimit të jetës shitën 216,000 polica të sigurimit të shëndetit në udhëtim, më shumë se dyfishi i së njëjtës periudhë në vitin 2020. Ata inkasuan 118 milionë denarë (1,9 milionë euro) ose 92 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Përgjegjësia e automjeteve, detyrimi ligjor, mbetet klasa me peshën më të madhe në shitjet totale. Për nëntë muajt e parë janë lidhur 490.000 kontrata sigurimi dhe vlera e tyre është 3,68 miliardë denarë (59,9 milionë euro). Shitjet e këtyre policave janë rritur me 20 për qind krahasuar me vitin 2020.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.