Mbahet takim pune mes BPRM dhe AMS me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale
Më datë 02.03.2015, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt një takim pune me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale. Takimi i punës u ndoq nga anëtarët e bordeve të bankave dhe personave përgjegjës për menaxhimin e rrezikut në banka.
Takimi i punës u organizua si një projekt i përbashkët i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (AMS), në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e rreziqeve për bankat, si edhe për të gjithë sistemin financiar të vendit, që rrjedhin nga rreziqet katastrofale dhe moti i keq, në kushte të mungesës së mekanizmave të mjaftueshme për zbutjen e tyre.
Fjalim hyrës në takimin e punës kishin znj. Milica Arnaudova Stojanovska, drejtor i Sektorit të mbikëqyrjes, rregullores bankare dhe stabilitetit financiar pranë BPRM dhe z. Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve në ASO.
Prezantuesit në takimin e punës ishin përfaqësues nga Evropa Re, znj. Marijana Lemiq Saramandiq – drejtor për Maqedoninë dhe Serbinë, znj. Alma Qamo – drejtor për Shqipërinë dhe z. Andrej Gjokiq- përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.
Në takimin e punës iu kushtua vëmendje nivelit të ulët të penetrimit për sigurimin e pronës dhe të fatkeqësive natyrore në vend, si dhe ndikimi i mundshëm i fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale dhe sistemit financiar të vendit. Gjithashtu është shikuar roli i sigurimit ndaj fatkeqësive të rrezikut, si një mekanizëm për të zbutur efektet e rreziqeve nga fatkeqësitë që mund të kenë bankat komerciale dhe konsumatorët e tyre, përmes shembujve nga vendet evropiane.
Në fund u theksua roli i Evropa Re në ngritjen e ndërgjegjes së konsumatorëve dhe bizneseve në lidhje me ndikimin e fatkeqësive natyrore dhe zhvillimin e sigurimit nga rreziqet katastrofale në rajon përmes modelit të sigurimit të zhvilluara nga Evropa Re.
Nënshkruhet Marrëveshja kolektive për organet e pavarura rregullatore
Më datë 11.02.2015, në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve është nënshkruar Marrëveshja kolektive për organet e pavarura rregullatore, e cila është një konfirmim i besimit në mes të partnerëve socialë dhe një tjetër normë e nivelit sektorial që do të kontribuojë në avancimin e të drejtave dhe obligimeve të marrëdhënies të punës.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Sindikatës së punëtorëve të organizatave financiare të Maqedonisë, znj. Svetlana Petrovic, kryetari i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, z. Angel Dimitrov dhe kryetari i Shoqatës së punëdhënësve të aktiviteteve financiare dhe të biznesit të sigurimit znj. Nikolina Milanova.
Në ngjarjen solemne morën pjesë Dr. Klime Poposki, kryetar i Këshillit të Ekspertëve në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve, Dr. Bulent Dervishi, kryetar i Këshillit të ekspertëve në Agjencinëi për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional, përfaqësues të Komisionit për letra me vlerë dhe përfaqësuesit e Sindikatave të organeve të pavarura rregullatore.
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha leje për transferimin e portofolit të sigurimit
Më 20 janar 2015, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha Vendim për të lëshuar një leje për transferimin e portofolit të sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës, nga Shoqëria aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi e cila e transferon portofolin e sigurimit, në Shoqërinë aksionare për sigurime Viner Lajf – Vienna Insurance Group Skopje si kompani sigurimi që do të merr portofolin e sigurimit.
Portofoli i sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës nga ky Vendim, përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara më parë për sigurim në kuadër të grupit për sigurimin e jetës nga ana e Shoqërisë aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi, e cila mbart portofolin e sigurimit dhe mjetet që mbulojnë rezervat teknike dhe rezervat matematike në drejtim të këtyre marrëveshjeve.
Me këtë Vendim, Agjencia e detyron Shoqërinë aksionare për sigurim Viner Lajf – Vienna Insurance Group Skopje, e cila merr portofolin e sigurimit, për pesë ditë rresht, në të paktën dy gazeta të përditshme në Republikën e Maqedonisë, për të informuar të siguruarit për transferimin e portofolit të sigurimit dhe për të gjitha faktet relevante dhe rrethanat që lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.
Organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 3 Nëntor, të vitit 2014, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
1. Propabiliteti dhe statistika
2. Matematika financiare
3. Modelimet stohastike
4. Ekonomi
5. Modelet e përjetimeve
6. Matematika I e aktuaristikës
7. Matematika II e aktuaristikës
8. Menaxhimi i fondeve investive
9. Sigurimi i jetës
10. Sigurimi jo jetë
11. Sigurimet shoqërore dhe pensionale
12. Sigurimi shëndetësor
13. Kontabiliteti në sigurime
14. Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
15. Etika dhe profesionalizmi
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.
Te gjithë kandidatët e interesuar, munden të parashtrojnë fletëparaqitje për të ndjekur trajnimin në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve, në adresën që vijon: Rr. Vasil Gllavinov nr. 12, TCC Pllaza, kati i 2-të (në arkiv), më së voni deri më datë 15 Shtator, të vitit 2014 çdo ditë pune nga ora 08:30 deri 16:30.
Kandidatët fletëparaqitjes duhet ti bashkëngjisin:
1. Dëshmi për përgatitje sipërore profesionale (në origjinal, ose të vërtetuar në noter)
2. Provë për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnim për pjesëmarrje në provim
3. Letërnjoftim (Pasaportë – për shtetasit e huaj) në dispozicion
Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë ) denarë.
Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251
Në qoftë se, Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve vlerëson se nuk ka paraqitje të nevojshme të kandidatëve për ndjekjen e trajnimit, Agjencia nuk do të organizojë trajnim.
Fletëparaqitja për ndjekjen e trajnimit mund të merret në Arkivin e Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve ose në mënyrë elektronike në faqen e intrentit të Agjencisë www.aso.mk
Para dorëzimit të aplikimit të lartpërmendur për të ndjekur trajnimin e provimit për aktuar të na kontaktoni në numrat e telefonit në vijim: 02 3254 070 dhe 02 3254 066, për informacione më të detajuara në lidhje për trajnimin.
Më shumë informacion për trajnimin dhe marrjen e lejes për punë si aktuar të certifikuar mund të gjeni në faqen e internetit të Agjencisë( www.aso.mk > Legjislacioni > Aktet nënligjore) në Rregulloret e mëposhtme:
– Rregullore për mënyrën e kryerjes së provimit për të marrë leje pune si aktuar i certifikuar ( Gazeta zyrtare e RM-së 119/2011),
– Rregullore për dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lej pune si aktuar i certifikuar ( Gazeta zyrtare e RM-së 119/2011).
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve
Më 19 dhjetor u nënshkrua Memorandum
Më 19 dhjetor, të vitit 2013, në selinë e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë , u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi midis Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë të Financave , Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, Agjencisë për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional dhe Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi janë institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve financiare në Maqedoni, me një angazhim të përbashkët dhe aktivitete projektesh, për të rritur nivelin e njohurive financiare të popullsisë.
Nënshkruesit e Memorandumit ranë dakord të formojnë një trup koordinues me përfaqësues të institucioneve , misioni i të cilit do të jetë:
inicimi i institucioneve kompetente për të miratuar legjislacionin që do të promovojë dhe zhvillojë idenë e edukimit financiar të popullsisë në Maqedoni;
definimi dhe të propozojë aktivitete të përbashkëta të projekteve për edukimin financiar;
të përgatisë dokumentet strategjike;
organizimi, zbatimi dhe vlerësimi i sondazheve për nivelin e njohurive financiare dhe nivelin e përfshirjes financiare të popullatës në sistemin financiar në Maqedoni;
organizimi i sesioneve punuese , seminare dhe lloje të tjera të trajnimit dhe ngjarjeve;nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Përpilimi i dokumenteve strategjike do të bazohet në parimet dhe standardet ndërkombëtare dhe në standardet për edukimin financiar të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara dhe institucioneve dhe organizatave të tjera shumëpalëshe.
Me realizimin e këtyre aktiviteteve do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në njohuritë financiare të popullsisë që do të ndihmojë konsumatorët që të jenë në gjendje për të bërë zgjedhjen e duhur të produkteve financiare, dhe do të kontribuojë gjithashtu në një sistem financiar më të qëndrueshëm dhe të besueshëm në vend.
Informatë për mbajtjen e prezantimit nga ana e Evropa Re (18.11.2013)
Aktivitetet në kuadër të projektit rajonal për të siguruar rrezikun e fatkeqësive (Europa Reinsurance Facility Ltd.) , për të cilat Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) është caktuar si implementuese, vazhdojnë edhe më tej. Në kuadër të projektit, është propozuar zbatimi i një koncepti të ri të sigurimeve bujqësore. Për këtë qëllim, më datën 18.11.2013, u mbajt prezantim nga një ekip i Evropa Re dhe z. Çarls Stutli, konsulent për sigurime bujqësore, para përfaqësuesve të kompanive të sigurimit që kryejnë shitjen e policave të sigurimit bujqësor dhe para të punësuarve në AMS.
Në prezantim u shpjeguan karakteristikat e tri llojeve të sigurimit në bujqësi, edhe atë 1. Sigurim bujqësor prej një rreziku (Named Peril Crop Insurance), 2. sigurim bujqësor prej më shumë rreziqeve (Multi Peril Crop Insurance) dhe 3. Sigurim i indeksuar i të ardhurave të realizuara në një zonë të caktuar (Area Yield Index Insurance-AYII). Vëmendje e veçantë i është kushtuar llojit të tretë të sigurimit (AYII) që do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të të ardhurave të prodhimit bujqësor, të mbuluara nga të gjitha rreziqet.
Informim për organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 1 nëntor, të vitit 2013, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
- Propabiliteti dhe statistika
- Matematika financiare
- Modelimet stohastike
- Ekonomi
- Modelet e përjetimeve
- Matematika I e aktuarëve
- Matematika II e aktuarëve
- Menaxhimi i fondeve investive
- Sigurimi i jetës
- Sigurimi jo jetë
- Sigurimet shoqërore dhe pensionale
- Sigurimi shëndetësor
- Kontabiliteti në sigurime
- Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
- Etika dhe profesionalizmi
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.
Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë) denarë.
Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251
Trajnim për Përfaqësues në sigurim
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve ju informon të gjithë të interesuarve se gjatë periudhës 19–21.09.2013 dhe gjatë periudhës 26–28.09.2013, do të organizojë trajnim për Përfaqësues në sigurim, të cilët pas pjesëmarrjes dhe kalimit me sukses të provimeve, kandidatët do të mundet të pajisen me Çertifikatë për kalim të suksesshëm në provimin profesional që kërkohet për të marrë licencë për Përfaqësues në sigurim.
Të gjithë kandidatët e interesuar, deri më datën 13 shtator (e premte), viti 2013, mund të aplikojnë duke parashtruar një Kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe nënshtrim në provim për të kontrolluar gatishmërinë profesionale të duhur për të kryer punë përfaqësuese në sigurim, në Agjencinë e mbikëqyrjes së sigurimeve, adresa: rr. Vasil Gllavinov, nr. 12, TCC Pllaza, kati 2, Shkup (në arhivë), çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 16:30.
Kandidatët gjatë aplikimit duhet të dorëzojnë:
Latërnjoftim (Pasaportë – për shtetas të huaj) në dispozicion,
Dëshmi për kryerje të shkollës së mesme (shkalla e IV) ose shkallë më të lartë të arsimit në origjinal ose i vërtetuar nga noteri.
Aplikimin për pjesëmarrje në trajnim dhe nënshtrim në provim për të kontrolluar gatishmërinë profesionale të duhur për të kryer punë përfaqësuese në sigurim, mund ta merrni këtu.
Konkurs për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore
Konkurs
për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2013
Konform nenit 158-b pika 8 nga Ligji për mbikëqyrjen e sigurimeve-tekst i pastruar ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 30/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr. 202/2011 ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 45/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr. 130/2011 ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 60/2012) dhe Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr. 122/2011 ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/2012) a në lidhje me nenin 13 të Statutit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, Këshilli i ekspertëve të Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2013 solli Vendim për zbatimin e Konkursit për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.
Për anëtar të Komisionit për zgjidhjen e punës kërkimore më të mirë të nominuar janë:
- Dr. Silvana Mojsovska;
- Dr. Liljana Batkoska;
- Dr. Lidija Simonçeska
- Dr. Sofronie Miladinovski
- Mr. Darko Blazhevski
Konkurs për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore