Çfarë duhet t’ju tregojë shitësi para se të blini “Junit Linkd” sigurim jete?
Sigurimi i jetës në të cilin paratë investohen në aksione të fondeve investuese (sigurimi “Junit Linkd”) është një produkt me cilësi të lartë me potencial të madh për frytëdhënien e investimit. Por mbart edhe rrezikun e humbjes së fondeve të investuara sepse vlera e investuar varet nga çmimet e aksioneve që formohen në bursa. Për këtë, AMS-ja ka obliguar shoqëritë e sigurimeve që të informojnë personat e siguruar për rrezikun e humbjes së mjeteve të investuara. Me rregulloren e re të AMS-së, shitësit e sigurimeve junit linkd detyrohen t’i japin çdo të siguruari potencial një pasqyrë të rrezikut të humbjes së investimit në shkallën nga 1 deri në 7. Gjithashtu kanë detyrim që përpara shitjes së sigurimit “Junit Linkd” të siguruarit tï japin një pasqyrë të detajuar të strukturës së të gjitha kostove të investimit që do të duhet të paguajë. I siguruari ka të drejtë të marrë të dhëna për rritjen mesatare mujore të pritshme të vlerës së investimit për një periudhë pesëvjeçare në të ardhmen. Këto janë disa nga risitë që dalin nga rregullorja e re me të cilën AMS-ja rrit ndjeshëm transparencën kur investohet në sigurimin e jetës “Junit Linkd”.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) i ka ngarkuar të gjitha shoqëritë e sigurimeve që shesin sigurimin e jetës “Junit Linkd” që çdo policëmbajtësi potencial t’i sigurojnë një dokument informacioni kyç mbi bazën e të cilit do të vendosin nëse do të investojnë në këtë produkt sigurimi.
Është një dokument i unifikuar që përmban informacion mbi nivelin e rrezikut të humbjes së mundshme të fondeve të investuara dhe kthimin e pritur të investimit. I siguruari do të informohet edhe për kushtet dhe pasojat e zgjidhjes së parakohshme të kontratës së investimit. Shitësi i sigurimit do të tregojë gjithashtu të gjitha shpenzimet e njëhershme, periodike, të përsëritura, të përkohshme dhe të paparashikuara që i siguruari duhet të paguajë.
Njëkohësisht ai do të jetë i detyruar të informojë të siguruarin për të drejtën e paraqitjes së parashtresës apo ankesës pranë AMS-së. Këto janë risitë kryesore që përmban rregullorja e re e miratuar nga AMS-ja për të rritur transparencën e investimeve në sigurimin e jetës “Junit Linkd”.
Junit Linkd është një klasë relativisht e re e sigurimit të jetës në të cilën një pjesë e parave të investuara, investohen në aksione të fondeve të investimit. Këto janë investime me cilësi të lartë, por fakti është se çmimet e aksioneve janë të paqëndrueshme dhe varen nga lëvizjet e bursave botërore. Për shkak të kësaj, rreziku i investimit të fondeve bie mbi të siguruarin.
Është luhatshmëria e tregjeve të kapitalit ajo që i lë hapësirë të siguruarve të humbasin një pjesë të fondeve të paguara kur investojnë në sigurimin “Junit Linkd”, ashtu siç ka një mundësi reale për një frytëdhënie solide të fondeve të investuara.
Të dhënat zyrtare të AMS-së tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë ndërprerë 941 kontrata për sigurimin e jetës “Junit Linkd”, në një periudhë kur janë lidhur gjithsej 2726 kontrata. Gjithashtu, numri i kontratave të zgjidhura të vitit të kaluar ka arritur në 9 për qind të totalit të kontratave aktive në këtë klasë sigurimesh që është 10,628.
Duke e monituroar situatën me vigjilencë, Këshilli i Ekspertëve të AMS-së vendosi nxjerrjen e një akti nënligjor që do të rrisë ndjeshëm transparencën e këtij produkti të sigurimeve.
Ky akt do t’i ndihmojë mjaft të gjithë investitorët e mundshëm në marrjen e vendimeve për investimin në “Junit Linkd” për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të këtij investimi.
Përveç risive kryesore të lartpërmendura si masa për informim më të mirë të të siguruarve, rregullorja e re i mundëson shitësit të sigurimit të tregojë nëse investimet janë në denarë apo në valutë. Sepse ky informacion mund të ndikojë në vlerën e investimit përmes ndryshimeve të mundshme të kursit të denarit.
Junit Linkd është një term i pranuar ndërkombëtarisht që përdoret për këtë lloj sigurimi të jetës. “Junit Linkd” nënkupton se vlera e fondeve të investuara varet drejtpërdrejt nga investimet në aksione të fondeve të hapura ose të mbyllura të investimeve.
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (i njohur si sigrimi junit linkd) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020.
Rregulloren që normatizon këtë çështje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/wp-content/uploads/2022/05/pravilnik-udeli-vo-investicziski-fondovi-sl-vesnik-109-2022-2.pdf
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka shtyrë afatin për regjistrimin e trajnimeve për përfaqësues të sigurimeve dhe broker të sigurimeve deri të mërkurën, data 7 shtator 2022
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka shtyrë afatin për regjistrimin e trajnimeve për përfaqësues të sigurimeve dhe broker të sigurimeve deri të mërkurën, data 7 shtator 2022. Të gjitha detajet i gjeni në linqet e mëposhtme:
https://aso.mk/sq/obuka/trajnim-per-perfaqesues-ne-sigurim-2/
https://aso.mk/sq/obuka/trajnim-per-ndermjetesues-ne-sigurim/
Vetëm 3% e banorëve të Negotinës kanë siguruar pronën e tyre, 30 vreshtarë raportuan dëme nga stuhia tek kompanitë e sigurimit
Sigurim bujqësor kanë 180 vreshtarë në komunën e Negotinës dhe çdo i gjashti prej tyre ka raportuar dëme nga stuhia e fundit me breshër që ka dëmtuar vreshtat. Dëme materiale nga stuhia e fortë kanë raportuar edhe 19 persona të siguruar nga kjo komunë. Gjithsej 562 banorë të Negotinës kanë polica të sigurimit të pronës dhe kjo është vetëm 3 për qind e të gjithë banorëve të kësaj komune. Me këto 562 polica janë të siguruara 7% e banesave (shtëpive) në komunën e Negotinës.

Tridhjetë vreshtarë nga rajoni i Negotinës raportuan dëme në kompanitë e sigurimeve pas një stuhie të fortë me breshër që goditi këtë rajon në mes të gushtit. Gjithsej 180 persona fizikë të siguruar në komunën e Negotinës kanë policë të sigurimit bujqësor dhe çdo i gjashti prej tyre kanë raportuar dëme në vreshtat e tyre, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO) nga kompanitë e sigurimit.
Tre shoqëri sigurimesh kanë lidhur kontrata për sigurim bujqësor me fermerë, kryesisht vreshtarë, nga komuna e Negotinës. Për këtë periudhë janë gjithsej 188 sigurime bujqësore, prej të cilave 180 janë polica të fermerëve individualë dhe 8 kontrata sigurimi janë lidhur nga kompanitë e këtij rajoni që merren me vreshtarinë dhe bujqësinë.
Njëkohësisht më shumë se 50 vreshtarë që nuk kanë sigurim bujqësor kanë denoncuar dëme në administratën komunale me kërkesë që shteti t’u përcaktojë dhe t’u paguajë dëmshpërblim për një pjesë të dëmit të shkaktuar nga stuhia. Kjo praktikë, me të cilën shteti kompenson fermerët post-festum që për një kohë të gjatë i ka demotivuar për të siguruar të mbjellat dhe frutat e tyre, së shpejti do të shfuqizohet. Këtë e parashikon ligji i ri që po përgatitet, me të cilin sigurimet bujqësore do të bëhen të detyrueshme dhe shteti do të marrë pjesë aktive në rregullimin e proceseve në bashkëpunim me të gjitha kompanitë e sigurimeve jo-jetë.
Dëme në pronën e siguruar, pas stuhisë së fortë në Negotinë, kanë raportuar gjithsej 19 persona të siguruar, prej tyre 18 persona fizik dhe një kompani. Për këtë periudhë në territorin e komunës së Negotinës, të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë pasur 734 polica me të cilat kanë siguruar pasurinë. Prej tyre 562 kontrata të sigurimit të pronës janë për persona fizikë, ndërsa 172 polica kanë kompani dhe persona të tjerë juridikë me seli në Negotinë.
Krahasimi i të dhënave zyrtare nga regjistrimi i fundit i Entit Shtetëror të Statistikave të kryer vitin e kaluar dhe numri i policave aktive tregon se vetëm 3 për qind e banorëve të Komunës së Negotinës e kanë siguruar pronën e tyre.
Krahasimi i numrit të policave aktive për pronën e siguruar dhe numrit të njësive banesore në komunën e Negotinës, nga regjistrimi i fundit i vitit të kaluar, tregon se vetëm 7 për qind e banesave janë të siguruara.
Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës, çfarë mbulon dhe çfarë i duhet kushtuar vëmendje?
Sigurimi i pronës është i rëndësishëm sepse për një prim të vogël të paguar nga pronari i pronës në kompaninë e sigurimit, pronari i pronës merr një policë që e mbron atë nga një humbje e madhe që mund t’i ndodhë pronës të shkaktuar nga një rrezik i përcaktuar në vetë policën.
Përndryshe, nëse prona mbetet e pasiguruar, dëmet e shkaktuara për shkak të këtyre rreziqeve mund të jenë të mëdha dhe të vështira për t’u kompensuar për pronarin e pronës.
Gjatë lidhjes së policës së sigurimit, duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.
Rreziqet më të zakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuar fermerët janë fatkeqësitë e motit, si breshri, akulli, thatësira, era e fortë, reshjet e shumta etj. Prona e amvisërive dhe personave juridikë është më së shpeshti e ekspozuar ndaj rreziqeve nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë, lunja (erë shumë e fortë), shpërthimet, vjedhjet, derdhjet nga rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes dhe dëmtime të tjera të mundshme pronësore. .
Të gjitha informacionet në lidhje me sigurimin e pasurisë gjenden në dokumentin e titulluar Kushtet e Sigurimit të Pronës, të cilin çdo kompani sigurimi është e detyruar t’ia japë çdo të siguruari.
AMS veçanërisht rekomandon që të gjithë personat e siguruar, përpara se të blejnë një polic sigurimi, të lexojnë me kujdes Përjashtimet nga sigurimi, të cilat përcaktojnë se cilat rreziqe nuk mbulohen dhe për cilat nuk kërkohet kompensim.