Të siguruarit arkëtuan 16 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 30%
Për tre muaj, kompanitë e sigurimeve paguhen apo shlyhen pothuajse 23,000 dëme. Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore e ka sigurimi shëndetësor privat, ndërsa përqindja më e madhe është te pagesat për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit. Pagesat në klasën më të madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë janë rritur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Njëmbëdhjetë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar 978 milionë denarë (15,9 milionë euro) për dëmet e të siguruarve të tyre në tre muajt e parë të këtij viti. Në 90 ditët e para të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 23 mijë dëme ndaj policëmbajtësve, që sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), është 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Ashtu siç pritej, kategoria më e madhe e sigurimeve ka peshën më të madhe në strukturën e dëmeve të paguara – Auto-Përgjegjsia e Detyrueshme (TPL), e cila është ligjërisht e detyrueshme. Vlera e dëmeve të paguara për TPL është 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 48 për qind e vlerës së të gjitha dëmeve të paguara në këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur për 4 për qind.
Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara e ka sërish sigurimi shëndetësor privat. Të siguruarit kanë inkasuar 84,5 milionë denarë (1,4 milionë euro) për ekzaminime dhe trajtim mjekësor në periudhën prej tre muajsh. Kjo është 94 për qind (690,000 euro) më shumë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Ky është produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës së koronës dy vjet më parë.
E rëndësishme për t’u theksuar është edhe rritja e dëmeve të paguara për klasën më të madhe të sigurimit vullnetar – sigurimin e pasurisë. Deri në fund të marsit të këtij viti janë paguar gati 1800 dëme për pasurinë e sigurura në vlerë prej 116 milionë denarësh (1,9 milionë euro). Pra 17 për qind më shumë fonde të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit ka rritjen më të madhe relative në vlerën e dëmeve të paguara. Është e qartë se heqja e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia shëndetësore nxiti më shumë persona të siguruar të udhëtojnë jashtë vendit. Në tre muajt e parë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 2.5 herë më shumë para për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit. Vlera e tyre ka arritur në 13,7 milionë denarë (223.000 euro).
Vlera e të gjitha dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë në periudhën janar – mars të këtij viti është 6 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Qëllimi i sigurimit të pasurisë
Kontrata e sigurimit të pronës lidhet për të mbrojtur pronën tuaj.Me sigurimin e pasurisë, i siguruari kompensohet në rast të dëmtimit të pasurisë së tij. Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se dëmi që ka pësuar i siguruari.Në rastin e sigurimit të të mbjellave dhe të korrave, kompensimi përcaktohet sipas vlerës që do të kishin të mbjellat dhe të korrat në momentin e vjeljes.Shënim: Me rastin e përcaktimit të kompensimit merret parasysh edhe fitimi që nuk është marrë, por vetëm nëse është dakorduar paraprakisht.Nëse gjatë të njëjtës periudhë të sigurimit ndodhin disa dëme njëri pas tjetrit, kompensimi për secilin prej tyre përcaktohet dhe paguhet plotësisht duke marrë parasysh shumën e sigurimit, pa reduktimin e tij për shumën e dëmeve të paguara më parë në atë periudhë.Terma të sigurimeve:– Siguruesi – është shoqëria e sigurimeve– Kontraktuesi i sigurimit është personi që lidh kontratë sigurimi me shoqërinë e sigurimit (policën)– Primi i sigurimit është vlera që kontraktuesi i sigurimit paguan në bazë të kontratës së lidhur– Shuma e sigurimit është shuma në të cilën është siguruar pasuria– Formulari i mbulimit është një vërtetim i cili përkohësisht e zëvendëson policën e sigurimit– Polica është një dokument që konfirmon ekzistencën e një kontrate sigurimiE rëndësishme: Kur blini një policë sigurimi të pronës, sigurohuni që t’i kërkoni kompanisë së sigurimit t’ju japë Kushtet e Sigurimit që vlejnë për sigurimin e pronës. Lexojini me kujdes!
AMS-ja në favor të personave të siguruar ka zgjidhur 4 herë më shumë ankesa
Puna transparente e menaxhmentit të AMS-së ka kontribuar në rritjen e numrit të ankesavetë zgjidhura në favor të policëmnbajtësve, lidhur me aktivitetin e shoqërive të sigurimeve. Për tre muaj, AMS-ja ka proceduruar lidhur me 52 ankesa, që është tre herë më shumë se vitin e kaluar. Numri më i madh i ankesave, në tre muajt e parë të këtij viti, janë ankesat e të siguruarve për dëmshpërblimin e auto-përgjegjësisë të mbuluara nga një raport europian. Numri i tyre është rritur pothuajse katër herë

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në tre muajt e parë të këtij viti ka shqyrtuar 52 ankesa nga persona të siguruar, të cilët janë ankuar për shërbimet e shoqërive të sigurimeve.
Numri i ankesave të proceduruara nga AMS-ja në tremujorin e parë të këtij viti është trefishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ekspertët e AMS-së kanë proceduruar lidhur me 17 ankesa.
Në periudhën janar-mars, AMS-ja ka pranuar gjithsej 62 ankesa nga persona të siguruar. Gjashtë prej këtyre ankesave kanë qenë pa bazë për shqyrtim, ndërsa parashtruesit në 4 raste kanë tërhequr ankesat e tyre. Nga gjithsej 52 raste, për të cilat AMS-ja ka proceduruar, 8 ankesa janë zgjidhur në favor të policëmbajtësve, që është 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në procedurë e sipër janë 18 ankesa dhe 26 ankesa janë zgjidhur negativisht.
Në të shumtën e rasteve, të siguruarit janë ankuar për shërbimin e raporteve europiane gjatë zgjidhjes së dëmeve të qarkullimit. Nga gjithsej 27 ankesa për zgjidhjen e dëmeve nga auto-përgjegjësia për automjete (klasa më e madhe dhe e detyrueshme e sigurimit), madje 19 ankesa janë për shkak të veprimeve apo procedurimit të shoqërive të sigurimit sipas raportit europian të dëmeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit, 4 herë më shumë të siguruar janë ankuar për këtë shërbim.
Ka një rritje të ndjeshme të ankesave në sigurimin e pasurisë – klasa më e madhe e sigurimit vullnetar. Ekspertët e AMS-së kanë marrë 13 ankesa nga persona të siguruar, që është dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Lidhur me arsyen për të cilën ankohen të siguruarit, më të shumtat në këtë periudhë janë ankesat që i referohen bazës së pagesës së dëmeve nga shoqëritë. Për tre muajt e parë janë pranuar 20 ankesa të tilla, që është 53% më shumë se i njëjti tremujor i vitit 2021.
Rritja më e ndjeshme e numrit të ankesave, ka të bëjë me procesin në të cilin kompanitë trajtojnë dëmet e të siguruarve. Nga fillimi i janarit e deri në fund të marsit janë parashtruar 16 ankesa për trajtimin e dëmeve, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, mbi këtë bazë janë parshtruar 4 herë më pak ankesa.
Në tre muajt e parë të vitit, për vlerën e kompensimit të dëmit të ofruar prej shoqërive të sgurimeve, janë ankuar 15 persona. Në këto raste, AMS-ja nuk ka kompetencë të vendosë për masën e kompensimit, por përcakton kushtet dhe rrethanat në të cilat është marrë vendimi për masën e kompensimit të ofruar.
Nga ankesat e parashtruara, 47 janë dorëzuar nga qytetarët dhe 15 nga persona juridikë. Nga qytetarët të cilët kanë parashtruar ankesë, 13 prej tyre kanë përdorur shërbimin e avokatit – përfaqësuesit juridik.
Në AMS parashtrohet ankesë nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Mbi 260.000 qytetarë e siguruna jetën e tyre, investuan mbi 2 miliardë denarë
Për herë të parë në ekzistencën 16-vjeçare të sigurimit të jetës, investimet e qytetarëve në vitin 2021 kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Vlen të përmendet se vitin e kaluar numri i personave me sigurim jete u rrit me 95 për qind krahasuar me vitin 2020. Në një masë të konsiderueshme, kjo rritje vjen si pasojë e lidhjes së kredive bankare të sapoemetuara me sigurimin e jetës

Investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës vitin e kaluar kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky është niveli rekord ose më i lartë vjetor i investimeve të sigurimit të jetës që nga krijimi i tregut të sigurimeve të jetës në vitin 2005.
Në fund të vitit 2021, mbi 260.000 qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës. Numri i të siguruarve të rinj vitin e kaluar është rritur me 127,000 persona, pra 95% krahasuar me numrin e personave që kanë pasur sigurime jete në vitin 2020.
Investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar janë rritur për 261 milionë denarë (4,2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.
Nga gjithsej investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar, mbi 1,6 miliardë denarë (26 milionë euro) janë investuar në sigurimin klasik të jetës që përfshin: sigurimin e rrezikut dhe sigurimin me komponentë të kursimit.
Në rastin e sigurimit të rrezikut, sigurohet jeta e të siguruarit dhe në rast vdekjeje, shuma e siguruar i paguhet anëtarit të familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Në këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit. Në fund të vitit 2021, pothuajse 200 mijë qytetarë kanë sigurim rreziku.
Shumica e investimeve bëhen në sigurimin e komponentëve të kursimeve. Ky produkt i mundëson të siguruarit që pas skadimit të kontratës së sigurimit të marrë investimin e tij si kursim interesi. Sigurime të tilla të jetës kanë mbi 50.000 persona të siguruar dhe në këtë produkt këtë vit janë investuar 1,27 miliardë denarë (mbi 20 milionë euro).
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (njihet si unit link produkt) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020. Në këtë klasë, paratë investohen në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet në tregjet rajonale dhe globale të kapitalit. Pikërisht për shkak të rrezikut që sjellin këto investime të cilësisë së lartë, numri i kontratave të shkëputura është më i lartë se numri i kontratave të zgjidhura të sigurimit me komponent kursimi.
Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës në vitin 2021 kanë paguar gjithsej 595 milionë denarë/9,7 milionë euro për të siguruarit e tyre për mbijetesë, zgjidhje të kontratave ose në bazë të rrezikut nga vdekja.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2022 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2022, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Seancë e mbajtur më 28.04.2022
1. Procesverbal i seancës së tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 7.4.2022 në orën 12:00;
2. Informacioni për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, me datë 31.03.2022.
3. Vendimi për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup nr. PA1 08-1-211 me datë 9.3.2022,
4. Vendimi për Konkursin për çmimin vjetor për studiues të rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
5. Raporti për ankesat e parashtruara pranë AMS-së nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara për tremujorin e parë të vitit 2022.
6. Rregullore për sigurimin e jetës lidhur me aksionet në fondet investive kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.
7. Informacioni për nevojën e përditësimit të Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime dhe Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime.
8. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Tatjana Mitreska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësus në sigurime të personit Tatjana Mitreska.
9. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Svetlomira Petreska-Jovanoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Svetlomira Petreska-Jovanoska.
10. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Iva Kostadinovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Iva Kostadinovska.
11. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Igor Klemençiç nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Igor Klemençiç.
12. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Biljana Aleksoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Biljana Aleksoska.
13. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Angela Dimovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Angela Dimovska.
14. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Viktor Taseski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Viktor Taseski.
15. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Kristina Petrovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Kristina Petrovska.
16. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Goraçinski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Martin Goraçinski.
17. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Dushko Jovanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Dushko Jovanovski.
18. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Magdalena Velkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Magdalena Velkovska.
19. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Anka Stojkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Anka Stojkovska.
20. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Sandra Zhivkoviq nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Sandra Zhivkoviq.
21. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Jovana Bumbova nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Jovana Bumbova.
22. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Stojkov nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Martin Stojkov.
23. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Darko Stojanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi I Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Darko Stojanovski.
24. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Simona Avelovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Simona Avelovska.
25. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime me personin Spiro Georgiev nga KROACIA OSIGURUVANJE SHA Shoqëri e Sigurimeve Jetë dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Spiro Georgiev.
26. Ndryshimi i Planit Vjetor të Mbikëqyrjes në Terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
Konferencë e madhe ndërkombëtare mbi temat aktuale të sigurimeve
Sfidat aktuariale në liberalizimin e ardhshëm të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kontributi i tyre në përfshirjen financiare janë temat kryesore të konferencës së madhe ndërkombëtare që mblodhi së bashku më shumë se njëqind aktuarë dhe ekspertë nga vendi, rajoni dhe bota.

Bëhet fjalë për konferencën dyditore “2022 CEE & SEE Regional Actuarial Insurance Conference, First Congress Actuaires du Monde” që mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të organizatës ndërkombëtare jofitimprurëse “Aktuaret e Botës” në të cilën si bashkëorganizatorë marrin pjesë Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) dhe Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar”.

Në hapjen e Konferencës, përfaqësuesve të pranishëm nga industria maqedonase e sigurimeve, përfaqësuesve të lartë të rregullatorëve financiarë dhe ekspertëve nga rajoni dhe bota, iu drejtuan Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Kërste Shajnoski.

Besimi para pjesëmarrësve theksoi se do të jetë veçanërisht e rëndësishme përballja me rreziqet dhe përfitimet e liberalizimit të sigurimit të auto-përgjegjësisë për të zgjedhur rrugën më të mirë për arritjen e këtij qëllimi, që nënkupton edhe pajtueshmërinë e vendit tonë me rregulloret dhe praktikën e BE-së.

“Në këtë konferencë diskutohet për një temë realisht aktuale mbi të cilën do të shkëmbehen përvojat e përfaqësuesve të fushës profesionale dhe Ministria e Financave është gjithmonë e gatshme të dëgjojë ekspertët dhe përvojat e tyre dhe të shohë efektet që do të ketë liberalizimi për këtë klasë të sigurimeve, e cila përbën 41% të primit të shkruar bruto të përgjithshëm”, tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi
Në fjalimin e tij Shajnoski foli për rëndësinë e profesionit aktuarial për industrinë e sigurimeve dhe aktivitetet që i ndërmerr AMS-ja për rritjen e kapaciteteve institucionale të kompanive të sigurimeve përmes trajnimeve aktuale për aktuarët. Duke iu referuar rëndësisë së procesit të ardhshëm për liberalizimin e sigurimit të auto-përgjegjësisë, Shajnoski theksoi:
“Ky liberalizim do të sjellë më shumë përgjegjësi për ASO-n në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të shëndetit financiar dhe kapaciteteve kapitale të kompanive të sigurimeve. Si rezultat përfundimtar i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm, duhet që në koordinim me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë, t’i jepet e drejta e zgjedhjes të siguruarve apo policëmbajtësve por njëkohësisht të kemi kompani sigurimesh të shëndosha financiarisht dhe klientë të kënaqur”.
Grupi i targetuar i vizitorëve të konferencës nuk janë vetëm aktuarët, por edhe një gamë më e gjerë pjesëmarrësish nga komuniteti i sigurimeve, përfaqësues të shoqërive të pensioneve dhe politikëbërës ekonomikë brenda dhe jashtë vendit. Sepse, puna e aktuarëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kompanitë e sigurimeve duhet të kenë një vend qendror në strukturën organizative.
“Aktuarët e Botës” është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Francë në nëntor të vitit 2020 me një mision për të ofruar ndihmë të përkohshme dhe vullnetare për vendet në zhvillim që kanë nevojë për burime në fushën e menaxhimit aktuarial dhe rrezikut.
Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar” është një organizatë profesionale, qëllimi i së cilës është të promovojë disiplinat aktuariale, zbatimin e tyre praktik dhe zhvillimin profesional si dhe edukimin e aktuarëve.
Më shumë informacion rreth konferencës do të gjeni në linkun e mëposhtëm https://bit.ly/3DjiXWw
BKS dhe AMS: Refugjatët nga Ukraina përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar
Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) nga fondi i saj i garancisë do të mbulojë të gjitha dëmet e mundshme nga automjetet ukrainase që transportojnë refugjatë deri më 30 qershor të këtij viti. Vendimi është marrë me konsensus nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë.
Të gjithë personat me statusin e refugjatit nga Ukraina me hyrjen në vendin tonë do të përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar. Ky vendim është marrë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me iniciativë të Qeverisë.
“Duke pasur parasysh krizën aktuale të refugjatëve të shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë dhe paraqitjen e refugjatëve në kufirin tonë, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje përgjithësisht e pranueshme dhe e bazuar në mënyrë sistematike për pranimin e automjeteve me refugjatë që nuk kanë karton jeshil dhe nuk mund të blejnë sigurimin kufitar. Arritëm të ofrojmë një zgjidhje solide, brenda mundësive dhe në përputhje me kompetencat dhe kushtet. Në këtë situatë veçanërisht për tu theksuar është qasja humane, gadishmëria dhe angazhimi i të 11 kompanive të sigurimeve. Ne sinqerisht besojmë dhe shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja, do të mbizotërojë paqja dhe njerëzit me status të refugjatit së shpejti do të kthehen në vendin e tyre”, theksoi Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së.
Vendimi i BKS-së vlen për të gjitha automjetet me targa ukrainase që transportojnë persona me status refugjati nga Ukraina, pavarësisht nëse automjetet do të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonisë apo do të mbeten në vendin tonë. Vendimi i BKS-së do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor të këtij viti.
“Ky është kontributi ynë me të cilin i urojmë mirëseardhje njerëzit nga Ukraina me status refugjati. Me këtë hap besojmë se sado pak do të kontribuojë në lehtësimin e pozitës së tyre aktuale. Të gjithë anëtarët e BKS-së treguan solidaritet dhe unitet jashtëzakonisht të fortë në kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje me të cilën bashkërisht duhet të kishim kontribuar në zbutjen e situatës së vështirë të këtyre personave me status refugjati”, potencoi Trajçe Latinovski, drejtor i BKS-së.
Në marrjen e vendimit të saj,BKS-ja, në koordinim me AMS-në, u udhëhoq nga parimet universale të solidaritetit dhe ndihmës për refugjatët nga zonat e luftës.
Ky vendim është marrë me konsensus të 11 shoqërive të sigurimeve jo-jetë që operojnë në tregun vendas të sigurimeve. Vendimi i Bordit të Drejtorëve të BKS-së u mbështet nga: “Triglav Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, ADOR “Maqedonia VIG “, “Osiguritelna Polisa”, “Viener VIG”, “Eurolink”, “Grave Jo-Jetë”, “Unika” dhe “Halk Osiguruvanje”.
Bordi Drejtues i BKS-së ka vendosur që nga Fondi i Garancisë të kompensojë të gjitha dëmet e mundshme rrugore që do të shkaktonin ato automjete në vend.
Me këtë vendim, shoqëritë e sigurimeve, BKS dhe AMS, duke iu bashkuar nismës së Qeverisë, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të tyre, japin kontributin e tyre në zbutjen e situatës së refugjatëve nga Ukraina.
