Informacion për opinionin
Këshilli i Ekspertëve (KE) si organ drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) përfaqësohet nga:
- Eli Drakullovska – Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
- Aleksandra Drangovska, Anëtare Profesionalisht e Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
- Goran Zdravkovski, Anëtar Profesionalisht i Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028, dhe
- Boban Panovski, anëtar i angazhuar jo profesionalisht, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028.
Me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”: Ndarje çmimesh, fletëlavdërime dhe certifikata mirënjohjeje për punimet më kreative të nxënësve
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.








Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
AMS-ja akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ me rastin e Ditës së Sigurimeve
Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime. Në konkurrencë të pesë punimeve nga lëmi i menaxhimit të risqeve në fushën e sigurimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ Kristijan Kozheskit, asistent të katedrës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.
Pllaketën për punimin më të mirë investigative, Kozheskit ia ndau Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në AMS. AMS-ja i ndau një çmim prej 80.000 denarësh autorit të punimit të renditur në vendin e parë. Ky çmim për stimulimin e punës së shkencëtarëve dhe studiuesve të rinj në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime ndahet për herë të 14-të këtë vit.
Në studimin e tij, Kozheski konstaton se faktorët makroekonomikë dhe financiarë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e primeve të sigurimit të pronës në Maqedoni. Punimi me titull “Ndërveprimi kompleks i përcaktuesve makroekonomikë dhe financiarë me primet e sigurimit të pronës në Maqedoni: Analizë dinamike afatshkurtër dhe afatgjatë” shtjellon se si rritja ekonomike, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe lejet e ndërtimit kanë një efekt pozitiv dhe domethënës, ndërsa kreditë afatgjatë kanë një ndikim negativ të papritur. Autori thekson gjithashtu se këto konstatime kanë implikime të rëndësishme për kompanitë e sigurimeve dhe politikëbërësit ekonomikë.
Qëllimi i konkursit që shpallet tradicionalisht është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Aksion masiv për dhurim të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve! Gjak dhuruan mbi 60 të punësuar në AMS dhe në kompanitë e sigurimeve
Nën moton “Solidariteti shpëton jetën”, dhuruesit e gjakut nga AMS-ja dhe dhjetë shoqëri të sigurimeve organizuan aksion të cilin stafi mjekësor dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq e vlerësuan si shumë të suksesshëm dhe një nga më masivët në territorin e qytetit të Shkupit
Mbi 60 njësi gjaku janë dhuruar nga punonjës të AMS-së dhe të shoqërive të sigurimeve në aksionin e dhurimit të gjakut të organizuar për herë të parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Stafi mjekësor i Institutit të Transfuziologjisë dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që e realizuan këtë aksion e vlerësuan si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe po ashtu theksuan se është ndër më masivët në territorin e qytetit të Shkupit.
Nisma e punonjësve të AMS-së për dhurimin e gjakut u mbështet edhe nga dhuruesit e gjakut nga shoqëritë e sigurimeve dhe në të morën pjesë të punësuar në “Makedonija Osiguruvanje VIG”, “Eurolink”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje -Jetë “, “Viner Lajf”, “Prva Zhivot “, “Grave” dhe “Triglav Osiguruvanje -Jetë”.
Në aksionin që u mbajt dje në ambientet e AMS-së, në mesin e dhuruesve të gjakut ishin edhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve Kërste Shajnoski dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve në AMS, Zllate Simonovski. Shajnoski falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut për reagimin masiv dhe theksoi se motivi i këtij aksioni të AMS-së ishte parimi i solidaritetit, i cili është postulat dhe udhërrëfyes i veprimtarisë së sigurimit. Dhe pikërisht rëndësinë e kësaj e dëshmuan përmes dhurimit masiv të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditës së Sigurimeve, krahas fushatës së dhurimit të gjakut, këtë vit AMS-ja organizoi takime edukative me nxënës dhe qytetarë, si dhe tradicionalisht ndau çmimin për punimin më të mirë kërkimor shkencor në fushën e rreziqeve dhe të sigurimeve.