AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.




Njoftim për pagesën e fondeve për trajnimet për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) u bën thirrje të gjithë kandidatëve potencialë për trajnimet e ardhshme për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi që të mos bëjnë pagesa për mjetet e trajnimit derisa të shpallen datat për trajnimet e ardhshme.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që dëshirojnë të regjistrohen dhe të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme të ndjekin faqen e internetit të AMS-së, ku të gjitha informacionet relevante dhe zyrtare në lidhje me ciklet e ardhshme të edukimit dhe provimeve për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi do të publikohen në kohën e duhur.
Për të gjitha informacionet shtesë, jemi në dispozicionin tuaj në adresat e email-it contact@aso.mk dhe nikola.stojanov@aso.mk
Me respekt,
ASO