Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Edhe këtë vit në adresën tonë arritën një numër i madh veprash artistike. Me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime.
Në temën,“Sigurimi më mbron nga rreziqet“, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM dhe VIZATIM DIGJITAL nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Llana Llazarevska, klasa III, Shkolla Fillore “11 Tetori” – Kumanovë.
• Ajana Kamberi, klasa III, Shkolla Fillore “Naim Frashëri” – Tetovë
Në temën, “Sigurimi është investimi im për një të ardhme të sigurt”, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
Në temën, “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare”, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Vasilka Kartalova, viti IV-1 vit, Shkolla e Mesme “Koço Racin” – Veles.
• Bojan Dimovski, viti IV, Shkolla e Mesme – Gjimnazi “Georgi Dimitrov” – Karposh, Shkup
• Sara Jovanova, viti III, Shkolla e Mesme “Vasil Antevski Dren” – Shkup
Investimet e qytetarëve në sigurimin e shëndetit në udhëtim jashtë vendit në qershor, korrik dhe gusht arritën në 2 milionë euro, që është 6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, shuma e pagesave për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit në udhëtim, për këtë periudhë, është rritur me 89% dhe ka arritur në 560,000 euro.
Mbi 220 mijë qytetarë kanë blerë sigurime të shëndetit në udhëtim në muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht) dhe shumica e tyre e kanë përdorur për pushimet vjetore jashtë vendit. Numri i përgjithshëm i siguracioneve të lëshuara për shëndetin në udhëtim jashtë vendit në këta tre muaj është 220.860 dhe në këto muaj të siguruarit kanë investuar 125,65 milionë denarë (2 milionë euro).
Investimet totale në sigurimet e shëndetit në udhëtim në periudhën verore të këtij viti janë 6 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga të gjitha kompanitë e sigurimeve pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe qytetarët që kanë sigurim të shëndetit në udhëtim kanë arkëtuar 34,46 milionë denarë (560.000 euro). Me këto para, kompanitë e sigurimeve u rimbursonin shpenzimet mjekësore të kryera gjatë qëndrimit jashtë vendit, bagazhet e humbura apo çdo rrezik tjetër që mbulonte sigurimi i shëndetit në udhëtim.
Sivjet, në tre muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht), policëmbajtësit kanë grumbulluar 89 për qind më shumë mjete për mbulimin e dëmeve të shkaktuara gjatë udhëtimeve jashtë vendit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kompanitë e sigurimeve kanë paguar 18,23 milionë denarë (296.000 euro).
Për tre muajt e verës, të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar dëme që mbulohen nga sigurimet e shëndetit në udhëtim për më shumë se 35,300 qytetarë që kanë udhëtuar jashtë vendit. Numri i dëmeve të paguara në muajt qershor, korrik dhe gusht të këtij viti është 14,5 për qind më i lartë se numri i dëmeve në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sa i përket shitjeve në baza mujore, nga të dhënat duket se kërkesa për sigurime të shëndetit në udhëtim ka qenë më e larta në muajin korrik. Qytetarët në atë muaj investuan 44,79 milionë denarë (mbi 728.000 euro) për të blerë sigurime të shëndetit në udhëtim.
Përkatësisht, numri dhe shuma e dëmeve të paguara është më e larta në muajin korrik. Kështu, në korrik 14.460 të siguruar kanë arkëtuar 14,9 milionë denarë (mbi 242.000 euro).
Nga sigurimet vullnetare, më i shituri mbetet sigurimi i pronës me investime prej 3 milionë eurosh në një muaj, para sigurimit kasko me 2 milionë euro dhe sigurimit shëndetësor me 1.7 milionë euro. Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të sigurimeve jo-jetë, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, dhe kjo është rezultat i regjistrimit të më shumë se 85,000 automjeteve në vetëm një muaj.
Investimet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive në sigurimet jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21 milionë euro). Ky përfaqëson një rekord, pra nivelin më të lartë mujor të investimeve në produktet e sigurimit në shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare mujore të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimit që shesin sigurime jo-jetë.
Deri më tani, muajt me më së shumti investime në sigurime, sipas të dhënave zyrtare, ishin janari dhe qershori me nga 1,22 miliardë denarë (19,8 milionë euro). Kërkesa për sigurime në korrik është 13 për qind më e lartë se shitjet e sigurimeve jo-jetë në janar dhe në qershor.
Nga të gjitha klasat e sigurimit vullnetar, parashikohet se më shumë para investohen në sigurimin e pronës. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë lidhur mbi 14.000 kontrata në të cilat kanë investuar 184 milionë denarë (3 milionë euro).
Në vendin e dytë dhe të tretë sipas shitjes së sigurimeve vullnetare në korrik ishin sigurimi kasko për automjete dhe sigurimi shëndetësor privat (shtesë). Në korrik, të siguruarit kanë investuar 126,3 milionë denarë (2,05 milionë euro) në sigurim nga dëmtimi i automjeteve të tyre (kasko). Kjo është një rritje prej 9 për qind krahasuar me qershorin e këtij viti.
Nga shitja e sigurimit shëndetësor privat, kompanitë kanë grumbulluar 105,5 milionë denarë (1,7 milionë euro). Shitja e këtij produkti në muajin korrik është pak më e ulët se shitja në qershor të këtij viti.
Vlen të theksohet se në kulmin e sezonit të pushimeve verore, shitja e sigurimit të udhëtimit arriti në 44,8 milionë denarë (728.000 euro). Kjo është 16 për qind më shumë në krahasim me muajin e kaluar, pra qershorin. Një rritje prej 6 për qind ka edhe në shitjet e sigurimeve të shëndetit në udhëtim krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Në klasën më të madhe të sigurimeve, rritjen më të madhe të shitjeve e ka sigurimi i përgjegjësisë automobilistike, i cili është edhe i detyrueshëm me ligj me çmime të rregulluara nga shteti. Kompanitë në korrik arkëtuan 693,4 milionë denarë (11,3 milionë euro) nga shitja e policave (sigurim i detyrueshëm që blihet me regjistrim, karton jeshil gjatë udhëtimit me makinë jashtë vendit dhe sigurim kufitar për të huajt që lëvizin nëpër Maqedoni). Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, në korrik të këtij viti, shitjet janë rritur për mbi 60 milionë denarë (1 milionë euro).
Shitja e kartonit jeshil (sigurimi për ushëtimin me makinë jashtë vendit) në korrik ka kaluar 3 milionë euro dhe është 8 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Një gjenerues kryesor i rritjes së shitjeve është sigurimi i drejtimit të automjetit në vend (TPL – sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë për makinën që shitet gjatë regjistrimit të automjetit).
Shitja e këtij sigurimi (çmimi i të cilit është rregulluar nga Qeveria) në korrik ishte 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 11,3 për qind më shumë se korriku i vitit të kaluar. Duke qenë se çmimet e TPL-së nuk kanë ndryshuar, rritja e të hyrave nga shitjet është gjeneruar nga rritja e numrit të automjeteve të regjistruara në Maqedoni.
Në korrik të këtij viti, sipas të dhënave të Byrosë Nacionale të Sigurimeve (BNS), janë regjistruar mbi 85 mijë automjete. Kjo është 12 për qind më shumë automjete të regjistruara në korrik të këtij viti krahasuar me korrikun e vitit 2023.