Përfaqësues të rregullatorëve financiarë të vendit në një panel me studentë me rastin e “Javës Globale të Parasë 2025”








Bashkëpunimi i AMS-së me rregullatorin austriak FMA: Vizitë pune e Piter Braumiller për të thelluar partneritetin
Me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis AMS-së dhe rregullatorit financiar austriak FMA, mbërriti sot për një vizitë pune, me ftesë të kryetares të Këshillit të Ekspertëve, Peter Braumiller, përfaqësues i lartë i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të rregullatorit financiar austriak FMA.
Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, si dhe disa përfaqësues nga shërbimet profesionale të AMS-së diskutuan situatën e tregut të sigurimeve në Maqedoni dhe shkëmbyen mendime me përfaqësuesin e lartë të FMA-së mbi disa tema aktuale, duke përfshirë: procesin e harmonizimit të rregulloreve tona me standardet e Solvency 2, procesin e zbatimit të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit IFRS 17, si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për të forcuar ndërgjegjësimin për marrjen e riskut dhe për të promovuar të drejtat e policëmbajtësve dhe njohuritë financiare.
Në këtë takim u konstatua se bashkëpunimi shumëvjeçar midis dy rregullatorëve ka qenë i suksesshëm dhe se sigurisht që ka vend për përmirësime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Banka Popullore (BP), Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) edhe në ditët në vijim do të zhvillojë një sërë aktivitetesh edukative dhe afirmative që synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e edukimit financiar. Me këto aktivitete, rregullatorët financiarë të vendit do të bashkohen aktivisht në festimin e “Javës globale të parasë”, një aksion global për ngritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për edukim financiar dhe përfshirjen financiare.
Këtë vit, aksionit, i cili tradicionalisht organizohet nga rregullatorët financiarë për 13 vite me radhë, do t’i bashkohen asociacione, kompani dhe shoqata nga sektori privat dhe civil që janë aktive në fushën e edukimit financiar.
Java Globale e Parasë tradicionalisht festohet përmes leksioneve për grupmosha të ndryshme, publikimit të materialeve edukative në fushën e financave në faqet e internetit, mbajtjes së seminareve apo takimeve online dhe publikimit të përmbajtjeve edukative në rrjetet sociale.
Tema e Javës Globale të Parasë së këtij viti është: “Mendo para se “të ndjekësh”, për siguri të parave tënde në të ardhmen”.
Tema trajton ndërlidhshmërine e tendencave bashkëkohore financiare digjitale, paraqitjen e personave të cilët japin këshilla për investimet financiare (të ashtuquajturit ,,finfluencerë”) dhe përdorimit në rritje të inteligjencës financiare gjatë identifikimit të besueshmërisë së informacioneve dhe këshillave financiare, në veçanti për të rinjtë. Më tej, edhe anshmëria emocionale, posaçërisht mentaliteti i turmës, rishtasi mund të përkeqësojnë sjelljen e vendimeve jo të mira financiare nën presion të moshatarëve ose ndikimin e mediave sociale.
Në këtë kontekst, me rëndësi të jashtëzakonshme është që të rinjtë të zhvillojnë aftësimet e duhura për menaxhimin e parave, të dallojnë nxitësit emocional dhe të përvetësojnë qasje kritike ndaj burimeve të informacioneve. Fuqizimi i edukimit financiar mund t’u ndihmojë të rinjve që të pozicionohen më mirë në tregjet financiare, të kundërshtojnë dhe të dallojnë këshilla paragjykuese, që në fund çon deri në vendime më të mençura financiare. Prandaj, tema e sivjetshme e “Javës Globale të Parave” i nxit të rinjtë që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë sjelljes së vendimeve financiare dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore në sektorin financiar.
Në korniza ndërkombëtare, ,,Java Globale e Parave” shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende të botë dhe me të cilën janë të përfshirë 60 milionë fëmijë dhe të rinj, e rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiare dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrjen. Më tepër informacione për Javën Globale të Parave janë në dispozicion në linkun: www.globalmoneyweek.org
Sistemi financiar mbetet stabil, ndërkohë që rreziqet janë në nivele të moderuara. Ky është konkluzioni i përgjithshëm në Raportin Vjetor të Komitetit të Stabilitetit Financiar për vitin 2024, të cilin Komisioni e miratoi në seancën e fundit.
Në Raportin Vjetor theksohet se sistemi financiar i brendshëm shfaq rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe po përballon me sukses sfidat aktuale. Në vitin 2024, institucionet financiare operuan në një mjedis makroekonomik më të favorshëm, arritën rezultate solide dhe kontribuan në një ndërmjetësim financiar më të thellë.
Rreziqet për stabilitetin financiar që rrjedhin nga segmentet e ndryshme të sistemit financiar janë të moderuara, siç është edhe rreziku “ngjitës”, pra i përhapjes së rreziqeve nga një segment në tjetrin. Megjithatë, ka ende disa paqartësi, të lidhura kryesisht me faktorë të jashtëm, si tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi ekonomik. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, sistemi i brendshëm është ende i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, duke kërkuar kujdes të vazhdueshëm.
Në këtë kontekst, institucionet financiare dhe politikëbërësit makroprudencialë duhet të monitorojnë me kujdes situatën për të ruajtur stabilitetin financiar. Rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me monitorimin e koordinuar të situatës, shkëmbimin në kohë të informacionit dhe nëse është e nevojshme do të marrin masat e duhura në kuadër të kompetencave të tyre. Ata kanë instrumente të mjaftueshme për të ruajtur stabilitetin financiar, duke siguruar ruajtjen e tij në periudhën në vijim.
Komiteti i Stabilitetit Financiar është organ ndërinstitucional, përgjegjës për zbatimin e politikës makroprudenciale dhe koordinimin e monitorimit të rreziqeve në sistem dhe krizave financiare. Ai përbëhet nga përfaqësues nga të gjithë rregullatorët financiarë: Guvernatorja e Bankës Popullore, Ministrja e Financave, Kryetarëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Komisionit të i Letrave me Vlerë (KHV), pesë përfaqësues nga Banka Popullore dhe tre nga Ministria e Financave.