KONKURS I BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.1/2023
Bazuar në nenin 10 të Marrëveshjes Kolektive të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Teksti i konsoliduar nr.01-700/3 me datë 27.12.2021, Rregullorjes për formën dhe përmbajtjen e konkursit të brendshëm, mënyrën e parashtrimit të kërkesës për ngritje në detyrë, mënyrën e realizimit të përzgjedhjes administrative dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve nga procedura e përzgjedhjes, në varësi të kategorisë së vendit të punës për të cilin shpallet konkursi i brendshëm i punësimit, nr.02-707/12. me datë 27.12.2017, si dhe Rregullorjes për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve Nr. 02-707/11 me datë 27.12.2018, Nr.02-538/6 me datë 02.07.2019, Nr.02-691/3 të datës 08.10.2019, Nr.01-638/1 me datë 14.10.2020, Nr.01-271/1 me datë 02.03.2021, Nr.01-272/3 me datë 11.03.2021, Nr.01-473/5 me datë 29.06.2021, Nr.01-682/10 me datë 06.12.2021, Nr.01-451/2 me datë 07.07.2022, Nr.01-675/1 me datë 23.09.2022 dhe 01-236/1 me datë 06.02.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpall:
KONKURS TË BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.1/2023
për plotësimin e vendeve të punës me ngritje në detyrë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
LINK i Kërkesës për konkursin e brendshëm të punësimit
LINK i Konkursit të brendshëm të punësimit
Seancë e mbajtur më 02.02.2023
- Procesverbali i seancës së tretë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 27 janar të vitit 2023;
- Raporti i Komisionit për realizimin e inventarizimit të fondeve dhe burimeve të AMS-së për vitin 2022, afati 8 shkurt.
- Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Raporti për trajtimin e ankesave për periudhën 1.1.2022-31.12.2022.
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Përfaqësimit në sigurime “Vash Prijatel” SHA Prilep.
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup.
- Aktvendim për caktimin e personit përgjegjës për përcaktimin e plotësimit të kushteve për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime për vitin 2023.
- Aktvendim për caktimin e personit përgjegjës për përcaktimin e plotësimit të kushteve për dhënien e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime për vitin 2023.
- Vendim për kërkesën për dakordim për pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë e brokerimit “OBD A TEAM BROKER” nga personi Marina Milloshevska dhe marrja e Aktvendimit.
- Vendim për kërkesën për dakordim për pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë e brokerimit “OBD A TEAM BROKER” nga personi Hristina Ivanoviq Bllazhevska dhe marrja e Aktvendimit.
- Vendim për kërkesën për dakordim për anëtar të organit drejtues në VINER për personin Naser Zenku dhe marrja e Aktvendimit.
- Vendim për kërkesën për dakordim për anëtar të organit drejtues në VINER për personin Ana Serafimova dhe marrja e Aktvendimit.
- Vendim për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për të punuar si aktuar i autorizuar në periudhën 2023-2025.
- Aktvendim për formimin e Komisionit për realizimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar 2023-2025.
- Vendim për miratimin e Kurrikulës për dhënien e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për të punuar si aktuar i autorizuar
- Vendim për vendosjen e kritereve për përzgjedhjen e edukatorëve për realizimin e trajnimeve dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikon Shpallje për Prokurim Publik – Shërbime arsimore për trajnimin e aktuarëve për lëndët e Grupit 2
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikon Shpallje për Prokurim Publik – Shërbime arsimore për trajnimin e aktuarëve për lëndët e Grupit 2. Dokumentacionin e tenderit mund ta shikoni KËTU “
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikon Shpallje për Prokurim Publik – Shërbime arsimore për trajnimin e aktuarëve për lëndët e Grupit 1
“Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikon Shpallje për Prokurim Publik – Shërbime arsimore për trajnimin e aktuarëve për lëndët e Grupit 1. Dokumentacionin e tenderit mund ta shikoni KËTU “
Seancë e mbajtur më 27 janar 2023
1.Procesverbali i seancës së dytë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 18 janar të vitit 2023;
2.Raporti për realizimin e auditim për mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime (sezoni i provimeve – shtator 2022); dhe
3.Raporti për realizimin e auditim për mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime (sezoni i provimeve – shtator 2022).
Kompanitë e sigurimeve ndanë bursa dhe mundësi punësimi për 12 studentë me mesatare të lartë në Fakultetin Ekonomik – Shkup
Nisma e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) u mbështet nga 10 kompani sigurimesh, të cilat do të ndajnë një bursë prej 1000 eurosh për çdo student dhe ajo që është më e rëndësishmja, do t’i japin mundësi atyre për punë praktike që më vonë mund të shndërrohet në punësim.
Dymbëdhjetë studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup morën bursa nga 10 kompani të sigurimeve Nisma për fillimin e bashkëpunimit për ndarjen e bursave për studentë me mesatare të lartë, zhvillimin e praktikës dhe mundësinë e punësimit në kompanitë e sigurimeve ka ardhur nga memorandumi i bashkëpunimit i lidhur në Ditën e Sigurimeve, iniciator i të cilit ishte Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Me këtë rast, sot drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese të dhjetë kompanive të sigurimeve kanë ndarë kontratat e bursave për këta studentë të regjistruar në vitin e katërt të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Dy studentë, me notë mesatare të barabartë ose më të lartë se 9 do të përfitojnë bursa nga “Kroacia Osiguruvanje – jo-jetë” dhe “Kroacia Osiguruvanje”. Nga një student do të shpërblejnë me bursë kompanitë e mëposhtme:”Eurolink”, “Triglav Oiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Grave”, “Triglav Osiguruvanje Jetë”, “Euroins Osiguruvanje”, Grave Njo-Jetë” dhe “Halk Osiguruvanje”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Fakultetin Ekonomik, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Predrag Tërpeski, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Kërste Shajnoski kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, ndërsa në emër të shoqërive të sigurimeve studentëve iu drejtua Gjorgje Vojnoviq, kryetar i shoqatës së esnafit të siguruesve pranë Odës Ekonomike dhe drejtor i “Triglav Osiguruvanje”. Para të pranishmëve foli edhe Aleksandar Nikolovski, kryetar i asamblesë studentore të fakultetit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani Trpeski falënderoi AМS-në si iniciator dhe kompanitë që ofrojnë bursa për studentët e tyre dhe theksoi:
“Ky është fillimi i suksesshëm i një bashkëpunimi të frytshëm që do të thotë afrimi i industrisë së sigurimeve dhe procesit të arsimit të lartë. Bursat kanë shumë domethënie për standardin studentor, por akoma më e rëndësishme është mundësia që studentët të kenë një bashkëpunim të hapur me industrinë e sigurimeve.
Studentët nga kompanitë e sigurimeve do të marrin një bursë prej 1.000 eurosh në denarë, mundësi për trajnim praktik në kompani, si edhe mundësi punësimi.
Kryetari i AMS-së, Shajnoski, duke iu drejtuar studentëve tha:
“Nuk jeni këtu vetëm për bursat. Kjo është një e mirë materiale momentale. Para jush do të hapen dyert e kompanive të sigurimeve financiarisht të shëndosha dhe konkurruese, ku mund të mësoni praktikisht se çfarë është sigurimi, si funksionon, si trajtohen dëmet, si krijohen produkte të reja sigurimi. Ju mund të mësoni shumë nga këta menaxherë të suksesshëm dhe ekipet që ata drejtojnë. Të ndjeni se si fitohet dinari në tregun e hapur, si të konkurrosh në kushte konkurruese për t’u bërë më të mirë dhe më të suksesshëm.
Brezit të parë të studentëve që fitojnë këtë lloj burse Vojnoviq i tha:
“Motivimi dhe mbështetja e të rinjve në të gjitha sferat e sistemit arsimor, e veçanërisht në arsimin e lartë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie dinamike. Arsimi duhet të kontribuojë në krijimin e liderëve që do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat, të përshtaten lehtësisht me ndryshimet e shpejta dhe të krijojnë kushte për zhvillim pozitiv. Prandaj, ne në industrinë e sigurimeve vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të mbështetur dhe investuar tek liderët e rinj në mënyrë që të ndërgjegjësojmë opinionin dhe të përmirësojmë perceptimin për përfitimet e sigurimeve.
Të pranishmëve iu drejtua edhe studenti Nikollovski, i cili në emër të studentëve shprehu mirënjohje për dhënien e kësaj mundësie dhe shtoi:
“Bursat e studentëve përfaqësojnë një motiv shtesë për avancimin e njohurive, një ndjenjë dallueshmërie dhe një moment që mund të përcaktojë më lehtë rrugën e karrierës së studentit. Ky bashkëpunim është shembull i stimulimit të suksesit në procesin arsimor dhe përmirësimit të mundësive për karrierë në sektorin financiar”.
