AMS me sistem te ri te informacionit per kontrollin e tregut te sigurimeve
AMS ka furnizuar sistem të ri të informacionit për kontrollin e tregut të sigurimit. Sistemi i ri i informacionit do të mundësojë digjitalizim të plotë të të gjitha regjistrave si dhe të proceseve për grumbullim, sistematizim dhe përpunim të të dhënave. Kjo AMS-së do t’i mundësojë mbikëqyrje më efikase ndaj punës së të gjithë 66 pjesëmarrësve në tregun e sigurimit: kompani të sigurimeve, shoqata të sigurimeve të brokerimit dhe shoqata për përfaqësim në sigurim. Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka furnizuar sistem të ri të informacionit i cili do të mundësojë digjitalizim të plotë në grumbullim, sistematizim dhe përpunim të të dhënave për nevojat e proceseve të mbikëqyrjes në sigurim.
Me këtë rast, sot dr. Kërste Shajnoski, kryetar AMS-së dhe Dragan Oremush, u.d. i kompanisë kroate Compliant Risk Technology e nënshkruan marrëveshjen për furnizim, instalim dhe zbatim të sistemit të ri të informacionit për mbikëqyrjen e sigurimit (ISA SIS 2.0). Sistemi i ri i informacionit, në pajtim me marrëveshjen, do të vendoset në funksion nga 1 janari i vitit 2022. Me zgjidhjen e re softuerike në tërësi do të digjitalizohet mbajtja e të gjitha regjistrave dhe do ta bëhet mbikëqyrja më efikase e AMS-së ndaj punës së të gjithë 66 pjesëmarrësve në tregun e sigurimeve: kompanitë e sigurimeve, kompanitë e sigurimit të brokerimit dhe shoqatat për përfaqësim të sigurimit. Sistemi i ri i informacionit do ta zëvendësojë atë aktual, i cili është në funksion 10 vjet. Ndryshimi i tij është i pashmangshëm për shkak se nuk e mbështet plotësisht punën e direktivës së BE-së për Solventë II të BE-së dhe tregon funksionalitet të kufizuar.
Njëherit përfaqësimi teknologjik dhe funksionalitetet e kufizuara implikonin nevojën për furnizimin e sistemit të ri të informacionit. Zgjidhja softuerike do të mundësojë përmirësim të konsiderueshëm në produktivitetin dhe efektivitetin e proceseve të mbikëqyrjes së sigurimit dhe njëherit edhe përmbushje të të gjitha standardeve nga direktiva Solventë II. Funksioni kryesor i sistemit të ri është rregullatori, raportim për rrezik gjatë përpunimit të të dhënave dhe funksion për analiza të të dhënave.
Sistemi e lehtëson mbikëqyrjen në teren jashtë terenit dhe gjithashtu siguron kontribut të nevojshëm për prioritetet dhe njëherit edhe shpërndarjen dhe planifikimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes. Kjo mundëson përdorimin optimal të burimeve mbikëqyrëse gjatë kërkesave të reja të kredisë. Agjencia si marrës i të dhënave nga aspekti teknik do të përdorë menaxhim me model për raport, monitorim të dorëzimit, portal Frontend, Backend, regjistra dhe komponentë të politikaës për menaxhim me të dhëna në procesin mbikëqyrës për të përmirësimin e efikasitetit gjatë punës. Bëhet fjalë për furnizim të sistemit modern të informacionit SupTech (Supervisory Technology) për mbikëqyrjen e sigurimeve, i cili tashmë përdoret me sukses nga organet rregullatore për mbikëqyrje në sigurime në Kroaci, Slloveni dhe Mal të Zi. Sistemin e ri të informacionit AMS-ja e ka furnizuar me mjete personale pas procedurës së zbatuar për furnizime publike, ndërsa vlera e tij është 36,5 milionë denarë. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur e cila e rregullon tregun për sigurim, kryen mbikëqyr ndaj punës së kompanive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon për edukim financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 4.8.2021
- Vendim për dhënien e licencës për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit të sigurimit për kompaninë e përfaqësimit të sigurimeve PRO-INS SHA Shkup,
- Vendim për revokimin e licencës për përfaqësues për personit Tihomir Kelemen;
- Raport në lidhje me mbajtjen e provimit për lëndën e dytë të Kurrikulës për mbajtjen e provimit profesional për aktuarët – MATEMATIKA FINANCIARE e përgatitur nga Komisioni për mbajtjen e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar;
- Raport mbi ankimimet e parashtruara në AMS nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimeve dhe nga palët e treta të dëmtuara në periudhën nga 01.01.2021 – 30.06.2021,
5. Marrëveshja për përfundimin e kontratës për prokurim publik të shërbimeve arsimore për ushtrimin e trajnimit dhe provimit profesional të kërkuar për punë si aktuar i autorizuar,
- Vendim për ndryshimin e Kurrikulës për dhënien e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar i miratuar me Vendimin nr. 02-794 / 4 me datë 22.12.2020 të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve,
- Vendim për ndryshimin e kritereve për përzgjedhjen e edukatorëve për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar,
- Vendim për plotësimin e Planit Vjetor të Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
- U miratua Procesverbali i seancës së 18-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 8.7.2021,
- Vendim për plotësimin e Planit Vjetor të Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
- Ndryshimi i planit vjetor për mbikëqyrjen e sigurimeve,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Përfaqësimit në Sigurime REA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve Triglav Osiguruvanje Jetë SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime EURO EKSPERTS SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve Viner – Viena Inshurens Grup SHA Shkup,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit të Shoqërisë të Auditimit GRANT TORTON SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA, Shkup për vitin 2021 dhe miratimi i Aktvendimit,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit të Shoqërisë të Auditimit Diloit SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të KROACIA OSIGURUVANJE SHA Shoqëri e Sigurimeve të Jetës, Shkup për vitin 2021 dhe miratimi i Aktvendimit,
- Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, përfshirë edhe datën 30 qershor 2021,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve Makedonija Osiguruvanje SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Përfaqësimit në Sigurimeve LAJON INS SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve Triglav Osiguruvanje SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SUPER BROKER SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SMART MANI SOLUTIONS SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve Unika SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
- Shqyrtimi i Informacionit në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup, dhe
- Informacionit në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime Euromak Broker AD Shkup.
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site për Shoqërinë e Sigurimeve Viner-Lajf – Viena Inshurens Grup SHA Shkup
Seancë e mbajtur më 8.7.2021
1.Vendim për shqiptimin e masës të mbikëqyrjes për shoqërinë e sigurimeve Viener-Viena Inshurens Grup Shkup,
- Vendim në lidhje me kundërvajtjen e kryer nga GRAVE Osiguruvanje Jo-Jetë SHA Shkup në përputhje me Procesverbalet nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site,
- Vendim për shqiptimin e masës shtesë të mbikëqyrjes për shoqërinë e sigurimeve të brokerimit AMG Premium,
- Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Sava SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të sistemit informativ të Shoqërisë të Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të sistemit të informacionit të Shoqërisë të Sigurimeve Grave Osiguruvanje SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime NOV OSIGURITELEN BROKER SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime STM Broker Plus SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve të Brokerimit JDB BROKER SHA Shkup,
- Informacion në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime POLISA PLUS SHA Shkup,
- Udhëzimit për kryerjen e vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe për administrimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit për subjektet nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve,
- Kërkesë për dhënien e pëlqimit për Shoqërinë për Shërbime Konsulente të Auditimit dhe Shërbimeve Tatimore DILOIT SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë të Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup për vitin 2021 dhe miratimi i Aktvendimit,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit GRANT TORTON SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA SHA, Shkup dhe miratimi i Aktvendimit,
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent të sigurimeve të personit Nikollçe Jançevski për shkak të përfundimit të marrëveshjes së përfaqësimit me SHPS LAJF VIZION SHA Shkup,
- Informacion për nënshkrimin e Strategjisë për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025.
U miratua Strategjia e parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar
Kriza me Covid-19 çon drejt një kohe të transformimit të ekonomive tradicionale në ekonomi më të mençura, më të digjitalizuara, inkluzive dhe më të gjelbërta. Në kushte të tilla, kur fintek-u gjithnjë e më shumë është pjesë e realitetit tonë, nevoja për një nivel më të lartë të arsimimit financiar, si parakusht edhe për inkluzionin financiar, do të jetë edhe më e theksuar. Mirëpo, kjo nënkupton edhe nevojën për një aktivitet më të madh për mbrojtjen e konsumatorëve. Rregullatorët financiar të përgatitur i pritën këto sfida – ca vite më parë e filluan procesin e përgatitjes së Strategjisë së parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar,në kuadër të projektit pesëvjeçar pranë OECD-së (INFE-OECD). Sot, u bë miratimi dhe promovimi i Strategjisë. Ajo i referohet periudhës 2021-2025 dhe e tejkalon qëllimin e projektit në kornizat e së cilit parimisht ishte e përgatitur, ngase i referohet jo vetëm edukatës financiare, por edhe inkluzionit financiar, duke pasur parasysh kushtëzimin dhe ndërlidhshmërinë e tyre të ndërsjellë.
Strategjia për edukim financiar dhe inkluzion financiar e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në eventin me rastin e miratimit të saj u drejtuan përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiar – guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të eskeprtëve të Agjensionit për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnoski dhe komisionari i Komisionit të letrave me vlerë (KLV), Kirill Jovanovski.
„Edukata financiare është edhe në bazën e stabilitetit financiar, në veçanti e shprehur pas krizës globale financiare të vitit 2008/2009, që në pjesën më të madhe ishte pasojë e rreziqeve të grumbulluara për shkak të vendimeve të këqija financiare. Mirëpo, procesi i edukatës financiare nuk mund të zhvillohet në mënyrë turbulente. Ai kërkon informata, drejtime, këshilla, por para së gjitha qasje të sistematizuar. Andaj nevojitet qasje e koordinuar në nivel nacional, respektivisht kornizë strategjike e cila e dallon rëndësinë e edukatës, mundëson inkluzion dhe koordinim të të gjitha palëve relevante dhe definon hartë të aktiviteteve për një arritje më efektive të qëllimeve. Kjo na çon drejt Strategjisë për edukatë financiare dhe inkluzion financiar, të cilën e miratuam sot. Qasja strategjike dhe sistematike ndaj çështjes së edukatës financiare është edhe më e rëndësishme në këtë kohë të re të revolucionit në sferën e shërbimeve financiare – FinTek.” – theksoi në fillim të adresimit të saj, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, pas çfarë edhe iu referua aktiviteteve të veçuara të parapara me Strategjinë.
Ajo ceku se për dizajnimin përkatës të Strategjisë, parakushti kryesor është vlerësimi i nivelit aktual të arsimimit financiar, për çfarë u inicua edhe matja e parë e nivelit të arsimimit financiar sipas metodologjisë së OECD-së, sipas së cilës popullata tek ne ka realizuar 56% të vlerës maksimale, që është e krahasueshme me vendet e rajonit, megjithatë krahasuar me vendet e zhvilluara potencon një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.
Ministri i financave Fatmir Besimi theksoi se Strategjia është e rëndësishme për dy arsye: së pari, sepse edukata dhe inkluzioni financiar janë bazë për stabilitetin e sistemit financiar, dhe e dyta, që të realizohen rezultate më të mira në këtë fushë, duhet që të veprohet SMART – respektivisht të vendosen qëllime të qarta, strategji e mirë dhe plan për realizim.
„Me një proces të koordinuar të edukatës financiare, i cili do ti përfshijë edhe institucionet edhe subjektet juridike të cilat mund të japin kontribut, afat-mesëm mund të arriten me të vërtetë rezultate më të mira në lidhje me edukimin financiar të popullsisë. Me këtë do të përmirësohet efektiviteti i pjesëmarrjes së tyre në sektorin financiar, ndërsa njëkohësisht edhe do të mbrohen si konsumatorë të cilët kanë më shumë dhe informata më të mira. Përmes përdorimit të përvojave të mira për avancimin e inkluzionit financiar, mund të lehtësohet qasja për një numër të kategorive. Rritja e inkluzionit financiar është me rëndësi të posaçme për ekonominë, ngase siguron qasje deri te kapitali, që tërheq investime dhe konsum, që rezulton me aktivitet të zmadhuar ekonomik.” – theksoi ministri i financave, Besimi.
Ministri theksoi se nga aspekti i përmirësimit të qasjes deri te shërbimet financiare, së shpejti do të starton Fondi garantues përmes së cilit do të zbatohet skema shtetërore garantuese, e cila do të lehtësojë qasjen deri te kapitali për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fondi, nga njëra anë, do të kontribuojë për ofrim të produkteve të reja në sistemin financiar me rrezik më të vogël për bankat dhe shtëpitë e kursimit, ndërsa nga ana tjetër do të sigurojë qasje deri te kapitali për ata të cilët më vështirë arrijnë deri te kreditë, respektivisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
„Duke u udhëhequr nga parimi themelor se edukata financiare është investim afatgjatë për gjithë shoqërinë dhe për shtetin, si dhe për individin i cili më lehtë dhe më sigurtë do të mund të sjell vendime të shëndosha financiare dhe të jetojë një jetë më cilësore, jam i bindur se me miratimin e Strategjisë si një dokument gjithëpërfshirës, sigurojmë një planifikim të matur dhe efikas të të gjitha aktiviteteve tona të ardhshme dhe resurse në pjesën e zhvillimit të edukatës financiare dhe inkluzionit financiar të tërë popullatës në vendin tonë, në ndërkohë duke vënë theks të veçantë tek të rinjtë si grupi më i rëndësishëm i synuar. Pikërisht për këtë, MAPAS konsideron se është me rëndësi të posaçme edhe kyçja e sektorit joqeveritar dhe privat në zbatimin dhe realizimin e qëllimeve të Strategjisë. Në atë mënyrë do të sigurojmë një edukatë financiare më gjithëpërfshirëse dhe inkluzion të zmadhuar financiar të popullsisë.” – theksoi kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Kryetari i këshillit të ekspertëve të ASO, Krste Shajnoski, theksoi se përshpejtimi i procesit të edukatës dhe inkluzionit financiar është në veçanti i rëndësishëm nëse merret parasysh niveli i ulët i zhvillimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sistemit financiar.
„Sjellja e strategjisë si një dokument formal do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, siç janë sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tregut financiar, diversifikimi i gjerë dhe qasshmëria e shërbimeve financiare deri te çdo individ, familje, biznes i vogël ose i madh, sektori shtetëror, dhe e gjithë kjo me çmime të drejta. Normalisht që ky qëllim do të zbatohet vetëm nëse sigurojmë funksionim të institucioneve të shëndosha financiare që udhëheqen dhe kontrollohen nga një kuadër profesional, i cili me sukses e baraspeshon realizimin e qëlllimeve të udhëhequra nga interesi për realizimin e fitimit, nga njëra anë, dhe sigurimin e ciësisë së shërbimeve të ofruara financiare dhe raport të drejtë ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve financiare nga ana tjetër.” – porositi Shajnoski.
„Në kushte të globalizimit, zgjedhja dhe qasshmëria e madhe e produkteve financiare, kontribuojnë që arsimimi financiar të jetë një nga prioritetet e bartësve të politikave ekonomike. Gjegjësisht, duhet të theksohet se aftësia për procesuimin e informatave të shumta rritet me ngritjen e nivelit të kuptimit të instrumenteve të ndërlikuara financiare. Gjatë kësaj, duhet të pranohet se insistimi që pjesëmarrësit në sistemin financiar të jenë qartë dhe lartë transparent, duhet të mbështetet me kuptimin adekuat të atyre për të cilët kërkohet transparenca. Rishtasi, intensifikimi i edukatës dhe inkluzionit financiar do të nënkuptojë edhe rritje të sektorit financiar në zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh të gjitha këto, KLVRMV-ja thekson se me të gjitha kapacitetet e veta do të angazhohet për ngritjen e arsimimit financiar, në veçanti për çështjet lidhur me tregun e letrave me vlerë.” – theksoi Kirill Jovanovski në emër të KLV-së.
Me Strategjinë, ndër të tjera parashihet zhvillimi i programeve të posaçme arsimore për grupe të moshave të ndryshme të popullsisë, nga më të rinjtë e deri më të moshuarit, duke pasur parasysh kuptimin për edukatën si një proces gjatë tërë jetës dhe në veçanti dinamikën e financave në kohërat aktuale. Programet arsimore duhet të jenë të koncipuara në përputhje me Kompetencat bazë për edukatë financiare, si një dokument i posaçëm i paraparë me Strategjinë, i cili është në përpilim e sipër. Me qëllim të krijimit të një kornize e cila do të sigurojë koordinim përkatës të aktiviteteve, shkëmbim të informatave, si dhe edukatë cilësore, objektive dhe të paanshme fnanciare nga të gjithë dhënësit potencial, tashmë punohet në përpilimin e një Kodi të praktikave të mira për edukatë financiare, me përfshirje të rregullatorëve, institucioneve private financiare dhe asociacioneve qytetare. Vet monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara është parashikuar që të zvhillohet përmes një grupi të punës me pjesëmarrës të kyçur nga rregullatorët, sektori privat dhe civil, që do të përforcojë bashkëpunimin dhe do mundësojë alokim optimal të resurseve në dispozicion ndaj qëllimeve të vendosura.
Në periudhën që do pasojë, kujdes i veçantë do t’i dedikohet aktiviteteve në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, në segmentet e veçuara financiare, e cila poashtu është në favor të inkluzionit më të madh financiar në të ardhmen. Një pjesë e aktiviteteve të parapara në fushëveprimin e mbrojtjes së konsumatorëve janë në anën e rregullatorëve, ndërsa një pjesë në anën e sektorit privat financiar, që edhe një herë bën me dije për bashkëpunimin e domosdoshëm, si një parakusht për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të parapara. Është paraparë edhe shqyrtimi i mundësive alternative për zgjidhjen e kontesteve eventuale me konsumatorët, përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e Ombudsmanit, respektivisht Avokatit të popullit për sektorin financiar.
Në përputhje me Strategjinë, kujdes përkatës duhet t’i dedikohet edhe rritjes së transparencës në punën dhe në publikimin e të dhënave për shërbimet financiare nga ana e sektorit privat financiar, përfshirë edhe standardizimin e të dhënave të publikuara për një lloj të njëjtë të shërbimit.
Lidhja për në video: https://youtu.be/RtpKYlcURpI
Trupi koordinues për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare
Seancë e mbajtur më 29.06.2021
- Rregullore për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në AMS,
- Ndryshimi i Planit Vjetor të Punësimit të AMS-së për vitin 2021,
- Vendim për pagimin e regresit për pushimin vjetor për vitin 2021,
