Seancë e mbajtur më 27 shtator
- Procesverbal i seancës së 27-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 shtator të vitit 2023.
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj shoqërisë së sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup;
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues të shoqërisë së sigurimeve KROACIA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëri e Sigurimit të Jetës Shkup, për personin Maja Stankovska Kostova.
Në gusht, të siguruarit arkëtuan mbi 5 milionë euro nga sigurimet jo-jetë
Gjysma e totalit të dëmeve të paguara është për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private. Pronarët e mjeteve motorike arkëtuan më shumë se 1 milion euro nga dëmet e mbuluara nga sigurimi kasko. Në gusht, mbi 500 qytetarë kërkuan dhe morën dëmshpërblim prej 100.000 eurosh për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit në udhëtim për udhëtimet jashtë vendit.

Të gjitha kompanitë e sigurimeve jo-jetë vetëm në gusht të këtij viti kanë paguar mbi 9800 dëme në vlerë prej 312,5 milionë denarësh (5,1 milionë euro). Krahasimi i të dhënave tregon se policëmbajtësit që kanë pasur dëme të mbuluara me sigurime kanë arkëtuar 22 për qind (57,3 milionë denarë) më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2022, tregojnë të dhënat paraprake që 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve.
Rritjet më të mëdha të dëmeve të paguara në gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë shënuar te sigurimi kasko i automjeteve dhe sigurimi shëndetësor privat. Në muajin gusht, pronarët e mjeteve motorike arkëtuan 63,4 milionë denarë (1,03 milionë euro) për dëmet e siguruara të mbuluara me sigurimin kasko. Kjo është një shumë prej 58 për qind më e lartë e dëmshpërblimeve të paguara krahasuar me gushtin 2022.
Për shpenzimet mjekësore të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat në gusht, të siguruarit kanë arkëtuar 45,1 milionë denarë (mbi 733.000 euro), që është 56 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe në muajin gusht vazhdon tendenca që peshën më të madhe në totalin e dëmeve të paguara e zënë dëmet që nuk janë dedikuar për të mbuluar shpenzimet mjekësore. Gjysma e të gjitha dëmeve të paguara këtë muaj i referohen sigurimit shëndetësor privat.
Të siguruarit në këtë muaj arkëtuan 21,2 milionë denarë (345.000 euro) nga dëmet e sigurimit të pasurisë. Sigurimi i shëndetit në udhëtim, i cili mbulon dëmet gjatë pushimeve jashtë vendit, është aktual gjatë pushimeve verore. Për këtë sigurim, kompanitë u kanë paguar të siguruarve 6,3 milionë denarë (mbi 100.000 euro), që është 17 për qind më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Siç pritej, shuma më e madhe e dëmeve të paguara është për sigurimin ligjërisht të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë (TPL), që në fakt është klasa më e madhe e sigurimeve. Në gusht janë paguar 153,8 milionë denarë (2,5 milionë euro), që është 17 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në dëmet e paguara “Unika” merr pjesë me 12 për qind, “Triglav Osiguruvanje” me 12.7 për qind, “Viner VIG” me 11 për qind, “Sava Osiguruvanje” me 13.8 për qind dhe “Osiguritelna Polisa” me 5.9 për qind. Pjesëmarrja e “ADOR Makedonia VIG” është 8.7 për qind, “Euroins Osiguruvanje” 4.4 për qind, “Eurolink” merr pjesë me 10.4 për qind, “Kroacija Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 10.9 për qind, “Halk Osiguruvanje ” me 8.4 për qind dhe “Grave Jo-Jetë” me 1.8 për qind.
Seancë e mbajtur më 20 shtator
- Procesverbali i seancës së 12-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 12 shtator të vitit 2023.
- Kërkesë për marrjen e lejes për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime të SHBS GrEKo Internatcional SHA Shkup dhe miratimi i aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në TRIGLAV Osiguruvanje SHA Shkup për personin Gjorgje Vojnoviq dhe miratimin e aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri audituese për vitin 2023 të Kroacija Jo-Jetë dhe miratimi i Aktvendimit.
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Seancë e mbajtur më 12 shtator
- Procesverbali i seancës së 25-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 24 gusht të vitit 2023;
- Vendim për shfuqizimin e Vendimit për caktimin e një nënshkruesi plotësues në llogaritë të cilat ka Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Gjorgi Kundurxhiev;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Gordana Dimova;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Kristina Mitkovska;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Biljana Jankullovska;
- Aktvendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës Triglav SHA Shkup;
- Ndryshim i Planit Vjetor për Mbikëqyrjen në Terren për vitin 2023;
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për përcaktimin e përfaqësuesve të autorizuar të cilët do të jenë të pranishëm në sallë gjatë dhënies së provimit profesional për ushtrimin e aktivitetit të brokerimit në sigurime në vitin 2023;
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për përcaktimin e përfaqësuesve të autorizuar të cilët do të jenë të pranishëm në sallë gjatë dhënies së provimit profesional për ushtrimin e aktivitetit të përfaqësimit në sigurime në vitin 2023.
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për auditimin e provimeve të mbajtura profesionale për ushtrimin e aktivitetit të përfaqësimit në sigurime për vitin 2023;
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për auditimin e provimeve të mbajtura profesionale për ushtrimin e aktivitetit të brokerimit në sigurime për vitin 2023;
- Raport i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vlerësimin vjetor të rrezikut off-site të subjekteve të mbikëqyrura nga aspekti i parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit për vitin 2023;
- Informacion për gjendjen financiare, arritjet statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimit në periudhën 1.1.-30.6.2023 (2K2023);
- Informacion për mos shqiptimin e masave për Veber SHBS; dhe
- Raport për ankesat e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimeve dhe nga palët e treta të dëmtuara.
Për vetëm një muaj qytetarët arkëtuan një milion euro nga sigurimet e jetës
Shoqëritë e sigurimeve të jetës në shtatë muajt e parë të këtij viti kanë paguar 494 milionë denarë (8 milionë euro) për të siguruarit ose për personat që kanë qenë bartës të të drejtave nga policat e sigurimit të jetës.
Pesë kompanitë e sigurimit të jetës vetëm për muajin korrik të këtij viti kanë paguar 62,4 milionë denarë (1 milion euro) për të siguruarit e tyre apo bartësit e së drejtës të kompensimit. Shuma e fondeve të paguara për dëmet e mbuluara nga sigurimet e jetës në korrik është 19 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të dorëzuara nga shoqëritë e sigurimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, fondet janë paguar për shkak të: vdekjes së të siguruarit, mbijetimit ose zgjidhjes së kontratës së sigurimit me komponent kursimi ose investimi.
Kontratat e sigurimit të jetës me komponent kursimi kanë peshën apo pjesëmarrjen më të madhe në fondet e paguara në muajin korrik. Në korrik, të siguruarit nga ky lloj sigurimi kanë arkëtuar 50,3 milionë denarë (818.000 euro). Ky produkt sigurimi, përveç sigurimit të jetës, ofron mundësinë që të siguruarit të marrin fondet e investuara plus interesat pas skadimit të kontratës. Ky produkt sigurimi lejon që një pjesë e interesit të fondeve që shoqëria e sigurimit mbledh nga i siguruari dhe investon në instrumente investimi pa rrezik si depozita apo obligacione, t’i kthehet të siguruarit si kthim. Kjo është arsyeja pse ky lloj sigurimi i jetës quhet sigurimi me pjesëmarrje në fitim.

Shoqëritë e sigurimeve në korrik kanë paguar 6,3 milionë denarë (102.000 euro) për familjet apo bartësit e të drejtës për të paguar dëmet në rastet e vdekjes së personave që kanë siguruar jetën e tyre. Ky lloj sigurimi nuk përfshin pjesëmarrjen në fitim, që do të thotë se vetëm rreziku i vdekjes është i siguruar dhe nëse nuk ndodh brenda periudhës kohore të rënë dakord për të cilën sigurimi është i vlefshëm, fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit, me të cilin është lidhur kontrata.
Për llojin më të ri të sigurimit të jetës në tregun tonë, i njohur gjerësisht me emrin sigurimi junit-linkd, shoqëritë në korrik kanë paguar 5,56 milionë denarë (90.000 euro). Përveç sigurimit të jetës, ky produkt ofron edhe investimin e një pjese të parave në letra me vlerë që tregtohen në bursat botërore. Pikërisht për shkak se i siguruari zgjedh se në cilat letra me vlerë do të investohen fondet e tij në këtë lloj sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga vetë i siguruari.

Qytetarët në muajin korrik kanë investuar gjithsej 64,5 milionë denarë (1,05 milionë euro) në të gjitha llojet e sigurimit të jetës. Më shumë se gjysma e shumës totale të fondeve të investuara i referohen policave që sigurojnë vetëm rrezikun e vdekjes dhe që nuk mbartin të drejtën për të marrë pjesë në fitim. Qytetarët në shtatë muajt e parë të vitit kanë investuar 1,21 miliardë denarë (20 milionë euro) në sigurimin e jetës.
AMS-ja, në kuadër të kompetencave të saj, kujdeset të sigurojë rakordimin e politikave afariste të aplikuara për vlerësimin e detyrimeve, si dhe llojet e investimeve dhe vlerësimin e fondeve të shoqërive të sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve në vazhdimësi respektojnë këto kërkesa ligjore.
Të dhëna më të detajuara për punën e shoqërive të sigurimeve të jetës në linkun e mëposhtëm: https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Seancë e mbajtur më 24 gusht
- Procesverbali i seancës së njëzet e katërt të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 15 gusht të vitit 2023;
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Plan Vjetor i Punësimit për vitin 2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Në kulmin e pushimeve verore, vetëm në korrik, 80 mijë qytetarë investuan 685 mijë euro në sigurime të shëndetit në udhëtim
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet në korrik kanë investuar 18.6 milionë euro në sigurimet jo-jetë. Nga sigurimet vullnetare peshën më të madhe në shitje e ka sigurimi i pasurisë, para sigurimit të plotë të mjeteve motorike dhe sigurimit shëndetësor vullnetar (privat).

Në kulmin e sezonit të pushimeve verore, vetëm në korrik, gati 80 mijë qytetarë blenë sigurime të shëndetit në udhëtim. Sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) nga 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, qytetarët kanë investuar mbi 42 milionë denarë (685.000 euro) në këtë produkt, i cili siguron rreziqe gjatë udhëtimit jashtë vendit.
Investimet në sigurimet e shëndetit në udhëtim, në korrik, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për më shumë se 6 milionë denarë (107.000 euro). Në të njëjtën kohë, numri i personave që blenë sigurime të shëndetit në udhëtim u rrit me 9 për qind.
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet investuan 1,14 miliardë denarë (18,6 milionë euro) në të gjitha 18 klasat e sigurimit jo-jetë. Shitja e sigurimeve në korrik të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak, është ulur për 6 për qind, por në krahasim me korrikun e kaluar është rritur për 16 për qind.
Për sa i përket numrit të kontratave të sigurimit të lidhura, interesi për investime në sigurime jo-jetë është në rritje. Në korrik, numri i kontratave të lidhura të sigurimit ka kaluar 238 mijë dhe është rritur me 8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Nga sigurimet vullnetare pjesëmarrjen më të madhe në shitje e ka sigurimi i pasurisë dhe kap vlerën prej 154,3 milionë denarë (2,5 milionë euro). Më pas vjen sigurimi gjithëpërfshirës i automjeteve, në të cilin janë investuar 120,8 milionë denarë (2 milionë euro). Qytetarët investuan 82 milionë denarë (1,3 milionë euro) në sigurimin suplementar shëndetësor (privat) për një muaj.
Në totalin e investimeve në sigurimet jo-jetë, peshën më të madhe e zë sigurimi i detyrueshëm i auto përgjegjësisë (TPL). Në korrik janë blerë polica sigurimesh në vlerë prej 631,2 milionë denarë (10,3 milionë euro). Prej tyre, 171,7 milionë denarë (2,8 milionë euro) janë investuar në kartonin jeshil.
Në shitjen e sigurimeve jo-jetë për muajin korrik, “Kroacia Osiguruvanje-jo-jetë” dhe “Makedonia Osiguruvanje VIG” kanë pjesëmarrje prej 8.6 për qind. “Eurolink” ka realizuar 8.7 për qind, “Euroins Insurance” me 9,1 për qind, “Grave Jo-Jetë” me 5,6 për qind. “Sava Osigruvanje” merr pjesë me 11.1 për qind, “Trigllav Osiguruvanje” me 11.9 për qind, “Unika” me 11.6 për qind, “Viner – VIG” me 12.1 për qind, “Osiguritelna Polisa” merr pjesë me 7.1 për qind dhe “Halk Osiguruvanje” me 5.6 për qind.
Më shumë informacion në linkun vijues https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, ushtron mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Policëmbajtësit për një muaj arkëtuan 1 milion euro nga sigurimet shëndetësore private
Në korrik të këtij viti, struktura e dëmeve të paguara për sigurime vullnetare dominohet nga pagesat për shpenzimet mjekësore të siguruara. Pas tyre vijnë dëmet e sigurimit të mjeteve motorike për të cilat kompanitë e sigurimit në korrik kanë paguar 985 mijë e 500 euro.

Në korrik, të siguruarit që kanë sigurim suplementar (privat) shëndetësor kanë arkëtuar 61,9 milionë denarë (mbi 1 milion euro) për shpenzime mjekësore të mbuluara nga policat e tyre të sigurimit shëndetësor.
Fondet janë paguar nga nëntë kompani të sigurimit jo-jetë dhe me to janë mbuluar mbi 6500 dëme të të siguruarve për pagesën e shpenzimeve mjekësore, sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve.
Gjithsej, në korrik, të gjitha kompanitë e sigurimit jo-jetë kanë paguar 409 milionë denarë për dëmet e mbuluara nga kontratat e sigurimit. Shuma e dëmeve të paguara është rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dëmeve të paguara është rritur për 19.5 për qind. Në korrik të këtij viti janë paguar gjithsej 10 848 kërkesa për dëmshpërblim për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë.
Në strukturën e dëmeve të paguara për të gjitha 17 klasat e sigurimit vullnetar jo-jetë, dominon sigurimi shëndetësor privat, pasuar nga sigurimi gjithëpërfshirës i automjeteve me realizim prej 60,6 milionë denarësh (985.500 euro). Për pronën e siguruar në korrik kompanitë kanë paguar dëme në vlerë prej 25,1 milionë denarësh (408.000 euro).
Në strukturën e dëmeve të paguara, siç pritej, peshën më të madhe e zë sigurimi i detyrueshëm i Auto-përgjegjësisë (TPL). Siguruesit kanë paguar 234,9 milionë denarë (3,82 milionë euro) për 2251 të siguruar. Prej tyre 133,9 milionë denarë (2,18 milionë euro) janë paguar për dëmet e shkaktuara në rrugët në vend. Për dëmet e shkaktuara në aksidente rrugore apo aksidente jashtë vendit, të mbuluara me kartonin jeshil, në korrik janë paguar 98,2 milionë denarë (1,6 milionë euro).
Në totalin e dëmeve të paguara për muajin korrik, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” marrin pjesë me 9 për qind, “Eurolink” me 10 për qind, “Euroins sigurime” me 3,2 për qind, “Grave jo-jetë” me 16,9 për qind, “Maqedonia Osigurvanje VIG” me 10.6 për qind dhe “Sava Osiguruvanje” me 12.2 për qind. “Triglav Osiguruvanje” merr pjesë me 8,9 për qind në totalin e pagesës, “Unika” me 8,4 për qind, “Viener VIG” me 4,5 për qind, “Osiguritelana Polisa” me 5,6 për qind dhe “Halk Osiguruvanje” me 10,7 për qind.
Më shumë detaje në linkun vijues https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
Seancë e mbajtur më 15 gusht 2023
- Procesverbali i seancës së 23-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 1 gusht të vitit 2023;
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri të auditimit për vitin 2023 të Triglav Osiguruvanje Jetë SHA Shkup dhe miratimin e Aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri të auditimit për vitin 2023 të KROACIA OSIGURUVANE SHA Shoqëria e Sigurimeve të Jetës Shkup dhe miratimin e Aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri të auditimit për vitin 2023 të VINER LAJF AD Shkup dhe miratimi i Aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë e brokerimit të sigurimeve SHB BROKER SHA Dibër nga personi Pembe Koleci dhe miratimi i Aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për marrjen e pjesëmarrjes së kualifikuar në Shoqërinë e Brokerimit të sigurimeve CERTUS SHA Shkup nga personi Trajçe Mitrovski dhe miratimi i vendimit, dhe
- Kërkesë për marrjen e licencës për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime të Shoqërisë të Brokerimit në sigurime PREMIUM INSURANCE SHA Shkup dhe miratimin e aktvendimit.