Mbi 281.000 qytetarë kanë sigurim jete, kanë investuar tetë milionë euro për tre muaj
Pesë kompanitë e sigurimit të jetës, në tremujorin e parë kanë lidhur 14 mijë kontrata të reja me të cilat kanë siguruar jetën e tyre mbi 20 mijë qytetarë. Nga 8 milionë euro të investuara në produkte klasike të sigurimit: risk dhe sigurime me komponentë kursimi, janë investuar 6.3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është investuar në sigurimet “junit linkd”.
20 mijë qytetarë të rinj kanë siguruar jetën në tre muajt e parë të vitit, pra numri i përgjithshëm i qytetarëve me sigurime jete ka kaluar shifrën 281 mijë. Kjo është 8 për qind më shumë persona të siguruar në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Në tre muajt e parë qytetarët kanë investuar 494 milionë denarë (8 milionë euro) në sigurimin e jetës, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Më të shumtat janë investimet në të ashtuquajturin sigurim risku. Sigurim risku kanë mbi 220,000 qytetarë dhe kjo është gati 20,000 më shumë të siguruar në krahasim me fundin e vitit 2021.
Ky produkt përfshin sigurimin e jetës së të siguruarit edhe në rast të vdekjes së tij, shuma e siguruar i paguhet familjarit, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Me këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha mjetet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimeve.
Në fund të marsit të këtij viti, 50 mijë qytetarë kanë sigurim jete me komponent kursimi. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë investimin e tij si kursim me një interes të caktuar pas skadimit të kontratës së sigurimit.
Deri në fund të muajit mars të këtij viti, rreth 11 mijë qytetarë kanë sigurimin e jetës, të quajtur gjerësisht “sigurimi junit linkd”. Në këtë klasë, një pjesë e parave të paguara për sigurimin e jetës investohet në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të kapitalit.
Pikërisht për shkak se vlera e këtyre investimeve varet nga bursa, rreziku i investimit në këtë produkt merret përsipër nga i siguruari. Kjo do të thotë se në fund të periudhës në të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, shuma e parave që duhet të marrë i siguruari do të varet nga çmimet e tregut (d.m.th. në bursë) të aksioneve të fondeve të investimit në të cilat paratë e sigurimit të jetës u investuan.
Më shumë rreth këtij produkti të sigurimeve mund të lexoni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/aso-shto-mora-da-znaete-pred-da-kupite-junit-linkd-osiguruvanje-zhivot/
Nga gjithsej investimet në sigurimin e jetës në tre muajt e parë, 387 milionë denarë (6,3 milionë euro) janë investime në produkte klasike të sigurimit: rrezik dhe sigurim me komponentë të kursimit. Investimet në sigurimin “junit linkd” për këtë periudhë arritën në 107 milionë denarë (1,7 milionë euro).
Në tre muajt e parë të këtij viti, pesë kompanitë e sigurimit të jetës u kanë paguar gjithsej 180 milionë denarë (2,9 milionë euro) të siguruarve të tyre në bazë të mbijetesës, ndërprerjes së kontratave ose vdekjes.
Viti i kaluar ishte vit rekord sa i përket gjithsej investimeve në sigurimin e jetës, të cilat i kaluan 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Bujqit dhe fermerët investuan për tre muaj 2 milionë euro në sigurime
Gjithsej 600 fermerë individualë dhe pesëdhjetë kompani të tjera agrare për tre muajt e parë të këtij viti siguruan të korrat, të mbjellat dhe kafshët e tyre. Së shpejti sigurimet bujqësore do të bëhen të detyrueshme me ligj dhe për rrjedhojë pjesëmarrja e tyre në tregun e sigurimeve do të rritet ndjeshëm. Qëllimi i kësaj reforme është të ulë ndjeshëm koston e sigurimeve duke rritur masën dhe në të njëjtën kohë me grumbullimin e fondeve të fermerëve të siguruar të krijohen fonde të mëdha nga të cilat do të paguahen dëmet që mund të shkaktojnë fatkeqësi natyrore dhe veçanërisht ndryshimet aktuale klimatike.
Më shumë se 650 fermerë individualë dhe kompani agrare kanë investuar 118,6 milionë denarë (1,93 milionë euro) në sigurimin e të korrave, të mbjellave dhe të kafshëve për tre muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Gjithsej 600 fermerë në tremujorin e parë të këtij viti kanë investuar në sigurimin e prodhimit të tyre bujqësor. Për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave në këtë periudhë janë lidhur 444 kontrata sigurimi në të cilat fermerët kanë investuar 81 milionë denarë (mbi 1,3 milionë euro). Fermerët kanë investuar mbi 23 milionë denarë (380.000 euro) në sigurimin e kafshëve të tyre dhe kanë lidhur 156 kontrata me kompanitë e sigurimit.
Kompanitë bujqësore gjatë kësaj periudhe kanë investuar 14,4 milionë denarë (234.000 euro) në sigurimin e prodhimit të tyre bujqësor, kafshëve dhe shpezëve. Prej tyre, 5.5 milionë denarë (89.000 euro) janë për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave, ndërsa 8.9 milionë denarë (145.000 euro) janë për sigurimin e bagëtive.
Kompanitë e sigurimeve në tre muajt e parë kanë paguar 24,1 milionë denarë (391.000 euro) për dëmet e mbuluara nga sigurimet bujqësore. Janë paguar 331 dëme për fermerët për sigurimin e kafshëve dhe 6 dëme për sigurimin e të korrave dhe të mbjellave.
Vitin e kaluar, gjithsej investimet në sigurime bujqësore ishin 547 milionë denarë (8,9 milionë euro). Janë lidhur gjithsej 3858 kontrata për sigurimin e të mbjellave, të korrave dhe bagëtive. Gati 3,000 nga ato kontrata janë lidhur nga fermerë individualë që siguruan të mbjellat dhe të korrat e tyre, ndërsa më shumë se 500 fermerë investuan në sigurimin e bagëtive dhe shpendëve të tyre. Vitin e kaluar 376 kompani bujqësore kanë pasur sigurimin e të mbjellave, të korrave dhe bagëtive.
Kompanitë e sigurimeve për vitin 2021 kanë paguar gjithsej 355,6 milionë denarë (5,8 milionë euro) dëmshpërblim për sigurimin e bagëtive, të mbjellave dhe të korrave.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Të siguruarit arkëtuan 16 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 30%
Për tre muaj, kompanitë e sigurimeve paguhen apo shlyhen pothuajse 23,000 dëme. Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore e ka sigurimi shëndetësor privat, ndërsa përqindja më e madhe është te pagesat për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit. Pagesat në klasën më të madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë janë rritur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Njëmbëdhjetë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar 978 milionë denarë (15,9 milionë euro) për dëmet e të siguruarve të tyre në tre muajt e parë të këtij viti. Në 90 ditët e para të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 23 mijë dëme ndaj policëmbajtësve, që sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), është 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Ashtu siç pritej, kategoria më e madhe e sigurimeve ka peshën më të madhe në strukturën e dëmeve të paguara – Auto-Përgjegjsia e Detyrueshme (TPL), e cila është ligjërisht e detyrueshme. Vlera e dëmeve të paguara për TPL është 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 48 për qind e vlerës së të gjitha dëmeve të paguara në këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur për 4 për qind.
Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara e ka sërish sigurimi shëndetësor privat. Të siguruarit kanë inkasuar 84,5 milionë denarë (1,4 milionë euro) për ekzaminime dhe trajtim mjekësor në periudhën prej tre muajsh. Kjo është 94 për qind (690,000 euro) më shumë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Ky është produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës së koronës dy vjet më parë.
E rëndësishme për t’u theksuar është edhe rritja e dëmeve të paguara për klasën më të madhe të sigurimit vullnetar – sigurimin e pasurisë. Deri në fund të marsit të këtij viti janë paguar gati 1800 dëme për pasurinë e sigurura në vlerë prej 116 milionë denarësh (1,9 milionë euro). Pra 17 për qind më shumë fonde të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit ka rritjen më të madhe relative në vlerën e dëmeve të paguara. Është e qartë se heqja e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia shëndetësore nxiti më shumë persona të siguruar të udhëtojnë jashtë vendit. Në tre muajt e parë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 2.5 herë më shumë para për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit. Vlera e tyre ka arritur në 13,7 milionë denarë (223.000 euro).
Vlera e të gjitha dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë në periudhën janar – mars të këtij viti është 6 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Qëllimi i sigurimit të pasurisë
Kontrata e sigurimit të pronës lidhet për të mbrojtur pronën tuaj.Me sigurimin e pasurisë, i siguruari kompensohet në rast të dëmtimit të pasurisë së tij. Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se dëmi që ka pësuar i siguruari.Në rastin e sigurimit të të mbjellave dhe të korrave, kompensimi përcaktohet sipas vlerës që do të kishin të mbjellat dhe të korrat në momentin e vjeljes.Shënim: Me rastin e përcaktimit të kompensimit merret parasysh edhe fitimi që nuk është marrë, por vetëm nëse është dakorduar paraprakisht.Nëse gjatë të njëjtës periudhë të sigurimit ndodhin disa dëme njëri pas tjetrit, kompensimi për secilin prej tyre përcaktohet dhe paguhet plotësisht duke marrë parasysh shumën e sigurimit, pa reduktimin e tij për shumën e dëmeve të paguara më parë në atë periudhë.Terma të sigurimeve:– Siguruesi – është shoqëria e sigurimeve– Kontraktuesi i sigurimit është personi që lidh kontratë sigurimi me shoqërinë e sigurimit (policën)– Primi i sigurimit është vlera që kontraktuesi i sigurimit paguan në bazë të kontratës së lidhur– Shuma e sigurimit është shuma në të cilën është siguruar pasuria– Formulari i mbulimit është një vërtetim i cili përkohësisht e zëvendëson policën e sigurimit– Polica është një dokument që konfirmon ekzistencën e një kontrate sigurimiE rëndësishme: Kur blini një policë sigurimi të pronës, sigurohuni që t’i kërkoni kompanisë së sigurimit t’ju japë Kushtet e Sigurimit që vlejnë për sigurimin e pronës. Lexojini me kujdes!
AMS-ja në favor të personave të siguruar ka zgjidhur 4 herë më shumë ankesa
Puna transparente e menaxhmentit të AMS-së ka kontribuar në rritjen e numrit të ankesavetë zgjidhura në favor të policëmnbajtësve, lidhur me aktivitetin e shoqërive të sigurimeve. Për tre muaj, AMS-ja ka proceduruar lidhur me 52 ankesa, që është tre herë më shumë se vitin e kaluar. Numri më i madh i ankesave, në tre muajt e parë të këtij viti, janë ankesat e të siguruarve për dëmshpërblimin e auto-përgjegjësisë të mbuluara nga një raport europian. Numri i tyre është rritur pothuajse katër herë
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në tre muajt e parë të këtij viti ka shqyrtuar 52 ankesa nga persona të siguruar, të cilët janë ankuar për shërbimet e shoqërive të sigurimeve.
Numri i ankesave të proceduruara nga AMS-ja në tremujorin e parë të këtij viti është trefishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ekspertët e AMS-së kanë proceduruar lidhur me 17 ankesa.
Në periudhën janar-mars, AMS-ja ka pranuar gjithsej 62 ankesa nga persona të siguruar. Gjashtë prej këtyre ankesave kanë qenë pa bazë për shqyrtim, ndërsa parashtruesit në 4 raste kanë tërhequr ankesat e tyre. Nga gjithsej 52 raste, për të cilat AMS-ja ka proceduruar, 8 ankesa janë zgjidhur në favor të policëmbajtësve, që është 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në procedurë e sipër janë 18 ankesa dhe 26 ankesa janë zgjidhur negativisht.
Në të shumtën e rasteve, të siguruarit janë ankuar për shërbimin e raporteve europiane gjatë zgjidhjes së dëmeve të qarkullimit. Nga gjithsej 27 ankesa për zgjidhjen e dëmeve nga auto-përgjegjësia për automjete (klasa më e madhe dhe e detyrueshme e sigurimit), madje 19 ankesa janë për shkak të veprimeve apo procedurimit të shoqërive të sigurimit sipas raportit europian të dëmeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit, 4 herë më shumë të siguruar janë ankuar për këtë shërbim.
Ka një rritje të ndjeshme të ankesave në sigurimin e pasurisë – klasa më e madhe e sigurimit vullnetar. Ekspertët e AMS-së kanë marrë 13 ankesa nga persona të siguruar, që është dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Lidhur me arsyen për të cilën ankohen të siguruarit, më të shumtat në këtë periudhë janë ankesat që i referohen bazës së pagesës së dëmeve nga shoqëritë. Për tre muajt e parë janë pranuar 20 ankesa të tilla, që është 53% më shumë se i njëjti tremujor i vitit 2021.
Rritja më e ndjeshme e numrit të ankesave, ka të bëjë me procesin në të cilin kompanitë trajtojnë dëmet e të siguruarve. Nga fillimi i janarit e deri në fund të marsit janë parashtruar 16 ankesa për trajtimin e dëmeve, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, mbi këtë bazë janë parshtruar 4 herë më pak ankesa.
Në tre muajt e parë të vitit, për vlerën e kompensimit të dëmit të ofruar prej shoqërive të sgurimeve, janë ankuar 15 persona. Në këto raste, AMS-ja nuk ka kompetencë të vendosë për masën e kompensimit, por përcakton kushtet dhe rrethanat në të cilat është marrë vendimi për masën e kompensimit të ofruar.
Nga ankesat e parashtruara, 47 janë dorëzuar nga qytetarët dhe 15 nga persona juridikë. Nga qytetarët të cilët kanë parashtruar ankesë, 13 prej tyre kanë përdorur shërbimin e avokatit – përfaqësuesit juridik.
Në AMS parashtrohet ankesë nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.