Mbi 260.000 qytetarë e siguruna jetën e tyre, investuan mbi 2 miliardë denarë
Për herë të parë në ekzistencën 16-vjeçare të sigurimit të jetës, investimet e qytetarëve në vitin 2021 kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Vlen të përmendet se vitin e kaluar numri i personave me sigurim jete u rrit me 95 për qind krahasuar me vitin 2020. Në një masë të konsiderueshme, kjo rritje vjen si pasojë e lidhjes së kredive bankare të sapoemetuara me sigurimin e jetës
Investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës vitin e kaluar kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky është niveli rekord ose më i lartë vjetor i investimeve të sigurimit të jetës që nga krijimi i tregut të sigurimeve të jetës në vitin 2005.
Në fund të vitit 2021, mbi 260.000 qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës. Numri i të siguruarve të rinj vitin e kaluar është rritur me 127,000 persona, pra 95% krahasuar me numrin e personave që kanë pasur sigurime jete në vitin 2020.
Investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar janë rritur për 261 milionë denarë (4,2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.
Nga gjithsej investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar, mbi 1,6 miliardë denarë (26 milionë euro) janë investuar në sigurimin klasik të jetës që përfshin: sigurimin e rrezikut dhe sigurimin me komponentë të kursimit.
Në rastin e sigurimit të rrezikut, sigurohet jeta e të siguruarit dhe në rast vdekjeje, shuma e siguruar i paguhet anëtarit të familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Në këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit. Në fund të vitit 2021, pothuajse 200 mijë qytetarë kanë sigurim rreziku.
Shumica e investimeve bëhen në sigurimin e komponentëve të kursimeve. Ky produkt i mundëson të siguruarit që pas skadimit të kontratës së sigurimit të marrë investimin e tij si kursim interesi. Sigurime të tilla të jetës kanë mbi 50.000 persona të siguruar dhe në këtë produkt këtë vit janë investuar 1,27 miliardë denarë (mbi 20 milionë euro).
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (njihet si unit link produkt) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020. Në këtë klasë, paratë investohen në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet në tregjet rajonale dhe globale të kapitalit. Pikërisht për shkak të rrezikut që sjellin këto investime të cilësisë së lartë, numri i kontratave të shkëputura është më i lartë se numri i kontratave të zgjidhura të sigurimit me komponent kursimi.
Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës në vitin 2021 kanë paguar gjithsej 595 milionë denarë/9,7 milionë euro për të siguruarit e tyre për mbijetesë, zgjidhje të kontratave ose në bazë të rrezikut nga vdekja.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2022 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2022, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Seancë e mbajtur më 28.04.2022
1. Procesverbal i seancës së tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 7.4.2022 në orën 12:00;
2. Informacioni për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, me datë 31.03.2022.
3. Vendimi për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup nr. PA1 08-1-211 me datë 9.3.2022,
4. Vendimi për Konkursin për çmimin vjetor për studiues të rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
5. Raporti për ankesat e parashtruara pranë AMS-së nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara për tremujorin e parë të vitit 2022.
6. Rregullore për sigurimin e jetës lidhur me aksionet në fondet investive kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.
7. Informacioni për nevojën e përditësimit të Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime dhe Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime.
8. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Tatjana Mitreska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësus në sigurime të personit Tatjana Mitreska.
9. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Svetlomira Petreska-Jovanoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Svetlomira Petreska-Jovanoska.
10. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Iva Kostadinovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Iva Kostadinovska.
11. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Igor Klemençiç nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Igor Klemençiç.
12. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Biljana Aleksoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Biljana Aleksoska.
13. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Angela Dimovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Angela Dimovska.
14. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Viktor Taseski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Viktor Taseski.
15. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Kristina Petrovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Kristina Petrovska.
16. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Goraçinski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Martin Goraçinski.
17. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Dushko Jovanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Dushko Jovanovski.
18. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Magdalena Velkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Magdalena Velkovska.
19. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Anka Stojkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Anka Stojkovska.
20. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Sandra Zhivkoviq nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Sandra Zhivkoviq.
21. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Jovana Bumbova nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Jovana Bumbova.
22. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Stojkov nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Martin Stojkov.
23. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Darko Stojanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi I Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Darko Stojanovski.
24. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Simona Avelovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Simona Avelovska.
25. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime me personin Spiro Georgiev nga KROACIA OSIGURUVANJE SHA Shoqëri e Sigurimeve Jetë dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Spiro Georgiev.
26. Ndryshimi i Planit Vjetor të Mbikëqyrjes në Terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
Konferencë e madhe ndërkombëtare mbi temat aktuale të sigurimeve
Sfidat aktuariale në liberalizimin e ardhshëm të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kontributi i tyre në përfshirjen financiare janë temat kryesore të konferencës së madhe ndërkombëtare që mblodhi së bashku më shumë se njëqind aktuarë dhe ekspertë nga vendi, rajoni dhe bota.
Bëhet fjalë për konferencën dyditore “2022 CEE & SEE Regional Actuarial Insurance Conference, First Congress Actuaires du Monde” që mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të organizatës ndërkombëtare jofitimprurëse “Aktuaret e Botës” në të cilën si bashkëorganizatorë marrin pjesë Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) dhe Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar”.
Në hapjen e Konferencës, përfaqësuesve të pranishëm nga industria maqedonase e sigurimeve, përfaqësuesve të lartë të rregullatorëve financiarë dhe ekspertëve nga rajoni dhe bota, iu drejtuan Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Kërste Shajnoski.
Besimi para pjesëmarrësve theksoi se do të jetë veçanërisht e rëndësishme përballja me rreziqet dhe përfitimet e liberalizimit të sigurimit të auto-përgjegjësisë për të zgjedhur rrugën më të mirë për arritjen e këtij qëllimi, që nënkupton edhe pajtueshmërinë e vendit tonë me rregulloret dhe praktikën e BE-së.
“Në këtë konferencë diskutohet për një temë realisht aktuale mbi të cilën do të shkëmbehen përvojat e përfaqësuesve të fushës profesionale dhe Ministria e Financave është gjithmonë e gatshme të dëgjojë ekspertët dhe përvojat e tyre dhe të shohë efektet që do të ketë liberalizimi për këtë klasë të sigurimeve, e cila përbën 41% të primit të shkruar bruto të përgjithshëm”, tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi
Në fjalimin e tij Shajnoski foli për rëndësinë e profesionit aktuarial për industrinë e sigurimeve dhe aktivitetet që i ndërmerr AMS-ja për rritjen e kapaciteteve institucionale të kompanive të sigurimeve përmes trajnimeve aktuale për aktuarët. Duke iu referuar rëndësisë së procesit të ardhshëm për liberalizimin e sigurimit të auto-përgjegjësisë, Shajnoski theksoi:
“Ky liberalizim do të sjellë më shumë përgjegjësi për ASO-n në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të shëndetit financiar dhe kapaciteteve kapitale të kompanive të sigurimeve. Si rezultat përfundimtar i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm, duhet që në koordinim me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë, t’i jepet e drejta e zgjedhjes të siguruarve apo policëmbajtësve por njëkohësisht të kemi kompani sigurimesh të shëndosha financiarisht dhe klientë të kënaqur”.
Grupi i targetuar i vizitorëve të konferencës nuk janë vetëm aktuarët, por edhe një gamë më e gjerë pjesëmarrësish nga komuniteti i sigurimeve, përfaqësues të shoqërive të pensioneve dhe politikëbërës ekonomikë brenda dhe jashtë vendit. Sepse, puna e aktuarëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kompanitë e sigurimeve duhet të kenë një vend qendror në strukturën organizative.
“Aktuarët e Botës” është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Francë në nëntor të vitit 2020 me një mision për të ofruar ndihmë të përkohshme dhe vullnetare për vendet në zhvillim që kanë nevojë për burime në fushën e menaxhimit aktuarial dhe rrezikut.
Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar” është një organizatë profesionale, qëllimi i së cilës është të promovojë disiplinat aktuariale, zbatimin e tyre praktik dhe zhvillimin profesional si dhe edukimin e aktuarëve.
Më shumë informacion rreth konferencës do të gjeni në linkun e mëposhtëm https://bit.ly/3DjiXWw
BKS dhe AMS: Refugjatët nga Ukraina përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar
Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) nga fondi i saj i garancisë do të mbulojë të gjitha dëmet e mundshme nga automjetet ukrainase që transportojnë refugjatë deri më 30 qershor të këtij viti. Vendimi është marrë me konsensus nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë.
Të gjithë personat me statusin e refugjatit nga Ukraina me hyrjen në vendin tonë do të përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar. Ky vendim është marrë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me iniciativë të Qeverisë.
“Duke pasur parasysh krizën aktuale të refugjatëve të shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë dhe paraqitjen e refugjatëve në kufirin tonë, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje përgjithësisht e pranueshme dhe e bazuar në mënyrë sistematike për pranimin e automjeteve me refugjatë që nuk kanë karton jeshil dhe nuk mund të blejnë sigurimin kufitar. Arritëm të ofrojmë një zgjidhje solide, brenda mundësive dhe në përputhje me kompetencat dhe kushtet. Në këtë situatë veçanërisht për tu theksuar është qasja humane, gadishmëria dhe angazhimi i të 11 kompanive të sigurimeve. Ne sinqerisht besojmë dhe shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja, do të mbizotërojë paqja dhe njerëzit me status të refugjatit së shpejti do të kthehen në vendin e tyre”, theksoi Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së.
Vendimi i BKS-së vlen për të gjitha automjetet me targa ukrainase që transportojnë persona me status refugjati nga Ukraina, pavarësisht nëse automjetet do të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonisë apo do të mbeten në vendin tonë. Vendimi i BKS-së do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor të këtij viti.
“Ky është kontributi ynë me të cilin i urojmë mirëseardhje njerëzit nga Ukraina me status refugjati. Me këtë hap besojmë se sado pak do të kontribuojë në lehtësimin e pozitës së tyre aktuale. Të gjithë anëtarët e BKS-së treguan solidaritet dhe unitet jashtëzakonisht të fortë në kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje me të cilën bashkërisht duhet të kishim kontribuar në zbutjen e situatës së vështirë të këtyre personave me status refugjati”, potencoi Trajçe Latinovski, drejtor i BKS-së.
Në marrjen e vendimit të saj,BKS-ja, në koordinim me AMS-në, u udhëhoq nga parimet universale të solidaritetit dhe ndihmës për refugjatët nga zonat e luftës.
Ky vendim është marrë me konsensus të 11 shoqërive të sigurimeve jo-jetë që operojnë në tregun vendas të sigurimeve. Vendimi i Bordit të Drejtorëve të BKS-së u mbështet nga: “Triglav Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, ADOR “Maqedonia VIG “, “Osiguritelna Polisa”, “Viener VIG”, “Eurolink”, “Grave Jo-Jetë”, “Unika” dhe “Halk Osiguruvanje”.
Bordi Drejtues i BKS-së ka vendosur që nga Fondi i Garancisë të kompensojë të gjitha dëmet e mundshme rrugore që do të shkaktonin ato automjete në vend.
Me këtë vendim, shoqëritë e sigurimeve, BKS dhe AMS, duke iu bashkuar nismës së Qeverisë, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të tyre, japin kontributin e tyre në zbutjen e situatës së refugjatëve nga Ukraina.
Komisioni për Stabilitet Financiar: Tregu i sigurimeve është rritur për 15%, me sukses ruhet stabiliteti financiar dhe kursi i denarit
Shkup 9 mars 2022
Tregu i sigurimeve në vitin 2021 u rrit me 15% dhe zhvillimet në Ukrainë nuk ndikojnë negativisht në tregun e sigurimeve. Sa i përket menaxhimit të rrezikut, as nga ana e detyrimeve, as nga ana e aseteve, ne nuk jemi drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj rreziqeve nga Ukraina, theksoi Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve në seancën e rregullt të Komitetit për Stabilitetit Financiar në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë të organeve rregullatore të sistemit financiar dhe të Ministrisë së Financave.
“Ajo që është edhe më e rëndësishme është se Shoqëritë e Sigurimeve kanë kapital që është katër herë më i lartë se shuma e kërkuar e marzhit të aftësisë paguese, gjë që konfirmon aftësinë paguese të lartë të subjekteve të tregut. Politikat konservative dhe rregullativa për vlerësimin e provigjoneve teknike dhe investimit të aseteve, si dhe cilësia e lartë e instrumenteve të përfshira në llogaritjen e kapitalit të shoqërive të sigurimeve, janë një bazë dhe garanci e mirë për ruajtjen e aftësisë paguese. Rritja e primit të shkruar bruto shkaktoi rritje edhe në anën e shpenzimeve, përkatësisht rritje të pagesave të dëmeve dhe shpenzimeve operative. Kjo kontribuon në përkeqësimin e performancës financiare. Zhvillimet në Ukrainë nuk ndikojnë negativisht në tregun e sigurimeve, sepse në drejtim të menaxhimit të rrezikut, as nga ana e detyrimeve, as nga ana e aseteve nuk jemi drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj rreziqeve nga Ukraina”, tha Shajnoski.
Stabiliteti i kursit të denarit është i garantuar. Sistemi financiar është gjithashtu i qëndrueshëm dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave që mund të lindin nga konflikti ruso-ukrainas, ashtu siç ka përballuar me sukses rreziqet gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Të gjitha shërbimet financiare ofrohen pa probleme dhe do të vazhdojnë të ofrohen, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe sektorit korporativ. Rregullatorët kompetentë monitorojnë situatën në mënyrë të koordinuar dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt, të normativizojnë politikat në përputhje me rrethanat dhe të ruajnë stabilitetin financiar, i cili është prioritet.
Këto janë pjesë e konkluzioneve nga seanca e sotme e Komitetit të Stabilitetit Financiar, i cili shqyrtoi zhvillimet më të fundit në sektorin financiar në kuadër të zhvillimeve aktuale gjeopolitike lidhur me konfliktin ushtarak në Ukrainë. Seancën e drejtoi Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ku morën pjesë Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, Kryetari i Bordit të Ekspertët të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Financimit Kapital (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski.
Në seancë u theksua se që nga fillimi i konfliktit ruso-ukrainas, situata monitorohet nga afër dhe vlerësohet vazhdimisht. Duke qenë se kjo është një goditje joekonomike, zhvillimi i të cilit në të ardhmen është i vështirë të parashikohet, është shumë herët për të nxjerrë përfundime për ndikimin afatgjatë në ekonominë e brendshme. Megjithatë, e sigurt është se deri më tani nuk ka pasur ndikime direkte më të theksuara në sektorin financiar të brendshëm dhe as që priten, për shkak të lidhjeve shumë të dobëta financiare me Rusinë dhe Ukrainën. Një faktor shtesë është mungesa e kapitalit nga këto dy vende në sektorin bankar vendas. Ky është një avantazh i rëndësishëm në këto rrethana, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballen disa nga vendet fqinje ku bankat ruse ishin të pranishme.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi se rezervat devizore janë në nivel të lartë, gjë që garanton stabilitetin e denarit, ndërsa sektori bankar i vendit është i besueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në mënyrë adekuate, i gatshëm të përballet me goditjet e mundshme.
“Gjatë krizës së koronës, sektori bankar ka treguar se di të amortizojë rreziqet edhe kur ato janë të reja dhe deri më tani të papara, si në përmasa ashtu edhe në karakteristika. Sektori bankar ka treguar se është në gjendje të mbështesë ekonominë në kushte komplekse dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe sektorit të korporatave. Sipas të gjithë treguesve, kapacitetet e tilla ruhen dhe forcohen edhe më tej në këtë periudhë”, theksoi Guvernatorja Angelovska-Bezhoska.
Ajo shtoi se konfirmim i politikave përkatëse është vendimi i KE-së, i cili vlerëson se rregullativa dhe mbikëqyrja bankare që zbaton Banka Popullore janë në përputhje me standardet e BE-së, të cilat i përmbushin vetëm 26 vende të tjera në botë.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se krizat e kaluara ekonomike botërore – kriza globale financiare dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, na kanë mësuar se një sistem financiar i shëndetshëm mund të absorbojë një pjesë të goditjeve të jashtme. Prandaj, është i rëndësishëm një koordinim i mirë ndërmjet rregullatorëve financiarë, për të monitoruar nga afër situatën dhe për të marrë masat dhe politikat e duhura.
“Politika fiskale do të pozicionohet në mënyrë të tillë që përmes masave dhe politikave të duhura të amortizohen goditjet që do të vijnë nga jashtë për ekonominë e brendshme dhe standardin e qytetarëve. Ato do të vijnë nga ekonomia evropiane dhe do të ndikojnë kryesisht në konsum, nëpërmjet presioneve të çmimeve nga produktet primare të importuara. Nëpërmjet politikës fiskale do të përpiqemi që qytetarët dhe ekonomia t’i amortizojnë këto presione. Tashmë janë përgatitur një sërë masash kundër krizës, të cilat Qeveria do t’i prezantojë së shpejti”, theksoi Besimi.
Duke iu referuar situatës në tregun maqedonas të kapitalit pas përshkallëzimit të konfliktit ruso-ukrainas dhe sfidave që u imponuan, kryetarja e KSHZ-së, Nora Aliti, theksoi se ato fillimisht patën një ndikim negativ në tregëtimin në bursë, shoqëruar me një rënie të njëhershme prej 8.39% në MBI 10 në ditën e bursës kur nisë veprimet luftarake, deri në tregtimin e normalizuar dhe të zakonshëm, pa shenjë dramatike. Vlera neto e fondeve të investimeve të hapura, në muajin shkurt, është ulur me 2.4% krahasuar me muajin janar. Flukset hyrëse janë të qëndrueshme, ndërsa daljet janë lehtësisht të rritura (7.34%). Tregues të tillë për fondet hyjnë në dinamikën standarde dhe nuk ka devijime të dukshme nga gjendja e tyre. Duke pasur parasysh se vlera e investimeve në letrat me vlerë të kompanive ruse është rreth 1,5 milionë euro, ose 0,76% e vlerës totale neto të të gjitha fondeve të investimeve të hapura, pritej një proporcion i tillë i ndikimit negativ”, tha kryetarja e KLV-së
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali, theksoi se gjatë krizës shëndetësore-energjetike dhe zhvillimeve aktuale gjeopolitike, sigurimet pensionale të financimit kapital funksionon në mënyrë stabile dhe transparente me rreziqe të identifikuara që analizohen dhe kontrollohen në baza të rregullta dhe brenda normave të rregullta, me vëmendje të veçantë për investimin e fondeve të pensioneve. Si pasojë e situatës së re, MAPAS monitoron nga afër reagimin e shoqërive pensionale në drejtim të strategjive dhe taktikave të investimit të tyre për arritjen e produktivitetit më të lartë, vetëm në favor të anëtarëve të fondeve pensionale.
Në takim u theksua se të gjithë rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me monitorimin e koordinuar të situatës dhe shkëmbimin në kohë të të gjitha informacioneve relevante dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen në mënyrë adekuate zhvillimeve, secili në kompetencën e mandatit të tij. U arrit në përfundimin se të gjithë rregullatorët e sistemit financiar kanë një gamë të mjaftueshme instrumentesh që mund t’i përdorin nëse është e nevojshme, gjë që garanton ruajtjen e stabilitetit financiar në periudhën e ardhshme.
Mbi 180,000 qytetarë kanë investuar në sigurimin shëndetësor privat
Mbi 23,000 persona të siguruar kanë shfrytëzuar sigurimet shëndetësore private vitin e kaluar për të mbuluar shpenzimet e ekzaminimeve, ndërhyrjeve, trajtimit dhe shërbimeve të tjera mjekësore. Nëntë kompani sigurimesh paguan 3.4 milionë euro shpenzime mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve, numri i qytetarëve që kanë sigurime shëndetësore private vitin e kaluar është rritur për 60 për qind dhe ka kaluar shifrën 182 mijë të siguruar. Sigurimi shëndetësor privat mbetet produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i pandemisë shëndetësore. Vitin e kaluar janë lidhur më shumë se 18 mijë kontrata për sigurime shëndetësore private, duke e çuar numrin e kontratave aktive për këtë klasë sigurimesh në 62 mijë.
Qytetarët investojnë personalisht në sigurimet shëndetësore private, por edhe kompanitë që paguajnë sigurime për punonjësit e tyre që të mund të përdorin një sërë shërbimesh mjekësore në spitalet private në vend.
Kjo klasë sigurimesh u mundëson kompanive të sigurimeve të mbulojnë kostot e ekzaminimeve, trajtimeve, ndërhyrjeve dhe shërbimeve të ndryshme mjekësore të ofruara nga spitalet private në vend. Për mbulimin e shpenzimeve të tilla në kujdesin shëndetësor privat, 10 kompani të sigurimit jo-jetë vitin e kaluar kanë arkëtuar gjithsej 405 milionë denarë (6,6 milionë euro) nga të siguruarit. Vitin e kaluar, investimet në sigurimet shëndetësore private janë rritur me 48 për qind (2.1 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 23,000 dëme vitin e kaluar, respektivisht kërkesa për të mbuluar shpenzimet e qytetarëve të siguruar për shërbimet mjekësore të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat. Numri i kërkesave për të mbuluar shpenzimet e mbuluara nga sigurimet shëndetësore private vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020.
Nëntë kompani të sigurimit jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar mbi 211 milionë denarë (3,4 milionë euro) shpenzime për shërbime mjekësore të mbuluara nga policat e sigurimit shëndetësor privat. Shuma e mjeteve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore vitin e kaluar është dyfishuar në krahasim me vitin 2020.
Nëntë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar dëme për sigurime shëndetësore vitin e kaluar dhe ato janë: “Triglav Osiguruvanje”, “Eurolink”, “Euroins Osiguruvanje”, ADOR “Makedonia Osiguruvanje VIG”, “Kroacia Osiguruvanje – Jetë”, “Sava Osiguruvanje”, “Unika” “Halk Osiguruvanje” dhe „Viener VIG”. Dëmi më i madh i paguar për sigurimin shëndetësor të aktivizuar, individualisht për kompani, varion nga 277.000 denarë deri në 615.000 denarë (nga 4.500 euro deri në 10.000 euro).
Sigurimi shëndetësor privat është një produkt sigurimi që ofron shërbim shëndetësor më cilësor për të siguruarit sepse ofron ekzaminime, trajtime, ndërhyrje dhe shërbime të tjera shëndetësore në shëndetin privat.
Gjithashtu, kjo klasë sigurimesh ul në mënyrë indirekte presionin ndaj institucioneve publike shëndetësore në mënyrë që këta të siguruar të kenë mbulim për të përdorur shërbimet e spitaleve private. Shërbimet mjekësore financohen nga kompanitë e sigurimit dhe jo nga buxheti i shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Sigurimet jo-jetë u rritën me 16%, të siguruarit investuan 156 milionë euro
Qytetarë, shoqëri dhe institucione vitin e kaluar kanë nënshkruar pothuajse 1.5 milionë kontrata sigurimesh jo-jetë, që është 30 për qind më shumë se në vitin 2020. Vërehet një rritje e investimeve në sigurime në 15 klasa sigurimesh, dhe më e rëndësishmja për t’u theksuar është rritja e kërkesës për sigurime të shëndetit në udhëtimi, sigurime pasurie, sigurime shëndetësore private.
Tregu i sigurimeve të jo-jetës u rrit me 16 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020. Siguruesit kanë investuar 9,6 miliardë denarë (156,5 milionë euro) në të gjitha 18 klasat e sigurimit jo-jetë. Kjo është 1,3 miliardë denarë (21 milionë euro) më shumë në krahasim me vitin 2020. Qytetarë, shoqëri, shoqata dhe institucione kanë nënshkruar pothuajse 1.5 milionë kontrata sigurimi vitin e kaluar. Kjo është 30 për qind më shumë në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Investimet në sigurimet jo-jetë vitin e kaluar janë më të larta krahasuar me vitin 2019, çka tregon se industria e sigurimeve është rikuperuar plotësisht nga ndikimet negative dhe kufizimet e shumta të shkaktuara nga pandemia shëndetësore në vitin 2020.
Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe vullnetare të sigurimit, qytetarët dhe personat juridikë vitin e kaluar kanë investuar gjithsej 2,17 miliardë denarë (35,2 milionë euro). Kjo është 16,5 për qind ose mbi 300 milionë denarë (5 milionë euro) më shumë se vitin e kaluar. Për 34 për qind më shumë se në vitin 2020, individët kanë investuar në sigurimin e pronës, përkatësisht gjithsej 679 milionë denarë (11 milionë euro). Sektori korporativ i ka rritur investimet e tij në sigurimin e pronës për 10 për qind vitin e kaluar dhe kanë arritur në 1,5 miliardë denarë (24,2 milionë euro).
Ashtu siç pritej, rritja më e madhe vitin e kaluar ishte në sigurimet e udhëtimit. Investimet në këtë produkt të sigurimit arritën në 148 milionë denarë (2,4 milionë euro). Kjo është 94 për qind më shumë se në vitin 2020, kur pothuajse të gjitha udhëtimet u reduktuan në zero pjesën më të madhe të vitit për shkak të pandemisë globale shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19.
Rritja intensive e investimeve është gjithashtu karakteristikë për sigurimet shëndetësore private – produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës shëndetësore. Në këtë klasë të sigurimeve, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar gjithsej 405 milionë denarë (6,6 milionë euro), që është 48 për qind më shumë se në pandeminë e vitit 2020.
Me rritje të moderuar karakterizohen edhe investimet në sigurimin kasko të mjeteve motorike. Në këtë klasë vitin e kaluar janë investuar gjithsej 890 milionë denarë (14,5 milionë euro), që është 8% më shumë se vitin paraprak.
Në klasën më të madhe të sigurimeve – në sigurimin e automjeteve, i cili është i obligueshëm me ligj, vitin e kaluar shitja e policave arriti në 4,8 miliardë denarë (78,6 milionë euro). Kjo është 17 për qind më shumë se në vitin 2020.
Vlen të përmendet se të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë shënuan rritje të shitjeve të policave të sigurimit, çka tregon për një fuqizim të konkurrencës në treg në sektorin e sigurimeve jo-jetë.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Siguruesit kanë arkëtuar 66 milionë euro, janë paguar 80 mijë dëme
Në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pasurisë, dëmet e paguara janë rritur me 13% dhe kanë arritur në 11.5 milionë euro. Në rastin e sigurimeve shëndetësore private, shuma e dëmeve të paguara vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020. Ka rritje mbresëlënëse në dëmet e paguara në klasat më pak të përfaqësuara: sigurimi i mallrave, kreditë e siguruara dhe humbjet financiare të siguruara. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar mbi 4 miliardë denarë për dëmet e mbuluara nga sigurimet, që është 14% më shumë se në vitin 2020.
Qytetarët, kompanitë, shoqatat dhe institucionet shtetërore kanë inkasuar mbi 4 miliardë denarë (66,2 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë në vitin 2021. Shuma totale e dëmeve të paguara (dëmet bruto të paguara) vitin e kaluar është më e lartë për 14 për qind (8.2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar janë paguar gati 80 mijë dëme të raportuara, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Për dëmet e raportuara për pronën e siguruar, personat e siguruar vitin e kaluar kanë tarifuar 13 për qind më shumë se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar 710 milionë denarë (11,5 milionë euro) për dëme në pronën e siguruar. Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 9,000 dëme për të siguruarit e tyre vitin e kaluar. Gjithsej 316 milionë denarë (mbi 5 milionë euro) janë paguar për pasurinë e siguruar për personat fizikë, ndërsa 394 milionë denarë (6,4 milionë euro) personave juridikë.
Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, pagesa e dëmeve pason me rritjen e shitjeve të policave të sigurimeve. Për vitin e kaluar nëntë shoqëri të sigurimeve kanë paguar 211 milionë denarë (3,4 milionë euro). Kjo është dyfishi i shumës së dëmeve që kanë paguar në vitin e kaluar 2020, në të cilin popullariteti i kësaj klase sigurimesh vullnetare filloi të rritet për shkak të pandemisë shëndetësore.
Në klasën e sigurimit nga aksidentet (klasa më masive e sigurimit vullnetar që mbulon pothuajse 700.000 persona të siguruar) vitin e kaluar janë paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 434 milionë denarësh (7 milionë euro). Dhe kjo është 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Nga dëmet për automjetet e siguruara kasko, personat e siguruar kanë arkëtuar 507 milionë denarë (8,2 milionë euro) ose 4 për qind më shumë se në vitin 2020.
Nga klasat më pak të përfaqësuara të sigurimit vullnetar të jo-jetës, tre klasa sigurimesh shënojnë rritje mbresëlënëse të dëmeve të paguara. Pagesat për sigurimin e mallrave janë rritur me 7 herë krahasuar me vitin 2020 dhe shuma e pagesave për dëmet e siguruara nga humbjet financiare pothuajse është dyfishuar. Në rastin e sigurimit të kredive janë paguar 3,75 milionë denarë (61.000 euro), ndërsa në vitin 2020 nuk ka pasur asnjë pagesë.
Sigurimi i udhëtimit është klasa e vetme në të cilën vitin e kaluar shuma e totalit të dëmeve të paguara është më e ulët se në vitin 2020. Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 40 milionë denarë (0,65 milionë euro), që është 15 për qind më pak se në vitin 2020.
Në klasën më të madhe – sigurimet nga autopërgjegjësia, 11 shoqëri vitin e kaluar kanë paguar 2,1 miliardë denarë (34,2 milionë euro) për gati 30.000 dëme të raportuara. Shuma e dëmshpërblimit të paguar vitin e kaluar është 12 për qind më e lartë se një vit më parë.
Në totalin e dëmeve të paguara vitin e kaluar marrin pjesë ADOR “Maqedonia” dhe “Eurolink” me 362 milionë denarë (6 milionë euro), “Triglav” me 570 milionë denarë (9.2 milionë euro), “Sava” me 463 milionë denarë (7.5. milionë euro), “Euroins” me 396 milionë denarë (6,4 milionë euro), dhe “Viener” me 341 milionë denarë (5,5 milionë euro). “Grave Jo-Jetë” vitin e kaluar ka paguar 142 milionë denarë (2,3 milionë euro), “Unika” ka paguar 408 milionë denarë (6,6 milionë euro), “Origuritelna Polica” 261 milionë denarë (4,2 milionë euro), “Halk Osiguruvanje” ka paguar 512 milionë denarë. (8,3 milionë euro), dhe “Kroacia Osiguruvanje – jo-jetë” 250 milionë denarë (4,1 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.