AMS-ja akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ me rastin e Ditës së Sigurimeve
Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime. Në konkurrencë të pesë punimeve nga lëmi i menaxhimit të risqeve në fushën e sigurimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ Kristijan Kozheskit, asistent të katedrës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.
Pllaketën për punimin më të mirë investigative, Kozheskit ia ndau Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në AMS. AMS-ja i ndau një çmim prej 80.000 denarësh autorit të punimit të renditur në vendin e parë. Ky çmim për stimulimin e punës së shkencëtarëve dhe studiuesve të rinj në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime ndahet për herë të 14-të këtë vit.
Në studimin e tij, Kozheski konstaton se faktorët makroekonomikë dhe financiarë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e primeve të sigurimit të pronës në Maqedoni. Punimi me titull “Ndërveprimi kompleks i përcaktuesve makroekonomikë dhe financiarë me primet e sigurimit të pronës në Maqedoni: Analizë dinamike afatshkurtër dhe afatgjatë” shtjellon se si rritja ekonomike, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe lejet e ndërtimit kanë një efekt pozitiv dhe domethënës, ndërsa kreditë afatgjatë kanë një ndikim negativ të papritur. Autori thekson gjithashtu se këto konstatime kanë implikime të rëndësishme për kompanitë e sigurimeve dhe politikëbërësit ekonomikë.
Qëllimi i konkursit që shpallet tradicionalisht është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Aksion masiv për dhurim të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve! Gjak dhuruan mbi 60 të punësuar në AMS dhe në kompanitë e sigurimeve
Nën moton “Solidariteti shpëton jetën”, dhuruesit e gjakut nga AMS-ja dhe dhjetë shoqëri të sigurimeve organizuan aksion të cilin stafi mjekësor dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq e vlerësuan si shumë të suksesshëm dhe një nga më masivët në territorin e qytetit të Shkupit
Mbi 60 njësi gjaku janë dhuruar nga punonjës të AMS-së dhe të shoqërive të sigurimeve në aksionin e dhurimit të gjakut të organizuar për herë të parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Stafi mjekësor i Institutit të Transfuziologjisë dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që e realizuan këtë aksion e vlerësuan si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe po ashtu theksuan se është ndër më masivët në territorin e qytetit të Shkupit.
Nisma e punonjësve të AMS-së për dhurimin e gjakut u mbështet edhe nga dhuruesit e gjakut nga shoqëritë e sigurimeve dhe në të morën pjesë të punësuar në “Makedonija Osiguruvanje VIG”, “Eurolink”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje -Jetë “, “Viner Lajf”, “Prva Zhivot “, “Grave” dhe “Triglav Osiguruvanje -Jetë”.
Në aksionin që u mbajt dje në ambientet e AMS-së, në mesin e dhuruesve të gjakut ishin edhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve Kërste Shajnoski dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve në AMS, Zllate Simonovski. Shajnoski falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut për reagimin masiv dhe theksoi se motivi i këtij aksioni të AMS-së ishte parimi i solidaritetit, i cili është postulat dhe udhërrëfyes i veprimtarisë së sigurimit. Dhe pikërisht rëndësinë e kësaj e dëshmuan përmes dhurimit masiv të gjakut me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditës së Sigurimeve, krahas fushatës së dhurimit të gjakut, këtë vit AMS-ja organizoi takime edukative me nxënës dhe qytetarë, si dhe tradicionalisht ndau çmimin për punimin më të mirë kërkimor shkencor në fushën e rreziqeve dhe të sigurimeve.
NDAHEN ÇMIMET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORIT
Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Edhe këtë vit në adresën tonë arritën një numër i madh veprash artistike. Me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime.
Në temën, “Sigurimi më mbron nga rreziqet“, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM dhe VIZATIM DIGJITAL nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Llana Llazarevska, klasa III, Shkolla Fillore “11 Tetori” – Kumanovë.
• Ajana Kamberi, klasa III, Shkolla Fillore “Naim Frashëri” – Tetovë
• Dafina Ignjatoviq, klasa IVa, Shkolla Fillore “Kiro Gligorov” – Shkup,
Në temën, “Sigurimi është investimi im për një të ardhme të sigurt”, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Ahil Gjoroski, klasa VIII, Shkolla Fillore “Goce Dellçev” – Shkup
• Stefan Mitrevski, klasa IX-4, Shkolla Fillore “Shën Klimenti i Ohrit ” – Manastir
• Milica Jankoviq, klasa IX, Shkolla Fillore “Vëllezërit Milladinovci” – Probishtip
Në temën, “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare”, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Vasilka Kartalova, viti IV-1 vit, Shkolla e Mesme “Koço Racin” – Veles.
• Bojan Dimovski, viti IV, Shkolla e Mesme – Gjimnazi “Georgi Dimitrov” – Karposh, Shkup
• Sara Jovanova, viti III, Shkolla e Mesme “Vasil Antevski Dren” – Shkup
