NJOFTIM për realizimin e trajnimit dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime
NJOFTIM për realizimin e trajnimit dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime
Sigurim jete kanë gati 300 mijë qytetarë, janë investuar mbi 25 milionë euro
Vazhdon rritja e vazhdueshme e masivitetit për investime në sigurimin e rrezikut të jetës (i cili
nuk ka komponent kursimi) dhe zakonisht është garanci për kreditë bankare të personave të
siguruar – personave fizikë. Qytetarët për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar kanë investuar
13.4 milionë euro në sigurime me komponent kursimi, ndërsa 6.7 milionë euro në sigurime
rreziku. Në fund të tremujorit të tretë, totali i aktiveve të pesë shoqërive të sigurimit të jetës,
të cilat janë kapitalizuar në mënyrë solide, arriti në 180 milionë euro.
Gjithsej 297.559 qytetarë kanë siguruar jetën e tyre në fund të shtatorit të vitit 2022. Në
sigurimin e jetës për këtë periudhë janë investuar 1,56 miliardë denarë (25,4 milionë euro),
sipas të dhënave të dorëzuara nga pesë shoqëritë e sigurimeve të jetës në Agjencinë e
Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Numri i policave që kanë sigurime të jetës në tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me
gati 55,000, ose 22.5 për qind në një vit.
Të dhënat zyrtare të shoqërive të sigurimeve të jetës tregojnë se produkti i sigurimit i njohur
gjerësisht si sigurimi i rrezikut ka rritjen më të lartë të shitjeve. Me të, në rast vdekjeje, shuma
e siguruar i paguhet një anëtari të familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Por
nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara
mbahen nga shoqëria e sigurimit që ka marrë përsipër rrezikun për të paguar fondet në rast
vdekjeje të të siguruarit.
Në fund të shtatorit të vitit 2022, mbi 237,000 persona kishin sigurim rreziku, që është 52 për
qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arsyeja e rritjes së shitjeve
për sigurimin e rrezikut është se ky produkt është i lidhur me kreditë bankare që kanë të
siguruarit.
Nga të gjitha kontratat e sigurimit të jetës, mbi 48,300 kanë një komponent kursimi. Ky produkt
i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara me interes pas skadimit të kontratës së
sigurimit. Pagesat e policave që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në
obligacione qeveritare ose instrumente të tjera financiare pa rrezik. Shitja e këtij produkti
sigurimi shënoi një rënie të lehtë prej 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Në total, për
këtë periudhë qytetarët kanë investuar 828,1 milionë denarë (13,3 milionë euro) në këtë lloj
sigurimi.
Produkti më i ri i sigurimit nga sfera e sigurimeve të jetës në tregun tonë është sigurimi i quajtur
"junit linked". Me këtë produkt sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari, ndërsa
një pjesë e konsiderueshme e parave investohet në fonde investimi, të zgjedhura nga i
siguruari, çmimet e tregut të të cilëve varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të
kapitalit. Për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, në këtë produkt, 11.800 qytetarë, kanë
investuar 318,8 milionë denarë (5,2 milionë euro).
Gjatë kësaj periudhe, në shitjen e sigurimit të jetës, marrin pjesë pesë shoqëri sigurimesh.
"Kroacia Osiguruvanje" merr pjesë me 31 për qind, "Grave" me 22 për qind, "Viener Lajf" me 18
për qind, "Triglav Osiguruvanje – Jetë" me 17 për qind dhe "Unika Lajf" me 12 për qind.
Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, shoqëritë e sigurimit të jetës kanë paguar gjithsej 484,8
milionë denarë (7,9 milionë euro) për të siguruarit e tyre sipas kriterit të mbijetesës,
ndërprerjes së kontratave apo rrezikut nga vdekja.
Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës kanë një ndikim të fortë në ruajtjen e stabilitetit financiar të
tregut të sigurimeve. Pasuria e përgjithshme e këtyre kompanive në fund të tremujorit të tretë
të vitit të kaluar arriti në 11 miliardë denarë (179,6 milionë euro), që paraqet 36 për qind nga
totali i aktiveve të 16 kompanive të sigurimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në kuadër të kompetencave të saj, kujdeset të sigurojë
përputhshmërinë e politikave të aplikuara të biznesit për vlerësimin e detyrimeve, si dhe llojet e
investimeve dhe vlerësimin e aktiveve të shoqërive të sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve
respektojnë këto kërkesa ligjore në mënyrë të vazhdueshme.
Mjetet nga provigjonet teknike dhe nga kapitali i shoqërive të sigurimeve të jetës investohen në
investime të sigurta, me rrezik shumë të ulët humbjesh dhe me fitime solide.
Shiqëritë e sigurimit të jetës janë të kapitalizuara në mënyrë solide, mjetet kapitale janë nga
kategoritë më cilësore të burimeve bazë të kapitalit, duke u mundësuar atyre mbrojtje të mirë
nga pasiguritë dhe rreziqet e papritura për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili
normativizon tregun e sigurimeve, ushtron mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të
sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose
policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Për një mbrojtje më të madhe të mbi 650,000 policëmbajtësve, AMS-ja ka vendosur shuma minimale për pagesën e dëmit për dëmtime në rast aksidenti
AMS-ja vendosi vlera minimale të pagesës së aftësisë së kufizuar apo invaliditetit pasi konstatoi se shoqëritë e sigurimeve po paguanin shuma të ndryshme për dëmtime të ngjashme ose të njëjta si rezultat i një aksidenti. Nga fillimi i vitit, shumat e paguara nga shoqëritë e sigurimit për dëmtimet që kanë shkaktuar paaftësi apo invaliditet duhet të jenë më të larta ose të barabarta me ato minimalisht të përcaktuara. Kjo risi është e rregulluar në Tabelën e unifikuar për përcaktimin e invaliditetit të përhershëm nga dëmtimet, e cila vlen për të gjitha shoqritë e sigurimeve. Tabela është pjesë e Kushteve të Përgjithshme për sigurime në rast të aksidenteve, të vlefshme nga fillimi i vitit dhe është në dispozicion të të gjithë të siguruarve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO), në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve, përcaktoi vlerat (përqindjet) minimale që shoqëritë e sigurimit duhet të paguajnë për invaliditetin e përhershëm të mbuluar nga sigurimi i aksidenteve.
Nëpërmjet vlerave minimale të përcaktuara të dëmshpërblimit, për të gjitha llojet e dëmtimeve që shkaktojnë paaftësi apo invaliditet të përhershëm, AMS-ja e ka ngritur nivelin e mbrojtjes për më shumë se 650,000 policëmbajtës që përdorin sigurimin në rast të aksidenteve.
Sigurimi nga aksidentet është klasa më masive e sigurimeve vullnetare për të cilën qindra mijëra qytetarë paguajnë sigurimin kolektiv në rast aksidenti si punonjës, nxënës dhe fëmijë në kopshte. Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS nga shoqëritë që shesin këtë lloj sigurimi, qytetarët dhe kompanitë kanë investuar 495 milionë denarë (8 milionë euro) në këtë klasë të sigurimit për nëntë muajt e parë të vitit 2022.
Risitë që rrisin nivelin e mbrojtjes së të siguruarve gjenden në Tabelën e njësuar për përcaktimin e përqindjes së invaliditetit së përhershëm si pasojë e një aksidenti. Që nga fillimi i këtij viti, kjo tabelë e unifikuar është përdorur nga të gjitha kompanitë e sigurimit që shesin sigurime në rast aksidenti.
Tabela është hartuar nga AMS-ja në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimeve dhe si bazë është përdorur tabela që ka qenë në fuqi deri në vitin 2005. Në procesin e krijimit të tabelës janë shfrytëzuar edhe përvoja nga tregjet e sigurimeve në Republikën e Serbisë, Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë.
Vendosja e një Tabele të Njësuar të Invaliditetit pasoi pasi AMS-ja konstatoi një dobësi në funksionimin e sistemit të sigurimeve në klasën e sigurimit nga aksidentet.
Konkretisht, nga analiza e tregut të sigurimeve ka konstatuar se në mesin e kompanive të ndryshme të sigurimeve ka përqindje të ndryshme të invaliditetit për të njëjtin dëmtim ose për dëmtime të ngjashme të përcaktuara në tabelat e aftësisë së kufizuar që janë përdorur deri në fund të vitit 2022.
Në raste të tilla, krahasimi i primit dhe i shumës së siguruar, pa ditur përqindjet për invaliditetin në tabelë, nuk mund të çojë në zgjedhjen e mbulimit më të përshtatshëm të sigurimit. Kjo tendencë u shpreh veçanërisht në procedurat e prokurimit publik gjatë përzgjedhjes së sigurimit nga aksidentet.
Tabela e re është pjesë e Kushteve të përgjithshme për sigurimin e personave nga pasojat e aksidentit dhe është e aksesueshme për të gjithë policëmbajtësit potencialë.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Të siguruarit arkëtuan 48.5 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 29%
Rritjen më të madhe në vlerë, si dhe në numrin e dëmeve të paguara e ka sigurimi shëndetësor privat – një klasë sigurimesh që ka shënuar rritjen më të madhe të shitjeve për tre vite me radhë. Për shpenzimet mjekësore, siguruesit kanë paguar 4.5 milionë euro për 30 mijë kërkesa për dëme. Në përgjithësi, për të gjitha kategoritë e sigurimeve jo-jetë, numri i dëmeve të paguara, në fund të tremujorit të tretë, ka kaluar shifrën 70,000, që është 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Të siguruarit, për nëntë muajt e parë të vitit, arkëtuan tre miliardë denarë (48,5 milionë euro) kompensim për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të siguruara, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e auto-përgjegjësisë, sigurimin kasko, sigurimin e shëndetit në udhëtim dhe sigurime të tjera të mbuluara nga korpusi i sigurimeve jo-jetë. Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar më shumë se 70,000 dëme për nëntë muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, kjo është për 29 për qind më shumë dëme të paguara se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rritja më e madhe në vlerën e mjeteve të paguara dhe të numrit të dëmeve të paguara është në sigurimet shëndetësore (private, suplementare dhe vullnetare). Deri në fund të shtatorit, shoqëritë kanë paguar mbi 30,000 kërkesa për shpenzime shëndetësore për të siguruarit e tyre. Numri i tyre është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të paguara mjekësore të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat është 278 milionë denarë (4,5 milionë euro) ose 93 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Këto rezultate nxjerrin konkluzionin, e përdorimit të tepruar të sigurimeve shëndetësore private, në objektet shëndetësore private, veçanërisht për ekzaminimet parandaluese. Por pavarësisht kësaj, rritja e depërtimit të sigurimeve shëndetësore private kontribuon dukshëm në ngritjen e kulturës së përdorimit të sigurimeve dhe në përgjithësi rrit ndërgjegjësimin e publikut për nevojën për sigurime.
Ky produkt i sigurimit ka edhe dimension të dobishëm social, sepse përmirëson parandalimin e sëmundjeve dhe njëkohësisht nuk e rëndon buxhetin qendror.
Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe vullnetare nga të gjitha sigurimet jo-jetë, për këtë periudhë janë paguar 449,2 milionë denarë (7,3 milionë euro) për gati 6000 dëme. Shuma e dëmeve të paguara dhe numri i tyre këtë vit kanë përjashtime minimale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Siç pritej, shumica e dëmeve janë paguar në kategorinë më të madhe të sigurimeve – auto-përgjegjësi. Për nëntë muajt e parë kompanitë kanë paguar mbi 21.000 dëme në vlerë prej 1,57 miliardë denarësh (25,5 milionë euro). Shuma dhe numri i dëmeve të paguara në tre tremujorët e parë të këtij viti janë në nivelin e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës
Seancë e mbajtur më 26.12.2022
1. Procesverbali i seancës së njëzetë e nëntë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 2 dhjetor të vitit 2022;
2. Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023.
3. Plani i Mbikëqyrjes në Terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023.
4. Strategjia për Menaxhimin e Riskut të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për periudhën 2023 – 2025.
5. Plani Strategjik i Auditimit të Brendshëm për periudhën 2023-2025;
6. Plani Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2023,
7. Vendimi për masat mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Triglav.
8. Aktvendim për dhënien e dakordimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHBS VEBER GAMA nga personi Slagjan Atanasovski,
9. Aktvendim për dhënien e dakordimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHBS VEBER GAMA nga personi Medin Jusufovski,
10. Aktvendim për dakordim për anëtar të organit drejtues në Grave JO-JETË për personin Salaudin Imami.
11. Aktvendim për dakordim për anëtar të organit drejtues në KROACIA JO-JETË për personin Aleksandar Manev,
12. Aktvendim për dakordim për ndryshimin e statutit të TRIGLAV JETË – rikapitalizim,
13. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Bojana Tushevska;
14. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Ruzhica Iliq,
15. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Kristina Daskallovska;
16. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Milena Taskova.
17. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Meri Baçovska,
18. Aktvendim për revokim të licencës për përfaqësues për personin Marija Gjorgjieva,
19. Raporti për trajnimin e aktuarëve për lëndën SIGURIMI PENSIONAL.
20. Informacion për arritjet statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimeve në periudhën 1.1.-30.9.2022.
21. Informacion mbi stabilitetin financiar për tregun e sigurimeve për periudhën 1.1.2022-
22. Aktvendimi për formimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve më 31 dhjetor 2022 dhe Udhëzim për Punën e Komisionit për inventarizim.
U mbajt takimi i Grupit të Punës për Monitorimin e Zbatimit të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare
Trupi Koordinues për Edukimin Financiar dhe Edukimin Financiar, në të cilin anëtarësojnë AMS, KLM, MF,BP dhe MAPAS, së bashku me subjekte nga sektori privat dhe civil, që janë aktivë në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, mbajti takimin e tretë të punës të Grupit të Punës për Monitorimin e Zbatimit të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.
Në takim mori pjesë edhe një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, i cili prezantoi Ligjin e sapomiratuar për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në vijësim, përfaqësuesit e sektorit privat dhe atij civil patën mundësinë të njihen me risitë që sjell ky ligj në fushën e sektorit financiar, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me transparencën më të madhe dhe informimin më të mirë të përdoruesve të shërbimeve financiare, përfshirë këtu edhe fushën e shërbimeve financiare digjitale.
Përfaqësues i Bankës Popullore prezantoi trendet në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare të popullsisë në vendin tonë. Njëkohësisht, u theksua se ka një tendencë në rritje në disa tregues të përfshirjes financiare gjatë vitit 2021, pjesërisht nën ndikimin e kushteve të vendosura gjatë pandemisë. Kështu, ka një rritje të treguesve të mbajtjes së llogarisë, në disponueshmërinë dhe përdorimit të kartave të pagesave, si dhe në pagesave online. Në fushën e edukimit financiar, krahasuar me vendet e zhvilluara, ka ende vend për përmirësimin e njohurive financiare të popullsisë. Qëndrimi i popullsisë ndaj kursimeve, edhe pse është më i mirë, është ende në një nivel më të ulët krahasuar me mesataren në Evropë dhe në Azinë Qendrore, i parë si burim fondesh për të mbuluar nevojat imediate, por edhe si fonde të disponueshme për moshat më të vjetra. Promovimi dhe edukimi në fushën e alternativave të disponueshme të investimit, si dhe në fushën e përdorimit të shërbimeve financiare digjitale, imponohen si një domosdoshmëri në kushtet moderne.
Nëpërmjet këtyre takimeve mundësohet një dialog i rregullt ndërmjet rregullatorëve, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimi i propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar. E gjithë kjo është rezultat e zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për Edukimin financiar dhe Përfshirjen Financiare.
Seancë e mbajtur me 2.12.2022
- Procesverbali i seancës së njëzet e tetë të Këshillit të AMS-së të mbajtur më 30 nëntor të vitit 2022;
- Aktvendim që Shoqëria e auditimit, konsulencës dhe shërbimeve tatimore Diloit SH.P.K. Shkup të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të KROACIA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëria e Sigurimeve Jo-Jetë Shkup për vitin 2022; dhe
- Aktvendim për dhënien e miratimit për marrjen e pjesëmarrjes së kualifikuar në Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime BROLINS SHA Shkup, për personin e Lolita Mlladenovska.
Seancë e mbajtur më 30.11.2022
- Procesverbali i seancës së njëzetë e shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 15 nëntor të vitit 2022;
- Ndryshimi i Planit Vjetor për Mbikëqyrjen në Terren për vitin 2022;
- Aktvendimit për revokimin e licencës për ushtrimin e aktivitetit të përfaqësimit në sigurime për shoqërinë Femili Partner SHA Shkup;
- Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023 dhe miratimi i Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023;
- Kërkesë për njohjen e kualifikimit për aktuar të marrë në një institucion të arsimit të lartë të huaj të paraqitur nga Marija Mitrovska dhe miratimin e Aktvendimit për njohjen e kualifikimit të personit në fjalë;
- Kërkesën për njohjen e kualifikimit për aktuar të marrë në një institucion të arsimit të lartë të huaj të paraqitur nga Sanja Mihajllovska Baleski dhe miratimin e Aktvendimit për njohjen e kualifikimit të personit në fjalë;