AMS-ja i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për sigurimet një studenti nga Ohri
Studimi i Antonio Kërstanoskit, student i Katedrës të Sigurimeve në Fakultetin e Ohrit, ndër të tjera trajton ndikimin e krizës së koronës në përqendrimin e biznesit të sigurimeve në 28 vende të Evropës Lindore. Për të 13-tin vit radhazi, në ditën e sigurimeve, AMS-ja ka akorduar një çmim në mjete monetare prej 80.000 denarësh për një shkencëtar-studiues të ri. Hulumtimi i Kërstanoskit këtë vit është përzgjedhur në një konkurs prej shtatë punimesh investigative.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për një shkencëtar të ri në një temë në fushën e menaxhimit të rrezikut në sigurime. Çmimin shkencëtarit të ri Antonio Kërstanoski, student në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelierisë – Ohër, dega e sigurimeve, ia akordoi Prof. Dr. Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së. Pllaketa Kërstanoskit iu nda me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntori, ndërsa për veprën fituese është paraparë një çmim vjetor prej 80.000 denarësh.
Punimi i autorit Antonio Kërstanoski “Trendet në përqendrimin e tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore” shqyrton trendet e përqendrimit të tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore nga viti 2010 deri në vitin 2020. Analiza përfshin 28 shtete nga Evropa Lindore, ndërsa në analizë është përfshirë edhe tregu maqedonas i sigurimeve.
Analizat e bashkangjitura në këtë punim tregojnë se përqendrimi i tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore ulet ndjeshëm në periudhën para dhe pas futjes së rregullores së re Aftësia Paguese 2, ndërsa në periudha krize ekonomike dhe shëndetësore rritet përqendrimi i tregut, gjë që tregon se më shumë tregjet e përqendruara janë më të qëndrueshme në periudha pasigurie për shkak të elasticitetit të kompanive më të mëdha. Gjithashtu, zhvillimi më i madh ekonomik dhe normativizimi më i mirë shoqërohen me tregje më konkurruese të sigurimeve.
Në pjesën përmbyllëse, autori thekson se tregjet e sigurimeve në Evropën Lindore karakterizohen nga një diversitet i konsiderueshëm për sa i përket efikasitetit dhe strukturës së sektorëve kombëtarë të sigurimeve dhe kanë disa specifika. Së fundi, ai konkludon se sektorët e sigurimeve më të përqendruara performojnë më mirë në kohë krizash, ndërsa në kohën e mungesës së krizave sektorët më pak të përqendruar janë më të favorshëm.
Qëllimi i konkursit është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Në Ditën e Sigurimeve 14 studentë matematikanë nga FSHNM-ja morën bursa nga kompanitë e sigurimeve
Gjithashtu, rregullatori i tregut të sigurimeve, AMS-ja, në Ditën Kombëtare të Sigurimeve ndau çmimin e studiuesit të ri për punimin më të mirë shkencor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve, në

vlerë prej 80.000 denarësh. Në kuadër të aktivitetit u mbajt një panel diskutimi me titull “Si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim”. Me këtë rast përfaqësues të industrisë së sigurimeve, AMS-së, Ministrisë së Financave dhe Odës Ekonomike debatuan për ligjin e ri të sigurimeve, si dhe shkëmbyen mendime për procesin e liberalizimit të sigurimit të makinave dhe kartonit jeshil, si dhe për rëndësinë e pranimit cilësor të dëmeve në sigurimin e jetës.
Katërmbëdhjetë kompani të sigurimeve, sot me rastin e Ditës së Sigurimeve, 1 Nëntorit, ndanë 14 bursa për studentë – matematikanë të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Matematikës në Universitetin e “Shën Cirilit dhe Metodij”në Shkup. Bëhet fjalë për studentë me mesatare të lartë në lëndët aktuariale dhe matematikore në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës (FSHNM) të cilët do të kenë mundësinë për t’u praktikuar në kompanitë e sigurimeve, si dhe bursë prej 1000 eurosh në kundërvlerë të denarit.
Nisma për bursa për matematikanët e rinj nga FSHNM-ja është Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Synimi është promovimi, ndërgjegjësimi dhe afirmimi në publik i profesionit të aktuarit, që është një veprimtari me rëndësi thelbësore në sigurime dhe në të njëjtën kohë një profesion shumë i vlerësuar dhe mirë i paguar.
Studentët e departamenteve të matematikës të FSHNM-së janë aktuarë potencialë, të cilët pas përfundimit të trajnimit përkatës të organizuar nga AMS-ja, mund të bëhen aktuarë të autorizuar. Dhe më pas mund të punësohen në kompanitë e sigurimeve, kompanitë e menaxhimit të fondeve të pensioneve, banka dhe institucione të tjera financiare.
Nisma e AMS-së për bursa studentore këtë vit u mbështet nga 14 nga gjithsej 16 kompani sigurimesh dhe ato janë: Triglav Osiguruvanje Jetë, Kroacija Osiguruvanje – Jo -Jetë, Eurolink, Triglav Osiguruvanje Jo-Jetë, Grave Jo-Jetë, Unika Lajf , Grave Jetë, Halk Osiguruvanje, Unika, Euroins , Sava Osiguruvanje, Kroacia Osiguruvanje -Jetë, Viner Lajf dhe Makedonia Osiguruvanje VIG.
Ky është viti i dytë radhazi që industria e sigurimeve ndan bursa me rastin e Ditës së Sigurimeve, ndërsa vitin e kaluar janë ndarë 11 bursa për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e “Shën Cirilit dhe Metodij”në Shkup.
Manifestimin e hapi Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertit të AMS-së dhe në fjalimin e tij theskoi:
“Për të gjithë ne së bashku, është e rëndësishme që kjo të jetë një histori e bukur me një komponent të veçantë filantropik. Ne kontribuojmë për komunitetin, kujdesemi për njëri-tjetrin, tregojmë ndjeshmëri. Ne kontribuojmë që të rinjtë, kuadro premtues dhe cilësore, të vendosin të qëndrojnë në vend, të realizohen profesionalisht, të krijojnë familje dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Ne besojmë dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe të gjithë ju nga industria, për të krijuar praktika të dobishme shoqërore. Këto janë mjete me të cilat, në perceptimin e opinionit vendas, sigurimet do të pozicionohen si një aktivitet i përgjegjshëm shoqëror. Kjo, seriozisht, kontribuon ndjeshëm në ndërtimin e besimit, që është shumë i rëndësishëm për rritjen cilësore të këtij biznesi.
Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij me rastin e ditës së sigurimit theksoi:
“Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që sot po flasim se si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim afatgjatë, sepse vetëm kështu do të promovojmë potencialin e kësaj fushe, por edhe t’u paraqesim mundësitë këtyre të rinjve. Ata dhe energjia e tyre e pashtershme janë bartës të zhvillimit tonë dhe bartës të së ardhmes sonë”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ralica Guberova, përfaqësuese e biznesit të sigurimeve dhe kryetare e grupit të sigurimeve në Odën Ekonomike, theksoi:
“Vetëm përmes aktiviteteve të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në tregun e sigurimeve, me mbështetjen dhe koordinimin e rregullatorit, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, së bashku mund të ndikojmë në rritjen e numrit të personave të siguruar, rritjen e shkallës së penetrimit të sigurimeve, që përfundimsh të sigurojëmë zhvillimin e tregut të përgjithshëm të sigurimeve. Kjo sigurisht që do të rrisë rëndësinë dhe domethënien e sigurimeve, do të kemi gjithnjë e më shumë policëmbajtës të kënaqur dhe kompanitë e sigurimeve do të bëhen një vend më tërheqës për të punuar për staf cilësor, i cili do të motivohet të investojë kohën dhe përpjekjet e tyre në zhvillimin e këtij sketori të rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi”.
Në emër të studentëve që kanë marrë bursë, falënderime shprehu Davorin Tërpevski, dekani i FSHNM-së.
Në lidhje me festimin e ditës së sigurimit, u mbajt një panel diskutim me titullin “Si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim”. Në panel morën pjesë Kërste Shajnoski, përfaqësues i rregullatorit ASO, Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike, Filip Nikoloski, zëvendësministër i Financave, ndërsa përfaqësues të kompanive të sigurimeve ishin: Hristina Xhambazovska Anastasov, drejtoreshë e “Triglav Jetë” dhe Klime Poposki, drejtor i “Viener Jo-Jetë”. Një nga temat më të rëndësishme për panelin ishte miratimi i Ligjit të ri të Sigurimeve, i cili duhet ta afrojë industrinë e sigurimeve me standardet evropiane dhe të punojë sipas rregullave që përmbajnë direktivat e BE-së që rregullojnë këtë fushë.
Në panel diskutim u debatua edhe për procesin gjithnjë aktual të reformës për liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë dhe kartonit jeshil. Gjithashtu u trajtuan edhe tema të rëndësishme nga fusha e sigurimeve të jetës, aktivitet i cili edhe pse më i vogël se sigurimet jo-jetë, ka një rritje më të madhe të investimeve në vazhdimësi. Në këtë temë, theks i veçantë u vu në pranimin cilësor të dëmeve si katalizator për rritjen dhe zhvillimin e sigurimit të jetës.
Në kuadër të aktivitetit u prezantua punimi i vlerësuar me çmim, si punimi më i mirë shkencor-investigativ në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve, për të cilin ASO, tradicionalisht ndër vite e ndan këtë çmim. Autori i punimit të vlerësuar këtë vit është shkencëtari i ri Mr. Antonio Kërstanoski, asistent në Katedrën e Matematikës dhe Statistikës në Fakultetin e Sigurimeve, në Ohër, pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrid” në Manasti, Fakulteti Ekonomik pranë Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Në këtë manifestim, Shajnoski i akordoi Kërstanoskit një pllaketë, ndërsa AMS-ja ndau edhe një çmim në të holla prej 80.000 denarësh.
1 Nëntori është Dita Kombëtare e Sigurimeve dhe është edhe dita në të cilën 14 vite më parë filloi punën Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. AMS-ja është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Seancë e mbajtur më 24 tetor
- Procesverbali i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 6 tetor të vitit 2023;
- Raporti nga verifikimi intern,
- Informacion për zbatimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, përfshirë edhe datën 30.09.2023.
- Raport nga Komisioni për përzgjedhjen e punimit më të mirë investigativ në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023,
- Raport nga Komisioni për përzgjedhjen e veprës më të mirë artistike – vizatim dhe veprën më të mirë letrare – poezi për nxënës të arsimit fillor dhe veprën më të mirë letrare – tregim/ese, për nxënës të arsimit të mesëm.
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e selisë së Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve të Jetës , Shkup,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimit të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve të Jetës , Shkup,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshim të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë , Shkup
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimit të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë , Shkup,
- Kërkesë për marrjen e lejes për futjen e klasës 21 – Sigurimi i jetës në lidhje me aksionet në fondet investive nga grupi i sigurimit të jetës, në veprimtarinë e Shoqërisë së Sigurimeve PRVA ZIVOT SHA Shkup dhe marrja e aktvendimit dhe
- Kërkesën për dakordimin për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë së Sigurimeve PRVA ZIVOT SHA Shkup dhe miratimi i aktvendimit.
Seancë e mbajtur më 6 tetor
1. Miratimi i Procesverbalit të seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 5 tetor të vitit 2023.
2. Kërkesë për marrjen e lejes për ushtrimin e aktiviteteve të sigurimeve të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir dhe marrja e aktvendimit.
Seancë e mbatjur më 5 tetor
- Procesverbal i seancës së 28-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 27 shtator të vitit 2023.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në HALK Osiguruvanje SHA Shkup për personin Igor Donevski dhe marrjen e Aktvendimit për dhënien e dakordimit;
- Aktvendim lidhur me kundërvajtjen e kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurimeve SMART MANI SOLUSHENS SHA Shkup;
- Miratimi i ndryshimit të planin vjetor për mbikëqyrje në terren për vitin 2023; dhe
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kërkesat minimale për pranimin, trajtimin, rezervimin dhe pagesën e kërkesës për kompensim të dëmit dhe/ose shumës së siguruar me qëllim të mbrojtjes më të mirë të të drejtave të të siguruarve.
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në ASO për vitin 2023.