U publikua Konkursi i rregullt për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës botërore të kursimeve dhe Ditës botërore të sigurimeve
Sot, Agjencioni i mbikëqyrjes së Sigurimit (ASO), Ministria e Financave dhe Banka popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), shpallën Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, i cili gjatë viteve të kaluara është një aktivitet i përbashkët me rastin e Ditës botërore të kursimit – 31 tetor dhe Ditës botërore të sigurimit – 1 nëntor. Të tre institucionet, bashkërisht marrin pjesë në Trupin Koordinues të institucioneve rregullatore në Maqedoni për edukim financiar, me këtë Konkurs synojnë të nxisin kreativitetin, imagjinatën si dhe mendimin kritik të nxënësve gjatë krijimit të veprave me temë kursimi dhe sigurimi. Këto institucione, në këtë mënyrë do të kontribuojnë për interesimin e mëtejshëm dhe edukimin e popullatës së re për këto dy segmente kyçe në sferën e financave.
Afati i fundit për dorëzimin e veprave është 15 tetor 2018.