Seanca e mbajtur më 30 maj
- Procesverbali i seancës së 15-të të Këshillit të AMS-së të mbajtur më 23 maj të vitit 2023;
- Pasqyrat financiare të AMS-së për vitin 2022 të audituara nga audituesi i autorizuar.
Vazhdon të rritet numri i ankesave të paraqitura pranë AMS-së nga persona të
siguruar të pakënaqur, gjë që tregon konkluzionin se siguruesit njohin
angazhimin e menaxhmentit dhe punonjësve të AMS-së në mbrojtjen e të drejtave
të policëmbajtësve. Ashtu siç pritej, më të numërta, në tre muajt e parë të vitit,
janë ankesat e të siguruarve për dëmshpërblim nga auto- përgjegjësia (TPL).
Gjatë kësaj periudhe, vetëm për një nga 16 kompanitë e sigurimeve nuk është
parashtruar ankesë.
Në tre muajt e parë të këtij viti, në adresë të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve
(AMS) janë dërguar 71 ankesa nga të siguruar të cilët janë ankuar për shërbimet e
ofruara nga kompanitë e sigurimeve. Numri i ankesave të dorëzuara në këtë periudhë
është rritur me 14,5 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
Nga ankesat e dorëzuara, 5 kanë qenë pa kriter për shqyrtim, ndërsa ankimuesit në 6
raste kanë tërhequr ankesat e tyre.
11 ankesa janë zgjidhur në favor të të siguruarve. 16 kërkesa janë në proces shqyrtimi
dhe 33 ankesa të personave të siguruar janë zgjidhur negativisht.
Ashtu siç pritej, këtë vit numri më i madh i ankesave është në klasën më masive të
sigurimit “Sigurimi i Auto-Përgjegjësisë (TPL)” i cili është i detyrueshëm me ligj. Janë
paraqitur 34 ankesa për dëmet e shkaktuara në aksidente rrugore që mbulohen nga ky
sigurim.
Më të numërta, gjithsej 18, janë ankesat në të cilat i siguruari ankohet për shlyerjen e
dëmeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore të zgjidhura në bazë të procesverbalit
policor. Shumica e tyre i referohen vlerës së kompensimit dhe këto ankesa janë zgjidhur
negativisht.
Gjatë kësaj periudhe, numri i ankesave për shlyerjen e dëmeve në bazë të raportit
evropian të kompletuar është ulur. Në tre muajt e parë janë pranuar 13 ankesa për
shlyerjen e dëmeve, që është 32 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Për sigurimin e pasurisë janë dorëzuar 9 ankesa, ndërsa 8 për sigurimin shëndetësor
privat dhe sigurimin nga aksidentet.
Ashtu si një vit më parë, sa i përket arsyes për të cilën ankohen të siguruarit, më të
shumta në këtë periudhë janë ankesat që i referohen kriterit të pagesës së dëmeve nga
kompanitë. Për tre muajt e parë janë marrë 33 peticione të tilla dhe kjo është 65% më
shumë se i njëjti tremujor i vitit 2022.
Reduktimi më i ndjeshëm i numrit të ankesave është për procesin në të cilin kompanitë
trajtojnë dëmet e të siguruarve. Nga fillimi i janarit deri në fund të marsit të këtij viti janë
dorëzuar vetëm 5 ankesa të tilla dhe kjo është për 68 për qind krahasuar me të njëjtën
periudhë të vitit të kaluar.
Në tre muajt e parë të këtij viti, 19 të siguruar janë ankuar për shumën e kompensimit të
ofruar nga kompanitë e sigurimit. Në këto raste, AMS-ja nuk ka kompetencë të vendosë
për masën e kompensimit, por përcakton kushtet dhe rrethanat në të cilat është marrë
vendimi për masën e kompensimit të ofruar.
Nga peticionet e dorëzuara, 61 janë dorëzuar nga qytetarë dhe 10 nga persona juridikë.
Në AMS parashtrohet ankesë nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka
marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje
brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime ose çështjet për të cilat
zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili
rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve
dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve
dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Sigurimi shëndetësor privat vazhdon të jetë sigurimi vullnetar më popullor me rritje të shitjeve prej 63 për qind. Investimet në sigurimin e pasurisë arritën në 10 milionë euro në tre muaj, dhe rritje solide ka në sigurimin e shëndetiti në udhëtim dhe sigurimin kasko të automjeteve.
Investimet në sigurimet jo-jetë arritën në 3 miliardë denarë (48,4 milionë euro) për tre muajt e parë të këtij viti. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet në këtë periudhë kanë investuar 19.5 për qind ose 7.9 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në tremujorin e parë të këtij viti,sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, janë lidhur mbi 369 mijë kontrata sigurimesh, që është 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Nga të dhënat që janë publike në https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/ shihet se po rriten investimet në të gjitha klasat vullnetare të sigurimeve, si dhe vlera e policave për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë.
Klasa me popullaritet më të lartë, respektivisht klasa me rritjen më të shpejtë edhe në këtë periudhë është sigurimi shëndetësor privat (sigurimi suplementar). Për tre muajt e parë të këtij viti janë lidhur mbi 11700 kontrata, që është 50 për qind më shumë se tremujori i parë i një viti më parë. Qytetarët investuan 367,5 milionë denarë (6 milionë euro) në sigurime shëndetësore private për familjet e tyre dhe kompani për punëtorët e tyre. Interesi për investimin në sigurimet shëndetësore private është rritur me 62 për qind krahasuar me tremujorin e parë të një viti më parë.
Rritje prej 10.5 për qind shënoi edhe klasa më e madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë. Investimet e përgjithshme të qytetarëve dhe personave juridikë për sigurimin e pasurisë arritën në 612 milionë denarë (10 milionë euro).
Nga klasat e tjera vullnetare, vlen të theksohet se ka një rritje solide në shitjen e policave për sigurimin e mjeteve motorike. Shitja totale e policave të sigurimit ka arritur në 272 milionë denarë (4,4 milionë euro) dhe kjo është 26 për qind ose gati 1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në tre muajt e parë të këtij viti, qytetarët kanë udhëtuar jashtë vendit dukshëm më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja e sigurimit të shëndetit në udhëtim në këtë periudhë është rritur për 45 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe ka arritur në 44 milionë denarë (713.000 euro). Janë shitur 64 mijë polica sigurimi udhëtimi, që është 44 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar.
Peshën më të madhe në shitjen totale të sigurimeve jo-jetë këtë vit e ka sigurimi i autopërgjegjësisë, i cili është i detyrueshëm me ligj. Siguruesit kanë investuar 1,18 miliardë denarë (19,2 milionë euro) për tre muaj dhe kjo është 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, ushtron mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.