Seancë e mbajtur më 08.02.2021
1. Vendim për masën mbikëqyrëse të TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
2. Raport mbi ankimimet e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara për tremujorin e katërt (4K)të vitit 2020.
3. Vendim për miratimin e Raportit mbi zbatimin e inventarit të aseteve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve deri më 31 dhjetor të vitit 2020,
4. Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, deri më 31.12.2020.
Seancë e mbajtur më 29.01.2021
- Vendim për ndryshimin e Planit Vjetor të Trajnimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
- Plani Vjetor i Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHBS AMG PREMIUM SHA Shkup të parashtruar nga Aleksandar Melovski.
- Vendim për masë mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes në terren për Kroacia Osiguruvanje SHA – Shoqëria e Sigurimeve të Jetës,
- Raport nga auditimi i mbajtjes të provimit profesional për broker sigurimesh për vitin 2020,
- Raport nga auditimi i mbajtjes së provimeve për përfaqësues për vitin 2020.
SQARIME PËR LIDHJEN E KONTRATAVE TË SIGURIMEVE ME PËRFSHIRJEN RREZIKUN E VDEKJES PËR SHKAK TË SËMUNDJES
Nga veprimtaria e mëparshme e shoqërive të sigurimeve dhe nga zbatimi i mbikëqyrjeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka përcaktuar se kushtet e sigurimit në klasën e sigurimeve 1 – sigurimi i ngjarjeve aksidentale (i aksidenteve) i shoqërive të sigurimeve që ushtrojnë aktivitetin në grupin e sigurimit jo-jetë, ndër rreziqet e tjera (vdekja si rezultat i një aksidenti, humbja e përhershme e aftësisë së përgjithshme për të punuar, paaftësia e përkohshme për punë, përkeqësimi i shëndetit), më shpesh në fushën e sigurimit kolektiv, gjithashtu mbulojnë rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjes, që nga natyra, karakteristikat dhe parimet aktuariale i përkasin rreziqeve të mbuluara në klasën 19 – sigurimi i jetës në rast vdekje nga neni 5 i Ligjit të Mbikëqyrjes të Sigurimeve.I njëjti rrezik përfshihet në mënyrë të papërshtatshme në klasën e sigurimeve në klasën e sigurimeve 14 – Sigurimi i kredisë tek disa shoqëri sigurimesh që operojnë në grupin e sigurimeve jo-jetë. Në mënyrë që të sigurohet që funksionimi i shoqërive të sigurimeve të jetë në përputhje me Ligjin e Mbikëqyrjes të Sigurimeve dhe për të siguruar kushte për konkurrencë të ndershme, AMS përmes një shkrese qarkore u dha sqarime dhe udhëzime shoqërive të sigurimeve.
Në linkun e mëposhtëm gjeni hollësitë dhe përmbajtjen e qarkores
Seancë e mbajtur më 21.01.2021
- Plani Vjetor i vitit 2021 për Trajnime të Nëpunësve Administrativë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
- Vendim për shumën e normës maksimale të interesit gjatë llogaritjes të provigjonit matematikor,
- Plani Strategjik për Auditimin e Brendshëm për periudhën 2021 – 2023,
- Plani Strategjik për Auditimin e Brendshëm për periudhën 2021,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e selisë së TRIGLAV JETË SHA Shkup,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e statutit të TRIGLAV JETË SHA Shkup,
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime për vitin 2020
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime për vitin 2020.
Seancë e mbajtur më 14.01.2021
- Vendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Elena Veljanovska,
- Vendimi për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Marko Shenov,
- Vendimi për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Milena Veliçkoviq,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurime për personin Arjeta Rexhepi,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurime për personin Sonja Filipovska,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurime për personin Aleksandra Lazarova,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurime për personin Amir Sela,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurime për personin Kërste Vranishkovski,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për përfaqësues në sigurimeve për personin Sasho Trajkovski,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për broker në sigurime për personin Elena Dimitrovska,
- Vendim për vazhdimin e provimit profesional për broker në sigurime për personin Aleksandra Gjorçevska,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit Shoqërisë të Sigurimeve Jo-Jetë Grave Jo-Jetë SHA Shkup për të kryer transformimin e borxhit subordinar.
Thirrje për interesim për pjesëmarrje në trajnimimin dhe provimin profesional për përfaqësues në sigurime
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në vitin 2021 planifikon të organizojë trajnim dhe të zbatojë dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).
Të gjithë personat që janë të interesuar dhe synojnë të marrin pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për përfaqësues janë të ftuar, jo më vonë se data 20.1.2021, në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mënyrë elektronike, të raportojnë interesimin për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues duke dorëzuar një Njoftim për interesim për pjesëmarrje (Aneksi 1 i këtij njoftimi) në e-mail adresën në vijim: contact@aso.mk.
Më poshtë janë kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e provimit profesional për përfaqësues:
KURRIKULA PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Kurrikula për dhënine e Provimit profesional për përfaqësues përmban lëndët e mëposhtme:
- Bazat e Menaxhimit të Rrezikut dhe Sigurimeve
- Legjislacioni i sigurimeve
- E drejta tregtare dhe obligative
- Përfaqësimi në Sigurime dhe Kodi i Etikës
- Sigurimi i jetës dhe
- Sigurimi jo-jetë.
ZBATIMI I TRJANIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Përmbajtja e detajuar e secilës prej lëndëve nga pjesa e parë e provimit profesional për përfaqësues është elaboruar në Kurrikulën për dhënien e provimit profesional për përfaqësues dhe përmban kurrikulën, rregulloret dhe literaturën. Plani mësimor ose Kurrikula botohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për përfaqësues përcaktohet me hollësi në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zbatimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 47 / 2019, 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kalojnë me sukses provimin profesional për përfaqësues do të marrin Certifikatë për dhënien me sukses të provimit profesional për përfaqësues.
Kandidatët që nuk e kalojnë provimin profesional për përfaqësues tre herë radhazi, humbin të drejtën për të ridhënë provimin dhe për të marrë pjesë në trajnim.
MBAJTJA E TRAJNIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Trajnimi dhe provimi profesional për broker do të kryhet nga pedagogë (që japin leksione) të angazhuar nga Agjencia.
Provimi profesional do të mbahet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.
PROGRAMI I LEKSIONEVE DHE PROVIMEVE
Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve gjatë trajnimit si dhe datat e sakta dhe orari i hollësishëm për provimet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.
KOMPENSIMI PËR PJESMARRJEN NË TRAJNIM DHE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Për pjesëmarrjen në trajnim dhe dhënien e provimit profesional, kandidatët paguajnë një tarifë ose një kompensim në vlerë prej 7.000 denarësh sipas Listët së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e tarifave dhe taksave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës.
Kandidatët që do të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional dhe për të cilët do të konfirmohet se i plotësojnë kërkesat, u kërkohet që të paguajnë tarifën jo më vonë se 15 ditë para ditës së planifikuar për fillimin e mbajtjes së trajnimit dhe dhënies së provimit profesional.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË TRJANIMIN DHE PROVIMIN PROFESIONAL
Të drejtë për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional ka një person i cili ka mbaruar katër vjet të arsimit të mesëm (shkalla IV) ose arsimin e lartë.
NJOFTIM (SHPALLJE PËR PJESËMARRJE )
Agjencia do të informojë kandidatët e interesuar për organizimin e trajnimit dhe provimit profesional, si dhe për kohën dhe vendin e trajnimit dhe provimit profesional me një njoftim në shtypin ditor dhe në faqen e saj të internetit.
Thirrje për interesim për pjesëmarrje në trajnimimin dhe provimin profesional për broker në sigurime
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në vitin 2021 planifikon të organizojë trajnim dhe të zbatojë dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për broker).
Të gjithë personat që janë të interesuar dhe synojnë të marrin pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për broker janë të ftuar, jo më vonë se data 20.1.2021, në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mënyrë elektronike, të raportojnë interesimin për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për broker duke dorëzuar një Njoftim për interesim për pjesëmarrje (Aneksi 1 i këtij njoftimi) në e-mail adresën në vijim: contact@aso.mk.
Më poshtë janë kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e provimit profesional për broker:
KURRIKULA PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
- Bazat e Menaxhimit të Rrezikut dhe Sigurimeve
- Legjislacioni i sigurimeve
- E drejta tregtare dhe obligative
- Ndërmjetësimi në Sigurime dhe Kodi i Etikës
- Sigurimi i jetës dhe
- Sigurimi jo-jetë.
- Aspektet financiare të aktivitetit
- Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
- Risigurimi.
ZBATIMI I TRJANIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Përmbajtja e detajuar e secilës prej lëndëve nga pjesa e parë e provimit profesional për broker është elaboruar në Kurrikulën për dhënien e provimit profesional për broker dhe përmban kurrikulën, rregulloret dhe literaturën. Plani mësimor ose Kurrikula botohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për broker përcaktohet me hollësi në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zbatimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 47 / 2019, 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kalojnë me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien me sukses të provimit profesional për broker.
Kandidatët që nuk e kalojnë provimin profesional për broker tre herë radhazi, humbin të drejtën për të ridhënë provimin dhe për të marrë pjesë në trajnim.
MBAJTJA E TRAJNIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Trajnimi dhe provimi profesional për broker do të kryhet nga pedagogë (që japin leksione) të angazhuar nga Agjencia.
Provimi profesional do të zhvillohet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.
PROGRAMI I LEKSIONEVE DHE PROVIMEVE
Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve gjatë trajnimit si dhe datat e sakta dhe orari i hollësishëm për provimet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.
KOMPENSIMI PËR PJESMARRJEN NË TRAJNIM DHE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Për pjesëmarrjen në trajnim dhe dhënien e provimit profesional, kandidatët paguajnë një tarifë ose një kompensim në vlerë prej 14,000 denarësh sipas Listët së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e tarifave dhe taksave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës.
Kandidatët që do të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional dhe për të cilët do të konfirmohet se i plotësojnë kërkesat, u kërkohet që të paguajnë tarifën jo më vonë se 15 ditë para ditës së planifikuar për fillimin e mbajtjes së trajnimit dhe dhënies së provimit profesional.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË TRJANIMIN DHE PROVIMIN PROFESIONAL
Të drejtë për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional ka një person i cili ka mbaruar katër vjet të arsimit të mesëm (shkalla IV) ose arsimin e lartë.
NJOFTIM (SHPALLJE PËR PJESËMARRJE )
Agjencia do të informojë kandidatët e interesuar për organizimin e trajnimit dhe provimit profesional, si dhe për kohën dhe vendin e trajnimit dhe provimit profesional me një njoftim në shtypin ditor dhe në faqen e saj të internetit.