NDAHEN ÇMIMET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORIT
NDAHEN ÇMIMET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME ME RASTIN E
DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORIT
Kjo risi parashikohet nga memorandumi trepalësh i bashkëpunimit i cili u nënshkrua sot nga AMS-ja, Fakulteti Ekonomik dhe Shoqata e Shoqërive të Sigurimeve. Njëkohësisht, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Sigurimeve, AMS-ja e ndau çmimin shkencëtari i ri për punimin më të mirë investigues në fushën e rreziqeve në sigurime në vlerë prej 80.000 denarësh. Në kuadër të aktivitetit u mbajtën panel diskutime ku përfaqësues të industrisë dhe rregullatorit shkëmbyen mendime dhe prezantuan pikëpamjet mbi sfidat më të mëdha për rritjen dhe zhvillimin e sigurimeve dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Nëntë studentët më të mirë në vitin e katërt të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup do të marrin bursa nga kompanitë e sigurimeve. Kjo risi është paraparë me Memorandumin trepalësh të Bashkëpunimit që u nënshkrua sot, në Ditën Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntori, në Fakultetin Ekonomik, nga Prof. Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, Prof. Dr. Predrag Tërpeski, Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Gjorgje Vojnoviq, Kryetar i Shoqatës së Organizatave Financiare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, i cili është edhe Drejtor i Përgjithshëm i Triglav Osiguruvanje SH.A.
Iniciativa e AMS-së për bursa studentore mori mbështetje nga Fakulteti Ekonomik dhe u pranua nga nëntë shoqëri të sigurimeve: Triglav Osiguruvanje, Kroacija Osiguruvanje – jo-jetë, Eurolink, Grave Jo-Jetë, Halk Osiguruvanje, Euroins, Sava Osiguruvanje, Kroacija Osiguruvanje – Jetë dhe Grave. Secila nga kompanitë do të ndajë një bursë vjetore vlerë prej 1000 eurosh, në kundërvlerë të denarit.
Në fjalën e tij, Shajnoski theksoi se është i kënaqur me reagimin e kompanive ndaj iniciativës së AMS-së për bursa studentore dhe se me këtë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve treguan përgjegjësi të lartë sociale. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai u tha studentëve:
“Ne jemi këtu për ju! Sepse ju jeni polica më cilësore e sigurimit afatgjatë për të gjithë ne. Ju meritoni absolutisht vëmendjen, kujdesin dhe angazhimin tonë të plotë, sepse ju, studentët, jeni e ardhmja e vendit tonë”
Dekani i Fakultetiti Ekonomik, Predrag Tërpeski, propozoi se studentët, së pari duhet të fillojnë të bëjnë mësime praktike pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Shoqatës së Siguruesve dhe Shoqërive të Sigurimeve që operojnë në tregun kombëtar të sigurimeve dhe të marrin njohuri të reja dhe mundësi punësimi në këtë sektor.
Kjo, sipas tij, hap perspektivën për të qenë pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e ardhshëm të tregut të sigurimeve në vend.
“Së dyti, përfaqësuesit e institucioneve nga industria e sigurimeve duhet të angazhohen aktivisht me shembuj praktik në mësimdhënien e Fakultetit Ekonomik – Shkup dhe të transferojnë njohuri praktike te studentët tanë. Së treti, Fakulteti Ekonomik – Shkup duhet të përfshihet aktivisht në ngritjen e kulturës kombëtare të sigurimeve, si një nga faktorët për krijimin e një ambienti të favorshëm afarist dhe nxitjen e investimeve në ekonominë maqedonase”, thekson Tërpevski.
Për Gjorgje Vojnoviq, përfaqësues i biznesit të sigurimeve, edukimi është mjeti që thyen të gjitha barrierat dhe është baza e zhvillimit dhe rritjes, si individualisht ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.
“Edukimi i publikut është në bazën e zhvillimit të industrisë së sigurimeve, prandaj po bëjmë përpjekje për të ngritur dhe përmirësuar edukimin financiar të të rinjve. Si industri ne shkojmë një hap më tej, duke mbajtur parasysh fuqinë dhe potencialin që ofron arsimi në zhvillimin e çdo individi. Prandaj, ishim të lumtur të mbështesim dhe t’i bashkohemi nismës së bursave për studentët në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup. Ne besojmë se kjo është mënyra e duhur për të zhvilluar kuadro cilësore në fushën e sigurimeve, e cila përfundimisht si iniciativë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së sigurimeve, në hap me trendet botërore”, thotë Vojnoviq.
Në kuadër të këtij aktiviteti për shënimin e Ditës Kombëtare të Sigurimeve, u mbajtën dy panele diskutimesh. Në panelin e parë Shajnoski, Vojnoviq dhe Olivera Klinçarova, kryetare e Shoqatës së Brokerëve të Sigurimeve, diskutuan për temat aktuale që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e sigurimeve si dhe sfidat që i imponon këtij aktiviteti inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve globale, veçanërisht të energjisë.
Në panelin e dytë, Zllate Simonovski, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Ana Kletniçka, drejtoreshë dëmesh në “Euroins Osiguruvanje” dhe Hristo Kondovski, përfaqësues i Shoqërisë të Brokerimit në Sigurimeve “SN Broker” diskutuan për temën gjithnjë aktuale të mbrojtjes së të drejtave të të siguruarve, e cila është bazë për rritjen e kulturës së sigurimit.
Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe punimi shkencor-kërkimor, i vlerësuar me çmim, nga fusha e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve, për të cilin AMS-ja e ndan tradicionalisht ndër vite. Autori i punimit të vlerësuar këtë vit është shkencëtari i ri Filip Peovski, asistent në Departamentin e Matematikës dhe Statistikës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”në Shkup. Në këtë manifestim, Shajnoski i dhuroi Peovskit pllaketën dhe çmimin prej 80.000 denarësh në emër të AMS-së.
1 Nëntori është Dita Kombëtare e Sigurimeve dhe gjithashtu edhe dita në të cilën 13 vite më parë filloi punën Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. AMS-ja është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Dita Kombëtare e Sigurimeve është një simbol i aktivitetit të vazhdueshëm të AMS-së për
ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e sigurimeve dhe funksionin e tij në sigurimin financiar të
individëve, familjeve dhe kompanive.
Kjo ditë shënon edhe përvjetorin e themelimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Ne e dimë nevojën për të krijuar dhe përmirësuar nivelin e ndërgjegjësimit për aspekte të ndryshme
të sigurimit:
– Përmirësimi i mbrojtjes së të siguruarve,
– Rëndësia e ndërgjegjësimit të sigurimit dhe ndërgjegjësimit për iniciativat e shërbimit ndaj klientit,
– Zhvillimi dhe përmirësimi i efikasitetit të sektorit të sigurimeve,
– Krijimi i një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,
– Rregullimi i ndërmjetësuesve të sigurimeve…
Ndërgjegjësimi i sigurimeve luan një rol kyç në sigurimin e mbrojtjes së policave dhe në zhvillimin e
sektorit të sigurimeve.
Aktivitetet tona u drejtohen grupeve të ndryshme të interesit, me theks të veçantë tek popullata e re
dhe nxënësit:
– ne i integrojmë të rinjtë në procesin arsimor përmes vizitave në shkolla dhe fakultete dhe përpiqemi
të paraqesim aspektin praktik të edukimit financiar dhe të veprojmë si plotësues i arsimit formal,
– përgatisim broshura edukative;
– zhvillojmë Konkurse:
Konkurs për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntori;
Konkurs për punim kërkimor në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimit;
– marrim pjesë në tribuna, forume, emisione televizive etj.
– organizojmë konferenca dhe seminare;
AMS organizoi trajnim me të cilin u bashkua në mënyrë aktive në shënimin e muajit evropian për sigurinë kibernetike
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) mori pjesë aktive në shënimin e muajit të sigurisë kibernetike, duke organizuar trajnime për ndërgjegjësimin e punonjësve të saj për këtë temë aktuale nga sfera digjitale.
European Union Agency for cybersecurity (ENISA) e shpalli muajin tetor si muajin e sigurisë kibernetike. Çdo vit në tetor organizohen një numër i madh eventesh të llojeve të ndryshme në të gjithë Evropën dhe botën, me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë kibernetike.
Trajnimi dyditor u realizua nga kompania “Sigmoid”, e cila punon në fushën e sigurisë së informacionit për klientët vendas dhe të huaj. Në mënyrë interaktive, punonjësit u njohën me konceptet bazë të sigurisë kibernetike, mësuan se si të njohin sulme të caktuara dhe çfarë të bëjnë në një rast të tillë, si të marrin pjesë në menaxhimin e sigurisë së informacionit, etj.
Gjithashtu, në trajnim u prezantuan edhe aktivitetet e AMS-së ndaj industrisë së sigurimeve. Përkatësisht, kompanitë nga industria e sigurimeve për të dytin vit organizojnë dhe zhvillojnë trajnime për punonjësit e tyre për sigurinë kibernetike, duke respektuar dispozitat e Rregullores për standardet minimale të sistemeve të informacionit të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime dhe shoqërive të përfaqësimit në sigurime.
Informacionet të cilat arrijnë në AMS tregojnë se këto trajnime kanë dhënë një rezultat pozitiv dhe se punonjësit në industrinë e sigurimeve kanë një perceptim më të mirë për rolin dhe rëndësinë e sigurisë kibernetike.
Në të ardhmen, AMS-ja do të vazhdojë me aktivitetet për përmirësimin e sigurisë kibernetike si për punonjësit e organit rregullator, ashtu edhe për shoqëritë që përfaqësojnë industrinë e sigurimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Në deklaratë theksohet se përkeqësimi i parashikimeve për rritjen ekonomike, inflacioni i lartë
dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë rritur cenueshmërinë në sektorët financiarë. Autoritetet
Evropiane të Bankave, Letrave me Vlerë dhe Sigurimeve dhe Mbikëqyrjes së Pensioneve po
këshillojnë autoritetet kombëtare mbikëqyrëse, institucionet financiare dhe pjesëmarrësit e
tregut financiar që të përgatiten për sfidat e ardhshme.
Rimëkëmbja pas pandemisë e ekonomive evropiane është dobësuar për shkak të pushtimit rus
të Ukrainës. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe pengesat në marrëdhëniet tregtare kanë
shkaktuar një përkeqësim të shpejtë të perspektivës ekonomike, duke kontribuar në presionet
ekzistuese inflacioniste, duke rritur ndjeshëm çmimet e energjisë dhe të mallrave, duke
përkeqësuar çekuilibrat e ofertës dhe kërkesës dhe duke dobësuar fuqinë blerëse të familjeve.
Rreziku i inflacionit afatgjatë dhe stagflacionit është rritur gjithashtu.
Këta faktorë, së bashku me përkeqësimin e perspektivës ekonomike, ndikuan ndjeshëm në
mjedisin me risk të sektorit financiar. Luhatshmëria në tregjet financiare u rrit kudo duke pasur
parasysh pasigurinë e lartë. Pas një periudhe të gjatë me norma të ulëta interesi, bankat
qendrore po shtrëngojnë politikën monetare. Kombinimi i rritjes së kostove të financimit dhe
reduktimit të prodhimit ekonomik mund të ushtrojë presion mbi rifinancimin e borxhit të
qeverive, ndërmarrjeve dhe individëve dhe në të njëjtën kohë të ndikojë negativisht në cilësinë
e kreditimit të portofolit të kredisë së institucioneve financiare. Rënia e kthimeve reale në mes
të inflacionit në rritje mund të bëjë që investitorët të ndërmarrin rreziqe më të mëdha në një
kohë kur rritja e normave po shkakton ribalancim të gjerë të portofolit.
Institucionet financiare përballen gjithashtu me sfida të shtuara operacionale lidhur me rritjen e
rreziqeve kibernetike dhe zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë. Sistemi financiar deri më tani
ka qenë elastik pavarësisht rritjes së pasigurisë politike dhe ekonomike.
Lidhur me rreziqet e lartpërmendura, bordi i përbashkët i tre autoriteteve mbikëqyrëse
evropiane këshillon autoritetet kompetente kombëtare, institucionet financiare dhe
pjesëmarrësit e tregut të marrin masat e mëposhtme:
• Institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse duhet të vazhdojnë të jenë të
përgatitura për një përkeqësim të cilësisë së aktiveve (aktive nga bilanci, m.b.) në
sektorin financiar dhe të monitorojnë zhvillimet, duke përfshirë asetet që janë
përjashtuar nga disa kërkesa rregullatore që lidhen me pandeminë dhe atyre që janë
veçanërisht të ndjeshëm ndaj përkeqësimit të mjedisit ekonomik, si dhe ndaj inflacionit
për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe mallrave.
• Është e qartë se ndikimi i rritjeve të mëtejshme të normave të interesit dhe rritjeve të
mundshme të papritura në primin e rrezikut të institucioneve financiare dhe
pjesëmarrësve të tregut duhet gjithashtu të monitorohen nga afër.
• Institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse duhet të monitorojnë me kujdes
ndikimin e rreziqeve inflacioniste
• Mbikëqyrësit duhet të vazhdojnë të monitorojnë rreziqet me të cilat përballen
investitorët me pakicë, veçanërisht në lidhje me produktet ku konsumatorët mund të
mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për shtrirjen e rreziqeve të përfshira, të tilla si kripto-
asetet.
• Institucionet financiare dhe mbikëqyrësit duhet të vazhdojnë të menaxhojnë me kujdes
rreziqet mjedisore dhe kibernetike në mënyrë që t'i përgjigjen në mënyrë adekuate
kërcënimeve ndaj sigurisë së informacionit dhe vazhdimësisë së biznesit.
Njoftimin e plotë të përbashkët për shtyp e gjeni në linkun e
mëposhtëm: https://www.eiopa.europa.eu/media/news/esas-warn-of-rising-risks-amid-
Për të normativizuar mënyrën dhe procedurën e një vlerësimi të rregullt (të vazhdueshëm) të plotësimit të kushteve për anëtar të organit drejtues dhe anëtar të organit mbikëqyrës në një shoqëri sigurimesh si dhe aksionar me pjesëmarrje të kualifikuar në një shoqëri sigurimesh, shoqëri të brokerimit në sigurime dhe shoqëri të përfaqësimit në sigurime, të përcaktuara me Ligjin për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe rregullore të tjera, jo vetëm në fazën e emërimit (përzgjedhjes) së personit, d.m.th. në fazën e marrjes së pjesëmarrjes së kualifikuar , por edhe në vazhdimësi derisa personi kryen funksionin, pra zotëron pjesëmarrjen e kualifikuar në subjekt, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve hartoi:
Ftohen të interesuarit të parashtrojnë komente dhe shënime në lidhje me projekt-rregulloret deri më 17.10. 2022 në adresën elektronike të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve: contact@aso.mk me referencë: Komentet (shënime) për Projekt-Rregulloret.
Sigurimi i jetës në të cilin paratë investohen në aksione të fondeve investuese (sigurimi “Junit Linkd”) është një produkt me cilësi të lartë me potencial të madh për frytëdhënien e investimit. Por mbart edhe rrezikun e humbjes së fondeve të investuara sepse vlera e investuar varet nga çmimet e aksioneve që formohen në bursa. Për këtë, AMS-ja ka obliguar shoqëritë e sigurimeve që të informojnë personat e siguruar për rrezikun e humbjes së mjeteve të investuara. Me rregulloren e re të AMS-së, shitësit e sigurimeve junit linkd detyrohen t’i japin çdo të siguruari potencial një pasqyrë të rrezikut të humbjes së investimit në shkallën nga 1 deri në 7. Gjithashtu kanë detyrim që përpara shitjes së sigurimit “Junit Linkd” të siguruarit tï japin një pasqyrë të detajuar të strukturës së të gjitha kostove të investimit që do të duhet të paguajë. I siguruari ka të drejtë të marrë të dhëna për rritjen mesatare mujore të pritshme të vlerës së investimit për një periudhë pesëvjeçare në të ardhmen. Këto janë disa nga risitë që dalin nga rregullorja e re me të cilën AMS-ja rrit ndjeshëm transparencën kur investohet në sigurimin e jetës “Junit Linkd”.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) i ka ngarkuar të gjitha shoqëritë e sigurimeve që shesin sigurimin e jetës “Junit Linkd” që çdo policëmbajtësi potencial t’i sigurojnë një dokument informacioni kyç mbi bazën e të cilit do të vendosin nëse do të investojnë në këtë produkt sigurimi.
Është një dokument i unifikuar që përmban informacion mbi nivelin e rrezikut të humbjes së mundshme të fondeve të investuara dhe kthimin e pritur të investimit. I siguruari do të informohet edhe për kushtet dhe pasojat e zgjidhjes së parakohshme të kontratës së investimit. Shitësi i sigurimit do të tregojë gjithashtu të gjitha shpenzimet e njëhershme, periodike, të përsëritura, të përkohshme dhe të paparashikuara që i siguruari duhet të paguajë.
Njëkohësisht ai do të jetë i detyruar të informojë të siguruarin për të drejtën e paraqitjes së parashtresës apo ankesës pranë AMS-së. Këto janë risitë kryesore që përmban rregullorja e re e miratuar nga AMS-ja për të rritur transparencën e investimeve në sigurimin e jetës “Junit Linkd”.
Junit Linkd është një klasë relativisht e re e sigurimit të jetës në të cilën një pjesë e parave të investuara, investohen në aksione të fondeve të investimit. Këto janë investime me cilësi të lartë, por fakti është se çmimet e aksioneve janë të paqëndrueshme dhe varen nga lëvizjet e bursave botërore. Për shkak të kësaj, rreziku i investimit të fondeve bie mbi të siguruarin.
Është luhatshmëria e tregjeve të kapitalit ajo që i lë hapësirë të siguruarve të humbasin një pjesë të fondeve të paguara kur investojnë në sigurimin “Junit Linkd”, ashtu siç ka një mundësi reale për një frytëdhënie solide të fondeve të investuara.
Të dhënat zyrtare të AMS-së tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë ndërprerë 941 kontrata për sigurimin e jetës “Junit Linkd”, në një periudhë kur janë lidhur gjithsej 2726 kontrata. Gjithashtu, numri i kontratave të zgjidhura të vitit të kaluar ka arritur në 9 për qind të totalit të kontratave aktive në këtë klasë sigurimesh që është 10,628.
Duke e monituroar situatën me vigjilencë, Këshilli i Ekspertëve të AMS-së vendosi nxjerrjen e një akti nënligjor që do të rrisë ndjeshëm transparencën e këtij produkti të sigurimeve.
Ky akt do t’i ndihmojë mjaft të gjithë investitorët e mundshëm në marrjen e vendimeve për investimin në “Junit Linkd” për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të këtij investimi.
Përveç risive kryesore të lartpërmendura si masa për informim më të mirë të të siguruarve, rregullorja e re i mundëson shitësit të sigurimit të tregojë nëse investimet janë në denarë apo në valutë. Sepse ky informacion mund të ndikojë në vlerën e investimit përmes ndryshimeve të mundshme të kursit të denarit.
Junit Linkd është një term i pranuar ndërkombëtarisht që përdoret për këtë lloj sigurimi të jetës. “Junit Linkd” nënkupton se vlera e fondeve të investuara varet drejtpërdrejt nga investimet në aksione të fondeve të hapura ose të mbyllura të investimeve.
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (i njohur si sigrimi junit linkd) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020.
Rregulloren që normatizon këtë çështje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/wp-content/uploads/2022/05/pravilnik-udeli-vo-investicziski-fondovi-sl-vesnik-109-2022-2.pdf
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Qytetarët dhe firmat nga Shkupi raportuan dëme të siguruara në të 11 shoqëritë e sigurimeve. Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e fortë që goditi zonën qendrore të qytetit në fund të gushtit. Nga të gjitha 349 dëme, 117 janë raportuar vetëm në një kompani sigurimesh
Policëmbajtësit nga rajoni i Shkupit raportuan gjithsej 349 humbje në pronë në të gjitha kompanitë e sigurimeve pas stuhisë së fortë që goditi Shkupin më 30 gusht të këtij viti. Nga të gjitha dëmet e raportuara, numri më i madh, pra 215, janë në pronë apo pasuri të siguruar nga persona fizikë.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, kompanitë dhe personat e tjerë juridikë me seli në Shkup raportuan 134 dëme pasurore si pasojë e stuhisë së fortë të paprecedentë në kryeqytet.
Numri më i madh i dëmeve të raportuara në pronën e siguruar në një kompani është 117, nga të cilat 97 janë dëme në pronë të personave fizikë.
Deri në fund të gushtit të këtij viti, në territorin e qytetit të Shkupit janë aktive 67.420 kontrata për sigurim të pronës, të cilat i kanë lidhur qytetarët dhe kompanitë me shoqëritë e sigurimeve.
Qendra tregtare “East Gate Mall”, objektet e së cilës pësuan dëme të konsiderueshme të dukshme publikisht, e siguroi pronën me njërën nga kompanitë dhe kontrata u lidh me një franshizë prej 100 mijë eurosh. Franshiza nënkupton që të dyja palët bien dakord që kompania e sigurimit të mbulojë vetëm dëmet më të mëdha se 100,000 euro dhe vetë i siguruari do të mbulojë dëmet nëse vlera e tyre është më e ulët ose e njëjtë me shumën e përcaktuar nga franshiza.
Njëkohësisht, kjo qendër tregtare ka edhe sigurim të përgjegjësisë profesionale, si dhe një numër i caktuar i qiramarrësve të njësive afariste kanë edhe polica të sigurimit të pronës, bëjnë të ditur shoqëritë e sigurimeve.
Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës, çfarë mbulon dhe për çfarë duhet kushtuar vëmendje?
Sigurimi i pronës apo i pasurisë ofron mundësinë, që për një sasi të vogël të fondeve të investuara (të ashtuquajtur prim) të paguara nga pronari i pronës, kompania e sigurimit të marrë përsipër rrezikun dhe të paguajë dëmin e pasurisë nëse ndodh një ngjarje e dëmshme që sigurohet dhe përcaktohet në kontratën e sigurimit.
Gjatë lidhjes së policës së sigurimit, duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.
Prona e amvisërive dhe personave juridikë është më së shpeshti e ekspozuar ndaj rreziqeve nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë, lunja (erë shumë e fortë), shpërthimet, vjedhjet, derdhjet nga rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes dhe dëmtime të tjera të mundshme pronësore. .
Të gjitha informacionet në lidhje me sigurimin e pasurisë gjenden në dokumentin e titulluar Kushtet e Sigurimit të Pronës, të cilin çdo kompani sigurimi është e detyruar t’ia japë çdo të siguruari.
AMS veçanërisht rekomandon që të gjithë personat e siguruar, përpara se të blejnë një polic sigurimi, të lexojnë me kujdes Përjashtimet nga sigurimi, të cilat përcaktojnë se cilat rreziqe nuk mbulohen dhe për cilat nuk kërkohet kompensim.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka shtyrë afatin për regjistrimin e trajnimeve për përfaqësues të sigurimeve dhe broker të sigurimeve deri të mërkurën, data 7 shtator 2022. Të gjitha detajet i gjeni në linqet e mëposhtme:
https://aso.mk/sq/obuka/trajnim-per-perfaqesues-ne-sigurim-2/
https://aso.mk/sq/obuka/trajnim-per-ndermjetesues-ne-sigurim/