Seancë e mbajtur më 24 tetor
- Procesverbali i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 6 tetor të vitit 2023;
- Raporti nga verifikimi intern,
- Informacion për zbatimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, përfshirë edhe datën 30.09.2023.
- Raport nga Komisioni për përzgjedhjen e punimit më të mirë investigativ në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023,
- Raport nga Komisioni për përzgjedhjen e veprës më të mirë artistike – vizatim dhe veprën më të mirë letrare – poezi për nxënës të arsimit fillor dhe veprën më të mirë letrare – tregim/ese, për nxënës të arsimit të mesëm.
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e selisë së Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve të Jetës , Shkup,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimit të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve të Jetës , Shkup,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshim të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë , Shkup
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimit të Statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA-Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë , Shkup,
- Kërkesë për marrjen e lejes për futjen e klasës 21 – Sigurimi i jetës në lidhje me aksionet në fondet investive nga grupi i sigurimit të jetës, në veprimtarinë e Shoqërisë së Sigurimeve PRVA ZIVOT SHA Shkup dhe marrja e aktvendimit dhe
- Kërkesën për dakordimin për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë së Sigurimeve PRVA ZIVOT SHA Shkup dhe miratimi i aktvendimit.
Seancë e mbajtur më 6 tetor
1. Miratimi i Procesverbalit të seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 5 tetor të vitit 2023.
2. Kërkesë për marrjen e lejes për ushtrimin e aktiviteteve të sigurimeve të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir dhe marrja e aktvendimit.
Seancë e mbatjur më 5 tetor
- Procesverbal i seancës së 28-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 27 shtator të vitit 2023.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në HALK Osiguruvanje SHA Shkup për personin Igor Donevski dhe marrjen e Aktvendimit për dhënien e dakordimit;
- Aktvendim lidhur me kundërvajtjen e kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurimeve SMART MANI SOLUSHENS SHA Shkup;
- Miratimi i ndryshimit të planin vjetor për mbikëqyrje në terren për vitin 2023; dhe
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kërkesat minimale për pranimin, trajtimin, rezervimin dhe pagesën e kërkesës për kompensim të dëmit dhe/ose shumës së siguruar me qëllim të mbrojtjes më të mirë të të drejtave të të siguruarve.
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në ASO për vitin 2023.
AMS-ja përmes trajnimeve, do të ndërtojë dhe forcojë edukimin financiar të nxënësve të shkollave të mesme – matematikanëve
Memorandumi i bashkëpunimit me Lidhjen e Matematikanëve të Maqedonisë e përmbylli bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, në të cilin AMS-ja ka ofruar mbështetje përmes trajnimeve për matematikanët e rinj, të cilët kanë fituar medalje bronzi në Olimpiadën Ballkanike të Juniorve të mbajtur në Greqinë fqinje.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme me trajnimin e edukimit financiar për matematikanët e rinj – gjimnazistë. Njëkohësisht, AMS-ja, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të saj, do të mbështesë aktivisht matematikanët e shkollave të mesme në gara dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për realizimin e këtij procesi, AMS-ja dhe Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë (LMM) kanë lidhur memorandum për bashkëpunim, të nënshkruar nga Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe Gjorgi Markoski, Kryetar i LMM-së. Lidhja e Matematikanëve është një shoqatë profesionale që organizon përgatitjet e përfaqësuesve tanë për çdo olimpiadë ekonomike për nxënës të shkollave të mesme – matematikanë.
AMS-ja në bashkëorganizim me LMM-në do të organizojë trajnime për forcimin e edukimit financiar të nxënësve të shkollave të mesme. Memorandumi përfshin aktivitete të shumta të përbashkëta për të mbështetur matematikanët e rinj me një theks të veçantë në edukimin e tyre financiar dhe përdorimin më të mirë të produkteve dhe shërbimeve financiare.

Ky memorandum thellon dhe forcon bashkëpunimin mes AMS-së dhe LMM-së që ka nisur në gjysmën e parë të këtij viti. Atëherë ekspertë nga AMS-ja mbajtën trajnime për matematikanët dhe ekonomistët tanë të shkollave të mesme të cilët patën sukses të madh në Olimpiadën Ballkanike në Greqinë fqinje.
Përkatësisht, në qershor të këtij viti, në Olimpiadën Ndërkombëtare Ekonomike, për herë të parë përfaqësuesit tanë u dekoruan me medalje bronzi, e cila përveç rezultateve individuale mbulon edhe një performancë ekipore në përgatitjen e një studimi biznesi.

Përmes këtij projekti, AMS-ja forcon bashkëpunimin edhe me Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, i cili është organizata amë e matematikanëve nga LMM-ja.
Nëpërmjet trajnimeve, AMS-ja do të ndërtojë dhe forcojë edukimin financiar të nxënësve të shkollave të mesme – matematikanëve
Memorandumi i bashkëpunimit me Lidhjen e Matematikanëve të Maqedonisë e përmbylli bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, në të cilin AMS-ja ka ofruar mbështetje përmes trajnimeve për matematikanët e rinj që kanë fituar medalje të arta, medalje argjendi dhe bronzi në Olimpiadën Ballkanike të Juniorve të mbajtur në Greqinë fqinje.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme me trajnimin e edukimit financiar për matematikanët e rinj – gjimnazistë. Njëkohësisht, AMS-ja, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të saj, do të mbështesë aktivisht matematikanët e shkollave të mesme në gara dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për realizimin e këtij procesi, AMS-ja dhe Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë (LMM) kanë lidhur memorandum për bashkëpunim, të nënshkruar nga Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe Gjorgi Markoski, Kryetar i LMM-së. Lidhja e Matematikanëve është një shoqatë profesionale që organizon përgatitjet e përfaqësuesve tanë për çdo olimpiadë ekonomike për nxënës të shkollave të mesme – matematikanë.
AMS-ja në bashkëorganizim me LMM-në do të organizojë trajnime për forcimin e edukimit financiar të nxënësve të shkollave të mesme. Memorandumi përfshin aktivitete të shumta të përbashkëta për të mbështetur matematikanët e rinj me një theks të veçantë në edukimin e tyre financiar dhe përdorimin më të mirë të produkteve dhe shërbimeve financiare.

Ky memorandum thellon dhe forcon bashkëpunimin mes AMS-së dhe LMM-së që ka nisur në gjysmën e parë të këtij viti. Atëherë ekspertë nga AMS-ja mbajtën trajnime për matematikanët tanë të shkollave të mesme të cilët patën sukses të madh në Olimpiadën Ballkanike në Greqinë fqinje.
Përkatësisht, në qershor të këtij viti, në Olimpiadën e 27-të Ekonomike Ballkanike të Juniorëve për Matematikanët, përfaqësuesit tanë u dekoruan me medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Përmes këtij projekti, AMS-ja forcon bashkëpunimin edhe me Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, i cili është organizata amë e matematikanëve nga LMM-ja.
Seancë e mbajtur më 27 shtator
- Procesverbal i seancës së 27-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 shtator të vitit 2023.
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj shoqërisë së sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup;
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues të shoqërisë së sigurimeve KROACIA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëri e Sigurimit të Jetës Shkup, për personin Maja Stankovska Kostova.
Në gusht, të siguruarit arkëtuan mbi 5 milionë euro nga sigurimet jo-jetë
Gjysma e totalit të dëmeve të paguara është për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private. Pronarët e mjeteve motorike arkëtuan më shumë se 1 milion euro nga dëmet e mbuluara nga sigurimi kasko. Në gusht, mbi 500 qytetarë kërkuan dhe morën dëmshpërblim prej 100.000 eurosh për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit në udhëtim për udhëtimet jashtë vendit.

Të gjitha kompanitë e sigurimeve jo-jetë vetëm në gusht të këtij viti kanë paguar mbi 9800 dëme në vlerë prej 312,5 milionë denarësh (5,1 milionë euro). Krahasimi i të dhënave tregon se policëmbajtësit që kanë pasur dëme të mbuluara me sigurime kanë arkëtuar 22 për qind (57,3 milionë denarë) më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2022, tregojnë të dhënat paraprake që 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve.
Rritjet më të mëdha të dëmeve të paguara në gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë shënuar te sigurimi kasko i automjeteve dhe sigurimi shëndetësor privat. Në muajin gusht, pronarët e mjeteve motorike arkëtuan 63,4 milionë denarë (1,03 milionë euro) për dëmet e siguruara të mbuluara me sigurimin kasko. Kjo është një shumë prej 58 për qind më e lartë e dëmshpërblimeve të paguara krahasuar me gushtin 2022.
Për shpenzimet mjekësore të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat në gusht, të siguruarit kanë arkëtuar 45,1 milionë denarë (mbi 733.000 euro), që është 56 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe në muajin gusht vazhdon tendenca që peshën më të madhe në totalin e dëmeve të paguara e zënë dëmet që nuk janë dedikuar për të mbuluar shpenzimet mjekësore. Gjysma e të gjitha dëmeve të paguara këtë muaj i referohen sigurimit shëndetësor privat.
Të siguruarit në këtë muaj arkëtuan 21,2 milionë denarë (345.000 euro) nga dëmet e sigurimit të pasurisë. Sigurimi i shëndetit në udhëtim, i cili mbulon dëmet gjatë pushimeve jashtë vendit, është aktual gjatë pushimeve verore. Për këtë sigurim, kompanitë u kanë paguar të siguruarve 6,3 milionë denarë (mbi 100.000 euro), që është 17 për qind më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Siç pritej, shuma më e madhe e dëmeve të paguara është për sigurimin ligjërisht të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë (TPL), që në fakt është klasa më e madhe e sigurimeve. Në gusht janë paguar 153,8 milionë denarë (2,5 milionë euro), që është 17 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në dëmet e paguara “Unika” merr pjesë me 12 për qind, “Triglav Osiguruvanje” me 12.7 për qind, “Viner VIG” me 11 për qind, “Sava Osiguruvanje” me 13.8 për qind dhe “Osiguritelna Polisa” me 5.9 për qind. Pjesëmarrja e “ADOR Makedonia VIG” është 8.7 për qind, “Euroins Osiguruvanje” 4.4 për qind, “Eurolink” merr pjesë me 10.4 për qind, “Kroacija Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 10.9 për qind, “Halk Osiguruvanje ” me 8.4 për qind dhe “Grave Jo-Jetë” me 1.8 për qind.
Seancë e mbajtur më 20 shtator
- Procesverbali i seancës së 12-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 12 shtator të vitit 2023.
- Kërkesë për marrjen e lejes për ushtrimin e aktiviteteve të brokerimit në sigurime të SHBS GrEKo Internatcional SHA Shkup dhe miratimi i aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në TRIGLAV Osiguruvanje SHA Shkup për personin Gjorgje Vojnoviq dhe miratimin e aktvendimit.
- Kërkesë për marrjen e dakordimit për shoqëri audituese për vitin 2023 të Kroacija Jo-Jetë dhe miratimi i Aktvendimit.
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.