Javën e ardhshme do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të Edukimit Financiar
Javën e ardhshme, nga data 1 deri më datën 3 dhjetor do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private. Konkretisht, organizatorë dhe pjesëmarrës janë Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS dhe pritet që me aktivitetet e tij të kyçet edhe sektori financiar privat.
Për shkak të kushteve të imponuara nga pandemia e Kovid-19, edhe këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen si leksione edukative përmes video konferencës, gjë që do të mundësojë përfshirjen e një numri të madh të qytetarëve të interesuar. Të gjithë institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve në rrjetet sociale do t’i informojnë qytetarët për aktivitetet dhe ngjarjet elektronike që janë planifikuar dhe do të informojnë se si çdo qytetar i interesuar do të mund të paraqesë pjesëmarrjen e tij.
Institucionet rregullatore financiare i ftojnë qytetarët të ndjekin informacionet mbi aktivitetet e planifikuara dhe të përfshihen aktivisht në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Edukimit Financiar. Qëllimi i këtij aksioni është forcimi i edukimi financiar, inkurajimi i përfshirjes financiare dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Gjatë vitit, përshtatur me kushtet e „normalitetit të ri“, institucionet rregullatore financiare zhvilluan një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme, pritet përforcimi i aktiviteteve të tilla, duke pasur parasysh fillimin e zbatimit të Strategjisë së parë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, e cila u miratua në korrik të këtij viti nga ana e rregullatorëve financiarë.
Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 10.2 milionë euro komisione për shitje ndërmjetësve të tyre
Duke përdorur shërbimet e ndërmjetësuesve të sigurimit (shoqëritë e brokerimit në sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit në sigurime dhe agjentët e sigurimeve), policëmbajtësit kanë investuar 42 milionë euro në polica të sigurimit jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Të siguruarit kanë investuar 5 miliardë denarë (81,2 milionë euro) në sigurime për gjysmën e vitit. Prej tyre, 2.59 miliardë denarë (42 milionë euro) u investuan në policat e blera drejtpërdrejt nga shoqëritë e sigurimeve dhe 2.41 miliardë denarë të tjerë (39.2 milionë euro) përmes ndërmjetësve të sigurimeve. Në këtë periudhë janë lidhur mbi 370 mijë kontrata sigurimi përmes ndërmjetësuesve të sigurimit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për periudhën janar – qershor të këtij viti për sigurimet jo-jetë.
Peshën më të madhe në strukturën e shitjeve ndërmjetëse të produkteve të sigurimit e kanë shoqëritë e brokerimit në sigurime. Sipas legjislacionit, ata punojnë në dobi të të siguruarve, respektivisht regjistrojnë rreziqet dhe mbi këtë bazë hartojnë policat, dhe në të njëjtën kohë në rast dëmtimi përfaqësojnë interesat e tyre para shoqërive të sigurimeve.
Për gjashtë muaj, përmes këtyre kompanive, personat e siguruar (fizikë dhe juridikë) kanë investuar 1,5 miliardë denarë (24,4 milionë euro) në produkte të ndryshme të sigurimit. Më të mëdhatë prej tyre janë investimet në policat për sigurimin ligjor të detyrueshëm të autopërgjegjësisë. Ato arrijnë 1 miliard denarë (16,3 milionë euro). Në sigurimin e pronës kanë investuar edhe 735,6 milionë denarë (12 milionë euro). Për shërbimet e tyre, 40 shoqëri të brokerimit në sigurime arkëtuan 398,6 milionë denarë (6,48 milionë euro) komisione nga shoqëritë e sigurimeve.
Shoqëritë e përfaqësimit në sigurime (shoqëri që mund të ofrojnë polisa nga disa kompani të sigurimit vetëm nëse ato produkte të sigurimit nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën) për gjashtë muajt e parë kanë shitur polica në vlerë totale prej 252 milionë denarësh (4,1 milionë euro). Për shërbimet e tyre nga shoqëritë e sigurimit arkëtuan komisione me vlerë të përgjithshme prej 68,5 milionë denarësh (1,1 milionë euro). Në tregun e sigurimeve ka 12 shoqëri të licencuara të përfaqësimit të sigurimeve.
Më shumë se 1.300 persona fizikë – agjentë të licencuar të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit kanë shitur polica në vlerë prej 534,8 milionë denarë (8,7 milionë euro). Agjentët për këtë shërbim si komision kanë arkëtuar 126,9 milionë denarë (2,66 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për të cilat kanë shitur polica. Në ofertën e tyre gjatë kësaj periudhe dominon shitja e policave të obligueshme për autopërgjegjësi në vlerë prej 402 milionë denarësh (6,5 milionë euro), përkatësisht 75 për qind nga gjithsej shitjet e policave përmes këtij kanali të shitjes.
Edhe bankat veprojnë si ndërmjetës në shitjen e produkteve të sigurimit për klientët e tyre – aplikantët e kredisë. Në gjysmën e parë të vitit, bankat kanë shitur polica në vlerë prej 100 milionë denarësh (1,63 milionë euro). Pjesën më të madhe në këtë shitje e kanë policat e sigurimit të pronës lidhur me kreditë për banim dhe ato arrijnë në 60 milionë denarë (1 milion euro). Bankat nga shoqëritë e sigurimit jo-jetë për gjashtëmujorin e parë të vitit inkasuan apo arkëtuan komisione në vlerë të përgjithshme prej 29 milionë denarësh (471.000 euro).
Si ndërmjetësues në shitblerjen e produkteve të sigurimeve në treg marrin pjesë edhe sallonet e automjeteve dhe agjencitë turistike. Përmes salloneve të automjeteve dhe agjencive turistike në këtë periudhë janë shitur polica të sigurimit në vlerë prej 6 milionë denarësh (98.000 euro), ndërsa shitjet përmes agjencive turistike për këtë periudhë kanë qenë 3,5 milionë denarësh (57.000 euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Shtëpi familjare e siguruar me 3.2 milion euro – shuma më e lartë e siguruar për pronën nga një person fizik
Polica më e madhe korporative e lëshuar në vend këtë vit mbulon një dëm maksimal me vlerë prej 1.26 miliardë euro. Në sigurimin kasko të automjeteve, shuma maksimale e siguruar për të mbuluar dëmet është 41 milionë euro dhe kontratën e sigurimit e ka një ndërmarrje publike e transportit të udhëtarëve. Polica me shumën më të lartë të siguruar për pagesën e dëmeve për sigurimet shëndetësore private mbulon deri në 2.3 milionë euro, e cila siguron gati 800 punonjës.
Shuma më e madhe që mund të paguhet për dëmet në pronën e siguruar të një personi fizik është 198 milionë denarë (3.2 milion euro). Bëhet fjalë për një shtëpi – pronë e paluajtshme në pronësi të një personi fizik. Shoqëritë e sigurimeve kanë mbi 128,000 kontrata aktive me persona fizikë për sigurimin e pasurive të paluajtshme, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për gjysmën e parë të këtij viti.
Në sektorin korporativ, mbulimin më të madh për dëmet në pronë e ka një kompani e madhe nga sektori elektroenergjetik. Mbulimi maksimal që kompania mund të arkëtojë për këtë kontratë është 77.65 miliardë denarë (1.26 miliardë euro). Sektori korporativ, deri më 30 qershor të këtij viti, ka pasur mbi 32,000 kontrata të sigurimit të pronës.
Në klasën e sigurimit nga aksidentet, shuma maksimale e siguruar që mund të paguhet nga kontratat aktive, është 4.26 miliardë denarë (69.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një policë të sigurimit kolektiv për më shumë se 8,500 punonjës. Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka pasur 628,000 kontrata aktive të sigurimeve.
Në klasën e sigurimeve shëndetësore private, shuma maksimale e siguruar për kontratë aktive të sigurimeve është 142.9 milionë denarë (2.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një sigurim kolektiv kundër sëmundjeve të rënda të pothuajse 800 punonjësve në një institucion shëndetësor. Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka mbi 12,000 polica sigurimi që ofrojnë sigurim shëndetësor privat për më shumë se 38,000 persona.
Mbulimi më i madh për sigurimin kasko të automjeteve mbulon një shumë deri në 2.5 miliardë denarë (41 milionë euro). Polica është në pronësi të një kompanie të transportit publik . Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka pasur 50,000 kontrata të sigurimit kasko të automjeteve motorike.
Polica më e vlefshme e transportit të mallrave (karko) mbulon dëmet deri në shumën prej 3.4 miliardë denarësh (5.6 milionë euro), e cila siguron të gjitha dërgesat që do të realizohen në periudhën për të cilën është e vlefshme kontrata e sigurimit.
Në rastin e sigurimit ligjërisht të detyrueshëm të përgjegjësisë motorike, polica më e madhe me një shumë maksimale të siguruar mbulon dëmet deri në 93.4 milionë denarë (1.5 milionë euro). Kjo policë është në pronësi të një kompanie që transporton materiale shpërthyese dhe është e siguruar nga dëmet materiale dhe jomateriale. Në këtë klasë sigurimi, deri më më 30 qershor ka pasur mbi 611,000 polica sigurimi.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve/policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Qytetarët nga sigurimi i jetës arkëtuan 4.6 milionë euro në gjashtë muaj
Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe kompanitë (për punonjësit e tyre) investuan 14.8 milion euro në policat e sigurimit të jetës, ose 9.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Pesë kompani sigurimesh paguan 281.3 milionë denarë (4.57 milionë euro) për sigurimin e jetës për siguruesit e tyre në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shumat e paguara (dëmet bruto të paguara DBP), për sigurimin e jetës të arkëtuar nga policëmbajtësit, u rritën me 42 për qind ose 1.36 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Policat e sigurimit të jetës, në varësi të kushteve të kontratës, respektivisht policës, mbulojnë rreziqet e vdekjes, paaftësisë apo invaliditetit, por gjithashtu shpesh mund të jetë edhe një mënyrë kursimi. Përveç fondeve të investuara, i siguruari mund të marrë edhe një pjesë të kontributit (interesit) të fondeve të investuara.
Pjesën më të madhe në pagesën totale e kanë policat e sigurimit të jetës në të cilat i siguruari merr një pjesë të kontributit (interesit) të fondeve të investuara. Mbi këtë bazë, në gjysmën e parë të vitit, janë paguar 245.9 milionë denarë (4 milionë euro).
Vlen të përmendet se në këtë periudhë kompanitë i paguan 86.77 milionë denarë personave të siguruar të cilët vendosën që para skadimit të periudhës së dakorduar të sigurimit të tërhiqnin paratë e tyre të investuara (e ashtuquajtura “blerje e policës”). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shumë këtë vit është më e lartë për 36 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Blerje të policave në praktikë shpesh mund të ndodhin nëse i siguruari ka kushte më të mira për të investuar në një nga kompanitë konkurruese të sigurimit të jetës.
Në produktet e sigurimit të jetës me rritje të shpejtë, të ashtuquajturat “junit linkd “, kur i siguruari e pranon rrezikun e investimit në aksione të fondeve të investimit, ka tendencë të rritjes të pagesave. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, siguruesit që kanë polica të këtij lloji arkëtuan 10.46 milion denarë (170,000 euro) dhe kjo është 91 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, qytetarët dhe kompanitë investuan 908 milionë denarë (14.76 milionë euro) ose 9.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Seancë e mbajtur më 30.9.2021
- Procesverbali i seancës të njëzetë e tretë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 24.8.2021 në orën 13:30,
- Aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për krijimin e Komisionit për mbajtjen e provimi profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë si aktuar i autorizuar,
- Kërkesë për dhënien e miratimit/pëlqimit për ndryshimin e statutit të HALK OSIGURUVANJE dhe miratim i Aktvendimit,
- Vendim për miratimin e Aktvendimit për revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit të sigurimeve të Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime AMG Premium SHA Shkup
- Ndryshimi i planit vjetor për mbikëqyrjen në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për vitin 2021.
- Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup
Njoftim në lidhje me Konkursin e AMS-së për çmimin e sivjetshëm për studiuesit e rinj
Lidhur me Konkursin e shpallur për çmimin vjetor për studiuesit e rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimeve për vitin 2021, shërbimet profesionale të AMS-së përcaktuan se ka patur problem me funksionalitetin e e-mail adresës konkurs@aso.mk
dhe për këtë arsye nuk përjashtohet mundësinë që ndonjë parashtrim/punim të mos jetë pranuar.
Me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve të mundshëm, ne kërkojmë nga kandidatët e interesuar që të paraqesin përsëri punimet e tyre në adresën e cituar elektronike konkurs@aso.mk. Kandidatët duhet të marrin një përgjigje se punimi i tyre është pranuar dhe se marrin pjesë në konkurs.
Nëse edhe gjatë kësaj here, kandidatët nuk marrin përgjigje, është e nevojshme të kontaktoni personin përgjegjës në numrin e telefonit 02 3254 062.
Dëmet e paguara për sigurimet shëndetësore private u rritën me 87.5%, arritën në 1.5 milionë euro
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i kontratave për policat e blera të sigurimeve shëndetësore private u rrit me 48 për qind. Investimet e të siguruarve në këtë klasë të sigurimeve arritën në 3.8 milionë euro. Kompanitë e sigurimeve për gjysmën e parë të vitit për dëmet e raportuara paguan 87.5 për qind më shumë mjete në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020.
Vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat në gjashtë muajt e parë u rrit me 87.5 për qind dhe arriti në 92.6 milionë denarë (1.5 milionë euro). Në të njëjtën kohë, investimet e qytetarëve dhe kompanive në sigurimet shëndetësore private u rritën me 38%, duke arritur në 232.5 milionë denarë (3.8 milionë euro), duke iu referuar të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Të dhënat për dëmet e paguara dhe policat e shitura konfirmojnë se sigurimi shëndetësor privat, në kontekstin e pandemisë aktuale shëndetësore, po bëhet shumë popullor dhe i pranuar gjerësisht nga policëmbajtësit (qytetarët dhe personat juridikë). Në të njëjtën kohë, shumat që siguruesit investojnë në sigurimet shëndetësore private rriten për të siguruar një kujdes më të mirë shëndetësor se shëndeti publik, i cili nuk mbulohet nga buxheti i shtetit dhe Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kompanitë e sigurimeve që shesin polica të sigurimeve shëndetësore private kanë likuiduar, respektivisht kanë paguar 9,144 kërkesa dëmshpërblimi për policëmbajtësit e tyre. Kjo është 68 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur shoqëritë e sigurimeve likuiduan 5,432 dëme. Në të njëjtën periudhë, u shitën 9,870 polica të sigurimit shëndetësor privat, që është 46 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në AMS janë parashtruar vetëm dy ankimime nga persona të siguruar të pakënaqur për dëmet sipas policës së sigurimit shëndetësor privat.
Vlera e dëmeve të paguara për sigurimin shëndetësor privat arriti në 5 për qind të shumës totale të dëmeve të paguara bruto (DPB) për gjysmën e parë të këtij viti. Për këtë periudhë, pjesa e dëmeve të paguara për sigurimet shëndetësore private u rrit me 67 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur kjo klasë e sigurimeve në DPB kishte pjesëmarrje prej 3 për qind.
Dëmi më i lartë i paguar individual, i mbuluar nga sigurimi shëndetësor privat është 610,000 denarë (10,000 euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.