Policëmbajtësit investuan 5 miliardë denarë në polica, 15.6 për qind më shumë se vitin e kaluar
Investimet në sigurimin e pronës po rriten me të njëjtën normë si sigurimi i detyrueshëm i autopërgjegjësisë, një prirje apo trend shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të sigurimeve. Në këtë periudhë, veçanërisht ka pasur rritje të vazhdueshme të investimeve të të siguruarve apo policëmbajtësve në sigurimin shëndetësor privat, që ka arritur në 3.8 milionë euro, me rritje prej 38 për qind në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2020.
Investimet e policëmbajtësve në policat e sigurimeve jo të jetës (primi i shkruar bruto PSHB) arritën në 5 miliardë denarë (81.2 milionë euro) në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky është një rezultat për 15.6 për qind më i mirë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020.
Rritja e investimeve në policat e sigurimeve jo-jetë është një rritje e pritur, duke pasur parasysh faktin se viti i kaluar ishte jashtëzakonisht i vështirë për shkak të kufizimeve të shumta të vendosura nga pandemia shëndetësore e shkaktuar nga kriza e koronës. Për një gjysmë viti, u lidhën 634,567 kontrata të sigurimit jo-jetë, 16 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Është e rëndësishme të theksohet se në gjysmën e parë të këtij viti, investimet në sigurimet jo-jetë janë më të larta për 600 milionë denarë (9.76 milionë euro) ose 13.6 për qind në krahasim me vitin 2019.
Rritja më e madhe e investimeve në sigurime është në sigurimin shëndetësor privat dhe sigurimin e pronës. Siç pritej, me rënien e kufizimeve të udhëtimit, ka një rritje të konsiderueshme në shitjen e kartonave jeshilë dhe në sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimit.
Sigurimi i pronës për gjashtë muaj arriti një vlerë prej 1.4 miliardë denarë (22.7 milionë euro), që është 210.3 milionë denarë (3.4 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Investimet e kompanive, institucioneve dhe personave të tjerë juridikë në sigurimin e pronës tejkaluan një miliard denarë (17.3 milionë euro), që është 29 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Sigurimi shëndetësor privat, pas zgjerimit të krizës së koronës, është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Në gjashtë muajt e parë, investimet në këtë sigurim tejkaluan 232 milionë denarë (3.8 milionë euro), që është një milionë euro ose 38 për qind më shumë se vitin e kaluar.
PBSH-ja në klasën më të zakonshme të sigurimit të autopërgjegjësisë (e detyrueshme me ligj dhe çmim të rregulluar) për shoqëritë e sigurimeve për gjysmë viti solli të ardhura prej 1.74 miliardë denarë (28.3 milionë euro). Investimet në këtë sigurim janë rritur me 14 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Shitjet e kartonit jeshil arritën në 409.4 milionë denarë (6.6 milionë euro), që është një rritje prej 34 për qind dhe sigurimi i shëndetit në udhëtim 47.7 milionë denarë (775.000 euro) ose 18 për qind më shumë se vitin e kaluar.
“Triglav Osiguruvanje” ka pjesëmarrjen më të madhe të tregut në gjysmën e parë të vitit, para “Eurolink Osiguruvanje”, “Halk Osiguruvanje”, ADOR “Makedonia” dhe “Unika”. Vijojnë “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Viener – VIG”, ” Kroacia Osiguruvanje –Jo-Jetë”, “Polisa Osiguruvanje ” dhe “Grave Jo-Jetë”.
Rritje të pjesëmarrjes në treg shënojnë të gjitha 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë. Rritja më e madhe në këtë periudhë është regjistruar nga: “Halk Osiguruvanje”, “Unika”, “Kroacia Jo-Jetë” dhe “Grave Jo-Jetë”. Vijojnë: “Sava Osiguruvanje”, “Viener – VIG”, “Osiguritelna Polisa”, “Triglav Osiguruvanje”, ADOR “Makedonia” dhe “Euroins Osiguruvanje.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
U miratua Strategjia e parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar
Kriza me Covid-19 çon drejt një kohe të transformimit të ekonomive tradicionale në ekonomi më të mençura, më të digjitalizuara, inkluzive dhe më të gjelbërta. Në kushte të tilla, kur fintek-u gjithnjë e më shumë është pjesë e realitetit tonë, nevoja për një nivel më të lartë të arsimimit financiar, si parakusht edhe për inkluzionin financiar, do të jetë edhe më e theksuar. Mirëpo, kjo nënkupton edhe nevojën për një aktivitet më të madh për mbrojtjen e konsumatorëve. Rregullatorët financiar të përgatitur i pritën këto sfida – ca vite më parë e filluan procesin e përgatitjes së Strategjisë së parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar,në kuadër të projektit pesëvjeçar pranë OECD-së (INFE-OECD). Sot, u bë miratimi dhe promovimi i Strategjisë. Ajo i referohet periudhës 2021-2025 dhe e tejkalon qëllimin e projektit në kornizat e së cilit parimisht ishte e përgatitur, ngase i referohet jo vetëm edukatës financiare, por edhe inkluzionit financiar, duke pasur parasysh kushtëzimin dhe ndërlidhshmërinë e tyre të ndërsjellë.
Strategjia për edukim financiar dhe inkluzion financiar e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në eventin me rastin e miratimit të saj u drejtuan përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiar – guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të eskeprtëve të Agjensionit për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnoski dhe komisionari i Komisionit të letrave me vlerë (KLV), Kirill Jovanovski.
„Edukata financiare është edhe në bazën e stabilitetit financiar, në veçanti e shprehur pas krizës globale financiare të vitit 2008/2009, që në pjesën më të madhe ishte pasojë e rreziqeve të grumbulluara për shkak të vendimeve të këqija financiare. Mirëpo, procesi i edukatës financiare nuk mund të zhvillohet në mënyrë turbulente. Ai kërkon informata, drejtime, këshilla, por para së gjitha qasje të sistematizuar. Andaj nevojitet qasje e koordinuar në nivel nacional, respektivisht kornizë strategjike e cila e dallon rëndësinë e edukatës, mundëson inkluzion dhe koordinim të të gjitha palëve relevante dhe definon hartë të aktiviteteve për një arritje më efektive të qëllimeve. Kjo na çon drejt Strategjisë për edukatë financiare dhe inkluzion financiar, të cilën e miratuam sot. Qasja strategjike dhe sistematike ndaj çështjes së edukatës financiare është edhe më e rëndësishme në këtë kohë të re të revolucionit në sferën e shërbimeve financiare – FinTek.” – theksoi në fillim të adresimit të saj, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, pas çfarë edhe iu referua aktiviteteve të veçuara të parapara me Strategjinë.
Ajo ceku se për dizajnimin përkatës të Strategjisë, parakushti kryesor është vlerësimi i nivelit aktual të arsimimit financiar, për çfarë u inicua edhe matja e parë e nivelit të arsimimit financiar sipas metodologjisë së OECD-së, sipas së cilës popullata tek ne ka realizuar 56% të vlerës maksimale, që është e krahasueshme me vendet e rajonit, megjithatë krahasuar me vendet e zhvilluara potencon një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.
Ministri i financave Fatmir Besimi theksoi se Strategjia është e rëndësishme për dy arsye: së pari, sepse edukata dhe inkluzioni financiar janë bazë për stabilitetin e sistemit financiar, dhe e dyta, që të realizohen rezultate më të mira në këtë fushë, duhet që të veprohet SMART – respektivisht të vendosen qëllime të qarta, strategji e mirë dhe plan për realizim.
„Me një proces të koordinuar të edukatës financiare, i cili do ti përfshijë edhe institucionet edhe subjektet juridike të cilat mund të japin kontribut, afat-mesëm mund të arriten me të vërtetë rezultate më të mira në lidhje me edukimin financiar të popullsisë. Me këtë do të përmirësohet efektiviteti i pjesëmarrjes së tyre në sektorin financiar, ndërsa njëkohësisht edhe do të mbrohen si konsumatorë të cilët kanë më shumë dhe informata më të mira. Përmes përdorimit të përvojave të mira për avancimin e inkluzionit financiar, mund të lehtësohet qasja për një numër të kategorive. Rritja e inkluzionit financiar është me rëndësi të posaçme për ekonominë, ngase siguron qasje deri te kapitali, që tërheq investime dhe konsum, që rezulton me aktivitet të zmadhuar ekonomik.” – theksoi ministri i financave, Besimi.
Ministri theksoi se nga aspekti i përmirësimit të qasjes deri te shërbimet financiare, së shpejti do të starton Fondi garantues përmes së cilit do të zbatohet skema shtetërore garantuese, e cila do të lehtësojë qasjen deri te kapitali për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fondi, nga njëra anë, do të kontribuojë për ofrim të produkteve të reja në sistemin financiar me rrezik më të vogël për bankat dhe shtëpitë e kursimit, ndërsa nga ana tjetër do të sigurojë qasje deri te kapitali për ata të cilët më vështirë arrijnë deri te kreditë, respektivisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
„Duke u udhëhequr nga parimi themelor se edukata financiare është investim afatgjatë për gjithë shoqërinë dhe për shtetin, si dhe për individin i cili më lehtë dhe më sigurtë do të mund të sjell vendime të shëndosha financiare dhe të jetojë një jetë më cilësore, jam i bindur se me miratimin e Strategjisë si një dokument gjithëpërfshirës, sigurojmë një planifikim të matur dhe efikas të të gjitha aktiviteteve tona të ardhshme dhe resurse në pjesën e zhvillimit të edukatës financiare dhe inkluzionit financiar të tërë popullatës në vendin tonë, në ndërkohë duke vënë theks të veçantë tek të rinjtë si grupi më i rëndësishëm i synuar. Pikërisht për këtë, MAPAS konsideron se është me rëndësi të posaçme edhe kyçja e sektorit joqeveritar dhe privat në zbatimin dhe realizimin e qëllimeve të Strategjisë. Në atë mënyrë do të sigurojmë një edukatë financiare më gjithëpërfshirëse dhe inkluzion të zmadhuar financiar të popullsisë.” – theksoi kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Kryetari i këshillit të ekspertëve të ASO, Krste Shajnoski, theksoi se përshpejtimi i procesit të edukatës dhe inkluzionit financiar është në veçanti i rëndësishëm nëse merret parasysh niveli i ulët i zhvillimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sistemit financiar.
„Sjellja e strategjisë si një dokument formal do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, siç janë sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tregut financiar, diversifikimi i gjerë dhe qasshmëria e shërbimeve financiare deri te çdo individ, familje, biznes i vogël ose i madh, sektori shtetëror, dhe e gjithë kjo me çmime të drejta. Normalisht që ky qëllim do të zbatohet vetëm nëse sigurojmë funksionim të institucioneve të shëndosha financiare që udhëheqen dhe kontrollohen nga një kuadër profesional, i cili me sukses e baraspeshon realizimin e qëlllimeve të udhëhequra nga interesi për realizimin e fitimit, nga njëra anë, dhe sigurimin e ciësisë së shërbimeve të ofruara financiare dhe raport të drejtë ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve financiare nga ana tjetër.” – porositi Shajnoski.
„Në kushte të globalizimit, zgjedhja dhe qasshmëria e madhe e produkteve financiare, kontribuojnë që arsimimi financiar të jetë një nga prioritetet e bartësve të politikave ekonomike. Gjegjësisht, duhet të theksohet se aftësia për procesuimin e informatave të shumta rritet me ngritjen e nivelit të kuptimit të instrumenteve të ndërlikuara financiare. Gjatë kësaj, duhet të pranohet se insistimi që pjesëmarrësit në sistemin financiar të jenë qartë dhe lartë transparent, duhet të mbështetet me kuptimin adekuat të atyre për të cilët kërkohet transparenca. Rishtasi, intensifikimi i edukatës dhe inkluzionit financiar do të nënkuptojë edhe rritje të sektorit financiar në zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh të gjitha këto, KLVRMV-ja thekson se me të gjitha kapacitetet e veta do të angazhohet për ngritjen e arsimimit financiar, në veçanti për çështjet lidhur me tregun e letrave me vlerë.” – theksoi Kirill Jovanovski në emër të KLV-së.
Me Strategjinë, ndër të tjera parashihet zhvillimi i programeve të posaçme arsimore për grupe të moshave të ndryshme të popullsisë, nga më të rinjtë e deri më të moshuarit, duke pasur parasysh kuptimin për edukatën si një proces gjatë tërë jetës dhe në veçanti dinamikën e financave në kohërat aktuale. Programet arsimore duhet të jenë të koncipuara në përputhje me Kompetencat bazë për edukatë financiare, si një dokument i posaçëm i paraparë me Strategjinë, i cili është në përpilim e sipër. Me qëllim të krijimit të një kornize e cila do të sigurojë koordinim përkatës të aktiviteteve, shkëmbim të informatave, si dhe edukatë cilësore, objektive dhe të paanshme fnanciare nga të gjithë dhënësit potencial, tashmë punohet në përpilimin e një Kodi të praktikave të mira për edukatë financiare, me përfshirje të rregullatorëve, institucioneve private financiare dhe asociacioneve qytetare. Vet monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara është parashikuar që të zvhillohet përmes një grupi të punës me pjesëmarrës të kyçur nga rregullatorët, sektori privat dhe civil, që do të përforcojë bashkëpunimin dhe do mundësojë alokim optimal të resurseve në dispozicion ndaj qëllimeve të vendosura.
Në periudhën që do pasojë, kujdes i veçantë do t’i dedikohet aktiviteteve në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, në segmentet e veçuara financiare, e cila poashtu është në favor të inkluzionit më të madh financiar në të ardhmen. Një pjesë e aktiviteteve të parapara në fushëveprimin e mbrojtjes së konsumatorëve janë në anën e rregullatorëve, ndërsa një pjesë në anën e sektorit privat financiar, që edhe një herë bën me dije për bashkëpunimin e domosdoshëm, si një parakusht për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të parapara. Është paraparë edhe shqyrtimi i mundësive alternative për zgjidhjen e kontesteve eventuale me konsumatorët, përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e Ombudsmanit, respektivisht Avokatit të popullit për sektorin financiar.
Në përputhje me Strategjinë, kujdes përkatës duhet t’i dedikohet edhe rritjes së transparencës në punën dhe në publikimin e të dhënave për shërbimet financiare nga ana e sektorit privat financiar, përfshirë edhe standardizimin e të dhënave të publikuara për një lloj të njëjtë të shërbimit.
Lidhja për në video: https://youtu.be/RtpKYlcURpI
Trupi koordinues për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare