Seancë e mbajtur më 4.6.2021
1. Aktvendim për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë të Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup,
2. Aktvendim për marrjen e pëlqimit të Shoqërisë për Shërbime të Auditimit PRAJSVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI Shkup – Viena Inshurens Grup për vitin 2021,
3. Raport në lidhje me provimin e mbajtur për lëndën e parë të Kurrikulës për ushtrimin e provimit profesional për aktuarë – PROBABILITETI DHE STATISTIKA.
4. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Biljana Jankullovska.
Seancë e mbajtur më 21.5.2021
1. Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e emrit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI – Shkup – Viena Inshurens Grup,
2. Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI – Shkup – Viena Inshurens Grup,
3. Aktvendimit për dhënien e pëlqimit për marrjen e pëlqimit për shoqërinë audituese të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER LAJF – Viena Inshurens Grup,
4. Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të Nikolla Stefanov,
5. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
6. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Unika SHA Shkup.
AMS: Numri i ankimimeve nga policëmbajtësit e pakënaqur u rrit me 56 për qind
Për tre muajt e parë të këtij viti, në AMS janë dorëzuar 36 ankimime nga policëmbajtës ose persona të siguruar që nuk janë të kënaqur me punën e shoqërive të sigurimeve nga të cilat kanë blerë policat e sigurimeve.
Numri i ankimimeve të paraqitura nga policëmbajtës të pakënaqur me shërbimet e shoqërive nga të cilat ata blenë policat e sigurimit është rritur me 56 për qind, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) për tre muajt e parë të këtij viti. Sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, çdo person i siguruar ka të drejtë të paraqesë një ankimim në AMS nëse ai/ajo nuk është i kënaqur me punën e shoqërisë nga e cila ai/ajo e ka blerë policën e sigurimit.
Për periudhën janar-mars, policëmbajtësit kanë paraqitur një total prej 36 ankimimesh kundër shoqërive të sigurimeve krahasuar me 23 ankimime të paraqitura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ankimimet e paraqitura, AMS-ja në katër raste ka vendosur në favor të policëmbajtësve që ishin parashtrues të ankimimeve, për 17 raste procedura po vazhdon dhe për dy ankimime u përcaktua se ato ishin dorëzuar pa arsye për procedurim.
Në nëntë raste arsyeja e ankimimit ka qenë vlera e dëmshpërblimit të ofruar për të kompensuar dëmin. Këto ankimime nuk janë proceduruar sepse AMS-ja nuk mund të vendosë mbi vlerën e kompensimit të ofruar. Tre nga të gjitha ankimimet e paraqitura janë zgjidhur në favor të shoqërive.
Në tre muajt e parë, 30 persona fizikë dhe gjashtë persona juridikë kanë parashtruar ankimime.
Sa i përket llojit të sigurimit, shumica e ankimimeve – 13 janë parashtruar për dëme të auto-përgjegjësisë (sigurim i detyrueshëm). Për arkëtime nga dëmet të mbuluara nga sigurimi i aksidenteve, u parashtruan 10 ankimime, ndërsa pesë kishin të bënin me persona të siguruar të pakënaqur me sigurimin e pasurisë. Tri ankimime janë për sigurimin e jetës dhe nga një për sigurimin e shëndetit në udhëtim, sigurimin kasko dhe sigurimin bujqësor.
Shumica e personave të siguruar, gjithsej 13, u ankuan për kriterin e pagimit të dëmeve. Nëntë për vlerën e kompensimit të ofruar, katër reaguan ndaj trajtimit të dëmit, nga një ankimim ka për afatin e pagesës, përgjigjen ndaj ankimimit dhe vlerës së rekursit/regresit. Pesë ankimime janë parashtruar për pesë arsye të tjera.
Në sektorin e sigurimeve jo-jetë, janë parashtruar tetë ankimime kundër shoqërisë të sigurimeve “Unika”, shtatë kundër “Viner Jo-Jetë”, pesë kundër “Grave Jo-Jetë”, nga dy kundër “Halk Osiguruvanje”, “Euroins” dhe “Eurolink”. Nga një ankimim u parashtrua për, “Sava”, “Triglav”, “Kroacija Jo-Jetë”, “Osiguruvanje polisa” dhe për Byronë Kombëtare të Sigurimeve. Për shoqëritë e sigurimeve të jetës për “Kroacija Osiguruvanje -Jetë” janë parashtruar tre ankimime. Në këtë periudhë nuk ka ankimime për “ADOR Maqedoni”, “Grave Jetë”, “Unika Jetë”, “Triglav Jetë” dhe “Viener Jetë”.
Në AMS parashtrohet ankimim nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2021 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2021, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Më shumë (linku)
Arsimimi financiar ka rëndësi themelore për mbrojtjen e konsumatorëve
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), brenda kompetencave dhe autoriteteve të saj ligjore, edhe këtë vit hartoi dhe zbatoi një sërë aktivitetesh për edukimin financiar të popullatës.
Ndër qëllimet themelore të AMS-së janë mbrojtja e konsumatorit, zhvillimi i ndërgjegjësimit mbi sigurimin dhe mbikëqyrjen e sigurimit, edukimin financiar dhe përfshirjen financiare.
Detyra jonë, si rregullator i pavarur i tregut të sigurimeve, është të rrisim vazhdimisht ndërgjegjësimin e opinionit dhe perceptimin e sigurimeve si një interes publik të të gjithë shoqërisë.
Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm majin si muajin e arsimimit financiar!
Për më shumë detaje na ndiqni në edukacija.aso.mk dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn)
Seancë e mbajtur më 4.5.2021
1. Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup,
2. Urdhër për mënjanimin e paligjshmërive të përcaktuara në Procesverbal nga mbikëqyrja off-site e Shoqërisë të Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup,
3. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime Veber GMA SHA Manastir,
4. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime AMG Premium,
5. Strategji për parandalimin e pastrimit të parave për periudhën 2021-2023,
6. Raport për ankimimet e parashtruara në AMS nga të siguruarit/policëmbajtësit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara,
7. Vendim për plotësimin e Planit Vjetor të Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
8. Aktvendim për marrjen e pëlqimit për shoqërinë e auditimit për vitin 2021 të SHA të sigurimeve VINER – Viena Inshurenc Grup Shkup,
9. Aktvendim për marrjen e pëlqimit për ushtrimin e aktiviteteve të përfaqësimit të sigurimeve të Shoqërisë të Përfaqësimit të Sigurimeve PROTEKTOR SHA, Prilep.
10. Vendim për Konkursin për çmimin vjetor për studiuesit e rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.
11. Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.