Pul të Sigurimeve Bujqësore” për të ndihmuar bujqësinë me ndryshimet klimatike
Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor dhe e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë për të zvogëluar pasojat e katastrofave klimatike është që shteti të zbatojë një projekt për sigurimin bujqësor me cilësi jashtëzakonisht të lartë, i cili do të hartohet në përputhje me përvojën e gjatë të TARSIM – Agjencisë turke të Menaxhimit të Sigurimeve Bujqësore.
Me këtë rast, sot filloi një work-shop treditor për krijimin e pulit të sigurimeve bujqësore për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për mbrojtjen e fermerëve nga katastrofat natyrore, që në të vërtetë janë qëllimet e InsuResilience Solution Fund Project dhe shoqërisë të risigurimeve “Europa PE”. Ky është eventi i parë publike me të cilin fillojnë aktivitetet për këtë projekt rajonal të udhëhequr nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve si organ rregullator i pavarur në tregun e sigurimeve dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në këtë projekt.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në hapjen e eventit tha se krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore, që është një lloj fondi bujqësor i sigurimeve për bujqësinë, i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të ofrojë siguri më të madhe në prodhimin bujqësor. Nga pikëpamja ekonomike, krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore është një hap i rëndësishëm i hapërimit përpara të vendit, i cili na afron edhe më shumë me standardet evropiane.
Në fjalimin e tij, Arjanit Hoxha, Ministri i Bujqësisë theksoi:
“Ndryshimet klimatike janë kërcënim serioz për prodhimin bujqësor. Për vite me rradhë, fermerët janë përballur me ndikimin e katastrofave natyrore për të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Komisioni për vlerësimin e dëmeve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut paguajnë mesatarisht tre milionë e gjysmë euro në vit për dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore. Pikërisht për këtë ne si ministri vendosëm se është më se e nevojshme të krijohet një qasje e organizuar për adaptimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësore përmes implementimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore në vendin tonë.
Në fjalën e tij Dr. Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS, theksoi se sigurimi i pavarur kundër pasojave të padëshiruara të katastrofave natyrore jep rezultate, por kjo rezulton si e pamjaftueshme, duke pasur parasysh territorin e gjerë dhe shkallën e ekspozimit ndaj këtyre rreziqeve.

“Këtu duhet të intervenojnë sigurimet. Kjo duhet të jetë zgjidhja e këtyre mangësive, të cilat fermerët individualë nuk mund t’i kapërcejnë”, theksoi Shajnoski.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM, Znj. Serpil Gjunar, në fjalën e saj theksoi:
“Sipas informacionit që morëm, Maqedonia e Veriut është një vend me kushte jashtëzakonisht të favorshme për prodhimin bujqësor, ku mund të kultivohet dhe rritet një gamë e gjerë e produkteve bimore, kurse rritja e bagëtive zakonisht zhvillohet në rajone të caktuara. Këto janë arsyet pse është shumë e rëndësishme për të menaxhuar rreziqet në sektorin e bujqësisë në vendin tuaj dhe hapat që do të ndërmerrni”, deklaroi Gjunar.
Bujqësia si aktivitet ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, merr pjesë me 8,6% në bruto prodhimin e përgjithshëm vendor. Rreth gjysma e territorit të përgjithshëm është tokë bujqësore, ku mbizotëron prodhimi bimor. Zgjidhja e vetme në planin afatgjatë, për të zvogëluar pasojat e katastrofave klimatike, është që shteti të zbatojë një projekt kaq të jashtëzakonshëm me cilësi të lartë për sigurimet bujqësore,i cili do të konceptohet në përputhje me përvojën e gjatë të TARSIM. Ministria, në bashkëpunim me Qeverinë dhe ministritë dhe institucionet kompetente, do të punojnë me përkushtim për krijimin e këtij sistemi jashtëzakonisht të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë. Pritet mbështetje e madhe edhe nga industria e sigurimeve në mënyrë të mbrojtjes së tërësishme të prodhimit bujqësor nga katastrofat e paparashikueshme natyrore përmes mbulimit adekuat të sigurimeve. Gjithashtu, me ndihmën e Projektit në kuadër të Fondit InsuResilience Solution, MBPEU-ja ka marrë mbështetje teknike për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme, deri në inkorporimin e sistemit.
Seancë e mbajtur më 10.03.2021
1. Vendim për marrjen e pëlqimit për kryerjen e funksionit Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Grupit Kombëtar të Sigurimeve SHA OSIGURITELNA POLICA Shkup për personin Vladimir Toshevski,
2. Vendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Velika Jovanova për shkak të ndërprerjes së kontratës së përfaqësimit të sigurimeve midis përfaqësuesit dhe shoqërisë të sigurimeve dhe
3. Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për procedurat themelore, rregullat dhe mënyrën e zbatimit të mbikëqyrjes.
Seancë e mbajtur më 02.03.2021
- Vendim për kërkesën e paraqitur për ndryshimin e selisë të SHA të sigurimeve EUROLINK, Shkup,
- Vendim për kërkesën e paraqitur për ndryshimin e statutit të SHA të shoqërisë së sigurimeve EUROLINK, Shkup,
- Miratimi i Udhëzimit për mënyrën dhe procedurën e mbajtjes së provimeve për lëndët e Kurrikulës për mbajtjen e provimit profesional i cili nevojitet për të marrë licencë pune si aktuar i autorizuar me propozim të Komisionit për mbajtjen e provimit profesional për aktuarë,
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në përputhje me Programin K-5,
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Sistemi financiar iu përgjigj me sukses sfidave të vitit të kaluar nga kriza e koronës, rregullatorët po monitorojnë vazhdimisht situatën
U mbajt mbledhja e Komitetit për Stabilitet Finaniar
Sistemi financiar iu përgjigj me sukses sfidave të vitit të kaluar nga kriza e koronës. Kërkesat e larta rregullatore në periudhën para shfaqjes së krizës së koronës dhe masat rregullatore të vitit të kaluar kontribuuan në ruajtjen e mëtejshme të stabilitetit të tij, si dhe gatishmërinë e tij për sfidat e mëtejshme. Duke pasur parasysh që kriza shëndetësore vazhdon të zgjasë, rregullatorët do të vazhdojnë të monitorojnë situatën me vigjilencë të veçantë, duke përshtatur masat dhe aksesin e tyre ndaj veprimeve parandaluese për të forcuar më tej stabilitetin financiar dhe kështu edhe rezistencën e sistemit ndaj goditjeve.
Këto janë pjesë e konstatimeve nga mbledhja e sotme e Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën u prezantuan pikëpamjet dhe të dhënat fillestare mbi arritjet e vitit të kaluar dhe situatën aktuale në segmente të veçanta të sistemit financiar në vend, në kushte të krizës së koronës. Mbledhja u drejtua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe në të morën pjesë ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski.
Duke iu referuar zhvillimeve në sistemin bankar në vitin 2020, guvernatorja Angelovska-Bezhoska ritheksoi se sistemi bankar me sukses iu përgjigj sfidave të vitit të kaluar nga kriza shëndetësore.
„Sistemi bankar, në kushte të një mjedisi jashtëzakonisht të paparashikueshëm, arriti të ruajë ciklin e kredisë duke arritur rritje të kredisë prej 4,7%, e cila u financua nga rritja e qëndrueshme e depozitave prej afro 6%. Këto arritje mbështeten nga pozicioni i qëndrueshëm i kapitalit dhe i likuiditetit. Sipas të dhënave fillestare, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të sistemit në fund të vitit të kaluar u rrit në 16,6%, ndërsa likuiditeti tradicionalisht u ruajt në një nivel të qëndrueshëm me një pjesëmarrje prej 30% të aktivit likuid në totalin e aktivit. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit kreditor u përmirësua, me ç’rast pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive të sistemit bankar u ul në nivelin historikisht më të ulët prej 3,4%. Sidoqoftë, duke qenë se ende ekziston pasiguria lidhur me krizën shëndetësore dhe ndikimin e saj mbi sektorin real, është e nevojshme të jemi të kujdesshëm dhe të monitorojmë vazhdimisht efektet e mundshme të pafavorshme të transmetimit në sektorin bankar përmes kanalit të rrezikut të kredisë.“ – theksoi guvernatorja Angelovska-Bezhoska.
Në kontekst të vazhdimit të zgjatjes së krizës shëndetësore, mbledhja gjithashtu vuri në dukje masën parandaluese për të kufizuar përkohësisht shpërndarjen dhe pagesën e dividendit të aksionarëve të bankave dhe shtëpive të kursimit. Në këtë mënyrë, u theksua edhe një herë se masa vepron në mënyrë parandaluese për të forcuar më tej rezistencën e sistemit bankar dhe për të siguruar mbështetje të qëndrueshme të kredisë për qytetarët dhe kompanitë.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Popullore është një hap pranë miratimit të një Ligji të ri për Stabilitet Financiar dhe një Ligji të ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, me të cilin do të ndiqen përvojat më të mira të Bashkimit Evropian dhe i cili tashmë është parashtruar në ENER (Regjistri i Vetëm Elektronik Nacional i Rregulloreve). Besimi theksoi se përkundër krizës të shkaktuar nga pandemia, në vitin 2020, kompanitë financiare dhe ofruesit e lizingut financiar e rritën vlerën e vendosjeve financiare dhe fitimeve.
Besimi theksoi se Ministria e Financave i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së konsumatorëve. Për atë qëllim, së shpejti do të fillojë me punë edhe një grup i punës i përbërë nga anëtarët e organeve rregullatore, i cili do të ketë një detyrë shumë të rëndësishme dhe të përgjegjshme – të përgatisë një zgjidhje cilësore për mbrojtje më të madhe të qytetarëve përdorues të shërbimeve financiare.
„Përkundër faktit se tregu i letrave me vlerë kishte presione të konsiderueshme negative të çmimeve, veçanërisht në tremujorin e parë, tregtia në Bursën Maqedonase ishte e pandërprerë dhe e rregullt dhe deri më 31 dhjetor të vitit 2020, të gjithë parametrat e tregut e tejkaluan nivelin para pandemisë. Totali i qarkullimit vjetor në tregun e brendshëm arriti në 8,20 miliardë denarë, që është një rritje për më shumë se 6% në krahasim me vitin 2019.“ – theksoi kryetarja e KLV-së, Nora Aliti.
Analizuar sipas dinamikës tremujore, siç theksoi Aliti, pjesa më e madhe e qarkullimit vjetor, gjegjësisht thuajse 51% është arritur në tremujorin e parë të vitit. Gjatë vitit 2020, rezidentët, përmes personave juridikë të autorizuar vendas, kanë investuar një total prej 56.88 milionë eurosh në tregjet e huaja.
„Në bazë vjetore, vlera e MBI-10 shënoi një rritje të lehtë me 1,2%, edhe pse nuk u shpërnda, por u shkaktua nga vlera e aksioneve në vetëm tre nga dhjetë kompanitë që e përbëjnë indeksin. Vlera neto e aseteve të fondeve të investimit të menaxhuara nga kompanitë e menaxhimit, më 31 dhjetor të vitit 2020, ishte 145,5 milionë euro, që krahasuar me vitin 2019 është një rritje prej 3,72%.“ – theksoi kryetarja e KLV-së.
Dy muajt e parë të këtij viti, siç tha Aliti, treguan arritje pozitive në treg, por akoma ka nevojë për një qasje proaktive dhe monitorim vigjilent të infrastrukturës së përgjithshme të tregut, dhe në raste nëse paraqitet nevoja edhe marrjen e disa masave korrigjuese.
„Gjatë vitit 20202, fondet e pensioneve e ruajtën stabilitetin e aseteve, përkundër çekuilibrimit të përkohshme në tregjet e kapitalit kryesisht të shkaktuara nga ndikimi i pandemisë, në fund të vitit 2020 e tejkaluan vlerën në raport me vitin e kaluar për rreth 15,3%. Prandaj, treguesit e analizuar të MAPAS tregojnë arritjen e rezultateve të duhura dhe kthimin e realizuar të fondeve të pensionit, i cili pasohet nga qeverisja e vendosur korporative e kompanive të pensionit.“ – theksoi kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali, duke iu referuar gjendjeve dhe të dhënave për financimin kapital të sigurimit pensional.
Lidhur me monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe rreziqeve të mundshme, me vëmendje të veçantë për rreziqet investuese dhe operacionale, Ali vuri në dukje se MAPAS operon brenda kornizës së përcaktuar të mbikëqyrësve të pensioneve që njihen, janë rekomanduar dhe janë konfirmuar nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensionit.
„Situata financiare e sektorit të sigurimeve në fund të vitit të kaluar është përmirësuar, dhe shoqëritë e sigurimeve kanë aftësi paguese dhe janë likuide. Pasojat e pandemisë kryesisht janë ndjerë përmes rënies së kontratave të lidhura për sigurimin e automjeteve për udhëtime jashtë vendit, si dhe për sigurimin e shëndetit në udhëtim dhe sigurimin e jetës.“ – theksoi kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve -AMS, Kërste Shajnoski.
Ai vuri në dukje se ulja e aktiviteteve të siguruesve kontribuoi në rritjen e përfitimit të tyre, dhe se ndryshimi në rregulloren për vlerësimin e arkëtimeve bazuar në prime gjithashtu kontribuoi në rritjen e përfitimit. Vitin e kaluar, AMS-ja miratoi tre rregullore sistematike për funksionimin e shoqërive të sigurimeve, dhe kohët e fundit, me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të gjendjes financiare, aftësisë paguese dhe likuiditetit në funksionimin e kompanive, i këshilloi ato të mos bëjnë pagesa të dividendit për fitimin e arritur në vitin e kaluar.
„Shuma totale e primeve të shkruara bruto në vitin 2020 është 10.059 milionë denarë, që është një rënie vjetore prej 4,8% krahasuar me vitin 2019 (2019: 10.563,3 milionë denarë). Totali i aktivit të sektorit të sigurimeve në fund të vitit të kaluar ishte 25.715 milionë denarë dhe krahasuar me gjendjen në fund të vitit para kësaj shënon rritje prej 7.5%. Pjesa e konsiderueshme e investimeve në instrumentet financiare është ruajtur në fund të vitit 2020, gjë që është një garanci për stabilitetin e sektorit.“ – theksoi Shajnoski duke prezantuar treguesit fillestarë për sektorin e sigurimeve për vitin e kaluar.
Në mbledhje u theksua se arritjet e vitit të kaluar të sistemit financiar pasqyrojnë gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur sfidave të krizës, dhe se sigurisht qasja e kujdesshme parandaluese është akoma e nevojshme nga të gjithë pjesëmarrësit në sistem. Të gjithë rregullatorët po monitorojnë vazhdimisht ngjarjet, përfshirë edhe rreziqet e mundshme nga mjedisi dhe nëse është e nevojshme, janë të përgatitur për të rregulluar politikat në mënyrë të përshtatshme dhe për të ndërmarrë masa shtesë, në përputhje me kompetencat e tyre.
Me respekt,
KOMITETI PËR STABILITET FINANCIAR
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet, vitin e kaluar investuan 163.7 milionë euro në sigurime
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet vitin e kaluar blenë polica të sigurimeve për sigurimin e jetës dhe jo-jetës në një vlerë të përgjithshme prej 10.06 miliardë denarësh (163.7 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) mbi gjendjen e tregut të sigurimeve në vitin 2020. Ekzistojnë 16 shoqëri që operojnë në tregun tonë të sigurimeve, nga të cilat 11 shoqëri shesin sigurime jo- jetë dhe 5 janë shoqëri të sigurimeve të jetës.
Primi i përgjithshëm i shkruar bruto (vlera totale e policave të shitura) vitin e kaluar është me 270.6 milionë denarë (4.4 milionë euro), respektivisht 5 për qind më e ulët se vlera e policave të shitura në vitin 2019, kur të gjitha shoqëritë e sigurimeve mblodhën 10.58 miliardë denarë (172.1 milionë) nga shitja e policave. Të dhëna më të hollësishme janë të aksesueshme në linkun e mëposhtëm:https://aso.mk/preliminarni-podatoczi-bruto-polisirana-premija-bruto-isplateni-shteti/
Në shitjen totale të policave të sigurimeve, shоqëritë e sigurimeve jo-jetë morën pjesë me 82.7 për qind. Shitjet totale të policave të sigurimit të jo-jetës arrijnë në 8.3 miliardë denarë (135.4 milionë euro). Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve të jetës mblodhën 460.2 milionë denarë (28.3 milion euro) nga shitja e policave.
Pandemia vitin e kaluar përgjithësisht kishte një ndikim negativ në ekonominë kombëtare, dhe kjo u reflektua në punën e shoqërive të sigurimeve. Shitjet e tyre totale të produkteve të sigurimeve u ulën me 5 për qind. Sidoqoftë, 14 shoqëri të sigurimeve përfunduan vitin e kaluar me një fitim që arrin në 627.3 milionë denarë (10.2 milionë euro).
AMS-ja së fundmi rekomandoi që shoqëritë e sigurimeve të mos bëjnë pagesën e dividentëve. Rekomandimi synon të mbajë shoqëritë në gjendje të mirë financiare në këto kushte specifike dhe të pasigurta të funksionimit të shkaktuara nga pandemia globale e shëndetit dhe të transferojë fitimet në kapital dhe rezerva në mënyrë që të kenë aftësi paguese dhe likuide. Aksesi proaktiv i AMS-së i përkthyer në rekomandim synon të lejojë shoqëritë e sigurimeve që t’i përgjigjen në kohë dhe tërësisht kërkesave financiare të siguruarve apo policëmbajtësve dhe të drejtave të tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.
AMS i rekomandon shoqërive të sigurimeve që të mos shpërndajnë dividentë
Rënia e të ardhurave të shoqërive të sigurimeve me 5 për qind vitin e kaluar, zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtjen e policëmbajtësve dhe forcimi i aftësisë paguese të shoqërive, si dhe ndryshimet në rregullat për llogaritjen e provigjoneve teknike janë arsyet kryesore për justifikimin e rekomandimit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka këshilluar shoqëritë e sigurimeve, të cilat vitin 2020 e mbyllën me fitim, këtë vit të mos ndajnë dividentë. Rekomandimi u është dërguar sot të gjitha shoqërive të sigurimeve në tregun e brendshëm të sigurimeve.
AMS-ja, duke marrë parasysh situatën në tregun e sigurimeve në kontekstin aktual, vendosi se ekzistojnë disa rrethana objektive që justifikojnë plotësisht rekomandimin për të mos u paguar dividentë. Një nga faktorët kryesorë për këtë rekoandim është fakti që të ardhurat totale të primit të shkruar bruto (PSHB) të të gjithë tregut të sigurimeve vitin e kaluar u ulën me 5 për qind krahasuar me një vit më parë. Përveç sa më sipër, miratimi i këtij rekomandimit ndikohet nga fakti që nga fillimi i vitit, mjetet e arkëtueshme nuk do të njihen si mjete për të mbuluar provigjonet teknike të shoqërive të sigurimeve.
Në mënyrë që të rritet mbrojtja e të drejtave të të siguruarve, respektivisht blerësve të policave të sigurimit dhe në të njëjtën kohë për të forcuar aftësinë paguese dhe stabilitetin e shoqërive të sigurimeve, AMS-ja miratoi tre rregullore thelbësore, zbatimi i të cilave hyri në fuqi në fillim të këtij viti. Zbatimi i këtyre rregullave për shoqëritë e sigurimeve nënkupton investime shtesë të fondeve dhe burimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.
Mbi 114,500 qytetarë kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar
Numri i personave që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit në 5 herë më shumë në krahasim me vitin 2019, ndërsa qytetarët kanë investuar 4.45 milionë euro në polica të sigurimeve, që paraqet 45 për qind më shumë se në vitin 2019.
Numri i qytetarëve që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit me 5 herë në krahasim me vitin 2019, tregojnë të dhënat përmbledhëse zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për vitin 2020. Një total prej 114,559 qytetarësh vitin e kaluar vendosën të blejnë polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 93,161 të siguruar më shumë se vitin e kaluar, kur polica të sigurimit të shëndetit kanë pasur 21,398 persona. Vitin e kaluar, qytetarët investuan 4.45 milionë euro për polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 44.8 për qind më shumë se primi i shkruar bruto (vlera e policave të shitura) në vitin e kaluar. Policat e sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u shitën nga 10 shoqëri të sigurimeve jo-jetë.
Ndikim në rritjen e shitjeve të policave të sigurimit të shëndetit në vitin e kaluar ka edhe pandemia e shkaktuar nga virusi COVID 19, si dhe praktikat e mira korporative të gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve apo firmave që blejnë polica të sigurimit të shëndetit për punonjësit e tyre.
Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, policëmbajtësve të tyre i kanë paguar dëme me një shumë totale bruto prej 1.72 milionë eurosh, bazuar në mbulimin e policave të sigurimit të shëndetit. Krahasuar me vitin 2019, shuma e dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve ndaj personave të siguruar u rrit për 44 për qind.
Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve u bën thirrje të gjithë policëmbajtësve apo të siguruarve të mundshëm, t’i kushtojnë kudes të veçantë rreziqeve të mbuluara nga sigurimi kur zgjedhin një shoqëri sigurimesh dhe momentit nëse, për shkak të situatës aktuale, mbulohen rreziqet e shkaktuara nga pandemitë ose epidemitë.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.
Seancë e mbajtur më 24.02.2021
- Vendim për miratimin e llogarisë vjetore për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020,
- Vendim mbi planifikimin e shpërndarjes së të ardhurave neto të tepërta mbi shpenzimet e realizuara të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020,
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionere GRAVE JO-JETË Shkup,
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Agron Mustafi (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Anita Çekrexhieva (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Dejan Llazarovski (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim I NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Kristina Mlladenovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Nina Gligorovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Hani Drakullovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës).
- Shkresë qarkore – me rekomandim për Shoqëritë e sigurimeve që të distancohen nga pagimi i dividentëve në vitin 2021,
- Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse për Shoqërinë e sigurimeve Viner LAJF Viena Inshurens Grup Shkup.
