Broshurë e re e AMS-së me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar” nëntor, viti 2022
[dflip id=”23362″ ][/dflip]
[dflip id=”23362″ ][/dflip]
AMS-ja shpërbleu dhe vlerësoi mbi 30 nxënës nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin dhe kështu i filloi aktivitetet e saj edukative me rastin e ditëve të edukimit financiar të organizuar nga të gjithë rregullatorët e tregut financiar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) shpërbleu nëntë nxënës dhe ndau fletëlavdërime për 27 nxënës të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët krijuan vizatime, poezi dhe ese me tema që lidhen me perceptimin e sigurimeve. Me këtë eveniment AMS-ja i filloi aktivitetet me rastin e javës së edukimit financiar dhe njëkohësisht realizoi me sukses jubileun, gjegjësisht vitin e dhjetë të mbajtjes së Konkursit për përzgjedhjen e temave me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve.
Në temat “Sigurimet më mbrojnë nga rreziqet”, “Investimi im – Polica e Sigurimit” dhe “Sigurimi është siguria ime financiare”, këtë vit në adresë të AMS-së arritën mbi 80 punime nga nxënës të klasave të ndryshme dhe nga dhjetëra qytete dhe vendbanime në të gjithë vendin.
Me këtë rast, Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, ndau çmime dhe mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Shajnoski shprehu falënderime për të gjitha punimet e dorëzuara dhe u tha fëmijëve se tani janë partnerë të AMS-së në përhapjen e edukimit financiar dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sigurimeve si për individët ashtu edhe për mbarë shoqërinë.
Me këtë evenimet, AMS-ja i filloi aktivitetet për shënimin e ditëve të edukimit financiar të organizuara nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave (Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensiona).
Në kuadër të aktiviteteve të saj që nga fillimi i muajit nëntor, AMS-ja ka vizituar disa shkolla në të cilat përmes formave përkatëse do të edukojë nxënësit për kuptimin e sigurimeve, ka marrë pjesë në një emision edukativ televiziv, si dhe do të publikojë përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent edukativ për atributet e produketeve të sigurimeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Të siguruarit në të shumtën e rasteve ankohen për dëmet në qarkullimin rrugor të mbuluara me Raportin Evropian, ndërsa rritje më të madhe të ankesave këtë vit ka për sigurimin e pronës. Vlen të theksohet se numri i ankesave për dëmshpërblim që zgjidhen në bazë të procesverbalit policor është në rënie, si dhe numri i ankesave për punën e shoqërive të sigurimeve të jetës është ulur me 30%. Në nëntë muaj, numri i ankesave në AMS u rrit me 53%, që është një tregues se qytetarët e njohin gjithnjë e më shumë këtë organ rregullator si mbrojtës të të drejtave të tyre nga sigurimet, që është prioritet dhe angazhim i përhershëm i menaxhmentit të AMS-së. Për shkak të seriozitetit të një vepre penale të konstatuar përmes një ankese të paraqitur nga një i siguruar, menaxhmenti i AMS-së vendosi një gjobë ndaj një shoqërie sigurimesh.
Mbi 200 të siguruar janë ankuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për punën e shoqërive të sigurimeve në nëntë muajt e parë të këtij viti. Në këtë periudhë AMS-ja ka zgjidhur 40 ankesa në favor të të siguruarve, që është 82 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Nga pikëpamja e llojit të sigurimit, numri më i madh i kërkesave, pra 68, siç edhe pritej, janë paraqitur për rastet e dëmshpërblimit të mbuluara nga sigurimi i përgjegjësisë automobilistike, klasa më masive e sigurimit që është e detyrueshme me ligj. Ndër to, më të shumtat janë ankesat e të siguruarve për raste që duhet të kompensoheshin me Raport Evropian. Janë 42 ankesa ose dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të kërkesave të paraqitura për dëmet e mbuluara nga sigurimi i pronës. Për nëntë muajt e parë janë dorëzuar 49 kërkesa, që është 3.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rritja e ankesave në masë të konsiderueshme është për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Manastir në fillim të vitit dhe ka gjasa që disa nga ankesat t’i referohen edhe dëmeve të shkaktuara nga stuhia në rajonin e Tikveshit dhe në Shkup në vitin gusht të këtij viti.
Vlen të përmendet se këtë vit ka rënë numri i ankesave për dëme në qarkullimin rrugor që zgjidhen në bazë të procesverbalit policor. Në të njëjtën kohë, është ulur me 30 për qind, numri i ankesave ndaj kompanive të sigurimit të jetës.
Sipas arsyeve për të cilat është paraqitur ankesa, më të shumtat janë ato në të cilat personat e siguruar ankohen mbi bazën apo kriterin që kompanitë e sigurimeve përcaktojnë kompensimin e dëmit. Gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 87 ankesa të tilla, që është 74 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rritja më e madhe e ankesave sipas arsyes së paraqitjes është në ankesat për mënyrën se si kompanitë i trajtojnë dëmet. Për këtë periudhë janë dorëzuar 36 parashtresa të tilla, që është 5 herë më shumë krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2021.
Nga gjithsej 203 ankesa të dorëzuara nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit, janë zgjidhur 137. 27 ankesa janë në proces zgjidhjeje, parashtruesit kanë tërhequr në mënyrë arbitrare 18 ankesa dhe është konstatuar se 22 ankesa apo parashtresa nuk kanë bazë apo kriter për procedurim.
Nga të gjitha 203 ankesat, qytetarët kanë parashtruar 166 ankesa, që është 57 për qind më shumë krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2021.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Numri i qytetarëve që kanë siguruar jetën sipas të dhënave më të fundit ka kaluar 15 për qind të të gjithë popullsisë, tregojnë të dhënat nga regjistrimi i fundit i cili u realizua vjet. Nga të gjithë të siguruarit, 82 për qind kanë polica që sigurojnë vdekjen, por fondet nuk i kthehen të siguruarit nëse rreziku nuk ndodh. Pjesa tjetër, 18 për qind, investojnë në sigurimin e jetës me një komponent kursimi që i lejon ata të marrin paratë me një fitim të caktuar pas përfundimit të kontratës së sigurimit të jetës.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS, investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë kaluar 1 miliard denarë (17,3 milionë euro) dhe kjo është 17 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit janë lidhur mbi 34 mijë kontrata sigurimesh, që është 24,5 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa më shumë se 278 mijë qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës.
Nga numri i përgjithshëm i policave, rreth 229,000 janë për të ashtuquajturin sigurim rreziku. Me këtë lloj sigurimi, në rast vdekjeje, shuma e siguruar i paguhet familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Por nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, kompania e sigurimit mban të gjitha fondet e investuara. Numri i qytetarëve që kanë sigurime të rrezikut është rritur me pak më shumë se 29 mijë në gjashtë muajt e parë të vitit.
Nga të gjitha kontratat e sigurimit të jetës, mbi 45,000 kanë një komponent kursimi. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara me interes pas skadimit të kontratës së sigurimit. Pagesat e të siguruarve që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në obligacione shtetërore ose instrumente të tjera financiare pa rrezik.
Produkti më i ri i sigurimit nga sfera e sigurimeve të jetës në tregun tonë është sigurimi i quajtur “junit linkd”. Me këtë produkt sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari, ndërsa një pjesë e parave investohet në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të kapitalit. Në këtë lloj sigurimi ka mbi 11,600 polica.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pesë kompanitë e sigurimit të jetës u kanë paguar gjithsej 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) për të siguruarit e tyre në bazë të mbijetimit, ndërprerjes së kontratave apo rrezikut nga vdekja.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, zbaton mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Punimi i Filip Peovskit është një përpjekje pioniere për të prezantuar një metodë të parashikimit të lëvizjes së trendeve kryesore në sektorin e sigurimeve në vend, me qëllim përfundimtar përmirësimin e menaxhimit korporativ të kompanive të sigurimit, në fushën e planifikimit të biznesit dhe vendosjen e pritshmërive racionale.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ndau çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të rrezikut të sigurimit. Çmimin shkencëtarit të ri Mr. Filip Peovski, asistent i Departamentit të Matematikës dhe Statistikës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”, ia ndau Prof.Dr. Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së. Pllaketa Peovskit iu nda në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntorit.
Punimi “Parashikimi i primeve dhe dëmeve të sigurimit në Maqedoninë e Veriut: Procedura e barazimit eksponencial” nga Filip Peovski paraqet një temë kërkimore serioze dhe të mirëkonceptuar metodologjikisht, si dhe një përpjekje pioniere për të prezantuar një metodë të parashikimit të lëvizjes së tendencave kryesore në sektori i sigurimeve në vend, me synimin përfundimtar përmirësimin e menaxhimit korporativ të kompanive të sigurimit, në fushën e planifikimit të biznesit dhe vendosjes së pritshmërive racionale.
Autori i punimit analizon tendencat e primit të shkruar bruto dhe dëmeve bruto të paguara për një periudhë 10 vjeçare (2012 – 2022) përmes një procedure nivelimi apo barazimi eksponencial. Kjo metodë e parashikimit është më efektive kur komponentët sezonalë dhe prirjet ndryshojnë me kalimin e kohës dhe karakterizohen duke i dhënë rëndësi të ndryshme vëzhgimeve të serive kohore. Autori e zbaton këtë duke përfshirë efektet e pandemisë Kovid-19.
Punimi përmbledh konstatimet në një mënyrë koncize, të qartë dhe sistematike. Në përfundim thuhet se për të integruar me sukses metodën e serive kohore në analizën e biznesit, kompanitë e sigurimeve duhet të orientohen drejt përdorimit të përpunimit të të dhënave të mëdha dhe mësimit të makinerive. Kjo qasje padyshim do të kontribuojë në performancë më të mirë, optimizim më të madh, avantazh konkurrues dhe pritshmëri më të mira për të ardhmen.
Qëllimi i konkursit është që të shërbejë si nxitje që do të kontribuonte në rritjen e numrit dhe cilësisë së punimeve shkencore të aplikuara në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Maqedoni, ndërsa për punimin e përzgjedhur është paraparë çmim vjetor prej 80.000 denarësh .
Ky është konkursi i 12-të radhazi i shpallur nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
1. Procesverbal i seancës së njëzet e katërt të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 12.10.2022 në orën 11:00;
2. Vendim për kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Brokerimit në Sigurime Porshe Broker SHA Shkup.
3. Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të sistemit të informacionit të Shoqërisë të Përfaqësimit të Sigurimeve REA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
4. Vendim për masat mbikëqyrëse ndaj Shoqërisë së Sigurimit Jo-Jetë Grave.
5. Vendim për kërkesën për marrjen e dakordimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHPS LAJON INS SHA Shkup nga Igor Georgievski dhe marrja e Aktvendimit.
6. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin, Martina Bogdanova.
7. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin, Nikolla Apostollovski.
8. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin, Stefan Stojanovski.
9. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin, Zharko Kërstiq.
10. Informacion në lidhje me Modulin e Dhjetë të Trajnimit Aktuarial – Sigurimi Jo-Jetë,
11. Aktvendim për dhënien e dakordimit të Shoqërisë së Auditimit GRANT TORNTON SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë së Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup për vitin 2022.
12. Raporti nga Komisioni për përzgjedhjen e veprës më të mirë artistike dhe letrare.
13. Raporti mbi ankesat e dorëzuara në AMS nga ana e policëmbajtësve, nga përfituesit e sigurimeve dhe nga personat e tretë të dëmtuar për tremujorin e tretë të vitit 2022.
14. Informacion në lidhje me stabilitetin financiar të sektorit të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit 2022,
15. Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, me datë 30.09.2022.
16. Ankesë lidhur me urdhrin për sjelljen e Aktvendimit.
17. Udhëzim për mënyrën e organizimit të punës së Komisionit të Aktuarëve në lidhje me njohjen e kualifikimit të aktuarit të fituar jashtë vendit.
Kjo risi parashikohet nga memorandumi trepalësh i bashkëpunimit i cili u nënshkrua sot nga AMS-ja, Fakulteti Ekonomik dhe Shoqata e Shoqërive të Sigurimeve. Njëkohësisht, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Sigurimeve, AMS-ja e ndau çmimin shkencëtari i ri për punimin më të mirë investigues në fushën e rreziqeve në sigurime në vlerë prej 80.000 denarësh. Në kuadër të aktivitetit u mbajtën panel diskutime ku përfaqësues të industrisë dhe rregullatorit shkëmbyen mendime dhe prezantuan pikëpamjet mbi sfidat më të mëdha për rritjen dhe zhvillimin e sigurimeve dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Nëntë studentët më të mirë në vitin e katërt të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup do të marrin bursa nga kompanitë e sigurimeve. Kjo risi është paraparë me Memorandumin trepalësh të Bashkëpunimit që u nënshkrua sot, në Ditën Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntori, në Fakultetin Ekonomik, nga Prof. Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, Prof. Dr. Predrag Tërpeski, Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Gjorgje Vojnoviq, Kryetar i Shoqatës së Organizatave Financiare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, i cili është edhe Drejtor i Përgjithshëm i Triglav Osiguruvanje SH.A.
Iniciativa e AMS-së për bursa studentore mori mbështetje nga Fakulteti Ekonomik dhe u pranua nga nëntë shoqëri të sigurimeve: Triglav Osiguruvanje, Kroacija Osiguruvanje – jo-jetë, Eurolink, Grave Jo-Jetë, Halk Osiguruvanje, Euroins, Sava Osiguruvanje, Kroacija Osiguruvanje – Jetë dhe Grave. Secila nga kompanitë do të ndajë një bursë vjetore vlerë prej 1000 eurosh, në kundërvlerë të denarit.
Në fjalën e tij, Shajnoski theksoi se është i kënaqur me reagimin e kompanive ndaj iniciativës së AMS-së për bursa studentore dhe se me këtë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve treguan përgjegjësi të lartë sociale. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai u tha studentëve:
“Ne jemi këtu për ju! Sepse ju jeni polica më cilësore e sigurimit afatgjatë për të gjithë ne. Ju meritoni absolutisht vëmendjen, kujdesin dhe angazhimin tonë të plotë, sepse ju, studentët, jeni e ardhmja e vendit tonë”
Dekani i Fakultetiti Ekonomik, Predrag Tërpeski, propozoi se studentët, së pari duhet të fillojnë të bëjnë mësime praktike pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Shoqatës së Siguruesve dhe Shoqërive të Sigurimeve që operojnë në tregun kombëtar të sigurimeve dhe të marrin njohuri të reja dhe mundësi punësimi në këtë sektor.
Kjo, sipas tij, hap perspektivën për të qenë pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e ardhshëm të tregut të sigurimeve në vend.
“Së dyti, përfaqësuesit e institucioneve nga industria e sigurimeve duhet të angazhohen aktivisht me shembuj praktik në mësimdhënien e Fakultetit Ekonomik – Shkup dhe të transferojnë njohuri praktike te studentët tanë. Së treti, Fakulteti Ekonomik – Shkup duhet të përfshihet aktivisht në ngritjen e kulturës kombëtare të sigurimeve, si një nga faktorët për krijimin e një ambienti të favorshëm afarist dhe nxitjen e investimeve në ekonominë maqedonase”, thekson Tërpevski.
Për Gjorgje Vojnoviq, përfaqësues i biznesit të sigurimeve, edukimi është mjeti që thyen të gjitha barrierat dhe është baza e zhvillimit dhe rritjes, si individualisht ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.
“Edukimi i publikut është në bazën e zhvillimit të industrisë së sigurimeve, prandaj po bëjmë përpjekje për të ngritur dhe përmirësuar edukimin financiar të të rinjve. Si industri ne shkojmë një hap më tej, duke mbajtur parasysh fuqinë dhe potencialin që ofron arsimi në zhvillimin e çdo individi. Prandaj, ishim të lumtur të mbështesim dhe t’i bashkohemi nismës së bursave për studentët në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup. Ne besojmë se kjo është mënyra e duhur për të zhvilluar kuadro cilësore në fushën e sigurimeve, e cila përfundimisht si iniciativë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së sigurimeve, në hap me trendet botërore”, thotë Vojnoviq.
Në kuadër të këtij aktiviteti për shënimin e Ditës Kombëtare të Sigurimeve, u mbajtën dy panele diskutimesh. Në panelin e parë Shajnoski, Vojnoviq dhe Olivera Klinçarova, kryetare e Shoqatës së Brokerëve të Sigurimeve, diskutuan për temat aktuale që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e sigurimeve si dhe sfidat që i imponon këtij aktiviteti inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve globale, veçanërisht të energjisë.
Në panelin e dytë, Zllate Simonovski, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Ana Kletniçka, drejtoreshë dëmesh në “Euroins Osiguruvanje” dhe Hristo Kondovski, përfaqësues i Shoqërisë të Brokerimit në Sigurimeve “SN Broker” diskutuan për temën gjithnjë aktuale të mbrojtjes së të drejtave të të siguruarve, e cila është bazë për rritjen e kulturës së sigurimit.
Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe punimi shkencor-kërkimor, i vlerësuar me çmim, nga fusha e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve, për të cilin AMS-ja e ndan tradicionalisht ndër vite. Autori i punimit të vlerësuar këtë vit është shkencëtari i ri Filip Peovski, asistent në Departamentin e Matematikës dhe Statistikës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”në Shkup. Në këtë manifestim, Shajnoski i dhuroi Peovskit pllaketën dhe çmimin prej 80.000 denarësh në emër të AMS-së.
1 Nëntori është Dita Kombëtare e Sigurimeve dhe gjithashtu edhe dita në të cilën 13 vite më parë filloi punën Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. AMS-ja është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Dita Kombëtare e Sigurimeve është një simbol i aktivitetit të vazhdueshëm të AMS-së për
ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e sigurimeve dhe funksionin e tij në sigurimin financiar të
individëve, familjeve dhe kompanive.
Kjo ditë shënon edhe përvjetorin e themelimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Ne e dimë nevojën për të krijuar dhe përmirësuar nivelin e ndërgjegjësimit për aspekte të ndryshme
të sigurimit:
– Përmirësimi i mbrojtjes së të siguruarve,
– Rëndësia e ndërgjegjësimit të sigurimit dhe ndërgjegjësimit për iniciativat e shërbimit ndaj klientit,
– Zhvillimi dhe përmirësimi i efikasitetit të sektorit të sigurimeve,
– Krijimi i një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,
– Rregullimi i ndërmjetësuesve të sigurimeve…
Ndërgjegjësimi i sigurimeve luan një rol kyç në sigurimin e mbrojtjes së policave dhe në zhvillimin e
sektorit të sigurimeve.
Aktivitetet tona u drejtohen grupeve të ndryshme të interesit, me theks të veçantë tek popullata e re
dhe nxënësit:
– ne i integrojmë të rinjtë në procesin arsimor përmes vizitave në shkolla dhe fakultete dhe përpiqemi
të paraqesim aspektin praktik të edukimit financiar dhe të veprojmë si plotësues i arsimit formal,
– përgatisim broshura edukative;
– zhvillojmë Konkurse:
Konkurs për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntori;
Konkurs për punim kërkimor në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimit;
– marrim pjesë në tribuna, forume, emisione televizive etj.
– organizojmë konferenca dhe seminare;